Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 184
  1. #51
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    OGDEN NASH

    Puristi

    Ju tregoj tani pėr Profesorin Dredharak,
    njė dijetar pėr merak
    tutoret deklaronin “Ai kurrė s’bėn gabim!”
    dhe e pėrcollėn nė xhunglėn nė harrim.
    Fushuar nė bregun e njė lumi nė tropik
    njė dite ai humbi nusen e dashur vėrtik.
    Ajo, udhėrrėfyesi e lajmėroi mė vonė
    nga njė aligator ėshtė ngrėnė.
    Profesori Dredharak s'mund tė mos qeshte fill
    ‘Ti nėnkupton”, tha ai, ’njė krokodil”.

  2. #52
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Poe

    Njė Valentin

    (F)leta kėtė rimė penėshkroi pėr atė, sytė e saj me bisht ,
    D(r)itėplotė shprehės porsi binjakėt nė Loeda,
    Pr(a) tė gjejnė emrin e saj tė ėmbėl, qė, porsi zogth prehet
    Nda(n)ė kėsaj flete, mbuluar pėr lexueset e tjera.
    Nė se(c)ilin rresht kėrko pa u ndarė!- ato njė thesar mbajnė
    Hyjni(e), - njė talisman- njė medalion
    E munde(s)h ta mbash nė zemėr. Kėrko mirė masė-
    Fjalė pa(s)taj - edhe rrokje! Mos harro
    Pikėn mė p(a)rėndėsi, nė mos e prishe punėn!
    Pėr mė tepė(r) kėtu nuk ka nyje Gordiane
    Qė njeriu e z(g)jidh duke nxjerrė shpatėn,
    Nėse njeriu v(e)tėm rengun tė kuptojė .
    Shkruar kėtej (n)ėpėr fletė tani nė kėtė shfaqje
    Sydritė e shpir(t), atje prehen pėrjetėsisht
    Tre fjalė goje at(o) shpesh nyjezuar nė dėgjime
    Poetėsh, apo poete(s)hash, ky emėr poashtu poet.
    Shkronjat e atij, me(g)jithatė prehen natyrisht
    Porsi kalorėsi Pint(o) - Mendez Ferdinand-
    Akoma mė shumė njė sin(o)nim i tė Vėrtetės janė- Mos u mėrzit!
    Gjėagjėzėn nuk dot' mun(d)esh ta lexosh, jep mė tė mirėn e asaj qė je.

    nė zemėr pėrjetėsish je (tė kam)

  3. #53
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Federiko Grasia Lorka

    Kitara

    Fillon tė qarėn
    kitara.
    Kupa e agimit
    mori tė ēara.
    Fillon tė qarėn
    kitara.
    Ėshtė e padobi
    e mosqara.
    Ėshtė e pamundur
    e mosqara.
    E qarė monotone
    si e qara nė ujra,
    ashtu si qan era
    kur bie dėbora.
    Ėshtė e pamundur
    e mosqara.
    Qan pėr gjėra
    tė largėta.
    Rėra pėrvėlonjėse e Jugut
    qė lut kameliat e bardha.
    Qan shigjetėn huq,
    mbrėmjen pa mėngjes,
    dhe tė parin zog tė vdekur
    pėrmbi degė.
    Oh, kitara!
    Zemėr keqplagosur
    nga pesė shpata.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  5. #54
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    oktavio paz

    Me sytė e puthitur

    Me sytė e puthitur
    Brenda tė pėrndrit
    Je guri i sterruar

    Natė pėr natė tė latoj
    Me sytė e puthitur
    Je guri i ēliruar

    Nė viganė shndruar
    Vetėm pėr tu njohur
    Me sytė e puthitur

  6. #55
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Diabolis,

    po "Korbi" te Edgar Allan Poe a ke provuar ta perkthesh?

    Kam pasur rastin ta lexoj vec ne gjermanisht e m'u rikthye ne kujtese me nje poezi te Ali Podrimjes.

  7. #56
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nėse do ta qėndis ndonjėherė (e kam pėrkthyer) do tė tingėllojė pak a shumė kėshtu:

    Korbi

    Njė mesnatė tė bezdisur, tek shfletoja, i drobitur, i mbaruar,
    Njė volum sa tė ēuditshėm e tė rallė tė njė shkence tė harruar
    Ndėrsa dremisja, gati i pėrgjumur, papritur vjen njė e trokitur
    Sikur dikush ngadalė ka goditur, goditur pėrmbi derėn e dhomės time
    “Ndonjė bujtės” mėrmėrita, ”troket pėrmbi derėn e dhomės time-
    Vetėm kjo dhe asgjė mė".
    ...
    sepse origjinali ėshtė i tillė:

    The Raven

    Once upon a midnight dreary, while I pondered, weak and weary,
    Over many a quaint and curious volume of forgotten lore-
    While I nodded, nearly napping, suddenly there came a tapping,
    As of some one gently rapping, rapping at my chamber door.
    "'Tis some visiter," I muttered, "tapping at my chamber door-
    Only this and nothing more."
    ...

    veē pengesės qė nuk kam njė pėrvojė jetėsore tė tillė, apo nuk dėshiroj ta fut trurin me dashje nė skaje tė errėta, mė duhet tė ndeshem (i mundur pa luftuar) mė sė pari me fansat e mandej me pėrkthimin e Fan Nolit, tė cilin po ta jap mundėsinė ta lexosh shqip:

    Korbi

    Pėrkthyer nga Fan S.Noli

    Njė mesnatė tė bezdisur
    tek kėndoja i zalisur
    Disa prralla dhe magjira
    tė njė shkence tė harruar
    tek dremisja i kapitur
    befas vjen njė e goditur
    me ngadale goditur
    pėrmi derė t’odės sime
    “Dikush ėshtė, thashė, jashtė
    qė troket mbi derėn time.”
    Vetėm kjo dhe asgjė mė.

    Ah, e mbanj nėr ment fort mirė
    Ishte dimri i ftoht’i ngrirė
    Dhe n’oxhakun shkrump tė nxirrė
    Urėt shuheshin nė hi
    Desha tė gėdhihej dita
    se me kot nga librat prita
    tė mė ngushėllonte drita
    pėr tė lumturėn Lenore
    Vajz e rrallė dhe rrezore
    Q’i thon’Engjėjt Lenore
    Pėrmi dhe pa emėr mė.

    Era frynte qė pėrjashta,
    rrihte perdet e mėndafshta
    dhe mė ngjethte dhe mė drethte
    tmere qė s’i ndjeva kurrė.
    Dhe tani,qė tė pushonte
    zemr e mjerė qė lėftonte
    goja po mė belbėzonte
    “Dikush do tė hyjė brenda
    ndonjė vizitor i vonėt
    qė kėrkon tė hyjė brenda
    Kjo do jet’ e asgjė mė.”

    Mblodha veten menjėherė
    edhe frikė mė pa ndjerė
    zot i thom, a zonjė, fajin
    Ndjemani, ju lutem shumė
    se pėr zotin po dremitja
    aq e holle ish goditja
    e aq e lehte ishte trokitja
    Pėrmi derė t’odės sime
    sa mezi ma zuri veshi
    Dhe e hapa derėn sheshit
    Errėsir e asgjė mė.


    Syrin thellė n’errėsirė
    shumė ndėnja nė drithtirė
    Ėndėrra duke shikuar
    Qė njė njeri s’ka ėndėrruar;
    Mirpo nat’e errėt heshtte
    Edhe tjatėr gjė s’mė theshte
    Veē njė emėr qė mė deshte
    Pėshpėritur si “Lenore!”
    Kėtė un’ e pėshpėrita
    Dikush m’u pėrgjigj:”Lenore”
    Vetėm kjo dhe asgjė mė.

    N’odė prapė me tė kthyer
    shpirti ndezur zemra thyer
    Pėrsėri vjen njė trokitje
    Pak m’e fortė se mė parė
    “Pa dyshim, pa fjalė, thashė
    Dikush ėshtė aty jashtė
    Duhet vajtur, duhet parė
    Qė tė zgjidhet ky myster!
    Hesht moj zemer e zhuritur,
    qe ta zgjidh une kete hije.
    Era ėshtė e asgjė mė.”

    Hap aherė xhamen time
    Kur me shumė fėrfėllimė
    Brenda hyn njė Korb i mvrenjtur
    Madhėshtor i kohės sė vjetėr
    As u fal,as pėrshėndoshi
    as bėn tjatėr punėboshi
    po si zot me shkon trimoshi
    dhe qėndron mi derėn time-
    ngjitet mi njė bust Pallade
    Mun mbi derė t’odės sime-
    Ngjitet, rri, dhe s’bėn gjė mė.

    Mė zu gazi, mė shkoi tmeri
    M’atė Korb tė zi si Ferri
    qė po mbahej aq i rėndė
    aq i lartė,dhe i thom
    “Ndonėse je perēeprerė
    s’ka dyshim, je trim i ndjerė
    korb i mvrenjtur, i vrerosur,
    Arratisur zall me zall;
    Thuam’ emrin tėnt me nam
    Anės detit Plutonian!”
    Thotė Korbi: ”kurrė mė.”


    U ēudita fort, pa masė
    Kur dėgjova Korb tė flasė,
    Ndonėse ajo pėrgjigje
    s’kishte as kuptim, as lidhje;
    as asnjė s’mund tė mė thotė
    Qė nonjė njeri nė botė
    gjer tani ka parė shpendė
    mun mbi derė t’odės tij
    shpend e shtazė mi shtatuje
    Mun mi derė t’odės tij
    T’emėruar “Kurrė mė.”

    Mirpo korbi rrinte shtruar
    pėrmi bustin e latuar
    dhe thosh vetėm atė fjalė
    Qė nga shpirti plot me flagė.
    Asnjė pendė mė s’lėvizte
    Asgjė tjatėr s’mėrmėriste
    edhe zemra mė thėrriste:
    “Miqt e tjerė ikėn e shkuan
    Nesėr dhe ky do t’ikė
    si dhe shpresat qė m’u shuan
    Thotė korbi:”Kurrė mė.”

    I habitur nga pėrgjigja
    Qė mė tha kur nuk e prisnja
    “Pa dyshim kjo fjalė, thashė
    ėsht’ e vetėme qė di
    Q’e mėsoi nga i zot i mjerė
    Derėmbyllur, derėsterrė,
    qė e ndoqi,e ndoqi zia
    dhe e shojti lebetia
    Gjersa vaj’ i shpresės tij
    S’qe veē dėshpėrim i ri
    Edhe kurrė, kurrė mė.”

    Edhe Korbi mė mbėrtheu
    dhe me gas buzėn ma ktheu
    shpejt, pra, njė kolltuk rotova
    edhe derės iu afrova;
    edhe i ndenjur ėndėrronja
    dhe me mendjen po kėrkonja
    qė tė gjenja, tė zbuloja
    Ē’desh tė thoshte Korb’ i Zi,
    Korb’ i mvrenjtur,i vrerosur
    Arratisur zall me zall
    Me dy fjalėt “Kurrė mė”.

    Kėtė desha tė ēkoqitnja
    Po as fjalė nuk i flisnja
    Korbit qė me sy prej prushi
    Zemrėn si me zjarr ma mbushi;
    Kėshtu rrinja i trallisur
    Pshtetur kryet mi pėrkresėn
    kadifeje tė qėndisur
    qė e ndritte llamba sipėr,
    Mbi tė cilėn ah, e mjera,
    do mos pshtetet mė pėrsipėr
    do mos pshtetet kurrė mė.

    Era u dent pėrmi qilimet
    Me temjan nga Serafimet
    Qė u tingėllinin zilet
    posht e lart nė dysheme.
    “Jo, me Engjėj, mor i mjerė
    tė ēoi Zoti kėtė herė
    Prehje, prehje dhe nepenthe
    Tė harrosh Lenoren lart.
    Pi gėlltit kėtė nepenthe
    Dhe harro Lenoren lart!”
    Thotė Korbi:’Kurrė mė”.

    “Profet, thashė, nėmėrėndė,
    po profet qofsh, djall a shpendė!
    Qoftė se tė ēoi shtrėngata
    a shenjtori i Ferrit Zi,
    tė pėrhumbur ,tė patrembur
    tek ky vent i shkret’i dhembur
    tek ky burk me tmer i shembur,
    me trego vertet te lutem:
    "A ka ne Galad balsam?
    Thuaj, thuamė, tė lus!
    Thotė Korbi: ”Kurrė mė”.

    Profet,thashė,nėmėrėndė,
    po profet qofsh,djall a shpendė!
    pėr njė Qiell dhe Perėndi
    Qė po lusim un’e ti
    Thuajm’ i zemrės qė mban zi
    A do shoh n’Eden tė shenjtė
    Vajzėn a do kap tė shtrenjtė
    Q’i thon Engjėjtė Lenorė,
    Vajz’ e rrallė dhe rrezore
    Q’i thonė “Engjėjtė Lenore?”
    Thotė Korbi :”Kurrė mė”

    “Mbylle gojėn, dreq a shpendė!
    Ngrihem dhe thėrres mė kėmbė,
    “Ēporru prapė mun nė djall,
    Nė skėterre dhe nė zall!
    Pendė mos mė shkunt tė zezė
    Tė mė rrej’e tė mė ndezė;
    Mos mė ler shėnjė tė gėnjeshtrės
    Qė me the, po shko prej derės!
    Nxirma qipin tėnt prej zemrės,
    Thyej qafėn jashtė derės!”
    Thotė Korbi: ”Kurrė mė”.

    Edhe Korb’ i Zi i humbur
    qėndron edhe i patundur
    mbi tė zbehtin bust Pallade
    mun mbi derė t’odės sime.
    Edhe sytė i shkėndritin
    Si prej djajsh qė ėndėrritin
    Edhe llamba qė ndrit sipėr
    Ja heth hijen pėrmbi dhe;
    shpirti im nga ajo hije
    Qė valon atje mbi dhe
    Do mos ngrihet kurrė mė.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (09-06-2015)

  9. #57
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Diabolis,

    perderisa varianti qe ke sjelle afrohet me origjinalin, mendoj se leximi i tij eshte nje eksperience e mire per lexuesin. Keshtu qe QENDISE!

    Ne gjermanisht eshte perdorur pak a shume e njejta forme e perkthimit si tek Noli, vargjet pra jane te shkurtra.
    Por jo e njejte, sepse nuk e lejon gjuha. P.sh. strofa e pare ka vetem 8 vargje nga 11 qe ka nxjerre Noli. Strofa e dyte ne gjermanisht ka 7 vargje tek Noli perseri 11 etj.

  10. #58
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    robert luis stevenson

    Pėrshpirtje

    Nėn qiellin e gjėrė me yje stėrpikur
    Gėrmoni varrin dhe mė lini dergjur.
    I gėzuar jetova dhe gėzueshėm vdekur,
    Unė dergjem poshtė me njė amanet.

    Kėto vargje pėr mua ti gdhėndni:
    Kėtu shtrihet ai ku vetė e shėnoi;
    Nė shtėpi ėshtė detari, kthyer prej deti,
    Dhe gjuetari nė shtėpi prej kodrės zbret.

  11. #59
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    " KORBI " , eshte my favorite of all times.
    Te perkthyer ne shqip , kisha vite pa e lexuar.
    Jane bere keto temat e tua DD, si hotmail-i , eshte e pamundur te mos i hedhim nje sy.
    Pershendetje dhe urime per punen tende cilesore.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  12. #60
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    lermonotov

    Jo, pas teje me zjarr s'jam dashuruar

    Jo, pas teje me zjarr s'jam dashuruar,
    S'je pėr mua moj bukuri nė shpėrthim;
    Dashuroj nė ty ē'mė iku me pikėllim
    Dhe rininė time tė gabuar .

    Kur ndonjėherė nė ty shikoj,
    Syve ju dalloj tė largėtin shikim:
    Fshehtas me ta nis kuvendim,
    Por me zemrėn tėnde nuk bisedoj.

    Unė flas me rininė e dikujt tjetėrsuar,
    Mbi tiparet e tua janė tipare tė tjera,
    Buzėt e gjalla ndruar me buzė tė varura,
    Dhe zjarri nė sy ėshtė shkrumbuar.

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •