Ah, por poezitė janė pakogjė kur i shkruan me herėt se sa duhet nė jetėn tėnde. Ti duhet tė presėsh dhe grumbullosh ndjeshmėri dhe ėmbėlsi pėr njė jetė tė tėrė, dhe njė tė gjatė nė ėshtė e mundur, dhe atėhere, fare mu nė fund, ti mbase mund tė mundėsh tė shkruash dhjetė rreshta tė mirė. Se poezitė nuk janė, siē njerėzit i mendojnė, thjesht emocione (njėri ka emocione goxha herėt) ato janė pėrvoja. Pėr hatėr tė njė poezie tė vetme, ti duhet tė shohėsh shumė qytete, shumė njerėz dhe Gjėra, ti duhet tė kuptosh kafshėt, tė ndjesh si fluturojnė zogjtė, dhe tė njohėsh shėnjat qė lulet e vogla bėjnė kur ēelin nė mėngjez. Ti duhet tė jesh i aftė tė mendosh mbrapsh nė rrugėt e lagjeve tė panjohura, tė atyre qė ndesh papritur dhe tė ndarjeve tė cilat ke kohė qė i ke parė duke ardhur; tė fėmijėrisė fshehtėsia e sė cilės ėshtė ende e pashpjegueshme, tė prindėrve tė cilėt duhet ti lėndoje kur ata sollėn njė gėzim dhe ti nuk e more (ishte gėzim i taksur pėr dikė tjetėr-); tė sėmundjeve tė fėmijėrisė qė nisėn aq ēuditshėm me aq shumė shndėrrime tė thella dhe tė vėshtira, tė ditėve nė dhoma tė qeta dhe nėn kontroll dhe tė mėngjezeve pranė detit, tė detit vetė, tė deteve, tė netėve tė udhėtimit qė vėrshuan lart pėrmbi kokė dhe shkuan tė fluturojnė me gjithė yjet, - por pėrsėri nuk mjafton tė mund tė mendosh pėr gjithė kėtė. Ti duhet tė kesh kujtime tė shumė netėve dashuri, secila e ndryshme nga gjithė tė tjerat, kujtime grash qė thėrrasin nė lindje, dhe tė lehtash, tė zbehtash, vajzash tė fjetura qė sapo kanė lindur dhe po mbyllen pėrsėri. Por ti duhet gjithashtu tė kesh qėnė pranė pėr tė vdekurit, duhet tė jesh ulur pranė tė vdekurit nė dhomėn me dritare tė hapura dhe zhurma tė shpėrndara. Dhe pėrsėri nuk mjafton tė kesh kujtime. Ti duhet tė jesh i aftė ti harrosh kur janė shumė, dhe duhet tė kesh durim tė pamatė tė presėsh deri sa tė kthehen. Se kujtimet nė vetvete nuk janė tė rėndėsishme. Vetėm kur ato janė shndėrruar nė vetė gjakun tonė, nė vezullim dhe shenjė, dhe janė tė paemra- vetėm atėhere mund tė ndodhė qė nė ndonjė orė tė rrallė fjala e parė e njė poezie ngrihet nė mes tyre dhe shkon pėrpara tyre.
nga:
Rainer Maria Rilke
Ditaret e Malte Laurids Brigge
Krijoni Kontakt