Close
Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 184
  1. #81
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Perandori Adrian

    THE EMPEROR HADRIAN
    (Pėrkthim i pėrkthimit anglisht tė ALEKSADNĖR POPE)

    Krishteri i lėnguar shpirtit tė tij

    Shkėndija jetėsore tė zjarrit qiellor!
    Braktisni, oh braktisni kėtė skelet vdeksor:
    Mes dridhjesh, hovesh, zvarritjesh, fluturimit,
    Oh dhimbja, hareja e lėngimit!
    Ndale, Natyrė ledhatare, mjaft me dyzimin,
    Dhe lemė nė jetė lėngimin.

    Dėgjo! ata pėshpėrisin; Engjėjt nė qiej,
    Motėr Shpirte, eja kėtej.
    Ēėshtė ajo qė mė pėrpin tė gjithin?
    Mė vjedh ndjenjat, mė mbyll shikimin,
    Mė mbyt shpirtin, pa frymė mė le?
    Mė thuaj, Shpirti im, kjo quhet Vdekje?

    Bota largohet; ajo ėshtė shuar
    Parajsa mė hapet nė sy! nė tė dėgjuar
    Tingujt e serafinėve me kumbim:
    Jepu, jepu flatrave tė tua! Unė ngjitem! Fluturim!
    O Varr! ku ėshtė Fitorja jote?
    O Vdekje! Dhėmbin ku e ke.

  2. #82
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    T. S. Eliot

    Vajza qė qan

    O quam te memorem virgo...

    Qėndron mbi mė tė lartin shesh tė shkallareve--
    Mbėshtetur nė njė shtambė parku--
    Tė endet, tė endet rrezedielli mes flokėve--
    Ti pėrqafon lulet e tua me njė pėrlindje tė dhimbur--
    I pėrplas ato deri pėrdhe dhe rihyn
    Nė sytė e tua me njė zėmėratė arratisur:
    Por tė endet, tė endet rrezedielli mes flokėve.
    Ndaj unė duhet tė ta kisha larguar,
    Ndaj unė duhet tė tė ngrija pikėlluar,
    Qė ai tė shkonte
    Si shpirti qė le trupin copė e shkretuar,
    Si mendja nė trupin qė ka merituar.
    Duhet tė gjeja
    Rrugėn mė pakrahasim tė lehtė dhe tė shkathėt,
    Rrugėn qė pėr tė dy tė kishte kuptim,
    Tė thjeshtė dhe tė pabesė si njė qeshje e duarshtrėngim.
    Ajo bėri tutje, por me ajrin vjeshtak
    Ndrydhi imagjinatėn time shumė ditė,
    Shumė ditė dhe shumė orė:
    Flokėt e saj pėrmbi krahė dhe krahėt plot me lule.
    Dhe unė ēuditesha si ja kishin kaluar bashkė!
    Unė duhet tė kisha humbur ndonjė gjest a pozim.
    Ndonjėherė kėto pėrsiatje ende mė habisin
    Mesnatėn e shqetėsuar dhe mbasdites nė pushim.

  3. #83
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    kumings

    megi dhe milli dhe molli dhe muji
    shkuan nė plazh (njė ditė tė luanin)
    dhe megi zbuloi njė guaskė qė jehonte
    aq ėmėl sa ajo telashet e saj mos kujtonte,
    dhe milli shoqėroi njė yll tė braktisur
    cepat e tė cilit ishin pesė gishta tė fishkur;
    dhe molli u ndoq nga njė gjė e tmerrshme
    qė vraponte nė njė anė ndėrsa frynte flluska: dhe
    muji arriti nė shtėpi me njė gur rrumbullak tė lėmuar
    aq tė vogėl sa njė botė e aq tė gjėrė sa ai i vetmuar.
    Pėr cilindo qė humbėm (si njė ju a njė mua)
    ai ėshtė pėrherė vetja jonė qė nė det zbuluam

  4. #84
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    T. S. Eliot

    Mėngjesi nė dritare

    Ata po trokasin pjatat e mėngjesit nė kuzhinat e qilarėve,
    Dhe pėrgjatė cepave tė shkelur tė rrugės
    Unė jam nė dijeni tė shpirtrave tė lagėsht tė shėrbyesve
    Lastaruar pa shpresė nė rafshet e portave.

    Valėt e kafenjta tė mjegullės pėrdredhin tek unė
    Fytyra tė ndrydhura nga fundi i rrugės,
    Dhe lotė nga njė kalimtare me fund tė pėrbaltur
    Njė buzėqeshje paqėllim qė pezullohet nė ajėr
    Dhe shuhet pėrgjatė kulmeve ndėr ēatitė.

  5. #85
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Robert Frost

    Ndaluar pranė drurėve nė njė mbrėmje bore

    Tė kujt janė kėta drurė mė bie ndėrmend.
    Shtėpia e tij megjithatė gjendet nė katund;
    Ai nuk do mė shikojė mua ndaluar kėtu
    Tė shikoj drurėt e tij me borė mbushur rėndė.

    Kali im i vogėl duhet ta mendojė kėtė ēudi
    Tė ndalosh pa njė shtėpi ferme pėrbri
    Midis drurėve dhe liqenit tė ngrirė
    Mbrėmjen mė tė errėt tė njė viti.

    Ai tund qaforen me zile nė tingėllim
    Tė pyesė nėse kėtu ka ndonjė gabim.
    I vetmi tingull tjetėr ėshtė e fshikura
    E erės sė lehtė dhe flokut push nė rrėzim.

    Drurėt janė tėrheqės, tė errėt dhe tė thellė.
    Por unė kam pėr tė mbajtur premtime,
    Dhe milje tė shkoj para se tė fle,
    Dhe milje tė shkoj para se tė fle.

  6. #86
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    WILLIAM MAKEPEACE THACKERAY

    Nė portėn e kishės

    Ndonėse unė nuk hyj brenda
    Por vij rrotull nė atė vend
    Shpeshherė pezull ngrij;
    Dhe pranė portės sė shėnjtė
    Unė pres me sy tė zjarrtė,
    Pritės i asaj.

    Kumbon kėmbana nė katedrale
    Pėrmbi tė qytetit rumpallė,
    Dhe zhurmė dhe gumėzhimė;
    Ata kėmbanėn e katedrales heshtėn:
    Organoja nis buēimėn;
    Ajo po vjen, ajo po vjen tanimė!

    Zonja ime vjen mė nė fund,
    E druajtur dhe hapat me ngut
    Pėr aty po nxiton,
    Me sytė e thjeshtė pėrdhe rrėzuar;
    Ajo erdhi - ajo ėshtė kėtu, ajo ka kaluar!
    Parajsa ime me tė shkon!

    Gjunjėzohu i pashqetėsuar, i miri shenjt!
    Zbras jashtė lavdėrimin a ankimin tėnd
    Bindshėm dhe me besim;
    Unė atė prag s'kam pėr ta kaluar,
    Tė fėlliq lutjen tėnde tė kulluar
    Me tė mbrapshta mendime.

    Por tė ēapitem lejomė mua
    Rreth vendit tė ndaluar,
    Njė minutė nė shasti,
    Si shpirtrat e dėbuar, qė presin,
    Dhe shohin, pėrmes portės sė parajsės,
    Ėngjėjt nė brendėsi..

  7. #87
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    ALGERON CHARLES SWIBURNE

    Njė ēift

    Sikur e dashur tė ishe ē'ėshė trėdafili,
    Dhe unė tė isha porsi gjethi,
    Jetėt tona tė rriteshin tok
    Nė tė trishtin a tė qeshurin mot,
    Fusha ku grin era a llėra plot me lule,
    Kėnaqsi tė blerta a fatkeqsi tė murme:
    Sikur e dashur tė ishe ē'ėshtė trėndafili,
    Dhe unė tė isha porsi gjethi.

    Sikur unė tė isha fjalėt ē'janė,
    Dhe e dashur tė ishe si muzikė,
    Me zė tė dyfishtė dhe tė njėjtėn
    Kėnaqsi buzėt tona tė pėrzihen,
    Me puthje tė gėzuara porsi zogjtė
    Kur i lag shiu i dashur nė mesditė;
    Sikur unė tė isha fjalėt ē'janė
    Dhe e dashur tė ishe si muzikė.

    Sikur ti tė ishe jeta, moj e shtrenjta,
    Dhe unė i dashuri yt tė isha vdekja,
    Ne tė shkėlqenim dhe zbardheshim tok
    Para se Marsi tė zbuste atė mot
    Prej narcisės dhe gargujve
    Dhe orėt me erėn e luleve;
    Sikur ti tė ishe jeta, moj e shtrenjta,
    Dhe unė i dashuri yt tė isha vdekja.

    Sikur ti tė ishe skllave e hidhėrimit,
    Dhe unė tė isha faqe e gėzimit,
    Ne tė lodronim pėr jetė dhe stinė
    Me pamje dashurie dhe tradhėtie
    Dhe lotė nate dhe mėngjesi
    Dhe qeshje vashe dhe djaloshi;
    Sikur ti tė ishe skllave e hidhėrimit,
    Dhe unė tė isha faqe e gėzimit.

    Sikur ti tė ishe zonja e Prillit,
    Dhe unė tė isha zot nė Maj,
    Ne tė hidheshim me gjethet me orė
    Dhe pėrmbyteshim mes lulesh pėrditė,
    Derisa dita tė ishte e errėt si nata
    Dhe nata tė ishte e ndritshme si dita;
    Sikur ti tė ishe zonja e Prillit,
    Dhe unė tė isha zot nė Maj.

    Sikur ti tė ishe mbretėreshė e kėnaqsisė,
    Dhe unė tė isha mbreti i dhimbjes,
    Ne ta gjuanim dashurinė tok,
    T'ja shkulnim flatrat qė fluturon,
    Dhe ti mėsonim hapave tė tij njė masė,
    Dhe ti gjenim gojės sė tij frerė;
    Sikur ti tė ishe mbretėreshė e kėnaqsisė,
    Dhe unė tė isha mbreti i dhimbjes.

  8. #88
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    robert frost

    Orėt e mbara

    Pėr shėtitjen time dimėrore nė mbrėmje
    Nuk kisha asnjė me kė tė kėmbeja dy fjalė,
    Por kisha vilat pėr njė rreshtuar
    Deri tek sytė e shndritur me borė mbuluar.

    Mendova se kisha dhe njerzit atje:
    Se kisha melodinė e njė violine;
    E shikimin vjedhur mes dantellave tė perdeve
    Tė formave rinore dhe fytyrave rinore.

    Tė tillė shoqėri kisha matanė caqeve.
    E shkova deri ku vila mė nuk gjeje.
    U ktheva penduar, por nė kthim rishtazi
    Nuk pashė dritare por vetėm zi.

    Mbi borė kėmbėt time kėrcit, kėrcit
    Shqetėsuan rrugėt e fjetura tė fshatit
    Si pėrdhosje, qė kur ike ti,
    Nė orėn dhjetė tė njė mbrėmje dimri.

  9. #89
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    sheik spiri

    Sonet 112

    Dashuria dhe keqardhja jote tok mbresat mbushėn
    Sa pėrfolja harbute mu shkruajt mes ballit,
    Pse tė merakosem nė i mirė a i keq mė quajtėn,
    Kur blerimi yt mė mbulon tė ligat, tė mirėn qet?
    Ti je gjithė bota pėr mua, dhe do bėj ē'mund
    Tė njoh turpet dhe vlerat nga goja jote lėshuar:
    Askush pėr mua, as vetė ndėr tė gjallė gjithashtu,
    Nuk kalit arsyen time a ndryshon atė drejt a gabuar.
    Nė aq humnerė tė thellė gjithė kujdesjet kam shkelmuar
    Ndaj fjalėve tė botės, sa shqisat time prej nepėrke
    Tė kritikojnė dhe lajkatojnė e kanė tė ndaluar.
    Mbaj vesh si me shkujdesjen time ja dal mbanė:
    Ti aq fuqishėm qėllimin tim mėkon
    Sa gjithė bota pėrveē mendimit tim nuk rron.

  10. #90
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    katullus

    Jetojmė Lesbia ime, tė dashuruar,
    Thashethemet vrastare tė pleqve
    Vlejnė sa njė kacidhe e shpuar!
    Ditėt shkojnė dhe vijnė sėrisht:
    Kur tė epet dritashkurta qė na ndrit
    Tė biem nė krahėt e njė natė pambarim.
    Mė jep njėmijė puthje, pastaj dhe njėqind,
    Mė pas njėmijė tė tjera, mė pas tė dytėn qind,
    Pastaj vazhdimisht njėmijė, pastaj dhe njėqind.
    Pastaj kur mijrat kėshtu tė shumohen,
    I bashkojmė tė gjitha, le tė harrohen,
    E asnjė smirėzi i tillė tė mos guxojė
    Kaq shumė puthje tė mendojė.

Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •