Close
Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 184
  1. #61
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    lorka

    Dashuria e Don Perimplinit

    Dashuri, dashuri
    kėtu dergjur ai plagosur.
    Aq i plagosur nga ikja e dashurisė;
    aq i plagosur,
    po vdes nga dashuria.
    Thuaji kujtdo se ishte veēse
    bilbili.
    Njė bisturi me katėr tehe tė mprehtė;
    gryka e pėrgjakur - harrohet lehtė.
    Me rrok nga duart, dashuria ime,
    se unė jam mjaft keq i plagosur,
    aq i plagosur nga ikja e dashurisė.
    Aq i plagosur.
    Po vdes nga dashuria!

  2. #62
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    OLIVER GOLDSMITH

    Fshati i shkretuar

    I ėmbli Gėshtenjas! fshati me i dashur nė rafsh,
    Ku shėndeti dhe bollėku gėzojnė puntorin djalosh,
    Ku pranvera e qeshur vizitėn e saj tė shpejtė pagoi;
    Dhe mėdyshja e verės lulėzimin pėr mė tej vonoi;
    Tė dashurat tenda tėrheqėse ēiltėrsie dhe qetėsie,
    Vendthet e rinisė time, kur ēdo lodėr mirėsevinte,
    Sa shpesh jam sjellė pėrmbi gjelbėrimin tėnd,
    Ku lumturi tė pėrulta bėjnė zemėr nė ēdo vend,
    Sa shpesh kam ndaluar nė pamjet e magjepsura,
    Nė kasollen me strehė, tokat e punuara,
    Nė pėrroin e papushuar, mullirin punėzėnė,
    Nė kishėn e hijshme qė kulmon kodrėn fqinjė,
    Kaēuben e murrizave me ndėnjėse nė hije,
    Pėr moshėn e fjalėve dhe pėshpėritjet e dashnorėve!
    Sa shpesh unė bekova ditėn qė do pasojė
    Kur i dėrrmuar jep hua prehjen pėr njė lojė,
    Dhe gjithė fshati ushtron nga puna i liruar,
    Ngre lart lodrat e tij nėn pemėn e kurorėzuar;
    Ndėrsa shumica kohėn e lirė nėn hije kalon,
    Tė rinjtė ndeshen ndėrsa pleqėria vrojton,
    Tė shumtė njė lodėr gjallėrojnė nė atė log,
    Shpalosje arti dhe bėma force shkojnė tok!
    E ndėrsa ēdo kėnaqsi e pėrsėritur tė vel,
    Lodrave pas zazeve gazmore frymėzimi ju del;
    Ēifti kėrcimtar qė aq thjesht kėrkon famė,
    Tė mbahet fort tė rrėzojė tjetrin nė tokė,
    Djaloshi pa pabesi me fytyrėn blozė
    Qeshje tė fshehta nėn hundė hedh nė rrėzė,
    Virgjeresha e ndruajtur sheh shkarazi me dashuri,
    Vejusha rrėshqanthi ti ketė shikimet si nė rini.
    Kėto ishin magjepsjet e tua, fshat i dashur! lodra si kėto,
    Ėmbėl me radhė, mėsuar qė dhe i dėrmuari i do;
    Ndėr rrathė hijet tėnde ndikimin e tyre gėzimplotė pėrhapėn;
    Kėto ishin magjepsjet e tua - por tė gjitha magjepsjet u zhdukėn.
    I ėmbli fshat i qeshur, mė i dashuri ndėr lėndinat pa anė,
    Lodrat tėnde u zhdukėn, dhe gjithė magjepsjet t'u thanė;
    Nė mes tė hijeve tėnde dora e tiranit ėshtė parė,
    Dhe shkretimi helmon gjithė gjelbėrimin tėnd:
    Vetėm njė pronar rrok tė gjithė zotėrimin,
    Dhe njė gjysėm lėrim kufizon rafshinėn tėnde tė qeshur.
    Jo mė pėrroi yt i tejdukshėm pasqyron ditėn,
    Por bllokuar prej barishteve hap gėrdallshe rrugėn;
    Pėrgjatė lėndianve tė tua, njė mik vetmon,
    Ēafka zėzgavruar vezėn e saj ngron;
    Mes ecjes tėnde shkretane kralehti fluturon (lapwing - Vanellus),
    Dhe kėput jehonat kur britmat ndryshon;
    Janė zhytur hijet tėnde nė rrėnim tė shformuar,
    Dhe bari i lartė ja kalon murrit tė thėrrmuar;
    Dhe, rrėnqethur, tkurrur nga dora prishanike,
    Larg, shumė larg bijtė tėnd lanė tokėn nė ikje.
    Keq ushqehet toka, dhe keq e nxit prenė,
    Ku pasuria grumbullohet dhe burrat janė shpėrbėrė;
    Princat dhe lordėt mund tė vringėllijnė, a perėndojnė-
    Njė frymė i bėn ata, si fryma ėshtė bėrė vetė-
    Por njė fshatarsi guximtare, krenarinė e vendit tė vet,
    Veē njėherė shkatėrruar, kurrė s'ka tė zėvendėsuar.
    Kohė tjetėr atėhere, kur fatkeqsitė e Anglisė filluan,
    Kur prej ēdo thurrje toke burrat e saj jetuan:
    Pėr tė punė e lehtė ja mbushte zahire dhe bute,
    I jepte jeta ē'kėrkonte, por mė tepėr nuk jepte;
    Shokėt e tij mė tė mirė, ēiltėrsia dhe shėndeti,
    Pasuria e tij mė e madhe, padija pėr begati.
    Por kohėt janė ndryshuar; treni i tregut i pandjenja,
    Rrėmbeu tokėn, dhe djaloshin la pa prona:
    Pėrgjatė lėndinave ku fshatthi ngrihej shpėrndarė,
    Kaba tė papėrdorshme dhe lluksoze janė shtrirė,
    Dhe kushdo dėshiron ti bashkohet begatisė,
    Dhe ēdo brerje me budallallėk i paguan krenarisė.
    Ato orė tė kėndshme qė shumė ju ofruan lulėzim,
    Ato dėshira tė fshehta qė kėrkojnė veē pak ajrim,
    Ato lodra tė shėndetshme qė hijeshuan skena paqtimi,
    Tė gjalla nė ēdo pamje qė shndritėn atij gjelbėrimi-
    Kėto, larg mbaruar, kėrkojnė njė breg mė pėr tė qėnė,
    Dhe gazi fshatarak dhe doket shkuan dhe vanė.
    I ėmbli Gėshtenjas! prind i orės gėzimplotė,
    Lirishtat e tua tė braktisura fuqinė e tiranit provojnė.
    Kėtu, teksa marr xhirot time vetmitare
    Mes rrugėve tėnde mpleksur dhe truajve rrėnė fare,
    Dhe, mė shumė se njė vit shkuar, kthyer nė atė pamje
    Ku njėherė shtėpiza qėndronte, murrizi lartonte,
    Kujtimet zgjohen tė gjithė karvan ngarkuar,
    Enjt gjoksin tim, dhe nė dhimbje kthen kohėn e shkuar.
    Nė gjithė udhėtimet e mia rreth kėsaj bote me shqetsime,
    Nė gjithė fatkeqsitė e mia - ku Zoti pjesėn mė dha-
    Unė kisha shpresė, orėt e fundit tė kurorėzoja,
    Nėn kėto tenda tė pėrkulura tė prehem;
    Pėr kandilen e jetės nė mbarim tė kujdesem,
    Dhe tė mbaj flakėn prej shterrjes nė pushim.
    Unė kisha shpresė, pėr krenarinė nė shoqėrim,
    Mes djaloshave tė tregoj dijet time nga librat nxėnė,
    Rreth zjarrit tim njė mbrėmje grupin tė tėrheq,
    Dhe tė tregoj gjithė si u ndjeva, dhe gjithė sa pashė;
    Dhe si njė lepurushe qė lukunia dhe boritė ndjekin
    I mbath tek vendi prej nga fillimit ajo fluturoi,
    Unė kisha shpresė, e shkuara ime e shqetsuar,
    Kėtu tė kthehem - dhe tė vdes nė shtėpi mė nė fund.
    O i bekuari lirim, mik i jetės nė perėndim,
    Tėrhequr prej kujdesit, qė kurrė s'do jetė mė imi!
    Sa i gėzuar ai qė kurorėzon, nė hije tė tilla,
    Njė rini me pune dhe njė pleqėri tė mbarė;
    ...

    shėnim: kjo ėshtė shumė e gjatė dhe jashtė listės sime me gjėra pėr tu mbaruar sėshpejti

  3. #63
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    D. H. Lawrence

    Zambak dėmtuar nga ftohtėsia

    Sa shumė herė, si lilat e zambakėve qė rriten
    Pėrmbi sipėrfaqen e njė lumi, ja
    U rritėn duke notuar nė gjakun tim tė rralla
    Regėtima tė buta shprese qė burgun shpėrthyen.

    Prandaj unė jam veshur gjithandej me ndriēim
    Dhe lulėzim tė ndjerė bukur dėshire;
    Sa rri lakuriq pėr tė me veshjen mė fine
    Lulet prej gjithė baltės time i sheh nė plluskim.

    Dhe atėhere unė blatoj gjithė vetveten drejt
    Kėsaj femre qė do tė mė dashurojė mua: por ajo kthen
    Njė shikim urrejtjeje pėrmbi lulen qė zjen
    Tė prishet dhe derdhė jashtė saj vesėn e shtrenjtė.

    Dhe ngadalė gjithė lulėzimi mbyllet prej lėndimi,
    Dhe gjithė gonxhet e zambakut tė dashurisė ulin krenė
    Tė vdesin tė paēelura: kur e dashura ime fytyrė hėnė,
    Me mirėsi pėr peshėn e dhimbjes, qesh pėrsėri.

  4. #64
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    e. e. cummings

    zonjat e Kembrixhit

    zonjat e Kembrixhit qė jetojnė nė shpirtra tė orenditura
    janė tė pabukura dhe janė mendjelehta
    (sėtoku me tė bekuarat nga kisha protestante
    bija, paerė paformė shpirtėzuar)
    ato besojnė nė Krishtin dhe Longfelloun, tė dy vdekur,
    janė pandryshueshmėrisht tė interesuara nė aq shumė gjėra-
    nė shkrimin bashkėkohor njėra akoma gjen
    ushta tė kėnaqura tė kalėrojnė pėr ishin ata Polakėt?
    mbase. Ndėrsa fytyra tė pėrhershme turpėrisht pėrgojojnė
    skandalin e Zj. N dhe Profesorit D
    .... zonjat e Kembrixhit as bėhen merak, nėse
    pėrmbi Kembrixh ndonjėherė nė kutinė e tij me
    klimė livandoje dhe tė paskaje,
    hėna llomotit si njė cifėl sheqerkė zėmėrake

  5. #65
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Ēarls-Pier Bodler

    Dehu

    Njėri duhet gjithmonė tė jetė i dehur. Kjo ėshtė gjithēka vlen;
    kjo ėshtė nevoja jonė e parė e ngutshme. Qė tė mos ndjesh tė Kohės
    barrė tė tmerrshme e cila tė thyhen supet dhe tė pėrkul
    ty pėrdhe, ti duhet tė dehesh papushim.

    Por me se?
    Me verė, poezi, apo dlirėsi
    si tė zgjedhėsh ti.
    Por dehu.

    Dhe nėse, ndonjėherė, nė shkallėt e njė pallati,
    nė barin e gjelbėr tė ndonjė hendeku,
    nė vetminė shkretane tė dhomės tėnde,
    ti pėrmendesh dhe dehja me kohė ėshtė larguar,
    pyet erėn, dallgėn, yjet, orėn,
    kėdo qė vrapon,
    kėdo qė kuis,
    kėdo qė vėrtitet,
    kėdo qė kėndon,
    kėdo qė flet,
    pyeti ata, sa ėshtė ora;
    dhe era, dallga, yjet, zogjtė, dhe ora,
    tė gjithė ata do pėrgjigjen:

    "Ėshtė ora tė dehesh!

    Qė ti tė mos bėhesh skllavi martir i Kohės,
    dehu, dehu,
    dhe kurrė mos ndalo pėr pushim!
    Me verė, poezi, a dlirėsi,
    si tė zgjedhėsh ti!"

  6. #66
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    e.e. cummings

    unė jam njė kishė e vogėl (jo katedrale e madhe)
    larg prej shkėlqimit dhe mjerimit tė qyteteve qė rendin
    -unė nuk shqetėsohem nėse ditėt e shkurta bėhen shkurtaqe,
    mua s'mė vjen keq kur dielli dhe shiu bėjnė prillin

    jeta ime ėshtė jeta e korrėsit dhe mbjellėsit,
    lutjet time janė lutje tė vet tokėsorve ngathėt rropatur
    (gjetur dhe humbur dhe qeshur dhe qarė) fėmijė
    ēdo hidhėrim a hare e tė cilėve ėshtė fatkeqsia ose gėzimi im

    rreth meje dallgėzon njė mrekulli papushim
    lindjeje dhe lavdie dhe vdekjeje dhe ringjalljeje:
    pėrmbi mua tė pėrgjumurin lundrojnė simbole flakėruese
    shprese, qė unė ruaj me njė durim tė pėrkryer malesh

    unė jam njė kishė e vogėl (larg prej tė xhindosurės
    botė me harenė dhe ankthin e saj) nė paqe me natyrėn
    -unė nuk shqetėsohem nėse netėt e gjata bėhen stėrgjatshe;
    mua s'me vjen keq kur qetėsia fillon e kėndon

    dimėr nė pranverė, unė ngre majėn time picėrrake tek
    Ai i gjithmėshirshmi tani e tė Cilit ėshtė pėrgjithmonė:
    palėkundur nė tė vėrtetėn e pavdekshme tė pranisė sėTij
    (mirėpres me pėrultėsi dritėn e Tij dhe krenari errėsirėn e Tij)

  7. #67
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Catullus

    Mė pyet, se me sa nga puthjet e tua,
    Lesbia, arrin tė mė kėnaqėsh mua.
    sa i madh ėshtė numri i rėrave tė Libisė
    qė mbarten dhe mbėshtillen Sirenės
    prej orakllit tė nxehtė tė Jovit (Jupiterit)
    tek varri i shenjtė i Bato legjendarit;
    ose aq sa yjet e shumtė, qė natėn e qetė,
    tinėz vėshtrojnė dashuritė njerėzore:
    me aq shumė puthje nė mė puthon (puthėn o)
    mė mjaftojnė dhe e kėnaqin Katullon,
    sa pėr kureshtarėt mos kenė tė numuruar
    ti helmojnė me gjuhėt ligsht magjepsur.

  8. #68
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kipling

    Ballada e Lindjes dhe Perėndimit

    Oh, Lindja ėshtė Lindje, dhe Perėndimi ėshtė Perėndim, dhe kurrė ēifti s'do takohet,
    Deri kur Toka dhe Qielli tė ulen njė ditė nė Karrigen e madhe tė Gjyqit tė Zotit;
    Por atėhere nuk ka as Lindje as Perėndimi, Kufi, as Racė, as Prej nga vijmė,
    Kur dy burra tė fuqishėm qėndrojnė ballė pėr ballė, ata si nga fundi i botės mbijnė!

    Qemali ėshtė jashtė me njėzet burra tė krehė anėn e Kufirit,
    Ka rrėmbyer pelėn e Kolonelit qė ėshtė dhe krenaria e Kolonelit:
    E rrėmbeu tej nga dera e stallės pa ēelur dita nė ag,
    Dhe i mbathi patkonjtė thundrave, dhe e kalėroi larg.
    Pastaj u ngrit dhe foli djali i Kolonelit qė komandon njė trupė Drejtimi:
    "A ka burrė prej gjithė burrave tė mi tė thotė ku fshihet Qemali?"
    Pastaj u ngrit dhe foli Muhamed Kani, i Reshaldarit djalė,
    " Nėse i ndjek gjurmėt e mjegullės sė mėngjesit, i gjen ngulimet e tij ku janė.
    Nė muzg ai gjuajti Abazain - nė agim Bonairin ka zėnė,
    Por ai duhet tė shkojė pranė Fort Buklohut se atje ulet pėr tė ngrėnė,
    Pra nėse galopon pėr Fort Bukloh aq shpejt sa zogu mund tė fluturojė,
    Nė dashtė Zoti mund ti presėsh udhėn para se tė zerė Gjuhėn e Ēatajtė,
    Por nėse ai ka kaluar Gjuhėn e Ēatajtė, atėherė kthehu me vėrtik,
    Sa gjatė dhe gjėrė ajo stepė ngjethėse ėshtė mbjellė me burrat e Qemalit.
    Atje ka shkėmb nė tė majtė, shkėmb nė tė djathtė, dhe pak gjėmba tė liq midis,
    Dhe ti mund tė dėgjosh njė kėrcitje fole shuli atje ku kurrė njė burrė s'lėviz.!
    Djali i Kolonelit morri njė kalė, e njė murro i ashpėr i pashtruar ishte ai,
    Me gojėn kėmbanė dhe zemrėn Skėterrė, dhe kokėn prej dru trekėmbėshi.
    Djali i kolonelit shpejt nė Fort ka mbėrritur, ata ju lutėn tė rrinte e tė hante-
    Ai kalėronte pėr bishtin e njė hajduti Kufiri, nuk ndėnji gjatė pėr ushqime.
    U ngrit dhe ėshtė aq larg prej Fort Buklohut sa shpejt mundi tė fluturojė,
    Ndėrsa dinte pėr pelėn e tė jatit nė brendėsi tė Gjuhės sė Ēatajtė,
    E dinte pėr pelėn e tė jatit dhe me Qemalin mbi vithet e saj
    Dhe kur mundi tė shquajė tė bardhėn e syrit tė saj, i bėri pisqollės krank.
    Ka qėlluar njė herė, ka qėlluar dy herė, por sfera fėrshėllyese ka gabuar.
    "Ti gjuan si njė ushtar," Qemali i tha. "Trego tani a di pėr tė kalėruar."
    Ai ėshtė lart dhe pėrmbi Gjuhėn e Ēatajtė, si pluhur-dreqrit shfryjnė e shkojnė,
    Murashi ja mbath me tė katra sa pėr dhjetė drerė, por pela si xanxarja shterpė.
    Murashin e pėrkuli kundra gojėzės dhe i fshikulloi kokėn pėrmbi tė,
    Por pela e kuqe luajti me hekurat e gojėzės, si njė shėrbyese luan me njė dorezė.
    Atje ishte shkėmb nė tė majtė dhe shkėmb nė tė djathtė, dhe pak gjėmba tė liq midis,
    Dhe tre herė ai dėgjoi njė kėrcitje fole shuli ndonse kurrė njė burrė s'u pa tė lėvizė.
    Ata kalėruan hėnėn e pakėt atje nė qiell, thundrat e tyre e bėnė agimin tambur,
    Murashi shkoi porsi njė dem i plagosur, por pela si njė drenushė e porsazgjuar.
    Murashi ra nė njė rrjedhė uji - nė njė pirg tė mjerė ra dhe ai,
    Dhe Qemali kthehu pelėn e kuqe mbrapsh, dhe e la kalorėsin nė liri.
    Ai ka trokitur pisqollėn nė dorėn e tij - pak vend kishte atje pėr luftim,
    "Kjo ishte vetėm njė favor nga unė" tha, "ti kalėrove gjallė si shumė:
    Atje nuk pati njė shkėmb nė njėzet milje, atje nuk pati asnjė grumbull me pemė,
    Por mbuluar njė burri prej burrave tė mij me pushkėn ngritur mbi gjunjė,
    Nėse do kisha ngritur dorėn time tė frerėve, qė po e mbaj poshtė tanimė,
    Ēakejtė e vegjėl qė ja mbathin aq shpejt, do festonin tė gjithė nė rreshtim:
    Nėse do kisha ulur kokėn nė gjoksin tim, qė po e mbaj lart tanimė,
    Skifteri qė po kėlthet mbi ne do ishte ngjeshur sa tė mos ngrihej fluturim."
    Buzagas pėrgjigjet djali i Kolonelit: - "Bėj mirė pėr zogj dhe kafshė,
    Por llogarit kush vjen pėr mish tė prerė pėrpara se kėshtu tė bėsh festė.
    Nėse kėtu do tė pasojnė njėmijė shpata tė mbartin kockat time andej,
    Ndoshta ēmimi i njė vakti ēakalli do ishte mė i madh se njė hajdut mund tė paguajė.
    Ata do ushqejnė kuajt e tyre nė tė korrat e ngritura, burrat e tyre me drithin nė hambarė,
    Pullazet e stallave do tju shėrbejnė zjarreve tė tyre kur gjithė bagėtia tė jetė prerė.
    Por nėse ti e mendon pėr ēmim tė drejtė, - vėllazėria jote pret tė hajė,
    Zagari ėshtė i familjes sė ēakallit tė shtuar, - ulėri, qen, dhe thiri ata tė vijnė!
    Por nėse mendon se ēmimi ėshtė i lartė nė dema mall dhe mullarė bari,
    Mė jep mua pelėn e babait njėherė, dhe unė ndeshem si di vetė pėrsėri!"
    Qemali e ka shtrėnguar atė nga dora dhe nė kėmbėt e tij e ēon.
    "Nuk ka bisedime qensh", tha ai, "kur ujku ujkun e murmė takon.
    Mundem unė tė ha baltė kėshtu si mė cėnove nė bėma apo ligjėrim;
    Ēfarė shigjetash tė mallkuara tė shtynė pėrpara tė tallesh me Vdekjen nė agim?"
    Buzagas pėrgjigjet djali i Kolonelit:"Unė mbahem prej gjakut tė fisit tim:
    Dorėzo pelėn se ėshtė dhuratė pėr tim atė - pėr Zot, njė burrė ka ajo nė ngarkim!"
    Pela e kuqe rendi tek djali i Kolonelit, dhe i nuhaste nėpėr gjithė gjoksin,
    "Ne jemi dy burra tė fortė", Qemali tha pastaj, "por ajo mė shumė dėshiron tė voglin.
    Kėshtu ajo do shkojė me pajė hajduti, frerėt time me pafta tė xhevairta,
    Shalėn time tė qėndisur dhe shtrojet e shalės, dhe ēiftin e yzengjive tė argjėnta."
    Djali i Kolonelit shpejt nxjerr njė pisqollė dhe mbrapsh e mban pėr gryke,
    "Ti ke marrė njėrėn nga njė armik," i tha, "a do tė marrėsh shoqen nga njė mik?"
    "Njė dhuratė pėr njė dhuratė," tha Qemali ngushtė; "njė degė pėr tė tjetrės rrezik.
    Yt atė ka dėrguar djalin e tij tek unė, unė djalit tim tek ai po i them tė ikė!"
    Ndėrkaq i fėrshėlleu djalit tė tij tė vetėm, qė ra prej malit nga njė kreshtė-
    Ma hidhte ēapin si njė hamshor nė pranverė, dhe dukej si nė pritje njė heshtė.
    "Tani kėtu ėshtė mjeshtri yt," Qemali tha, "qė i prin njė trupe Drejtimi,
    Dhe ti tė kalėrosh nė krah tė tij tė majtė si shqyta nė shpatull gjatė kalėrimi.
    Deria sa Vdekja apo unė tė ndėrpres lidhjen, nė kamp, dhe sofėr dhe shtroje,
    Jeta jote ėshtė e tij - fati yt ėshtė tė ruash atė me kokėn tėnde.
    Kėshtu do hash bukėn e Mbretėreshės sė Bardhė, dhe gjithė armiqtė e saj janė tėndit,
    E kėshtu yt atė tė ndalojė plaēkitjen pėr paqen nė Brezin e kufirit.
    E kėshtu tė bėjė njė kalorėsi tė fortė dhe ēajė rrugėn tėnde pėr pushtet-
    Ndoshta ata do tė heqin atė nė Reshaldar, kur unė nė Peshavur tė mbet!"
    Ata e panė njėri tjetrin nė sy, dhe atje ata nuk gjetėn gabime,
    Bėnė Betimin si Vėllezėr nė Gjak me bukėn e ardhur dhe kripė:
    Bėnė Betimin si Vėllezėr nė Gjak prej zjarrit dhe plisit,
    Nė dorezė dhe kiē tė kamės sė Khyberit, dhe nė Emrat e Mrekullueshėm tė Zotit.
    Djali i Kolonelit kalėron pelėn dhe djali i Qemalit murros i ka hypur,
    E tė dy u kthyen nė Fort Bukloh ku shkuan pėrpara porsi njė trup.
    E kur shkuan drejt Kazermės sė Rojeve, plot njėzet shpata ēanė ajrin-
    Nuk kishte asnjė burrė qė tė mbante armiqėsinė mos gjakoste malėsorin.
    "Hej mbaroi!, Hej mbaroi!" tha djali i Kolonelit. "Nė millet tuaja shpatat i futni!
    Dje mbrėma ju u ndeshėt me njė hajdut Kufiri, - kėtė natė ky ėshtė njė burrė Drejtimi!"

    Oh, Lindja ėshtė Lindje, dhe Perėndimi ėshtė Perėndim, dhe kurrė ēifti s'do takohet,
    Deri kur Toka dhe Qielli tė ulen njė ditė nė Karrigen e madhe tė Gjyqit tė Zotit;
    Por atėhere nuk ka as Lindje as Perėndim, Kufi, as Racė, as Prej nga vijmė,
    Kur dy burra tė fuqishėm qėndrojnė ballė pėr ballė, ata si nga fundi i botės mbijnė!

  9. #69
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekspir

    SONETI 29

    Kur poshtėruar nga fati dhe sytė e burrave
    Nė vetmi vajtoj gjendjen time tė dėbuar,
    Shqetėsimi shurdhon qiellin me pikat e lotėve,
    Shikoj nė veten time, dhe fatin kam mallkuar;
    Uroj tė jem ndokush i pasur me ardhmėri,
    Pėrshkruar si ai, si ai me miq pėrqark,
    Dėshiroj tė tijėn burrėri, tė atij burri mundėsi,
    Me tė cilat mund tė kėnaqesha ndopak;
    Nė tė tilla mendime vetevetja gati pėrēmohet,
    Por gėzueshėm tė mendoj - dhe gjendja ime,
    Porsi lauresha nė agimin e ditės kur zgjohet,
    Prej tokės sė zymtė, kėngė ngre drejt portės qiellore;
    Dashuriėmblėn tėnde tė kujtoj mė sjell aq pasuri
    Sa s'dėnjoj tė ndryshoj gjendjen time me mbretėri.

  10. #70
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekspir

    SONETI 61

    A janė dėshira dhe imazhi yt qė mė hapin
    Kapakėt e rėndė tė syve natėn kapitėse?
    A mundet kjo dėshirė tė thyejė gjumin,
    Kur hije porsi ti mė tallin me pamje zhbiruese?
    Vallė ėshtė shpirti yt prej teje i dėrguar
    Aq larg prej shtėpisė punėt tė nuhasė,
    Tė mė gjejė tė metat dhe orėt kot kaluar,
    Mundėsia dhe rrjedha jote e xhelozisė?
    Oh, jo! dashuria jote, e madhe, por jo aq:
    Ėshtė dashuria ime qė m'i mban sytė hapur;
    Dashuri e vėrtetė qė prehjes ja bėn paq,
    Tė bėjė vrojtuesin pėrherė pėr tėndin hatėr:
    Pėr ty vrojtoj ndonėse ti zgjohesh gjetiu
    Prej meje aq larg, me tė tjerė pranė kur gdhiu.

Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •