GUSTAVO ADOLFO BECQUER
rima
22
Asaj. Nuk e di...
Pėr njė shikim, njė botė;
pėr njė buzėqeshje, njė qiell;
pėr njė puthje...! Unė nuk e di
ē'do tė jepja ty pėr njė puthje.
GUSTAVO ADOLFO BECQUER
rima
22
Asaj. Nuk e di...
Pėr njė shikim, njė botė;
pėr njė buzėqeshje, njė qiell;
pėr njė puthje...! Unė nuk e di
ē'do tė jepja ty pėr njė puthje.
51
-Unė jam i zjarrtė, unė jam flokėnxim,
unė jam mishėrim i dėshirės;
me ankth me kėnaqsi plot ėshtė shpirti im;
Mua mė synon?
-Nuk ėshtė pėr ty, jo.
-Balli im ėshtė i zbehtė, gėrshetat time ar
Unė mund tė tė afroj ty lumturi pambarim;
Unė prej dhėmbshurisė ruaj njė thesar:
Mua mė flet?
-Jo, nuk ėshtė pėr ty.
-Unė jam njė ėndėrr, njė pamundėsi,
hije e fryrė me mjegull dhe ndriēim;
Unė jam i patrupėzueshėm, unė jam paaritshmėri;
S'mundem tju dashuroj.
Hymn pėr Natėn
Dėgjova gjurmashkat qė Nata ka veshur
Tė fshijnė pėrgjatė paradhomave tė saj tė mermerta!
Pashė fustat e zeza tė saj me dritė gjithstolisur
Nga murret e qiellta.
Ndjeva praninė e asaj, nga fuqia e saj magjepsėse,
Pėrkulur mbi mua prej sė larti;
E qeta, magjepsėse prani e natės,
Si e njėrės qė dashuroj.
Dėgjova zėrat e pikėllimit dhe kėnaqsisė,
Tė shumėllojta, tingėllima zėbuta,
Qė mbushin dhomat e trillta tė Natės,
Porsi tė poetit rima tė vjetra .
Prej puseve tė ftohta tė ajrit mesnator,
Shpirti im i dehur pushon;
Burimi i paqes sė pėrjetshme rrjedh ndėr to,-
Nga ato puse tė thella gurgullon.
O Natė e shėnjtė! nga ty unė mėsova durimin,
Atė qė njeriu ka duruar mė parė!
Gishti yt nė buzė lehtėson Shqetsimin
E kurrkush nuk rėnkon jo mė.
Paqe! Paqe! Si Oresti - frymėzoj kėtė lutje unė!
Zbret fluturimthi flatrahapura,
E mirseradhura, e trefishta lutur, sizanė,
Mė shumė e dashura Nata!
E ndiej
E ndiej se mund tė kthehem nė akull
Nė se kjo shkon, nėse kjo shkon.
E ndiej se dy herė kanė me mė kallė,
Por vdekja ende nuk pėrfundon.
E ndiej se mund tė kthehem nė zjarr
Nėse kėshtu nuk do tė ketė fund.
E di nga brenda mua tė tillė dėshirė
S'ka puthje qė ma kėnaq, s'ka kund.
E ndiej se mund tė kthehem nė gur,
Njė bllok masiv i pagdhėndur,
Sepse dihem kaq shumė vetmuar.
Unė mund tė jem gur varri a mur.
Por mė mirė tė kthehem nė dhe
Ku gjėsendi tė paktėn tė rritet.
Qė tė jem pjesė e njė lindje,
Pasiv, pa e ditur ē'dihet.
Mbresa mėngjesi
Natėsori i Tamizit nė blu dhe tė artė
U ndryshua nė njė Harmoni gri:
Njė barkė me sanė ngjyrė okri
Le kalatėn: dhe ftohtė dhe ngricė.
Mjegulla e verdhė tėposhtė zvarritet
Urat, deri nė muret ndėr shtėpi
Ngjajnė tė kthyera nė hije dhe Shėn Pali
Pėrvijohet si njė vegim mbi qytet.
Pastaj papritur lartohet tingulli
I jetės sė zgjuar; rrugėt u pėrzienė
Me karroca fshatarėsh: dhe njė zog
Flatroi tek ēatia vezulluese dhe kėndoi.
Por njė gruaje tė zbehtė nė vetmi,
Drita e mėngjesit i puthi flokėt e zymtė,
Sjellė nėn zjarrmin e llambės sė gaztė,
Me buzė prej flake dhe zemėr prej guri.
THE EMPEROR HADRIAN
(Pėrkthim i pėrkthimit anglisht tė ALEKSADNĖR POPE)
Krishteri i lėnguar shpirtit tė tij
Shkėndija jetėsore tė zjarrit qiellor!
Braktisni, oh braktisni kėtė skelet vdeksor:
Mes dridhjesh, hovesh, zvarritjesh, fluturimit,
Oh dhimbja, hareja e lėngimit!
Ndale, Natyrė ledhatare, mjaft me dyzimin,
Dhe lemė nė jetė lėngimin.
Dėgjo! ata pėshpėrisin; Engjėjt nė qiej,
Motėr Shpirte, eja kėtej.
Ēėshtė ajo qė mė pėrpin tė gjithin?
Mė vjedh ndjenjat, mė mbyll shikimin,
Mė mbyt shpirtin, pa frymė mė le?
Mė thuaj, Shpirti im, kjo quhet Vdekje?
Bota largohet; ajo ėshtė shuar
Parajsa mė hapet nė sy! nė tė dėgjuar
Tingujt e serafinėve me kumbim:
Jepu, jepu flatrave tė tua! Unė ngjitem! Fluturim!
O Varr! ku ėshtė Fitorja jote?
O Vdekje! Dhėmbin ku e ke.
Vajza qė qan
O quam te memorem virgo...
Qėndron mbi mė tė lartin shesh tė shkallareve--
Mbėshtetur nė njė shtambė parku--
Tė endet, tė endet rrezedielli mes flokėve--
Ti pėrqafon lulet e tua me njė pėrlindje tė dhimbur--
I pėrplas ato deri pėrdhe dhe rihyn
Nė sytė e tua me njė zėmėratė arratisur:
Por tė endet, tė endet rrezedielli mes flokėve.
Ndaj unė duhet tė ta kisha larguar,
Ndaj unė duhet tė tė ngrija pikėlluar,
Qė ai tė shkonte
Si shpirti qė le trupin copė e shkretuar,
Si mendja nė trupin qė ka merituar.
Duhet tė gjeja
Rrugėn mė pakrahasim tė lehtė dhe tė shkathėt,
Rrugėn qė pėr tė dy tė kishte kuptim,
Tė thjeshtė dhe tė pabesė si njė qeshje e duarshtrėngim.
Ajo bėri tutje, por me ajrin vjeshtak
Ndrydhi imagjinatėn time shumė ditė,
Shumė ditė dhe shumė orė:
Flokėt e saj pėrmbi krahė dhe krahėt plot me lule.
Dhe unė ēuditesha si ja kishin kaluar bashkė!
Unė duhet tė kisha humbur ndonjė gjest a pozim.
Ndonjėherė kėto pėrsiatje ende mė habisin
Mesnatėn e shqetėsuar dhe mbasdites nė pushim.
megi dhe milli dhe molli dhe muji
shkuan nė plazh (njė ditė tė luanin)
dhe megi zbuloi njė guaskė qė jehonte
aq ėmėl sa ajo telashet e saj mos kujtonte,
dhe milli shoqėroi njė yll tė braktisur
cepat e tė cilit ishin pesė gishta tė fishkur;
dhe molli u ndoq nga njė gjė e tmerrshme
qė vraponte nė njė anė ndėrsa frynte flluska: dhe
muji arriti nė shtėpi me njė gur rrumbullak tė lėmuar
aq tė vogėl sa njė botė e aq tė gjėrė sa ai i vetmuar.
Pėr cilindo qė humbėm (si njė ju a njė mua)
ai ėshtė pėrherė vetja jonė qė nė det zbuluam
Mėngjesi nė dritare
Ata po trokasin pjatat e mėngjesit nė kuzhinat e qilarėve,
Dhe pėrgjatė cepave tė shkelur tė rrugės
Unė jam nė dijeni tė shpirtrave tė lagėsht tė shėrbyesve
Lastaruar pa shpresė nė rafshet e portave.
Valėt e kafenjta tė mjegullės pėrdredhin tek unė
Fytyra tė ndrydhura nga fundi i rrugės,
Dhe lotė nga njė kalimtare me fund tė pėrbaltur
Njė buzėqeshje paqėllim qė pezullohet nė ajėr
Dhe shuhet pėrgjatė kulmeve ndėr ēatitė.
Ndaluar pranė drurėve nė njė mbrėmje bore
Tė kujt janė kėta drurė mė bie ndėrmend.
Shtėpia e tij megjithatė gjendet nė katund;
Ai nuk do mė shikojė mua ndaluar kėtu
Tė shikoj drurėt e tij me borė mbushur rėndė.
Kali im i vogėl duhet ta mendojė kėtė ēudi
Tė ndalosh pa njė shtėpi ferme pėrbri
Midis drurėve dhe liqenit tė ngrirė
Mbrėmjen mė tė errėt tė njė viti.
Ai tund qaforen me zile nė tingėllim
Tė pyesė nėse kėtu ka ndonjė gabim.
I vetmi tingull tjetėr ėshtė e fshikura
E erės sė lehtė dhe flokut push nė rrėzim.
Drurėt janė tėrheqės, tė errėt dhe tė thellė.
Por unė kam pėr tė mbajtur premtime,
Dhe milje tė shkoj para se tė fle,
Dhe milje tė shkoj para se tė fle.
Nė portėn e kishės
Ndonėse unė nuk hyj brenda
Por vij rrotull nė atė vend
Shpeshherė pezull ngrij;
Dhe pranė portės sė shėnjtė
Unė pres me sy tė zjarrtė,
Pritės i asaj.
Kumbon kėmbana nė katedrale
Pėrmbi tė qytetit rumpallė,
Dhe zhurmė dhe gumėzhimė;
Ata kėmbanėn e katedrales heshtėn:
Organoja nis buēimėn;
Ajo po vjen, ajo po vjen tanimė!
Zonja ime vjen mė nė fund,
E druajtur dhe hapat me ngut
Pėr aty po nxiton,
Me sytė e thjeshtė pėrdhe rrėzuar;
Ajo erdhi - ajo ėshtė kėtu, ajo ka kaluar!
Parajsa ime me tė shkon!
Gjunjėzohu i pashqetėsuar, i miri shenjt!
Zbras jashtė lavdėrimin a ankimin tėnd
Bindshėm dhe me besim;
Unė atė prag s'kam pėr ta kaluar,
Tė fėlliq lutjen tėnde tė kulluar
Me tė mbrapshta mendime.
Por tė ēapitem lejomė mua
Rreth vendit tė ndaluar,
Njė minutė nė shasti,
Si shpirtrat e dėbuar, qė presin,
Dhe shohin, pėrmes portės sė parajsės,
Ėngjėjt nė brendėsi..
Njė ēift
Sikur e dashur tė ishe ē'ėshė trėdafili,
Dhe unė tė isha porsi gjethi,
Jetėt tona tė rriteshin tok
Nė tė trishtin a tė qeshurin mot,
Fusha ku grin era a llėra plot me lule,
Kėnaqsi tė blerta a fatkeqsi tė murme:
Sikur e dashur tė ishe ē'ėshtė trėndafili,
Dhe unė tė isha porsi gjethi.
Sikur unė tė isha fjalėt ē'janė,
Dhe e dashur tė ishe si muzikė,
Me zė tė dyfishtė dhe tė njėjtėn
Kėnaqsi buzėt tona tė pėrzihen,
Me puthje tė gėzuara porsi zogjtė
Kur i lag shiu i dashur nė mesditė;
Sikur unė tė isha fjalėt ē'janė
Dhe e dashur tė ishe si muzikė.
Sikur ti tė ishe jeta, moj e shtrenjta,
Dhe unė i dashuri yt tė isha vdekja,
Ne tė shkėlqenim dhe zbardheshim tok
Para se Marsi tė zbuste atė mot
Prej narcisės dhe gargujve
Dhe orėt me erėn e luleve;
Sikur ti tė ishe jeta, moj e shtrenjta,
Dhe unė i dashuri yt tė isha vdekja.
Sikur ti tė ishe skllave e hidhėrimit,
Dhe unė tė isha faqe e gėzimit,
Ne tė lodronim pėr jetė dhe stinė
Me pamje dashurie dhe tradhėtie
Dhe lotė nate dhe mėngjesi
Dhe qeshje vashe dhe djaloshi;
Sikur ti tė ishe skllave e hidhėrimit,
Dhe unė tė isha faqe e gėzimit.
Sikur ti tė ishe zonja e Prillit,
Dhe unė tė isha zot nė Maj,
Ne tė hidheshim me gjethet me orė
Dhe pėrmbyteshim mes lulesh pėrditė,
Derisa dita tė ishte e errėt si nata
Dhe nata tė ishte e ndritshme si dita;
Sikur ti tė ishe zonja e Prillit,
Dhe unė tė isha zot nė Maj.
Sikur ti tė ishe mbretėreshė e kėnaqsisė,
Dhe unė tė isha mbreti i dhimbjes,
Ne ta gjuanim dashurinė tok,
T'ja shkulnim flatrat qė fluturon,
Dhe ti mėsonim hapave tė tij njė masė,
Dhe ti gjenim gojės sė tij frerė;
Sikur ti tė ishe mbretėreshė e kėnaqsisė,
Dhe unė tė isha mbreti i dhimbjes.
Orėt e mbara
Pėr shėtitjen time dimėrore nė mbrėmje
Nuk kisha asnjė me kė tė kėmbeja dy fjalė,
Por kisha vilat pėr njė rreshtuar
Deri tek sytė e shndritur me borė mbuluar.
Mendova se kisha dhe njerzit atje:
Se kisha melodinė e njė violine;
E shikimin vjedhur mes dantellave tė perdeve
Tė formave rinore dhe fytyrave rinore.
Tė tillė shoqėri kisha matanė caqeve.
E shkova deri ku vila mė nuk gjeje.
U ktheva penduar, por nė kthim rishtazi
Nuk pashė dritare por vetėm zi.
Mbi borė kėmbėt time kėrcit, kėrcit
Shqetėsuan rrugėt e fjetura tė fshatit
Si pėrdhosje, qė kur ike ti,
Nė orėn dhjetė tė njė mbrėmje dimri.
Sonet 112
Dashuria dhe keqardhja jote tok mbresat mbushėn
Sa pėrfolja harbute mu shkruajt mes ballit,
Pse tė merakosem nė i mirė a i keq mė quajtėn,
Kur blerimi yt mė mbulon tė ligat, tė mirėn qet?
Ti je gjithė bota pėr mua, dhe do bėj ē'mund
Tė njoh turpet dhe vlerat nga goja jote lėshuar:
Askush pėr mua, as vetė ndėr tė gjallė gjithashtu,
Nuk kalit arsyen time a ndryshon atė drejt a gabuar.
Nė aq humnerė tė thellė gjithė kujdesjet kam shkelmuar
Ndaj fjalėve tė botės, sa shqisat time prej nepėrke
Tė kritikojnė dhe lajkatojnė e kanė tė ndaluar.
Mbaj vesh si me shkujdesjen time ja dal mbanė:
Ti aq fuqishėm qėllimin tim mėkon
Sa gjithė bota pėrveē mendimit tim nuk rron.
Jetojmė Lesbia ime, tė dashuruar,
Thashethemet vrastare tė pleqve
Vlejnė sa njė kacidhe e shpuar!
Ditėt shkojnė dhe vijnė sėrisht:
Kur tė epet dritashkurta qė na ndrit
Tė biem nė krahėt e njė natė pambarim.
Mė jep njėmijė puthje, pastaj dhe njėqind,
Mė pas njėmijė tė tjera, mė pas tė dytėn qind,
Pastaj vazhdimisht njėmijė, pastaj dhe njėqind.
Pastaj kur mijrat kėshtu tė shumohen,
I bashkojmė tė gjitha, le tė harrohen,
E asnjė smirėzi i tillė tė mos guxojė
Kaq shumė puthje tė mendojė.
Krijoni Kontakt