Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 46 deri 60 prej 184
  1. #46
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Langston Hughes

    Kėngėnata e Harlemit

    Eja,
    Le tė endemi natės sė bashku
    Duke kėnduar.

    Tė dashuroj.

    Nėpėr
    Tė Harlemit pullaza
    Hėna ėshtė praruar.
    Qielli i natės ėshtė i kaltėr.
    Yjet janė pika tė mėdha
    vese tė artė.

    Poshtė nė rrugė
    Njė bandė po luan.

    Tė dashuroj.

    Eja,
    Le tė endemi natės sė bashku
    Duke kėnduar.

  2. #47
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    DANTE GABRIEL ROSSETTI

    DANTE GABRIEL ROSSETTI

    Dritė e beftė

    Unė kam qėnė kėtu mė parė,
    Por kur e si nuk mund tė flas :
    E njoh barin nė pragderė,
    Aromėn e ėmbėl tunduese,
    Tingullin e drithėruar, dritat bregut tek deti.

    Ti ke qėnė imja mė parė,-
    Sa kohė mė parė ndoshta nuk e kujtoj:
    Por pikėrisht si dallėndyshja pėrpjetė
    Qafa jote u kthye njėlloj,
    Disa vello ranė, - tė gjitha i njihja motmoti.

    Ka qėnė kėshtu mė parė?
    Dhe s'mundet koha e tillė tė fluturojė nė shtjella
    Pėrsėri me jetėt tona dashurinė tonė tė ringrejė
    Pavarsisht nga vdekja,
    Dhe ditėt dhe netėt tė ngjizin dhe njė herė kėnaqsi?

  3. #48
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    persi bishi shelli

    Filozofia e dashurisė

    Burimet me lumin mpleksen,
    Dhe lumenjtė me Oqeanin,
    Erėrat Qiellore pėrjetė treten
    Me tė ėmblin mallėngjim;
    Asgjė nė botė nuk vetmon:
    Ēdo gjė sipas njė ligji nga hyj
    Njė shpirti mplekset kur takon.
    Pse jo unė me ty?

    Shikoj malet lart puthin Qiellin
    Dhe dallgėt njėra tjetrėn shtrėngojnė;
    Asnjė motėrze lule nuk ja falim
    Kur ajo pėrbuz vėllanė;
    Dhe rrezearti tokėn mbėrthen
    Dhe dritėhėna detin puthi;
    Gjithė kjo ėmbėlsi sa vlen
    Nėse mua nuk mė puth ti?

  4. #49
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    UILLIAM SHEKSPIR

    Shtegtari i dėshiruar

    I

    Kur e dashura mė betohet pėr besnikėri,
    Unė e besoj, ndonse e di qė rrugė i jep gėnjeshtrės,
    Qė ajo tė mė marrė pėr ndonjė axhami,
    Tė parrahur me farkėritė e rreme tė botės.
    Kėshtu mendoj i krekosur se ajo mė kujton riosh.
    Ndonėse vetė e di se mė shkoi e viteve rini,
    I dhuroj buzėqeshje gjuhės sė saj fjalėshbosh,
    Tė metat e pamjes ndėr tė ligat e dashurisė gjejnė qetėsi.
    Por pėrse thotė e dashura ime se ėshtė e re?
    Dhe pse nuk thotė qė unė jam i moshuar?
    O, shprehia me e mirė e dashurisė ėshtė gjuha qetėsuese,
    Dhe mosha, nė dashuri, dėshiron vitet pėr mos i treguar.
    Prandaj unė do gėnjej tė dashurėn, dhe e dashura po ashtu,
    Pėrderisa tė metat tona nė dashuri mbyten kėshtu.

    II

    Dy dashuri unė kam, prehjeje dhe dėshpėrimi,
    Qė si dy shpirtra ngado mė kėshillojnė;
    Ėngjėlli im i mirė ėshtė njė burrė plot ndershmėri,
    Shpirti im i keq njė grua ngjyrosur nxirrė.
    Tė mė fitojė shpejt nė ferr, femra ime e keqe
    E tundon ėngjėllin tim tė ndershėm nė mua siē di,
    Dhe mund tė shndėrojė shėnjtin tim nė dreq,
    Tek i bie pas dlirėsisė sė tij me kryeneēėsi.
    Dhe nėse ėngjėlli im kthehet nė djallush,
    Dyshoj nė mundem, tė mos e them menjėherė:
    Se janė tok nė mua, tok dhe te ēdokush,
    Mendoj njė ėngjėll pėr tjetrin ėshtė ferr;
    Tė vėretetėn nuk e di, por jetoj me dyshimin,
    Pėrderisa ėngjėlli im i keq flak jashtė tė mirin.

    III

    S'mundet retorika qiellore e syve tė rrallė,
    Kundėr tė cilėve bota nuk mund tė japė mendim,
    Tė bindė zemrėn time nė kėtė dėshmi tė rremė?
    Betime pėr atė shkelje qė si takon dėnim.
    I njė gruaje i pabesė; por tė vėrtetėn do nxjerr nė shesh,
    Duke qėnė ajo perėndeshė, asaj nuk i bėra pabesi:
    Betimet time ishin tokėsore, pėr njė dashuri qiejsh;
    Hijeshia e saj e dhėnė me tepri tek unė gjithēka poshtėroi.
    Betimi im ishte frymė, dhe fryma avull ngriti;
    Pastaj, dielli i drejtė, qė nė kėtė tokė rrezaton,
    E avulloi kėtė betim; qė tek ajo mbriti:
    Nė qoftė i shkelur, atėhere tek unė faj mos kėrko.
    Nėse ėshtė shkelur prej meje, cili budalla nuk di aq
    Tė shkelė mbi betimet, tė fitojė njė parajsė?

    IV

    E ėmbla Kitera, ulur pranė njė gure
    Me Adonisin e ri, tė dashur, tė freskėt mes tė blertės,
    Ju vėrdallos ēunakut me pamje fort tė dėshiruare,
    Pamje qė kush s'mund ta shohė veē bukuroshit tė perėndeshės.
    Ajo i rrėfeu atij tregime ti kėnaqtė veshin;
    Ajo i shfaqte atij dashamirėsi ti joshte syrin;
    Tė fitojė zemrėn e tij, kėtu dhe atje gishtat e saj e preknin,--
    Prekje aq tė buta qė pushtojnė dlirėsinė.
    Por ndėrsa mosha e papjekur e pėlqen llastimin,
    E ai s'pranon tė marrė blatimin e kushtuar,
    Preja njomzake nuk do ta prekė karemin,
    Por qesh dhe lot sa herė me bujari i ėshtė dhuruar:
    Atėhere ajo shtriqet nė shpinė, e mira perėndeshė, ti japė shkak:
    Ai ngrihet dhe vrapon larg, ah, budalla se ke hak!

    V

    Nėse dashuria mė bėn tė pabesė, si tė betohem pėr dashuri?
    Jo kurrė betimi s'mund tė mbahet, nėse mė i bukuri s'jep fjalėn:
    Ndonėse vetes i dola e pabesė, pėr tė do vėrtetoj nė vazhdimėsi;
    Ato mendime, tek unė si lisat, pėr tė si shelgjet varen.
    Shqyrto pjerrėsinė e gjetheve tė tij, dhe sytė e rallė ver bast,
    Ku gjithė ato kėnaqsi gjallojnė qė vetėm arti i kupton.
    Nėse dituria ėshtė masa, tė njohėsh atė tė tepėron mjaft;
    E stėrvitur mirė ėshtė ajo gjuhė qė mirė atė lavdėron;
    Fund e krye torollak ai shpirt qė e shikon atė pa u mrekulluar;
    Pėr mua ėshtė mburrje, qė pėlqej pjesė tė atij trupi:
    Sytė e rrallė tė Jovit si drita, zėri i tij pėr tė gjėmim tmerruar,
    Qė, s'ka prirje tė zėmėrohet, ėshtė muzikė dhe ngroh si zjarri .
    Qiellor sa ti je, oh aq gabim tė mos dashurosh,
    Tė kėndosh lėvdata qiellore me tė tillė gjuhė tokėsorėsh.

    VI

    Dielli mezi mundi tė thajė mėngjesin e vesuar,
    Dhe kopeja mezi shkoi pėr hije nė vathė,
    Kur Kitera, e gjitha nė dashuri lėshuar,
    Njė verandė tė dėshirueshme pėr Adonisin ka bėrė
    Nėn njė shelg lotues rritur anė njė pėrroi,
    Njė pėrrua ku Adonisi freskonte mėrzinė:
    E nxehtė ishte dita, mė keq se dukej ajo pėrvėloi
    Pėr afrimin e tij, qė shpesh atje ndodhte.
    Nė mesditė ai erdhi, dhe hodhi mantelin pa zor,
    Dhe qėndroi krejt i ēveshur nė buzė tė pėrroit tė blertė:
    Dielli shikonte nė tokė me syrin madhėshtor,
    Por jo aq i dėshiruar sa mbretėresha atė.
    Ai, pikasi atė, u zhyt brenda, prej ku qėndronte:
    "O Jove", bėzani ajo, " pse tė mos isha rrėke!"

    VII

    E mirė ėshtė dashuria ime, por jo mė e mirė se ndryshimi;
    E shtruar si njė pėllumb, por as e vėrtetė as besnike;
    Me e shndritshme se xhami, por, po ashtu e thyeshme si xhami;
    Mė e butė se llaku, por, si hekuri ze ndryshk:
    Njė zambak i zbehtė, me damask lyer atė tė hijeshojė,
    As mė e mira, por as mė e rrema atė s'mund tė shfytyrojė.

    Buzėt e saj me timet sa shpesh ajo ka bashkuar,
    Midis ēdo puthje betime pėr dashurinė e vėrtetė ajo pėrgjėron!
    Sa shumė pėrralla tė mė bėjė qejfin ajo ka trilluar,
    Duke tmerruar dashurinė time, humbja qė vjen mė frikėson!
    Por dhe nė mes tė gjithė kundėrshtimeve tė saj tė kthjellta,
    Besimi i saj, betimet e saj, lotėt e saj, dhe gjithēka ishin shaka.

    Ajo digjej me dashuri, si kashta me zjarrin dhe flakėn;
    Ajo dogji dashurinė, aq shpejt sa zjarri pėrpin kashtėn;
    Ajo kufizonte dashurinė, por po ajo prishte kufijtė;
    Ajo urdhėronte dashuria tė zgjasė, por ajo binte nė kthesė.
    Ishte kjo njė dashnore, apo njė epshore sido?
    Keq nė rastin mė tė mirė, sido qė e pėrsosur askund.

    VIII

    Nėse muzika dhe poezia e ėmbėl u pranua,
    Sipas gjasave, tė jenė si motra me vėllanė,
    Atėhere dashuria duhet tė jetė e madhe ndėr tė dhe mua,
    Sepse ai dashuron njėrėn, dhe tjetrėn unė.
    Ulur me tė ėshtė dashur, prekjet qiellore
    Pėrmbi bakllama rrėmbejnė ndjenjat njerėzore;
    Veshje pėr mua, tekat e thella tė tė cilave
    Ndėrsa, ja kalojnė tė gjithave, s'duan mbrojtje.
    Aq e dashur tė dėgjosh zėrin e ėmbėl tingėllues
    Qė bakllamaja e Febusit, perėndisė tė muzikės, bėn;
    Dhe unė nė kėnaqsi tė thellė e gjitha jam zhytur
    Kur si kurrkush nė kėngė ai kushtohet.
    Njė zot ėshtė zot pėr tė dy, si poetėt shprehen;
    Njė fisnik i do tė dy, dhe tė dy nė tė mbeten.

    IX

    I kthjellėt ishte mėngjesi kur perėndesha e dashurisė,
    Mė e zbehur nga pikėllimi se pėllumbi i saj qumėsht i bardhė,
    Pėr hatėr tė Adonit, njė djaloshi krenar dhe tė egėr;
    Zuri vendin e saj pėrmbi njė brez nė kodrinė:
    Nė mesditė Adoni erdhi me bri dhe kope langorėsh;
    Ajo, perėndesha mendjelehtė, me mė shumė dashuri se zoti ka bekuar,
    Ndalonte djalin tė kalonte matanė atyre cektinash:
    "Njėherė" tha ajo, "pashė njė djalosh tė ėmbėl tė mirė
    Kėtu nė kėto shkurre tė thella - plagosur nga ariu,
    Thellė nė kofshė, njė pamje pėr mėshirė!
    Shiko, nė kofshėn time," i tha ajo, "plaga ishte kėtu."
    Ajo tregoi tė sajėn: ai pa mė shumė se njė tė plagosur,
    Dhe i turpėruar ja mbathi, dhe e la atė vetėm tė vrerosur.

    X

    Trėndafil i dashur, lule e mirė, pambarim kėputur, shpejt hirnosur,
    Kėputur qė burbuqe, dhe hirnosur gjatė pranverės!
    Perlė e shkėlqyer lindjeje, dreqi ta marrė, tamam hijezuar!
    Krijesė e mirė, vrarė aq shpejt nga thumbi i mprehtė i vdekjes!
    Si njė kumbull e gjelbėr qė varet nė njė pemė,
    Dhe bie, prej erės, pėrpara se duhet tė bjerė.

    Unė qaj pėr tė, dhe arsye jo nuk kam;
    Pėrse kėshtu mė le nė boshllėk me dėshirėn tėnde :
    Dhe pėr mė shumė se sa t'u luta me pėrgjėrim;
    Pėr ēfarė u pėrgjėrova asgjė s'morra prej teje :
    O po, mik i dashur, unė i fala pėrgjėrim pėr tė,
    Pakėnaqsia jote kėshtu u trashėgua tek unė.

    XI

    Venusi, me Adonisin riosh ulur pranė vetes
    Nėn hijen e njė mėrsinė, filloi ti bėnte hojna:
    Ajo i tha vogėlushit si e provoi atė zoti Mars.
    Dhe sa ai ra mbi tė, ashtu pėr atė ajo ra.
    "Ja kėshtu" tha ajo, "zoti i luftės mė pėrqafoi",
    Dhe pastaj ajo e mbėrtheu Adonis ndėr krahė;
    "Ja kėshtu" tha ajo "zoti i luftrave me ēveshi,"
    Pėr djalin joshjen e dashur duhet tė pėrdorė;
    "Ja kėshtu", tha ajo, "ai nga buzėt mė mbėrtheu",
    Dhe me buzėt e saj tek tė tijat provoi atė mbėrthim:
    Dhe sa ajo morri frymė, ai andej kėrceu,
    Dhe nuk e morri domethėnien e saj e as kėnaqsinė.
    Ah, ta kisha zonjėn time nė kėtė gji,
    Tė mė puthė dhe shtrėngojė derisa unė t'ja mbathi!

    XII

    Mosha e ankesave me rininė s'mund tė rrojnė tok:
    Rinia ėshtė plot kėnaqsira, pleqėria plot me kujdes;
    Rinia si agim vere, pleqėria si i dimrit mot;
    Rinia si guxim vere, pleqėria si dimri gollomesh.
    Rinia ėshtė plot me sport, pleqėria s'merr dot frymė;
    Rinia ėshtė e shkathėt, pleqėria ėshtė e kėputur;
    Rinia ėshtė e nxehtė dhe e fortė, pleqėria e dobėt dhe e ftohtė;
    Rinia ėshtė e egėr dhe pleqėria ėshtė e zbutur.
    Pleqėri; Tė urrej ty; rini, tė adhuroj;
    O, e dashura ime, e dashura ime ėshtė e re!
    Pleqėri, tė shpėrfill ty: O, bari i ėmbėl, harbo,
    Pėr mendimin tim mė kėshtu mos qėndro.


    XIII

    Bukuria ėshtė njė mall i kotė i dyshimtė;
    Njė llustėr shkėlquese qė papritur hirnoset;
    Njė lule qė vdes kur ēel burbuqen e parė;
    Njė qelq i brishtė qė sapo thyhet;
    Njė mall i dyshimtė, njė llustėr, njė qelq, njė lule,
    Humbet, venitet, thyhet, vdes brenda njė ore.

    Dhe si mallrat e humbur rallė a kurrė tė gjetura,
    Si llustrėn e hirnosur qė s'ka fėrkim ta rikthejė,
    Si lulet e vdekura qė dergjen pėrtokė tė fishkura,
    Si qelqin e thyer s'ka ngjitės qė ta ringrejė,
    Kėshtu ceni i bukurisė sė njėrit humbet nė pambarim,
    Pa pyetur pėr ilaēe, tualet, dhimbje dhe ēmim.

    XIV

    Natėn e mirė, pushim tė qetė. Ah, dhe pas mos mė jakė:
    Ajo urdhėroi natėn e mirė dhe qetėsinė ma largoi;
    Dhe mė lajthiti mua nė dhomėn e veshur pėr merak,
    Tė shqyrtonte nė dyshimet e mia mė rrėnoi.
    "Lamtumirė" tha ajo, "dhe eja nesėr nė agim".
    Ta le mirė unė s'mund, se u ngopa me pikėllim.

    Nė ndarjen me mua ajo embėlsisht buzėqeshi,
    Me pėrbuzje a miqėsi, unė patjetėr e gjej:
    Mund tė jetė, se ajo kėnaqet tė bėjė shaka nė largimin tim,
    Mund tė jetė, pėrsėri tė mė bėjė tė sorollatem andej:
    "Sorollatem" njė fjalė pėr hije si unė vetė,
    Qė dhimbjen mban, por thesarin.s'mund ta prekė.

    XV

    Zot, si sytė e mij hedhin vėshtrime nė lindje!
    Zemra ime fajėson orėn; mėngjezi agoi
    Pėrmend ēdo shqisė lėvizėsė qė ishte nė prehje.
    S'mund ti besoj fuqisė tė syve tė mij,
    Ndėrsa Filomela rri dhe kėndon, unė rri dhe bėj shėnja,
    Dhe uroj kėngėt e saj tė tingėllojnė si lauresha;

    Ndėrsa ajo pėrshėndeti ditėn me kėngėn qė tha,
    Dhe hoqi larg natėn e errėt endrrazymtė:
    Natės ashtu mbėshtjellė, nėn bukuroshen time vrojtova;
    Zemra ka shpresėn e saj, dhe sytė pamjen qė dėshirojnė;
    Pikėllimi u kthye nė ngushėllim, ngushėllim pėrzier me pikėllim;
    Se pėrse, ajo psherėtiu dhe me urdhėroi tė vija nė agim.

    Kur isha me tė, nata kalonte shumė shpejt;
    Por tani minuta ju janė shtuar orėve;
    Tė mė tėrbojė mua tani, ēdo minutė duket njė muaj;
    Dhe jo pėr mua, dielli shkėlqen tju ndihmojė luleve!
    Mbushu natė, piskat ditė, ditė e mirė, prej natės huazuar:
    Shkurtoju, natė, e sotmja, dhe shtri veten e nesėrme shpenguar..

  5. #50
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    John Clare

    Dashuria e parė

    Jo s'kisha ndjerė mė parė
    Si dashuribeftė ėmbla.
    Fytyrė ēelta lulmirė
    Mė vodhi zemrėn me gjithēka.

    Faqja m'u zbeh, vdekse zbehja
    Kėmbėt s'deshėn tė ecnin mė,
    Kur ajo pa ēfarė kisha
    Jeta dhe unė argjil u bė.

    Pastaj gjaku vrulltas faqeve
    Krej seē mė qorroi sytė.
    Rreth pemėve dhe shkurreve
    Mu duk mesnatė nė mesditė.

    Nuk mund tė shihja asnjė send
    Fjalė prej syve seē fillova.
    Qė folėn telash porsi akord
    Tek digjej mes gjakut zemra.

    Janė lulet zgjedhja e dimrit
    E shtrati i dashurisė borė
    Mė ka dėgjuar tė pėshpėrit
    Por dashurinė s'do t'a njohė.

    S'pashė mė t'ėmbėl fytyrė
    Se ajo qė u pėrballa
    Zemra mbas e la folenė
    Dhe kthim jo mė nuk ka.

  6. #51
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    OGDEN NASH

    Puristi

    Ju tregoj tani pėr Profesorin Dredharak,
    njė dijetar pėr merak
    tutoret deklaronin “Ai kurrė s’bėn gabim!”
    dhe e pėrcollėn nė xhunglėn nė harrim.
    Fushuar nė bregun e njė lumi nė tropik
    njė dite ai humbi nusen e dashur vėrtik.
    Ajo, udhėrrėfyesi e lajmėroi mė vonė
    nga njė aligator ėshtė ngrėnė.
    Profesori Dredharak s'mund tė mos qeshte fill
    ‘Ti nėnkupton”, tha ai, ’njė krokodil”.

  7. #52
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Poe

    Njė Valentin

    (F)leta kėtė rimė penėshkroi pėr atė, sytė e saj me bisht ,
    D(r)itėplotė shprehės porsi binjakėt nė Loeda,
    Pr(a) tė gjejnė emrin e saj tė ėmbėl, qė, porsi zogth prehet
    Nda(n)ė kėsaj flete, mbuluar pėr lexueset e tjera.
    Nė se(c)ilin rresht kėrko pa u ndarė!- ato njė thesar mbajnė
    Hyjni(e), - njė talisman- njė medalion
    E munde(s)h ta mbash nė zemėr. Kėrko mirė masė-
    Fjalė pa(s)taj - edhe rrokje! Mos harro
    Pikėn mė p(a)rėndėsi, nė mos e prishe punėn!
    Pėr mė tepė(r) kėtu nuk ka nyje Gordiane
    Qė njeriu e z(g)jidh duke nxjerrė shpatėn,
    Nėse njeriu v(e)tėm rengun tė kuptojė .
    Shkruar kėtej (n)ėpėr fletė tani nė kėtė shfaqje
    Sydritė e shpir(t), atje prehen pėrjetėsisht
    Tre fjalė goje at(o) shpesh nyjezuar nė dėgjime
    Poetėsh, apo poete(s)hash, ky emėr poashtu poet.
    Shkronjat e atij, me(g)jithatė prehen natyrisht
    Porsi kalorėsi Pint(o) - Mendez Ferdinand-
    Akoma mė shumė njė sin(o)nim i tė Vėrtetės janė- Mos u mėrzit!
    Gjėagjėzėn nuk dot' mun(d)esh ta lexosh, jep mė tė mirėn e asaj qė je.

    nė zemėr pėrjetėsish je (tė kam)

  8. #53
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Federiko Grasia Lorka

    Kitara

    Fillon tė qarėn
    kitara.
    Kupa e agimit
    mori tė ēara.
    Fillon tė qarėn
    kitara.
    Ėshtė e padobi
    e mosqara.
    Ėshtė e pamundur
    e mosqara.
    E qarė monotone
    si e qara nė ujra,
    ashtu si qan era
    kur bie dėbora.
    Ėshtė e pamundur
    e mosqara.
    Qan pėr gjėra
    tė largėta.
    Rėra pėrvėlonjėse e Jugut
    qė lut kameliat e bardha.
    Qan shigjetėn huq,
    mbrėmjen pa mėngjes,
    dhe tė parin zog tė vdekur
    pėrmbi degė.
    Oh, kitara!
    Zemėr keqplagosur
    nga pesė shpata.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  10. #54
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    oktavio paz

    Me sytė e puthitur

    Me sytė e puthitur
    Brenda tė pėrndrit
    Je guri i sterruar

    Natė pėr natė tė latoj
    Me sytė e puthitur
    Je guri i ēliruar

    Nė viganė shndruar
    Vetėm pėr tu njohur
    Me sytė e puthitur

  11. #55
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Diabolis,

    po "Korbi" te Edgar Allan Poe a ke provuar ta perkthesh?

    Kam pasur rastin ta lexoj vec ne gjermanisht e m'u rikthye ne kujtese me nje poezi te Ali Podrimjes.

  12. #56
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nėse do ta qėndis ndonjėherė (e kam pėrkthyer) do tė tingėllojė pak a shumė kėshtu:

    Korbi

    Njė mesnatė tė bezdisur, tek shfletoja, i drobitur, i mbaruar,
    Njė volum sa tė ēuditshėm e tė rallė tė njė shkence tė harruar
    Ndėrsa dremisja, gati i pėrgjumur, papritur vjen njė e trokitur
    Sikur dikush ngadalė ka goditur, goditur pėrmbi derėn e dhomės time
    “Ndonjė bujtės” mėrmėrita, ”troket pėrmbi derėn e dhomės time-
    Vetėm kjo dhe asgjė mė".
    ...
    sepse origjinali ėshtė i tillė:

    The Raven

    Once upon a midnight dreary, while I pondered, weak and weary,
    Over many a quaint and curious volume of forgotten lore-
    While I nodded, nearly napping, suddenly there came a tapping,
    As of some one gently rapping, rapping at my chamber door.
    "'Tis some visiter," I muttered, "tapping at my chamber door-
    Only this and nothing more."
    ...

    veē pengesės qė nuk kam njė pėrvojė jetėsore tė tillė, apo nuk dėshiroj ta fut trurin me dashje nė skaje tė errėta, mė duhet tė ndeshem (i mundur pa luftuar) mė sė pari me fansat e mandej me pėrkthimin e Fan Nolit, tė cilin po ta jap mundėsinė ta lexosh shqip:

    Korbi

    Pėrkthyer nga Fan S.Noli

    Njė mesnatė tė bezdisur
    tek kėndoja i zalisur
    Disa prralla dhe magjira
    tė njė shkence tė harruar
    tek dremisja i kapitur
    befas vjen njė e goditur
    me ngadale goditur
    pėrmi derė t’odės sime
    “Dikush ėshtė, thashė, jashtė
    qė troket mbi derėn time.”
    Vetėm kjo dhe asgjė mė.

    Ah, e mbanj nėr ment fort mirė
    Ishte dimri i ftoht’i ngrirė
    Dhe n’oxhakun shkrump tė nxirrė
    Urėt shuheshin nė hi
    Desha tė gėdhihej dita
    se me kot nga librat prita
    tė mė ngushėllonte drita
    pėr tė lumturėn Lenore
    Vajz e rrallė dhe rrezore
    Q’i thon’Engjėjt Lenore
    Pėrmi dhe pa emėr mė.

    Era frynte qė pėrjashta,
    rrihte perdet e mėndafshta
    dhe mė ngjethte dhe mė drethte
    tmere qė s’i ndjeva kurrė.
    Dhe tani,qė tė pushonte
    zemr e mjerė qė lėftonte
    goja po mė belbėzonte
    “Dikush do tė hyjė brenda
    ndonjė vizitor i vonėt
    qė kėrkon tė hyjė brenda
    Kjo do jet’ e asgjė mė.”

    Mblodha veten menjėherė
    edhe frikė mė pa ndjerė
    zot i thom, a zonjė, fajin
    Ndjemani, ju lutem shumė
    se pėr zotin po dremitja
    aq e holle ish goditja
    e aq e lehte ishte trokitja
    Pėrmi derė t’odės sime
    sa mezi ma zuri veshi
    Dhe e hapa derėn sheshit
    Errėsir e asgjė mė.


    Syrin thellė n’errėsirė
    shumė ndėnja nė drithtirė
    Ėndėrra duke shikuar
    Qė njė njeri s’ka ėndėrruar;
    Mirpo nat’e errėt heshtte
    Edhe tjatėr gjė s’mė theshte
    Veē njė emėr qė mė deshte
    Pėshpėritur si “Lenore!”
    Kėtė un’ e pėshpėrita
    Dikush m’u pėrgjigj:”Lenore”
    Vetėm kjo dhe asgjė mė.

    N’odė prapė me tė kthyer
    shpirti ndezur zemra thyer
    Pėrsėri vjen njė trokitje
    Pak m’e fortė se mė parė
    “Pa dyshim, pa fjalė, thashė
    Dikush ėshtė aty jashtė
    Duhet vajtur, duhet parė
    Qė tė zgjidhet ky myster!
    Hesht moj zemer e zhuritur,
    qe ta zgjidh une kete hije.
    Era ėshtė e asgjė mė.”

    Hap aherė xhamen time
    Kur me shumė fėrfėllimė
    Brenda hyn njė Korb i mvrenjtur
    Madhėshtor i kohės sė vjetėr
    As u fal,as pėrshėndoshi
    as bėn tjatėr punėboshi
    po si zot me shkon trimoshi
    dhe qėndron mi derėn time-
    ngjitet mi njė bust Pallade
    Mun mbi derė t’odės sime-
    Ngjitet, rri, dhe s’bėn gjė mė.

    Mė zu gazi, mė shkoi tmeri
    M’atė Korb tė zi si Ferri
    qė po mbahej aq i rėndė
    aq i lartė,dhe i thom
    “Ndonėse je perēeprerė
    s’ka dyshim, je trim i ndjerė
    korb i mvrenjtur, i vrerosur,
    Arratisur zall me zall;
    Thuam’ emrin tėnt me nam
    Anės detit Plutonian!”
    Thotė Korbi: ”kurrė mė.”


    U ēudita fort, pa masė
    Kur dėgjova Korb tė flasė,
    Ndonėse ajo pėrgjigje
    s’kishte as kuptim, as lidhje;
    as asnjė s’mund tė mė thotė
    Qė nonjė njeri nė botė
    gjer tani ka parė shpendė
    mun mbi derė t’odės tij
    shpend e shtazė mi shtatuje
    Mun mi derė t’odės tij
    T’emėruar “Kurrė mė.”

    Mirpo korbi rrinte shtruar
    pėrmi bustin e latuar
    dhe thosh vetėm atė fjalė
    Qė nga shpirti plot me flagė.
    Asnjė pendė mė s’lėvizte
    Asgjė tjatėr s’mėrmėriste
    edhe zemra mė thėrriste:
    “Miqt e tjerė ikėn e shkuan
    Nesėr dhe ky do t’ikė
    si dhe shpresat qė m’u shuan
    Thotė korbi:”Kurrė mė.”

    I habitur nga pėrgjigja
    Qė mė tha kur nuk e prisnja
    “Pa dyshim kjo fjalė, thashė
    ėsht’ e vetėme qė di
    Q’e mėsoi nga i zot i mjerė
    Derėmbyllur, derėsterrė,
    qė e ndoqi,e ndoqi zia
    dhe e shojti lebetia
    Gjersa vaj’ i shpresės tij
    S’qe veē dėshpėrim i ri
    Edhe kurrė, kurrė mė.”

    Edhe Korbi mė mbėrtheu
    dhe me gas buzėn ma ktheu
    shpejt, pra, njė kolltuk rotova
    edhe derės iu afrova;
    edhe i ndenjur ėndėrronja
    dhe me mendjen po kėrkonja
    qė tė gjenja, tė zbuloja
    Ē’desh tė thoshte Korb’ i Zi,
    Korb’ i mvrenjtur,i vrerosur
    Arratisur zall me zall
    Me dy fjalėt “Kurrė mė”.

    Kėtė desha tė ēkoqitnja
    Po as fjalė nuk i flisnja
    Korbit qė me sy prej prushi
    Zemrėn si me zjarr ma mbushi;
    Kėshtu rrinja i trallisur
    Pshtetur kryet mi pėrkresėn
    kadifeje tė qėndisur
    qė e ndritte llamba sipėr,
    Mbi tė cilėn ah, e mjera,
    do mos pshtetet mė pėrsipėr
    do mos pshtetet kurrė mė.

    Era u dent pėrmi qilimet
    Me temjan nga Serafimet
    Qė u tingėllinin zilet
    posht e lart nė dysheme.
    “Jo, me Engjėj, mor i mjerė
    tė ēoi Zoti kėtė herė
    Prehje, prehje dhe nepenthe
    Tė harrosh Lenoren lart.
    Pi gėlltit kėtė nepenthe
    Dhe harro Lenoren lart!”
    Thotė Korbi:’Kurrė mė”.

    “Profet, thashė, nėmėrėndė,
    po profet qofsh, djall a shpendė!
    Qoftė se tė ēoi shtrėngata
    a shenjtori i Ferrit Zi,
    tė pėrhumbur ,tė patrembur
    tek ky vent i shkret’i dhembur
    tek ky burk me tmer i shembur,
    me trego vertet te lutem:
    "A ka ne Galad balsam?
    Thuaj, thuamė, tė lus!
    Thotė Korbi: ”Kurrė mė”.

    Profet,thashė,nėmėrėndė,
    po profet qofsh,djall a shpendė!
    pėr njė Qiell dhe Perėndi
    Qė po lusim un’e ti
    Thuajm’ i zemrės qė mban zi
    A do shoh n’Eden tė shenjtė
    Vajzėn a do kap tė shtrenjtė
    Q’i thon Engjėjtė Lenorė,
    Vajz’ e rrallė dhe rrezore
    Q’i thonė “Engjėjtė Lenore?”
    Thotė Korbi :”Kurrė mė”

    “Mbylle gojėn, dreq a shpendė!
    Ngrihem dhe thėrres mė kėmbė,
    “Ēporru prapė mun nė djall,
    Nė skėterre dhe nė zall!
    Pendė mos mė shkunt tė zezė
    Tė mė rrej’e tė mė ndezė;
    Mos mė ler shėnjė tė gėnjeshtrės
    Qė me the, po shko prej derės!
    Nxirma qipin tėnt prej zemrės,
    Thyej qafėn jashtė derės!”
    Thotė Korbi: ”Kurrė mė”.

    Edhe Korb’ i Zi i humbur
    qėndron edhe i patundur
    mbi tė zbehtin bust Pallade
    mun mbi derė t’odės sime.
    Edhe sytė i shkėndritin
    Si prej djajsh qė ėndėrritin
    Edhe llamba qė ndrit sipėr
    Ja heth hijen pėrmbi dhe;
    shpirti im nga ajo hije
    Qė valon atje mbi dhe
    Do mos ngrihet kurrė mė.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (09-06-2015)

  14. #57
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Diabolis,

    perderisa varianti qe ke sjelle afrohet me origjinalin, mendoj se leximi i tij eshte nje eksperience e mire per lexuesin. Keshtu qe QENDISE!

    Ne gjermanisht eshte perdorur pak a shume e njejta forme e perkthimit si tek Noli, vargjet pra jane te shkurtra.
    Por jo e njejte, sepse nuk e lejon gjuha. P.sh. strofa e pare ka vetem 8 vargje nga 11 qe ka nxjerre Noli. Strofa e dyte ne gjermanisht ka 7 vargje tek Noli perseri 11 etj.

  15. #58
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    robert luis stevenson

    Pėrshpirtje

    Nėn qiellin e gjėrė me yje stėrpikur
    Gėrmoni varrin dhe mė lini dergjur.
    I gėzuar jetova dhe gėzueshėm vdekur,
    Unė dergjem poshtė me njė amanet.

    Kėto vargje pėr mua ti gdhėndni:
    Kėtu shtrihet ai ku vetė e shėnoi;
    Nė shtėpi ėshtė detari, kthyer prej deti,
    Dhe gjuetari nė shtėpi prej kodrės zbret.

  16. #59
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    " KORBI " , eshte my favorite of all times.
    Te perkthyer ne shqip , kisha vite pa e lexuar.
    Jane bere keto temat e tua DD, si hotmail-i , eshte e pamundur te mos i hedhim nje sy.
    Pershendetje dhe urime per punen tende cilesore.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  17. #60
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    lermonotov

    Jo, pas teje me zjarr s'jam dashuruar

    Jo, pas teje me zjarr s'jam dashuruar,
    S'je pėr mua moj bukuri nė shpėrthim;
    Dashuroj nė ty ē'mė iku me pikėllim
    Dhe rininė time tė gabuar .

    Kur ndonjėherė nė ty shikoj,
    Syve ju dalloj tė largėtin shikim:
    Fshehtas me ta nis kuvendim,
    Por me zemrėn tėnde nuk bisedoj.

    Unė flas me rininė e dikujt tjetėrsuar,
    Mbi tiparet e tua janė tipare tė tjera,
    Buzėt e gjalla ndruar me buzė tė varura,
    Dhe zjarri nė sy ėshtė shkrumbuar.

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •