Close
Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 184
  1. #151
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Xhon Fleēer

    Hiqi, oh, hiqi tej ato buzė

    Hiqi, oh, hiqi tej ato buzė
    qė u tėrhoqėn me aq nojmė
    dhe ato sy, porsi njė muzg,
    drita qė agimin po ngatėrrojnė;
    Por puthjet time silli pėrsėri,
    vula dashurie, vulosur padobi.*

    Fshihi, oh, fshihi ato kodra bore,
    qė gjoksi yt i ngrirė shfaq,
    nė majat e tij karafilat prore
    janė nga ata qė Prilli kėnaq;
    Por s'pari ēliroma zemrėn e shkretė,
    lidhur me pranga akulli nga ty vetė.

    * strofa e pare marre prej Shekspirit

  2. #152
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    A.E.Stallings

    Dy violinat*

    Njėra ishte e kuqe flakė,
    gdhėndur me dorė dhe e re-
    prej tė kishės sė rėnės bangė,
    prodhuesi vendor drurin kish pre,

    Vegėl e Djallit
    nga shtėpia e Zotit nxjerrė.
    Gjegjej gėzueshėm dhe qartė
    dhe pse gishtat i luaja mjerė;

    Ata thanė: do kohė tė ėmbėlsohet,
    Tek shndrit e qartė si verė rioshe
    dhe loja ime nė tė tė lartohet.
    Tjetra ishte verdhoshe

    dhe e ngrėnė mu nė mjekėr,
    njė vernik Balltiku tė qelibartė,
    njė fund njėpjesėsh panje tigėr
    dhe njė timbėr tė ulėt, tė errėt.

    Njė shekull e vjetėr, ata vunė re,
    tingulli i saj s'do tė ndryshojė kurrė.
    Pasur dhe thellė nė sol dhe nė re,
    hollė nė shkallėn mė tė lartė,

    dhe si erdhi nga Bota qė Shkoi
    ishte hamendja e secilit
    e lehtė sa valixhja e kujt mėrgoi,
    njė bark zbrazėtie:

    Kjo ishte ajo qė zgjodha
    (jo ajo qė ishte flakėrimė)
    dhe mėsuesit ta vėrtisin me duart e stėrvitura
    tė shohin nga vijnė notat me trishtim.

    *publikuar tek Poetry, June 2008

  3. #153
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Fernando Pesoa dhe kompani

    Alberto Kajero

    Kur unė

    Kur unė s’tė kisha
    Dashuroja Natyrėn si njė murg i paqtė dashuron Krishtin.
    Tani e dashuroj Natyrėn
    Si njė murg i paqtė dashuron Virgjėreshėn Mari,
    Me besim, sipas meje, si mė parė,
    Por nė mėnyrė mė tė zjarrtė dhe intime.
    I shoh mė mirė lumenjtė kur shėtis me ty
    Pėrmes fushave deri nė brigjet e lumenjve;
    Kur ulem pranė teje dhe shoh retė
    I shoh ato mė mirė-
    Ti s’e ke nxjerrė Natyrėn nga unė...
    Ti e ke ndryshuar Natyrėn...
    Ti e ke sjellė Natyrėn para kėmbėve tė mia.
    Sepse ti je e shoh mė mirė, po tė njėjtėn,
    Sepse ti mė dashuron e dashuroj po njėlloj, por mė shumė,
    Sepse ti mė zgjodhe tė tė kem dhe tė tė dashuroj,
    Sytė e mi e vėshtrojnė atė mė gjatė
    Se tė gjitha gjėrat.
    Nuk pendohem pėr ē’isha mė parė
    Sepse jam po ai.

    (Vetėm pendohem qė s’tė dashurova mė parė.)*

    * - Rreshti nė kllapa gjendet nė pėrkthimin e Riēard Zenithit nė anglisht

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tė tjera, tė tjera Diabolis, tė lutem! Nėse s'ka efekt lutja, falenderimi pėr ēka sjell do bėjė xheē, pėr tė sjellė mė shumė. Miqėsisht Mondi

    -----------------------------------------------------------------------------------
    Dėshira shpesh bėhet pjesė e absurditetit nė tė shprehur, por edhe e shprehjes sė tė vėrtetės, edhe pse tė parealizueshme.

  5. #155
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Rikardo Reis

    Ndiq fatin tėnd

    Ndiq fatin tėnd,
    Ujit lulet e tua,
    Dashuro trėndafilėt e tu.
    Tė tjerat janė hije
    Pemėsh tė panjohura.

    Realiteti
    Ėshtė gjithmonė mė shumė a mė pak
    Se ai qė ne presim.
    Vetėm ne jemi gjithmonė
    Tė barabartė me vetveten.

    Ėmbėl tė rrosh vetė.
    E madhėrishme dhe fisnike
    Tė jetosh thjeshtė.
    Lėre dhimbjen nė altar
    Si njė ikonė pėr zotat.

    Shihe jetėn nga larg.
    Asnjėherė mos e pyet.
    S’ka asgjė
    Tė tė thotė. Pėrgjigjja
    Ėshtė pėrtej zotave.

    Por qetėsisht
    Imito Olimpin
    Nė zemrėn tėnde.
    Zotat janė zota
    Sepse s’mendohen.

  6. #156
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Alvaro De Kampos

    Gjithė letrat e dashurisė janė qesharake

    Gjithė letrat e dashurisė janė
    Qesharake.
    S’do ishin letra dashurie nė s’do ishin
    Qesharake.

    Edhe unė nė kohėn time shkrova letra dashurie,
    Si tė tjerat,
    Qesharake.

    Letrat e dashurisė, nė ka dashuri,
    Duhet tė jenė
    Qesharake.

    Por, sė fundi,
    Vetėm krijesat qė s’shkruan kurrė
    Letra dashurie
    Janė ē’janė
    Qesharake.

    Tė mund tė shkoja nė kohėn qė i shkruaja
    Pa u menduar se
    Letrat e dashurisė janė
    Qesharake.

    E vėrteta ėshtė se sot
    Kujtimet e mia
    Tė letrave tė dashurisė
    Janė ē’janė
    Qesharake.

    (Gjithė fjalėt e ēuditėshme
    si gjithė ndjenjat e ēuditėshme
    janė natyrshėm
    qesharake.)

  7. #157
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fernando Pesoa

    Autopsikografi

    Poeti ėshtė njė mashtrues.
    Qė mashtron aq plotėsisht
    Sa mashtron dhe pėr dhembjen
    E dhembjes qė i therr nė mish.

    Dhe kush e lexon ē’ka shkruar
    Nė dhembje ndjehet rehat
    Jo pėr ato dy qė ka provuar
    Por veēse pėr atė qė s’e pat.

    E kėshtu nė shinat e udhės
    Rrotullohet, arsyes ti bėjė qejfin,
    Atė tren me zembrek
    Qė zemėr ka emrin.

  8. #158
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Khalil Gibran - I Ēmenduri


    I ēmenduri

    Ju mė pyesni si u bėra njė i ēmendur. Ndodhi kėshtu: njė ditė, kohė mė parė se shumė zota lindėn, unė u ngrita nga njė gjumė i thellė e gjeta se tė gjitha maskat e mia ishin vjedhur, - shtatė maskat qė kisha stisur dhe veshur nė shtatė jetėt,- ndaj renda pa maskė pėrmes rrugėve tė mbushura duke bėrtitur: hajdutėt, hajdutėt, hajdutėt e mallkuar.
    Burra dhe gra mė pėrqeshėn e disa rendėn nė shtėpitė e tyre nga frika prej meje.
    Dhe kur arrita nė pazar, njė riosh hipur majė ēatisė thirri: ai ėshtė i ēmendur. Pashė lart ta shihja atė; dielli puthi faqen time tė zbuluar pėr herė tė parė. Pėr herė tė parė dielli puthi faqen time tė zbuluar dhe shpirti im u ndez me dashuri pėr diellin, e unė nuk i desha mė maskat e mia. E si nė ekstazė thirra: bekuar, bekuar qofshin hajdutėt qė mė vodhėn maskat.
    Kėshtu unė u bėra njė i ēmendur.
    Dhe gjeta njėheri lirinė e vetmisė dhe siguri ndaj tė qenit i kuptuar, se ata qė na kuptojnė skllavėrojnė diēka nė ne.
    Por le tė mos jem shumė krenar me sigurinė time. Se dhe hajduti nė burg ėshtė i sigurt nga hajduti tjetėr.


    Zoti

    Nė lashtėsi, kur drithma e parė e ligjėratės mė erdhi nė buzė, ngjita malin e shenjtė dhe i fola Zotit, duke i thėnė: Mjeshtėr, jam skllavi yt. Vullneti yt i fshehtė ėshtė ligji im dhe unė do tė tė bindem ty pėrgjithmonė.
    Dhe Zoti nuk u pėrgjigj, por si stuhi e fuqishme shkoi pėrtej.
    Mbas njėmijė vjetėsh ngjita malin e shenjtė dhe i fola Zotit sėrish, duke i thėnė: Krijues, unė jam krijesa jote. Nga balta mė ngjize dhe ty tė detyrohem me gjithėsej.
    Dhe Zoti nuk u pėrgjigj, por si njėmijė flatra tė buta shkoi pėrtej.
    Mbas njėmijė vjetėsh hipa malin e shenjtė dhe i fola Zotit sėrish, duke i thėnė: Atė, unė jam biri yt. Nė mėshirė dhe dashuri mė ke lindur, dhe pėrmes dashurisė e adhurimit unė do tė trashėgoj mbretėrinė tėnde.
    Dhe Zoti nuk u pėrgjigj, por si mjegulla qė u hedh vello kodrave tė largėta shkoi pėrtej.
    Mbas njėmijė vjetėsh hipa malin e shenjtėruar dhe sėrish i fola Zotit, duke i thėnė: Zoti im, synimi dhe pėrkryerja ime; unė jam e djeshmja jote, ti je e nesėrmja ime. Unė jam rrėnja jote nė tokė dhe ti je lulja ime nė qiell, dhe sė bashku ne rritemi faqe diellit.
    Atėhere Zoti u pėrkul mbi mua, dhe mė pėshpėriti nė veshė fjalė tė ėmbla, dhe porsi deti qė pėrqafon rrėkenė qė rrjedh nė tė, mė pėrqafoi mua.
    Dhe kur unė zbrita nė lugina e fusha Zoti ishte atje gjithashtu.


    p.s. Nėse moderatorėt do tė kėrkojnė "Gibran" tek "Letėrsia..." do tė shohin se pėr tė ka disa tema; nėse temat bashkohen nėn njė titull do ta vazhdoj atje pėrkthimin, nė jo - kėtu.

  9. #159
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gibran - I ēmenduri

    Miku im

    Miku im, unė nuk jam ē’dukem. Dukja ėshtė veēse rrobė qė vesh, - njė rrobė e thurrur me kujdes qė tė mė mbrojė mua nga pyetjet e tua dhe ty nga braktisja ime.
    “Unė” nė mua, miku im, strehohet nė shtėpinė e heshtjes, dhe atje do tė qėndrojė pėrgjithmonė, i padallueshėm, i paafrueshėm.
    Unė nuk dua tė tė bėj tė besosh nė ēfarė them as tė mė zėsh besė nė ēfarė bėj, se fjalėt e mia s’janė veēse mendimet e tua tė zėshme dhe bėmat e mia shpresat e tua nė veprim.
    Kur ti mė thua “po fryn erė e lindjes”, unė them “ėhė, erė e lindjes po fryn”; se unė nuk dua qė ti ta dish se mendja ime nuk rreh nė erėn por nė detin.
    Ti nuk m’i kupton mendimet detare, e, as unė nuk dua tė ti bėj tė kuptueshme. Unė nė det dua tė jem vetėm.
    Kur ėshtė ditė me ty, miku im, ėshtė natė me mua; e megjithatė atėhere unė flas pėr dallgėn e mesditės qė vallėzon mbi kodra dhe hijen e purpurtė qė vidhet udhės pėrgjatė luginės; qė ti tė mos e dėgjosh kėngėn e territ tim as ti shohėsh flatrat e mia tė rrahin kundėr yjeve; unė kėnaqem qė ti as mos i shohėsh as dėgjosh. Unė me natėn dua tė jem vetėm.
    Kur ti ngjitesh nė Parajsėn tėnde unė zbres nė Ferrin tim, - dhe atėhere kur ti mė quan pėrtej humnerės tė paurė “bashkėudhėtari im, shoku im,” unė ta kthej ty “shoku im, bashkėudhėtari im,” se unė nuk dua tė shohėsh Ferrin tim. Flaka do tė tė djegė shikimin dhe tymi do tė tė mbushė flagrat. Dhe unė e dua Ferrin tim aq paq tė tė le ty ta vizitosh. Unė nė Ferr dua tė jem vetėm.
    Ti dashuron tė Vėrtetėn, tė Bukurėn dhe Drejtėsinė; dhe unė pėr hatrin tėnd them se ėshtė mirė dhe pėrshtatshėm tė dashurosh kėto gjėra. Por nė zemrėn time unė qesh me dashurinė tėnde. Megjithatė unė nuk dua tė ma shohėsh tė qeshurėn. Unė dua tė qesh vetėm.
    Miku im, ti je i mirė, i kujdesshėm dhe i ditur; cuq, ti je i pėrkryer – dhe unė, gjithashtu, flas me ty me dituri dhe pėrkujdesje. Megjithatė unė jam i ēmendur. Por unė e maskoj ēmendurinė time. Unė dua tė jem i ēmendur vetėm.
    Miku im, ti nuk je miku im, por si tė tė bėj ta kuptosh? Rruga ime nuk ėshtė rruga jote, por ne ecim tok, dorė pėr dore.

    Dordoleci

    Njėherė i thashė njė dordoleci: duhet tė jesh lodhur sė ndėnjuri nė kėtė fushė tė vetmuar.
    Dhe ai mė tha: kėnaqsia pėr tė trembur ėshtė e thellė dhe zgjat, dhe unė kurrė s’lodhem prej saj.
    I thashė unė, mbas njė minute mendim: ėshtė e vėrtetė; se dhe unė gjithashtu e kam njohur atė kėnaqėsi.
    Tha ai: vetėm ata qė janė tė mbushur me kashtė mund ta dinė.
    Atėhere unė e lashė atė pa e ditur nė mė pati pėrgėzuar a nė me pati nėnvlerėsuar.
    Njė vit shkoi, gjatė tė cilit dordoleci u shndėrrua nė filozof.
    Ndėrsa kur kalova pranė tij pėrsėri pashė dy sorra qė ndėrtonin fole nėn kapelėn e tij.

  10. #160
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gibran - I ēmenduri

    Somnambulet

    Nė qytetin ku u linda jetonte njė grua dhe e bija tė cilat ecnin nė gjumė.
    Njė natė, kur qetėsia pushtoi botėn, gruaja dhe e bija, duke ecur, nė gjumė, u takuan nė kopshtin e tyre me tis mjegulle.
    Dhe mamaja foli, dhe tha: mė nė fund, mė nė fund, armikja ime! Ti nga e cila mu shkatėrrua rinia – qė e ke ngritur jetėn tėnde mbi rrėnojat e times! Tė tė kisha vrarė!
    Dhe e bija foli, dhe tha: o grua e urrejtshme, egoiste dhe plakė! Qė qėndron midis ēlirueses nė mua dhe meje! Qė e do jetėn time njė jehonė tė jetės tėnde tė shuar! Tė kishe vdekur!
    Nė atė ēast njė kėndez kėndoi dhe tė dyja gratė u zgjuan. Mamaja foli butėsisht: a je ti e shtrenjta ime? Dhe bija u pėrgjigj butėsisht: po e dashur.


    Qeni i menēur

    Njė dite kaloi pranė njė shoqėrie macesh njė qen i menēur.
    Ndėrsa u afrua dhe pa qė ato ishin shumė tė pėrqėndruara dhe nuk i kushtuan vėmendje, ai ndaloi.
    Atėhere atje nė mes tė shoqėrisė u ngrit njė maēok i madh, hijerėndė, qė pa ndėr ta dhe foli: Vėllezėr, lutuni; dhe kur tė jeni lutur pėrsėri dhe pėrsėri, pa asnjė mėdyshje, atėhere vėrtet do tė bien minj.
    Dhe kur qeni e dėgjoi kėtė qeshi me zemėr dhe u kthye nga ata duke u thėnė: o mace qorre dhe budallaqe, mos nuk ėshtė e shkruar dhe mos nuk e kam ditur dhe tė parėt e mi para meje se ēka bie me lutje, besim dhe pėrgjėrim nuk janė minj por koska.

Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •