Close
Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 184
  1. #171
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Citim Postuar mė parė nga Fiori Lexo Postimin
    ...si gjithmone eshte kenaqsi te te lexosh.

    Kisha nje kerkese : kam dy dite qe lexoj krijim e Frederik Rreshpjas Ketu dhe po mendoja nq se ti mund te merrje mundimin ta perktheje ne anglisht?

    Une fjale per fjale e perkthej, por nuk dua te humbas 'muzikalitetin' qe ka kjo si poezi, sepse mendoj qe gjithe bukuria e saj qendron pikerisht ne rrjedhshmerine e fjaleve. Ndersa ti ke me shume pervoje dhe shpirt letrar per dicka te tille.


    Pershendetje


    Ah, por poezitė janė pakogjė kur i shkruan me herėt se sa duhet nė jetėn tėnde. Ti duhet tė presėsh dhe grumbullosh ndjeshmėri dhe ėmbėlsi pėr njė jetė tė tėrė, dhe njė tė gjatė nė ėshtė e mundur, dhe atėhere, fare mu nė fund, ti mbase mund tė mundėsh tė shkruash dhjetė rreshta tė mirė. Se poezitė nuk janė, siē njerėzit i mendojnė, thjesht emocione (njėri ka emocione goxha herėt) – ato janė pėrvoja. Pėr hatėr tė njė poezie tė vetme, ti duhet tė shohėsh shumė qytete, shumė njerėz dhe Gjėra, ti duhet tė kuptosh kafshėt, tė ndjesh si fluturojnė zogjtė, dhe tė njohėsh shėnjat qė lulet e vogla bėjnė kur ēelin nė mėngjez. Ti duhet tė jesh i aftė tė mendosh mbrapsh nė rrugėt e lagjeve tė panjohura, tė atyre qė ndesh papritur dhe tė ndarjeve tė cilat ke kohė qė i ke parė duke ardhur; tė fėmijėrisė fshehtėsia e sė cilės ėshtė ende e pashpjegueshme, tė prindėrve tė cilėt duhet ti lėndoje kur ata sollėn njė gėzim dhe ti nuk e more (ishte gėzim i taksur pėr dikė tjetėr-); tė sėmundjeve tė fėmijėrisė qė nisėn aq ēuditshėm me aq shumė shndėrrime tė thella dhe tė vėshtira, tė ditėve nė dhoma tė qeta dhe nėn kontroll dhe tė mėngjezeve pranė detit, tė detit vetė, tė deteve, tė netėve tė udhėtimit qė vėrshuan lart pėrmbi kokė dhe shkuan tė fluturojnė me gjithė yjet, - por pėrsėri nuk mjafton tė mund tė mendosh pėr gjithė kėtė. Ti duhet tė kesh kujtime tė shumė netėve dashuri, secila e ndryshme nga gjithė tė tjerat, kujtime grash qė thėrrasin nė lindje, dhe tė lehtash, tė zbehtash, vajzash tė fjetura qė sapo kanė lindur dhe po mbyllen pėrsėri. Por ti duhet gjithashtu tė kesh qėnė pranė pėr tė vdekurit, duhet tė jesh ulur pranė tė vdekurit nė dhomėn me dritare tė hapura dhe zhurma tė shpėrndara. Dhe pėrsėri nuk mjafton tė kesh kujtime. Ti duhet tė jesh i aftė ti harrosh kur janė shumė, dhe duhet tė kesh durim tė pamatė tė presėsh deri sa tė kthehen. Se kujtimet nė vetvete nuk janė tė rėndėsishme. Vetėm kur ato janė shndėrruar nė vetė gjakun tonė, nė vezullim dhe shenjė, dhe janė tė paemra- vetėm atėhere mund tė ndodhė qė nė ndonjė orė tė rrallė fjala e parė e njė poezie ngrihet nė mes tyre dhe shkon pėrpara tyre.


    nga:

    Rainer Maria Rilke
    Ditaret e Malte Laurids Brigge

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (09-06-2015)

  3. #172
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk mund ta kishe thėnė mė mirė me fjalėt e tua

  4. #173
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    ...Gibran...

    Nata dhe i Ēmenduri

    “Unė jam si ti, o Natė, i zi dhe i zhveshur; unė eci nė shtegun e flakėruar qė ėshtė pėrmbi ėndrrat e mia tė ditės, dhe kudo qė kėmba ime shkel tokėn njė pemė lisi gjigand del.”
    “Jo, ti nuk je si mua, o i Ēmendur, se ti ende shikon mbrapsh tė shohėsh sa gjurmė tė madhe ke lėnė nė rėrė.”
    “Unė jam si ti, o Natė, i heshtur dhe i thellė; dhe mu nė zemėr tė vetmisė sime shtrihet njė Hyjneshė nė shtrat fėmije; dhe nė atėcilin qė po lind Parajsa prek Ferrin.”
    “Jo, ti nuk je si unė, o i Ēmendur, se ti rrėqethesh para dhimbjes, dhe kėnga e humnerės tė tmerron.”
    “Unė jam si ti, o Natė, i egėr dhe i tmerrshėm; se veshėt e mi janė pėrplot me klithma kombesh tė pushtuar dhe psherėtima pėr toka tė harrura.”
    “Jo, ti nuk je si unė, o i Ēmendur, se ti ende mban veten tėnde tė vogėl pėr shok, dhe me veten tėnde monstėr, ti s’mund tė jesh mik.”
    “Unė jam si ti, o Natė, mizor dhe i frikshėm; se kraharori im ndriēohet nga anije qė digjen nė det, dhe buzėt e mia janė tė lagura me gjak luftėtarėsh tė prerė.”
    “Jo, ti nuk je si unė, o i Ēmendur; se dėshira pėr njė shpirt motėr ėshtė ende pėrmbi ty, dhe nuk ėshtė bėrė njė thirrje brenda teje.”
    “Unė jam si ti, o Natė, i gėzuar dhe i kėnaqur; se ai qė strehoet nė hijen time tani ėshtė i dehur me verė tė virgjėr, dhe ajo qė mė ndjek mua po kėndon gėzueshėm.”
    “Jo, ti nuk je si unė, o i Ēmendur; se shpirti yt ėshtė mbėshtjellė me vello shtatėpalėshe dhe ti nuk mund ta mbash dot zemrėn e tyre nė dorė.”
    “Unė jam si ti, o Natė, i duruar dhe dėshirant, se nė gjoksin tim janė varrosur njėmijė dashuri tė vdekura nė qefinė puthjesh tė fishkura.”
    “Ėhė, i Ēmendur, je ti si unė? Je ti si unė? Dhe s’mund ta ngasėsh stuhinė si njė kalė, dhe rrėmbesh rrufenė si njė shpatė?”
    “Si ti, o Natė, si ti, i fuqishėm dhe i lartė, edhe froni im ėshtė ngritur mbi turra Zotash tė rėnė; dhe para meje gjithashtu kalojnė ditėt tė mė puthin palėn e rrobės sime por kurrė tė mos vėshtrojnė nė fytyrėn.”
    “Je ti si unė, bir i zemrės sime tė nxirrosur? Dhe i mendon ti mendimet e mia tė pashtruara dhe flet gjuhėn time tė gjėrė?”
    “Ėhė, ne jemi vėllezėr binjakė, o Natė; se ti zbulon hapėsirėn dhe unė zbuloj shpirtin tim.”
    wrong verb

  5. #174
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fytyrat

    Kam parė njė fytyrė me njėmijė shprehje, dhe njė fytyrė me veēse njė shprehje si e mbajtur nė njė kallėp.
    Kam parė njė fytyrė pėrmes vezullimit tė sė cilės mund tė shihja shėmtinė nėn tė, dhe njė fytyrė vezullimin e tė cilės mė duhej ta ngrija qė tė shihja sa e bukur ishte.
    Kam parė njė fytyrė tė vjetėr mė sė shumti vijėzuar me asgjė, dhe njė fytyrė tė lėmuar nė tė cilėn tė gjitha gjėrat ishin gdhendur.
    I njoh fytyrat, sepse shoh pėrmes cohės qė thurrin sytė e mi, dhe vė re realitetin nėn tė.
    wrong verb

  6. #175
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Deti mė i Madh

    Shpirti im dhe unė shkuam tek deti i madh pėr tu larė. Dhe kur arritėm nė breg dolėm tė shikonim pėr ndonjė vend tė fshehtė dhe tė vetmuar.
    Por ndėrsa po ecnim, pamė njė burrė tė ulur nė njė shkėmb gri duke marrė ēika kripe nga njė ēantė dhe hedhur ato nė det.
    “Ky ėshtė pesimisti,” tha shpirti im, “Le ta lėmė kėtė vend. Ne nuk mund tė lahemi kėtu.”
    Ne ecėm deri sa arritėm njė gji. Atje pamė duke qėndruar nė njė shkėmb tė bardhė, njė burrė duke mbajtur njė kuti tė stolisur me gurė tė ēmuar, nga e cila ai merrte sheqer dhe e hidhte nė det.
    “Dhe ky ėshtė optimisti,” tha shpirti im, “Dhe ai gjithashtu nuk duhet ti shohė trupat tanė lakuriq.”
    Mė tutje ne ecėm. Dhe nė plazh pamė njė burrė duke ngritur peshq tė ngordhur dhe duke i futur ata me dhembshuri brenda nė ujė.
    “Ne s’mund tė lahemi para tij,” tha shpirti im, “Ai ėshtė filantropisti human.”
    Dhe ne kaluam.
    Atėhere ne arritėm atje ku pamė njė burrė qė shėnonte hijen e vet nė rėrė. Dallgė tė mėdha vinin dhe ja fshinin. Por ai vazhdonte ta shėnonte atė pėrsėri dhe pėrsėri.
    “Ky ėshtė mistiku,” tha shpirti im, “Le ta lėmė atė.”
    Dhe ne ecėm, deri sa nė njė strehė tė qetė ne pamė njė burrė duke mbledhur me lugė shkumbėn dhe duke e futur nė njė poēe alabastri.
    “Ky ėshtė idealisti,” tha shpirti im “Sigurisht qė ai nuk duhet ta shohė lakuriqsinė tonė.”
    Dhe ne ecėm. Papritur dėgjuam njė zė duke thirrur, “Ky ėshtė deti. Ky ėshtė deti i thellė. Ky ėshtė deti i gjerė dhe masiv.” Dhe kur arritėm tek zėri ishte njė burrė kurrizi i tė cilit i qe kthyer detit, dhe qė nė vesh mbante njė guaskė, duke ja dėgjuar mėrmėrimėn.
    Dhe shpirti im tha, “Le tė kalojmė. Ai ėshtė realisti, qė ja kthen kurrizin tė gjithės qė se rrok dot, dhe zė vetveten me njė fragment.”
    Kėshtu ne kaluam. Dhe nė njė vend barishtesh mes shkėmbinjve ishte njė burrė me kokėn tė groposur nė rėrė. Dhe unė i thashė shpirtit tim, “Ne mund tė lahemi kėtu, se ai nuk na sheh dot.”
    “Jo,” tha shpirti im, “sepse ai ėshtė mė vdekjeprurėsi ndėr ta. Ai ėshtė puritani.”
    Atėhere njė trishtim i madh ra mbi fytyrėn e shpirtit tim, dhe mbi zėrin e saj.
    “Le tė shkojmė qė kėtu,” tha ajo, “Se atje nuk ka njė vend tė vetmuar dhe tė fshehtė ku ne tė lahemi. Unė nuk dua ta lė kėtė erė tė mi ngrejė flokėt e artė, apo ta zhvesh gjoksin e bardhė nė kėtė ajėr, apo tė lė dritėn tė nxjerrė nė pah lakuriqsinė time tė shėnjtė.”
    Atėhere ne e lamė atė det pėr tė kėrkuar Detin mė tė Madh.
    wrong verb

  7. #176
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kryqėzuar

    U thirra burrave, “dua tė kryqėzohem!”
    Dhe ata thanė, “e pse u dashka qė gjaku yt tė rrijė mbi kokat tona?”
    Dhe unė u pėrgjigja, “e si ndryshe do tė lartėsoheni ju pėrveēse duke kryqėzuar tė ēmendur?”
    Dhe ata mė kushtuan vėmendje dhe unė u kryqėzova. Dhe kryqėzimi mė paqtoi.
    Dhe kur unė isha i varur midis tokės dhe qiellit ata ngritėn lart kokat e tyre tė mė shihnin. Dhe ata ishin tė lartėsuar, se kokat e tyre kurrė mė parė nuk ishin ngritur.
    Por ndėrsa ata po shihnin lart nė mua njėri thirri, “ēfarė po synon ti tė shlyesh?”
    Dhe njė tjetėr thirri, “pėr ēfarė ēėshtje ti po sakrifikon vetveten?”
    Dhe njė i tretė tha, “mendon ti me kėtė ēmim tė blesh lavdinė e botės?”
    Atėhere tha njė i katėrt, “shiqoni, si ai qesh! A mundet e tillė dhembje tė falet?”
    Dhe unė u pėrgjigja tė gjithėve e thashė:
    “Kujtoni vetėm qė unė qesha. Unė nuk kėrkoj tė shlyej - as tė sakrifikohem – as dėshiroj lavdi; dhe s’kam asgjė pėr tė falur. Unė kisha etje – dhe ju luta juve tė mė jepnit gjakun tim pėr tė pirė. Se ē’tjetėr mund tė shuajė etjen e njė tė ēmenduri pėrveē se gjaku i tij. Unė isha i pagojė, - dhe unė kėrkova plagė prej jush pėr gojė. Unė isha burgosur nė ditėt dhe netėt tuaja – dhe kėrkoja njė derė pėr nė ditė dhe netė mė tė mėdha.
    Dhe tani po shkoj- si tė tjerė tė kryqėzuar kanė shkuar. Dhe mendoj se ne nuk jemi lodhur nga kryqėzimi. Se ne duhet tė kryqėzohemi nga burra bujarė dhe akoma mė bujarė, midis tokash mė tė mėdha dhe qiejsh mė tė mėdhenj.”


    Astronomi

    Nėn hijen e tempullit miku im dhe unė pamė njė burrė tė verbėr qė rrinte vetėm. Dhe miku im tha, “shiko burrin mė tė ditur tė tokės sonė.”
    Atėhere unė e lashė mikun tim dhe ju afrova burrit tė verbėr dhe e pėrshendeta. Dhe ne biseduam.
    Mbas pak unė thashė, “mė fal pėr pyetjen; por qė kur ke qėnė i verbėr?”
    “Qė nga lindja,” u pėrgjegj ai.
    Thashė unė, “dhe ē’udhė tė diturisė ndjek?”
    Tha ai, “unė jam njė astronom.”
    Dhe ai vendosi dorėn e tij pėrmbi kraharor duke thėnė, “unė vėshtroj gjithė kėto diej dhe hėna dhe yje.”
    wrong verb

  8. #177
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Diabolis Lexo Postimin
    Fytyrat

    Kam parė njė fytyrė me njėmijė shprehje, dhe njė fytyrė me veēse njė shprehje si e mbajtur nė njė kallėp.
    Kam parė njė fytyrė pėrmes vezullimit tė sė cilės mund tė shihja shėmtinė nėn tė, dhe njė fytyrė vezullimin e tė cilės mė duhej ta ngrija qė tė shihja sa e bukur ishte.
    Kam parė njė fytyrė tė vjetėr mė sė shumti vijėzuar me asgjė, dhe njė fytyrė tė lėmuar nė tė cilėn tė gjitha gjėrat ishin gdhendur.
    I njoh fytyrat, sepse shoh pėrmes cohės qė thurrin sytė e mi, dhe vė re realitetin nėn tė.

    Shumė bukur! Welcome back DD!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #178
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Malli i madh

    Kėtu unė rri mes vėllait tim mal dhe motrės sime det.
    Ne tė tre jemi njė nė vetmi, dhe dashuria qė na lidh ne sė bashku ėshtė e thellė e fortė dhe e ēuditėshme. Jo, ėshtė mė e thellė se thellėsia e motrės sime dhe mė e fortė se fortėsia e vėllait tim dhe mė e ēuditėshme se ēuditshmėria e ēmendurisė sime.
    Eonė mbas eonėsh kanė kaluar qėkur agimi i parė gri na bėri tė dukshėm pėr njėri-tjetrin; dhe megjithėse ne kemi parė lindjen dhe rritjen dhe vdekjen e shumė botėve, ne jemi ende tė etur dhe tė rinj.
    Ne jemi tė rinj dhe tė etur dhe prapė jemi tė paēift dhe tė pavizituar, dhe megjithėse ne shtrihemi nė gjysėm pėrqafimi tė pandėrprerė, ne jemi tė parehatuar. E ēfarė rehatimi ka pėr dėshirėn e kontrolluar dhe pasionin e paprishur? Prej nga do tė vijė hyjnia e zjarrtė tė ngrohė shtratin e motrės sime? Dhe cila rrėke do tė shuajė zjarrin e vėllait tim? Dhe kush ėshtė gruaja qė do tė komandojė zemrėn time?
    Nė qetėsinė e natės motra ime mėrmėrit pėrgjumėsh emrin e panjohur tė hyjnisė-zjarr, dhe vėllai im thėrret larg pėr hyjneshėn e freskėt dhe tė largėt. Por pėr cilėn thėrras unė nė gjumė nuk e di.
    Ja ku rri mes vėllait tim mal dhe motrės sime det. Ne tė tre jemi njė nė vetmi, dhe dashuria qė na lidh ne sė bashku ėshtė e thellė e fortė dhe e ēuditėshme.
    wrong verb

  10. #179
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Foli njė fije bari

    I foli njė fije bari njė gjethe vjeshte, “ti bėn tė tillė zhurmė kur bie! I shpėrndave tė gjitha ėndrrat e mia dimėrore.”
    Foli gjethja e zemėruar, “Ulėt linde dhe ulėt rron! E pazė, grindavece gjė! Ti nuk jeton nė ajrin e lartė dhe s’mund ta dallosh tingullin e tė kėnduarit!”
    Pastaj gjethja e vjeshtės u shtri pėrmbi tokė dhe fjeti. Dhe kur pranvera erdhi ajo u zgjua pėrsėri – dhe ajo ishte njė fije bari.
    Dhe kur ishte vjeshtė dhe gjumi i saj dimėror ishte pėrmbi tė, dhe sipėr saj tejpėrtej gjithė ajrit gjethet po binin, ajo i mėrmėriti vetvtes, “O, kėto gjethet e vjeshtės! Ato bėjnė tė tillė zhurmė! Ato i shpėrndanė tė gjitha ėndrrat e mia dimėrore!”


    Syri

    Foli syri njė ditė, ”unė shoh pėrtej kėtyre luginave njė mal vellozuar me mjegull tė kaltėr. A nuk ėshtė i bukur?”
    Veshi dėgjonte, e mbasi dėgjoi me vėmendje pėr pak, foli, “por ku ka ndonjė mal? Unė nuk e dėgjoj atė!”
    Pastaj e morri fjalėn Dora dhe tha, “unė po pėrpiqem mė kot ta ndiej a ta prek atė, dhe nuk gjej mal.”
    Dhe Hunda foli, “atje s’ka mal, unė s’mund ta nuhas atė.”
    Atėhere Syri u kthye nga ana tjetėr, dhe ata tė gjithė filluan tė flasin sė bashku rreth gjendjes sė rrejtshme tė ēuditėshme tė Syrit. Dhe ata folėn, “diē ka puna me Syrin.”
    wrong verb

  11. #180
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    DD kam nje sugjerim, pse nuk i ve emrat e autoreve ne cdo post?

    Po te sjell nje link me disa tregime te autoreve klasike po pate kohe/deshire te perkthesh ndonje nga keto

    http://www.classicshorts.com/author.html

Faqja 18 prej 19 FillimFillim ... 816171819 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •