Pėrgjigjia e Nimfės pėr bariun
Nėse gjithė bota dhe dashuria do ishin rinore
Dhe e vėrteta nė ēdo gjuhė baritore,
Mund tė mė nxitnin tė bukurat kėnaqsi
Tė rroja me ty dhe tė tė bėhem dashuri.
Koha nget kopetė nga fusha nė vathė
Kur lumenjtė tėrbohen dhe shkėmbinjtė ftohtė,
Dhe bilbili bėhet memec bėlbėzak;
Kusuri ankohen pėr meraqet nga pas.
Lulet veniten, dhe s'nevojiten fushat
Me dimrin e rrėshqitshėm njehėso frutat
Njė gjuhė mjalti, njė zemėr prej vrerit,
Pranvera e kėnaqsive, por vjesha e trishtimit.
Guna, kėpucėt, shtrati yt i trėndafilave
Kurora jote, cibuna dhe tufat me lule,
Shpejt grisen, shpejt vyshken, shpejt harrohen,-
Nė marrėzi piqen, nė gjykim prishen.
Gjerdani yt prej kashte dhe luledredhka
Tokėzat prej korali dhe sumbullat e qelibarta
Tė gjitha kėto nuk mė nxitin kurrsesi
Tė vij me ty tė tė bėhem dashuri.
Por nėse rinia zgjat dhe dashuria rritet,
Pėr gėzimin as datė as moshė nevojitet,
Atėhere mendjen mund tė ma nxitin kėto kėnaqsi
Tė vij me ty tė tė bėhem dashuri.
Krijoni Kontakt