Close
Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 184
  1. #111
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Bukowski

    Njė sfidė territ

    Qėlluar nė sy,
    goditur nė tru,
    shqelmuar nė prapanicė,
    planditur si lulja nė vallėzim

    habitur si vdekja tė thyen dorėn poshtė
    habitur si besė ju zihet formave idiote tė jetės
    habitur si e qeshuara ėshtė shuar
    habitur si shtjella ėshtė kaq e pandryshuar

    unė duhet sė shpejti luftėn time ti shpall luftės sė tyre
    unė duhet tė mbahem dhe mbas fijes sė fundit tė kashtės
    une duhet tė mbroj strehėzen qė bėra e mė dha jetėn
    jetėn time jo vdekjen e tyre
    vdekjen time dhe jo vdekjen e tyre.

  2. #112
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    servantes

    Njė bisedė midis Gdhėrit dhe Rosinantit

    "Si je ti kėshtu Rosinant, kaq thatim?"
    "Sepse kurrė nuk ha dhe vetėm punė."
    "Po mirė. Ēdo thuash pėr elb a pėr kashtė?"
    "Njė kafshatė nuk mė le tė ha mjeshtri im."
    "Atėhere, zotėri ju jeni kaq keq i ushqyer
    nga gjuha jote prej gomari dhe njė ultra usta."
    "Gomar ėshtė ai qė nga djepi kur ta zerė murtaja.
    Kurioz ta shikosh? Dukesh i dashuruar."
    "Ska kuptim tė dashurosh?" "Urtėsi e madhe nuk ėshtė."
    "Je matafizik." "S'ėshtė ashtu e di."
    "Ankoju shqytarit." "Nuk ėshtė e mjaft.
    Si unė tė ankohem pėr timen tė ngrėnė
    kur mjeshtri dhe shqytari a shėrbėtori
    janė po aq tė rositur sa Rosinanti?"

  3. #113
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    ALFRED, LORD TENNYSON

    Lulja

    Njėherė nė njė orė flori
    Nė tokė njė farė kam mbjellė.
    Prej atje njė lule doli,
    Njerzit thanė, njė bar i keq.

    Lart e poshtė u sollėn ata
    Nėn tendėn e kopshtit tim,
    Tė pakėnaqurat mėrmėrima
    Mua dhe lules na dhanė mallkim.

    Mė pas ajo e lartė u rrit
    E vuri njė kurorė dritėplotė,
    Por hajdutė matanė murit
    E vodhėn farėn me natė.

    E mbollėn atė gjatė e gjėrė
    Nė ēdo qytet dhe kala,
    Teksa njerzit thėrrisnin tė tėrė,
    "E shkėlqyer ėshtė lulja".

    Nga fabula ime e vogėl lexoni:
    Ai qė mbjell mundet ta kuptojė.
    Mė shumė lulja tani bleron,
    Kur tė gjithė kanė farė.

    Dhe disa plasin nga hijshia,
    Tė tjerė janė tė vobektė vėrtet;
    Dhe pėrsėri tani njerėzia
    E quajnė atė bar i keq.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (02-02-2018)

  5. #114
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Aleksander Pope

    Ode pėr vetminė

    I.
    Sa i lumtur ai, qė liruar nga ēdo kujdes
    Tėrbuar prej gjyqesh dhe zhurmash nė qytete;
    I kėnaqur frymėmerr ajrin e vendlindjes,
    Nė tokat e veta.

    II.
    Me bagėtitė me qumėsht, fushat me drithė,
    Tufat e tė cilit e plotėsojnė me tė veshur,
    Pemėt qė i lėshojnė atij hije nė verė,
    Zjarr nė dimėr.

    III.
    Bekuar! Ai qė pa kokėēarje gjen
    Orė, ditė, dhe vite pėrtej tė shkasė me tė shpejtė,
    Me trup tė shėndoshė, paqe nė mend,
    Qetė me ditė,

    IV.
    Nė gjumė natėn; studim dhe qetėsi
    Sė toku bashkuar; tė ėmblin dėfrim,
    Dhe pafajsinė, pėr tepėr kėnaqsi,
    Me meditim.

    V.
    Kėshtu le tė rroj, i padėgjuar, i panjohur;
    Kėshtu le tė vdes i pavajtuar;
    Vjedhur prej botės, dhe asnjė gur
    Mos thotė ku jam mbuluar.

  6. #115
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    otello

    Akti V
    Skena II

    Njė dhomė gjumi nė kėshtjellė; Desdemona fle nė krevat; njė dritė digjet.

    ...

    Des. Kush ėshtė atje? Otello?
    Oth. Po, Desdemona.
    Des. Do tė vini nė shtrat, imzot?
    Oth. A u lute sonte, Desdemona?
    Des. Po, imzot.
    Oth. Nė tė bie ndėrmen ndonjė krim i joti
    Tė papaqtuar akoma me qiellin dhe pėrhirshmin
    lute atė menjėherė.
    Des. Medet, imzot, ēfarė do tė shuash me kėtė?
    Oth. Mirė pra, bėje, dhe bjeri shkurt; unė do eci pak:
    Unė nuk dua tė vras shpirtin tėnd tė pagatitur;
    Jo; qielli shpaguan! Unė nuk dua tė vras shpirtin tėnd.
    Des. Ju po flisni pėr vrasje?
    Oth. Po, po flas.
    Des. Atėhere qiell
    Ki mėshirė pėr mua!
    Oth. Amin, me gjithė zemrėn time!
    Des. Nėse ju thoni kėshtu, shpresoj se nuk do tė mė vrisni mua.
    Oth. Hėm!
    Des. Por akoma mė kall frikėn; se ju jeni fatal atėhere
    Kur sytė tuaj vėrtiten kėshtu: pėrse unė tė trembem se di,
    Derisa fajėsi nuk njoh; por prapė unė e ndiej unė kam frikė.
    Oth. Mendohu pėr mėkatet e tua.
    Des. Ato janė dashuritė qė ju blatova ju.
    Oth. Po, dhe pėr tė cilat ti vdes.
    Des. Ajo vdekje s'ėshtė e zakonshme qė vret pėr dashuri.
    Medet, pse e kafshoni kėshtu buzėn tuaj tė poshtme?
    Ndonjė ndjenjė gjakatare ju trondit vetė pamjen:
    Ato janė ogure; por unė akoma shpresoj, unė shpresoj,
    Ato nuk mė shėnojnė mua.
    Oth. Paqė, dhe heshtu!
    Des. Po bėj kėshtu. Si ėshtė puna?
    Oth. Ajo shami dore qė aq shumė e doja dhe ta dhashė
    ty
    Ti ja dhe Kasios.
    Des. Jo, pėr jetėn dhe shpirtin tim!
    Dėrgo pėr atė burrė,dhe pyete atė.
    Oth. Shpirt i ėmbėl, kij kujdes,
    Kij kujdes dėshmitė e rreme; ti je nė shtratin tėnd tė vdekjes.
    Des. Po, por akoma jo pėr tė vdekur.
    Oth. Po, tani:
    Prandaj pranoi lirisht mėkatet e tua;
    Se tė kundėrshtosh ēdo nyje me betim
    Nuk mund tė heqė as ndalė bindjen e fortė
    Qė mė gėrryen dhe mė. Ti je e vdekur.
    Des. Atėhere Zoti tė ketė mėshirė pėr mua!
    Oth. Unė them, amin.
    Des. Dhe ke mėshirė gjithashtu! Unė kurrė nuk
    Ju kam fyer nė jetėn time; kurrė se kam dashuruar Kasion
    Por me tė tillė garanci tė madhe qiellore
    Sa fuqi kam tė dua; Unė kurrė si dhashė atij shėnjė.
    But with such general warranty of heaven
    As I might love;
    Oth. Pėr qiell, unė pashė shaminė time tė dorės nė dorėn e tij.
    O grua besėshkelur! ti e bėrė gur zemrėn time,
    Dhe mė bėn tė therras ēfarė kam ndėrmend tė bėj
    Njė vrasje, qė e mendoja njė sakrificė:
    Unė e pashė shaminė e dorės.
    Des. Ai e gjeti atė etėhere;
    Unė kurrė nuk ja kam dhėnė atij: derguar pėr tė gjithashtu;
    Ai le tė dėshmojė tė vėrtetėn.
    Oth. Ai ka dėshmuar.
    Des. Ēfarė, imzot?
    Oth. Se ai tė ka pėrdorur ty.
    Des. Si? paligjėshėm?
    Oth. Po.
    Des. Ai nuk do flasė kėshtu.
    Oth. Jo, goja e tij ėshtė mbyllur;
    Jagoja i ndershėm ka marrė urdhėr pėr tė.
    Des. Oh! frika ime shpjego: ēfarė, ai ka vdekur?
    Oth. Te ishin gjithė flokėt e tij jetė, hakmarrja ime e madhe
    kishte stomak pėr tė gjitha ato.
    Des. Medet! ai ėshtė tradhėtuar dhe unė jam e mbaruar.
    Oth. Jashtė, e pėrdalė! qan kėshtu pėr tė para meje?
    Des. Oh, Syrgjynosmė, imzot, por mos me vraj!
    Oth. Poshtė, e pėrdalė!
    Des. Mė vri nesėr: mė ler tė rroj sot!
    Oth. Joo, nėse ti lufton,-
    Des. Po njė gjysėm ore!
    Oth. Duhet mbaruar, kėtu nuk ka pushim.
    Des. Por sa tė them njė lutje!
    Oth. Ėshtė shumė vonė. ( AI E MBYT ATĖ)
    Emil. (NGA BRENDA) Imzot, imzot! ēfarė, houu!, imzot, imzot!
    Oth. Ēfarė zhurme ėshtė kjo? Ska vdekur? akoma ska vdekur tamam?
    Sa ējam mizor jam dhe aq mėshirues!
    Unė nuk doja dhimbjen tėnde pambarim.
    Ashtu, kėshtu.
    ...

  7. #116
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pa pasur kohė tė shkruaj gjatė po ju ofroj pėr lexim njė pėrkthim tė njė vjershe me shėnimet qė i kam bėrė njė vit mė parė:

    Natė Dhjetori

    Hiqe kapelen dhe petkat e tua
    Dhe kėpucet, dhe terru nė vatrėn time
    Ky kurrė njė femėr nuk u ndalua.

    Unė e kam bėrė zjarrin shkėlqimtar;
    Le ti lemė ne tė tjerat nė errėsirė
    Dhe ulemi nė dritėzjarr.

    Vera ėshtė e ngohtė nė vatėr;
    Flakėrimat vijnė e shkojnė.
    Do tė ti nxeh gjymtyrėt me puthje
    Derisa tė kuqėlojnė.


    DAVID HERBERT LAWRENCE

    December night

    Take off your cloak and your hat
    And your shoes,and draw up at my hearth
    Where never woman sat.

    I have made the fire up bright;
    Let us leave the rest in the dark
    And sit by firelight.

    The wine is warm in the hearth;
    The flickers come and go.
    I will warm your limbs with kisses
    Until they glow.

    Nėse do tė bėnim njė koment pėr vargjet patjetėr do tė duhet ta nisnim me lojėn e fjalėve heart - hearth (ha - hah) zemėr - vatėr, apo farkė. Liriku as qė merr mundimin tė tregojė psh, se heart ka rrjedhur prej hearth apo e kundėrta, ai ėshtė i magjepsur atė ēast, nuk ka kohė tė shohė rrotull, tė mendojė, tė thotė fjalė tė mėdha, ai ėshtė dhėnė pa kushte. Por afshi i fundit do tė kishte mė pak kuptim nėse qė nė rreshtin e parė nuk do kishim dy dyshe cloak - clock (klouk - klok) dhe hat - hate, (het - heit) respektivisht mantel, pelerinė, petk, - orė dhe kapele, kapė - urrejtje. Po ta lexojmė mbas kėsaj kėtė ftesė, qė tė gjithė burrat e botės (sa keq jo gratė) e kanė thėnė me tė gjitha pėrkėmbimet e mundėshme tė fjalėve ndėr gjithė gjuhėt e njerėzimit, do tė kishim:
    "Ndaloje orėn dhe largo urrejtjen". "Po sikur ajo tė mos dojė?" do pyesin tė gjithė propozuesat tė rinj dhe tė vjetėr mikun apo veten. "And your shoes..." Edhe kėpucėt tėnde..." por nė anglisht kemi shoes - shoo (shu:s - shu kėpucė - trembje, frikė (shu, shu, shu qė ju bėjnė zogjve pėr ti larguar nga ara). "... and draw up..." draw - drawn (dro: - draun) ndalo - mbytu, pėrmbytu.
    Ēfarė kemi mė nė fund:
    "Ndaloje orėn dhe largo urrejtjen tėnde
    Edhe frikėn tėnde, dhe mbytu nė zemrėn time..."
    apo
    "Hiqe mantelin tėnd dhe kapelen tėnde
    Edhe kėpucėt e tua, dhe prehu nė zjarrmin tim..."
    unė them tė dyja bashkė, e pėr kėtė po i le gjithė tė tjerat nė terr dhe errėsirė, e do ti puth kėmbė e duar derisa ato tė flakėrojnė. Lirikut nuk mund tė bėnte tjetėr vetėm se tė kėrkonte njė "Natė Dhjetori". Mos u nxitoni ju qė ju duhet gjithė dimri, liriku magjikisht e ka "ndaluar orėn",
    ju keni kohė deri nė 31 dhjetor ora 24,

    pastaj...?
    pastajin e postoj nė janar!
    gjithė tė mirat

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (10-07-2018)

  9. #117
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    DD, every job is a self-portrait of the person who did it.
    Congratulations and Happy New Year !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #118
    KAPTERR Aliu Maska e qukapiku
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    London, UK
    Postime
    6
    do te t'i ngroh gjymtyret me puthje
    deri sa te vezullojne

  11. #119
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    DD , jeni bere per tu uruar me duket, se po shoh qe postet po moderohen prej jush ketu tek letersia.
    Megjithese " you deserve more" , duhet te bej adetin e te te uroj.

    Me poshte po ve nje poezi te José Martķ (1853-1895) , te cilen do te kisha deshire ta lexoja ne shqip , te perkthyer nga ju.


    Cultivo Una Rosa Blanca

    Cultivo una rosa blanca
    en junio como enero
    para el amigo sincero
    que me da su mano franca.

    Y para el cruel que me arranca
    el corazón con que vivo,
    cardo ni ortiga cultivo;
    cultivo la rosa blanca.



    I Cultivate a White Rose

    I cultivate a white rose
    In July as in January
    For the sincere friend
    Who gives me his hand frankly.

    And for the cruel person who tears out
    the heart with which I live,
    I cultivate neither nettles nor thorns:
    I cultivate a white rose.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  12. #120
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sipas rradhės, gjėmbin, gjethin, trėndafilin:

    nė spanjisht ishte julio dhe jo jonio,
    faleminderit, vetėm fletėt e enciklopedisė letrare,

    Selit njė trėndafil bardhok

    Selit njė trėndafil bardhok,
    Nė korrik si nė janar
    Pėr mikun qelibar
    Qė dorėn hapur ma rrok.

    Dhe pėr mizorin qė shqyen pėrtok’
    Zemrėn qė m’jep jetė nė rremba,
    Nuk selit hithra as gjėmba:
    Selit njė trėndafil bardhok.

    pėr tė mos harruar biskun, fjalėn selit:

    Nga njė forum binjak me kėtė dhe nga hardiksu im i vjetėr nuk ka mbetur gjurmė prej Fjalorit Shqip – Shqep, qė me ketė rast do ti shtoja:

    Shqip:
    Selit (selis) kal., -a. ur bised. 1. Mbjell e i bėj shėrbim qė tė rritet (njė peme a njė bime).
    Shqep:
    Kultiv/oj kal., ova, -uar libr. 1. Mbjell njė bimė a njė pemė ose rrit peshk nė njė pellg dhe kujdesem, duke u bėrė tė gjitha shėrbimet e nevojshme.

    P.S. Kėto ishin sipas Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe.

Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •