Sa e vecante forma e poezise se fundit!
D D,
nese do te dije, a mundesh te na tregosh pak me shume mbi kete forme, kush e ka perdorur per here te pare, pse vargjet i kane pikat ne mes te tyre.
Sa e vecante forma e poezise se fundit!
D D,
nese do te dije, a mundesh te na tregosh pak me shume mbi kete forme, kush e ka perdorur per here te pare, pse vargjet i kane pikat ne mes te tyre.
Po e nis nga fundi. Pikat i kam shtuar une, ne origjinal eshte boshllek por fundi i rreshtave eshte i drejte (i njejte si fillimi). Pra mendoje si nje shenje te vleres absulte me disa fjale ne fillim mesin bosh dhe disa ne fund.
Prej ketu mund te themi se poezia i takon formave te hapura apo sic i quajme rendon vargjeve te lira; me tej ajo eshte nje poezi vizuale, sepse autori na e tregon edhe me pamjen (pervec fjaleve) se jeta ka nje fillim dhe nje fund. Te tilla mund te gjesh me te gjitha format e natyres (bile dhe une postova nje te tille). Jane perdorur nga shekulli i 17 me forma keshtjellash etj. Nuk mendoj se kjo vjershe shkon me tej tek poezia konkrete, qe jane te shekullit qe shkoi.
Sa per fillimet e poezise se hapur veshtire te thuhet, por te pakten qe ne Biblen e King James-it vihen re tek perkthyesit e saj te jete perdorur te detyruar nga struktura.
Nuk mendoj se kjo vjershe shkon me tej tek poezia konkrete, qe jane te shekullit qe shkoi.
A me shpjegon pak me tej ne lidhje me kete gje (kur te gjesh kohe)!
lexo tek 365 edhe nje
wrong verb
Bufi dhe Macja
Bufi dhe Macja dolėn nė det
Me njė anije tė bukur ngjyrė bizele,
Ata morrėn mjaltė ca, dhe bollėk me para
Lidhur nė tufa kartmonedhash pesėpaundshe.
Bufi shikonte lart pėrmbi yje,
Dhe kėndonte me njė mandolinė,
" Oh e mrekullueshmja Mace, O Mace, e dashura ime,
Sa Mace e bukur qė je,
Qė je,
Qė je!
Sa Mace e bukur qė je!"
Macja i tha Bufit, "Ju zog i hijshėm!
Kur kėndoni aq ėmbėl magjepsės!
Oh le tė martohemi! mė le mos vonohemi:
Por si do tja bėjmė punės sė unazės?"
Ata lundruan nė det, pėr njė vit e njė ditė,
Pėr nė tokėn ku riteshin bambung
Dhe atje njė gic me paruke rrinte nė dru
Me njė unazė nė fund tė feēkės si trung,
Feēkės si trung,
Feēkės si trung,
Me njė unazė nė fund tė feēkės si trung.
"I dashur Gic, a ke dėshirė tė shesėsh pėr njė shilingė
Unazėn tėnde?" Tha Gici, "Po"-nė.
Kėshtu ata e morrėn atė, dhe u martuan me tė gdhirė
Nga Gjeldeti qė banonte nė kodėrinė.
Ata drekosėn me llokma, dhe me thela ftoi,
Qė i hėngrėn me ndihmėn e furklugės;
Dhe dorė pėr dorė, anės nė njė rėrė,
Ata vallėzuan nėn dritėn e hėnės,
Hėnės,
Hėnės,
Ata vallėzuan nėn dritėn e hėnės.
Cfare kombinimi ka gjetur per boten e kafsheve, martesen e nje maceje me nje buf, ku unazen ia jep bufi dhe gjeldeti i marton!
D D,
cfare quhet furkluge? Piruni?
Furkluge,
le te themi nje fjale e re;
nje mashe qe ka dhe pirunin dhe lugen per biga apo krahe.
Gjetje e bukur.
E kam parasysh dhe formen si mund te kete. Me sy kam pare dicka te ngjashme, por jo krejt pirun dhe jo krejt luge (per krahet e mashes e kam fjalen) ne permasa te medha qe perdoret per te marre sallate.
Po gjetja e fjales vertet e bukur.
Urime per perkthimet e deritanishme D D!
Lista e fjalėve mė tė vėshtira
Unė po qėndroja akoma megjithėse
Gabriela Uells dhe Barbara Rejn ishin aty,
hijet e trupave tė tyre nė murin e ndritshėm
atė mbasdite Dhjetori kallaj-mėrzitur,
zymtuar me fjalė qė rridhnin
aq lehtėsisht nga gojėt e tyre,
i praruar dhe i helmuar,
laraman dhe shkumbėzues,
fjalė qė kam nyjėzuar sipas ritmit
tė pėshpėrimės sė ngjirur tė babait tim
pėrgjatė kohėve tona tė ushtrimit mbrėmjesor
nėn poēin e venitur,
tepėruar, majėsor,
i shkėputur dhe stėrtepėruar
pėrzierė me frymėn e birrės tė tij
dhe duhmėn e duhanit
ndėrsa i dilja nė fund
Listės sė fjalėve me tė vėshtira
me njė burrė qė gruaja i iku,
njė djalė rritur me ēmenduri,
njė tjetėr vdekur i shkuar,
skeleti dyzetetetė kilėsh i babait tim
me lėkurė pėrcėlluar nė atė kuzhinė birrė-pėrmbytur
kur ai merrte harmonikėn
tė shfrynte zvarritur, persiatje tė pikėlluara
fshatareske nė njė kėngė
ndėrsa priste prej meje tė gjeja
vetėn e parė njėjės tė dredhėzoj,
tė pazėshmet e dėftesės,
tė dy ne duke punuar fort mbi fjalėt
ato net nė Rrugėn Olmsted ,
sigurisht do tė mė shpėtonin mua ndonjė ditė.
E freskėt dhe e lehtė
E freskėt dhe e lehtė, e freskėt dhe e lehtė
Era e detit perėndimor,
Lehtė, lehtė fryn dhe gėrthet,
Era e detit perėndimor!
Mbi ujrat e lėvizėshme shket,
Vjen nga Hėna e ndritur, dhe gėrthet
Gėrthet ajo sėrish mbi mua;
Ndėrsa e vogla ime, ndėrsa e bukura ime fle.
Fli dhe pusho, fli dhe pusho
Babi do tė vijė tek ty shpejt;
Pusho, pusho, nė gjoksin e nėnės-o,
Babi do tė vijė tek ty shpejt
Babi do tė vijė tek vogėlushja e tij nė fole
Velat e argjėnta tė gjitha hapur nė perėndim
Nėn Hėnėn argjėnd;
Fli, e vogla ime, fli, e bukura ime fli.
Eldorado
Veshur plot shkėlqim
Njė kalorės trim,
Nė zheg dhe nė hije
Ka udhėtuar gjatė,
Duke kėnduar njė kėngė,
Nė kėrkim tė Eldorados.
Por ndjehej plak-
Ai qė nė vetull merrte gjak-
Dhe nė zemer i ra njė hije
Duke parė se sgjet
Asnjė tokė qė vėrtet
Tė ngjante me Eldoradon.
Dhe,ndersa fuqia e tij
Merrte tėposhtė me shpejtėsi
Takoi njė hije shtegtari-
Hije, tha ai e di a jo
Ku mund tė jetė ajo-
Toka e Eldorados?
Pėrmatanė maleve
Nėn Hėnė
Poshtė luginės sė hijes
Kalėro,guximshėm kalėro,
Hija pėrgjigjet-
Nė kėrkon Eldoradon!
Kush ėshtė tek tenda e portės sime aty (kėngė)
Vashė, a tė vij pranė teje (melodia)
"Kush ėshtė tek tenda e portės time aty?"
"E kush tjetėr jam Findlej!"
"Atėhere largohuni nga porta, s'keni punė kėtu:"
"Vėrtet mund tė kem, tha Findlej;
"Ē'jeni bėrė kėshtu porsi kusar?"
"O eja dhe shiko," tha Findlej;
"Pa aguar mirė bėni shakara me zarar:"
"Vėrtet po bėj," tha Findlej.
"Sikur tė ngrihem dhe brenda t'ju le"-
"Brenda mė ler"- tha Findlej;
"Ju do mė mbani zgjuar me potere;"
"Vėrtet do tė t'mbaj,"- tha Findlej;
"Nėse doni nė tendėn time qėndroni"-
"Le tė qėndroj",- tha Findlej;
"Kam frikė se deri nė agim do duroni;"
"Vėrtet do duroj,"- tha Findlej.
"Nėse kėtu natėn do tė rrini-"
"Do tė rri"- tha Findlej;
"Unė trembem se ju mbetet zakoni"
"Vėrtet do t'mė"- tha Findlej;
"Sikur tė kalonit tendės kėtej?"
"Le tė kaloj"- tha Findlej;
"Ta mbani tė fshehtėn deri nė botėn pėrtej."
"Vėrtet do ta mbaj- tha Findlej.
Nga Muzikė dhome
V
Mbėshtetur nė dritare,
Flokėpraruar,
Tė dėgjova tek kėndoje,
Njė melodi tė gėzuar.
Libri im ėshtė mbyllur,
Nuk lexoj mė tej,
Shikoj vallėzimin e pėrflakur
Pėrmbi dysheme.
Librin tim harrova,
Dhomėn time lashė,
Se tek kėndoje tė dėgjova
Nėpėr errėsirė.
Kėndoje e kėndoje
Njė melodi tė gėzuar,
Mbėshtetur nė dritare,
Flokėpraruar.
I
Telat prej tokės dhe ajrit
Muzikė tė ėmbėl dhurojnė;
Tel bregut tė lumit
Qė shelgjet takojnė.
Ėshtė muzika pėrgjatė lumit
Pėr Dashurinė endet andej,
Lule tė ēelta i rrinė mantelit,
Gjethe tė errta nė flokėt e saj.
Qetėsisht duke luajtur,
Kokė zhytur nė muzikė,
Dhe gishtat pėrhumbur
Mbi njė instrument.
XV
Nga ėndrrat me vesė, shpirti im, ngrihet,
Prej gjumit tė thellė tė dashurisė dhe tė vdekurit,
Hap sytė! pemėt janė plot nga rėnkimet
Qė gjethet e tyre i parathonė mėngjesit.
Nga lindja agimi dalngadalė sundon
Aty ku shfaqen zjarre butė tė pėrflakur,
Duke bėrė tė dridhen gjithė ato vello
Gri dhe tė arta fijesh endur.
Ndėrsa tė ėmblat, lehtat, fshehtat,
Lule kėmborat e mėngjesit pėrkunden
Dhe korret e zgjuar me tė magjepsurat
Fillojnė (panumurim!) tė dėgjohen.
Krijoni Kontakt