Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 105 prej 184
  1. #91
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Ezra Pound

    Shkoni
    Shkoni, kėngėt e mia, kėrkoni lavdinė tuaj prej rinisė
    dhe prej padurimit,
    Bridhni midis dashnorėve nė pėrsosmėri mėnjanė.
    Kėrkoni pėrherė tė qėndroni nė dritėn e mundimit tė Sofokliut
    Dhe merni plagė prej saj me gėzim.

  2. #92
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    paund

    Caj Ēi

    Petale bien nė burim,
    ngjyrėportokalli gjethetrėndafili,
    Okra e tyre kapet nė gur.

  3. #93
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Paund

    Nė njė stacion metroje
    Pamja e atyre fytyrave nė grumbullim;
    Petale nė tė lagurin, tė ziun degėzim.

  4. #94
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ezra Pound

    Alba

    Aq e freskėt sa tė zbehtat gjethe tė njoma
    tė lules lotėt e vajzės
    Ajo ngjitet mbas meje nė agim.

  5. #95
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Robert Frost

    Shtegu i pashkelur

    Dy shtigje ndanin pyllit tė verdhė,
    Sa keq qė s'mund ti merrja tok
    Dhe njė shtegtar tė isha, gjatė
    Njėrin kqyra sa hanin sytė
    Deri ku ēante trung mė trung;

    Pastaj tjetrin mora, pėr mė drejt
    A mbase doja mė mirė,
    Bari qė kish mbirė tė shkelej;
    Ndonse pėr tė dalė pėrtej
    Duhej vėrtet e njėjta kohė.

    Nė mėngjes tok njėlloj, pėrdhe
    Mbi gjethe hap s'kishte shkelur,
    Oh, njėrin s'mora atėhere!
    E dija shtegun ku nxirrte,
    Dyshoja nė kthimin dikur.

    Do ta them me psherėtimė
    Diku vite qė prej tani:
    Dy shtigje ndanin pyllit, dhe unė-
    Mora tė shkelurin mė rallė,
    Dhe ky ėshtė gjithė ndryshimi.

  6. #96
    faleminderit shume per ee cummings ajo poema me ato gocat (molly millie, may) eshte nje nga me te pelqyerat.
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  7. #97
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Ēarls Bodler

    Gjitha tė pėrkora

    Djalli, nė dhomėn time nėn ēati
    Kėtė mėngjez erdhi tė mė vizitojė
    Dhe u pėrpoq fort tė zhbirojė ai,
    Kur tha: "Unė dėshiroj tė mėsoj,

    Pėrmbi gjithė gjėrat e bukura
    Qė e bėjnė atė veēmas tėrheqėse
    Pėrmbi sendet e zeza dhe tė trėndafilta
    Qė kompozojnė trupin e saj magjepsės,

    Kush ėshtė mė i dashuri." - Oh shpirti im!
    I gjegjesh drejt Djallit tė urryer:
    "Se gjithēka e saj mė ėshtė diktim
    Nuk mund tė ketė njė tė pėlqyer.

    Gjithēka me drithėron, ndaj shpėrfilla
    Pėr ndonjė tė veēantė mė joshėse
    Ajo vjen trullosėse si Aurora
    Dhe si Nata ėshtė ngushėlluese.

    Harmoni nga mė tė madhėrishmet,
    Qė qeveris bukuritė e atij trupi,
    Ndaj asnjė analizė nuk mundet
    Tė verė re ėmbėlsinė e ēdo akordi.

    O metamorfozė mistike
    Gjithė ndijimet time treten nė njė!
    Fryma e saj krijim muzike
    Kurse zėri i saj aromė u bė!

  8. #98
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Khajami

    Rubai 47

    Verė rubin nė brokė e libri me divanė
    E gjysėm buke qė mė mbajnė xhanė
    Pastaj nė rrėnoja rrimė ti dhe unė
    Mė e dashur kjo se ē'kanė ca Sulltanė.

  9. #99
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Alfred, Lord Tennyson

    Detyra e Brigadės sė Lehtė

    Gjysmat njė trup, gjysmat njė trup,
    Gjysmat njė trup pėrpara,
    Tė gjithė nė luginėn e Vdekjes
    Kalėruan tė gjashtqind.
    "Pėrpara, Birgadė e Lehtė!
    Armėt mbush!" ai tha:
    Nė luginėn e Vdekjes
    Kalėruan tė gjashtėqind.

    "Pėrpara, Brigadė e Lehtė!"
    Pati atje njė burrė tė friksuar?
    Jo sidoqė ushtari dinte
    Dikush ėshtė verbuar:
    E tyrja tė mos i kthehen pėrgjigjes,
    E tyrja tė mos gjykojnė pėrse,
    E tyrja vetėm e bėj dhe vdes.
    Nė luginėn e Vdekjes
    Kalėruan tė gjashtėqind.

    Topa nė tė djathtė tė tyre,
    Topa nė tė majtė tė tyre,
    Topa pėrpara tyre
    Breshėruan dhe gjėmuan;
    Stuhishėm mbi ta gjuajte dhe bombardim,
    Guximshėm ata kalėruan dhe mirė,
    Nė nofullat e Vdekjes,
    Nė gojėn Skėterrė
    Kalėruan tė gjashtėqind.

    Shkreptinin tė gjitha shpatat e tyre zhveshur,
    Shkreptinin ndėrsa ata silleshin nė ajėr,
    Duke shpatuar topēinjtė atje,
    Duke sulmuar njė ushtri, ndėrsa
    Gjithė bota ėshtė habitur;
    Zhytur nė tymin e baterisė
    Drejt pėrmes vijės qė ēanė;
    Kozakė dhe Rusė
    Lėkundur nga goditje shpate
    Coptuar dhe kėputur.
    Pastaj ata mbrapsh kalėruan, por jo
    Jo tė gjashtėqind.

    Topa nė tė djathtė tė tyre,
    Topa nė tė majtė tė tyre,
    Topa mbrapa tyre
    Breshėruan dhe gjėmuan;
    Stuhishėm mbi ta me gjuajtje dhe bombardim,
    Ndėrsa kuaj dhe heronj ranė,
    Ata qė luftuan aq mirė
    Ranė mes nofullave tė Vdekjes,
    Mbrapsh prej gojės Skėterrė,
    Gjithė ē'mbeti prej tyre,
    Mbeti nga tė gjashtėqind.

    Kur mundet qė lavdia e tyre tė bjerė?
    O ēfarė sulmi tė egėr qė bėnė!
    Gjithė bota u habit.
    Nderim detyrės qė ata bėnė!
    Nderim Brigadės sė Lehtė,
    Madhėshtorė tė gjashtėqind!

  10. #100
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    JUAN RAMON JIMENEZ

    Detet

    Ndiej se barka ime,
    ėshtė goditur, atje thellė nė fund,
    nga njė gjė e madhe!
    Dhe asgjė
    s'ndodhi! Asgjė ... Qetesi ... Valė ...
    -Asgjė s'ndodhi? A ndodhi gjithēka,
    dhe gjendemi ne, qetėsisht, nė tė renė?

  11. #101
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Jimenez

    Nga ditari i nje poeti martuar sevoni

    Ti hoqa petalet si njė trėndafili

    Ti hoqa petalet si njė trėndafili,
    pėr tė parė shpirtin tėnd,
    por nuk e pashė.

    Por gjithēka perreth:
    vijėqiellat e tokave dhe deteve,
    tė gjitha, bile dhe pafundėsia,
    u mbush me njė aromė
    tė papėrshkrueshme dhe jetėsore.

  12. #102
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Ėshtė njė kopėsht nė tė sajėn faqe

    Ėshtė njė kopėsht nė tė sajėn faqe
    Ku trėndafila dhe zambakė tė bardhė ēojnė,
    Njė parajsė tokėsore atje nė paqe,
    Ku gjithė frutat e dashur brerojnė.
    Atje qershi rriten qė askush nuk i ble dot
    Derisa "Qershitė e pjekura" tė qajnė lot.

    Ato qershi mirė rrethuar
    Me perla orienti nė dy rrethorė,
    Qė kur ajo qesh aq dashuruar,
    Duken si gonxhe trėndafilėsh plot me borė;
    Por ato as fisnik as princ nuk i ble dot,
    Derisa "Qershitė e pjekura" tė qajnė lot.

    Sytė e saj si ėngjėjt mbrojnė ato
    Vetullat si harqe tė tendosura qėndrojnė,
    Kėrcėnojnė me vrentėsi therrėse tė vrasin kėdo
    Nga ata qė me sy a dorė tentojnė
    Atyre qershive tė shenjta t'ju dalin zot,
    Derisa "Qershitė e pjekura" tė qajnė lot

    Thomas Campion
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 31-07-2003 mė 14:06

  13. #103
    Shume bukur perzgjedhur dhe perkthyer krijimet e Jimenez. Nuk kisha patur rastin t'i lexoja me pare, por me pelqyen shume (nuk e di nese edhe "Ėshtė njė kopėsht nė tė sajėn faqe" i perket te njejtit autor?)

    Pershendetje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #104
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thomas Campion

    Ėshtė njė kopėsht nė tė sajėn faqe

    Ėshtė njė kopėsht nė tė sajėn faqe
    Ku trėndafila dhe zambakė tė bardhė rriten,
    Njė parajsė tokėsore atje nė paqe,
    Ku gjithė frutat e dashur brerojnė.
    Atje qershi rriten qė askush nuk i ble dot
    Derisa "Qershi e pjekur" tė bjerė si lot.

    Ato qershi mirė qarkuar
    Me perla orienti nė dy rrethorė,
    Qė kur ajo qesh aq dashuruar,
    Duken si gonxhe trėndafilėsh plot me borė;
    Por ato as fisnik as princ nuk i ble dot,
    Derisa "Qershi e pjekur" tė bjerė si lot.

    Sytė e saj si ėngjėjt mbrojnė ato
    Vetullat si harqe tė tendosura qėndrojnė,
    Kėrcėnojnė me vrentėsi therrėse tė vrasin kėdo
    Nga ata qė me sy a dorė tentojnė
    Atyre qershive tė shenjta t'ju dalin zot,
    Derisa "Qershi e pjekur" tė bjerė si lot.

    Poezia ėshtė nga Kampion, shkruar nja 500 vjet tė shkuara.
    Sa pėr pėrzgjedhjen e pėrkthimeve kam tre rrugė:
    1. ato qė lexoj ndėrkohė nga ku shkėput ndonjė,
    2. nga 100 poezitė mė tė bukura sipas llojeve qė i rihap kur ngehem; nga antologjitė po ashtu,
    3. ato qė forumistat e tjerė pėlqejnė a sugjerojnė.

  15. #105
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kristofer Marlou

    Bariu i dėshiruar tė dashurės sė tij

    Jeto me mua, bėmu dashuria
    Qė kėnaqsitė ti provojmė tė gjitha
    Nė kėto kodra e gryka, lugina e fusha
    Pyje a drurė tė maleve me rrėpira.

    Ne do tė rrimė pėrmbi shkėmbinj
    Kur kullosin tufat tė shohim barinjtė,
    Anės lumenjve tė cekėt, nė ujvarat e tė cilėve
    Zogjtė melodiozė ja thonė madrigaleve.

    Unė do tė tė bėj njė shtrat trėndafilash
    Dhe me mijra tuflule erėmirash
    Njė kurorė lulesh, edhe njė cibunė
    Qėndisur fund e krye me mėrsinė.

    Njė gunė bėrė nga leshi i pastruar
    Prej qingjave bukuroshė grumbulluar,
    Pantofla tė sheshta pėr tė mos mbėrdhirė
    Me tokėza tė arta pėr tė vetėtirė.

    Njė rrip prej kashte e lule dredhka,
    Me kapse korali dhe sumbulla tė qelibarta,
    E nėse tė nxitin kėto kėnaqsira,
    Eja jeto me mua, bėmu dashuria.

    Enė t'argjėndta pėr esencat e tua
    Sa tė ēmuara dhe tė mira kur ja thua
    Mbi tryezė fildishi do jenė shtruar
    Pėrgatitur ēdo ditė pėr ty dhe mua.

    Barinjtė e rinj me kėngė do ti prijnė valles
    Pėr kėnaqsinė tėnde Majit ēdo mėngjes
    Nėse mendjen ta nxisin kėto kėnaqsira
    Atėhere jeto me mua, bėmu dashuria.

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •