Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 184
  1. #31
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Xhojs

    XVI

    Oh e freskėt ėshtė lugina tani
    Dhe atje, e dashur, do tė shkojmė
    Pėr mė shumė njė korr po kėndon
    Atje ku Dashuria ndonjėherė shkon.
    A nuk i dėgjon quksat na thėrrasin,
    Thėrrasin ne tutje?
    Oh e freskėt dhe e kėndshme ėshtė lugina
    Dhe atje, e dashur, do tė qėndrojmė ne.

  2. #32
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    SAMUEL DANIEL (1562-1619)

    SONNET 11

    Lotėt betimet dhe lutjet dhe zemėrgurin fitojnė,
    Lotėt betimet dhe lutjet i harxhova mė kot;
    Lotėt s’mund tė zbusin strallin, as betimet se kthejnė,
    Lutjet njė pėrbuzje tė ēuditėshme nuk bindin dot.
    Unė humba lotėt e mi kur humba dashurinė time,
    U betova me besė, kur besa nuk vlerėsohet,
    U luta mė kot, tė prekja njė tė pamėshirshme:
    Sa rrallė besnikėria me mirėsi tė kthehet.
    Akoma, ndonėse s’munda ta fitoj atė me lotėt,
    Ndonėse idhulli i shpirtit mė smbrapsi me gjithė betime,
    Ndonėse tė gjitha lutjet ranė nė vesh tė shurdhėt,
    E asnjė dashamirėsi s'tregon mizorja bukuroshe,
    Akoma unė do tė qaj, betohem, lutem pėr atė mizore;
    Strall, ngricė, pėrbuzje, kapitje, tretje, dhe dorėzim vė re.

  3. #33
    Faleminderit DD per keto perkthime mjaft te bukura, qe i ke ndare me ne dhe na ke dhene kenaqesine t'i lexojme.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #34
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    xhojs

    XII

    Se ti ma dhe fjalėn mua
    Ndėshkim i dhashė atij,
    Se brenda dorės time mbajta
    Dorėn tėnde pėrsėri.

    S'ka asnjė fjalė a shėnjė
    Tė sjellė ndryshim-
    I huaj pėr mua tani ėshtė
    Ai qė ishte miku im.

  5. #35
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    D D,


    Ne vargjet qe permbajne rime ne perkthim ne cfare mase i permbahesh vargjeve origjinale dhe sa del prej tyre ne pershtatjen ne shqip?


    Une vete kam perkthyer disa (po vetem pak) poezi dhe i zgjodha pa rime, me vargje te lira, ngase nuk doja te eksperimentoja ne dicka qe nuk do te dija ta realizoja sic duhet.

  6. #36
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėrpiqem tė jem sa mė afėr origjinalit, me po ato fjalė tė zgjedhura dhe po atė rimė. Besnikėria ndaj kėtyre mė sjell nė plot raste tradhėti nė gjatėsinė e vargut, gjė qė e pranoj. Pra cepat e pikturės donjėherė mė dalin jashtė e ndonjėherė janė shumė tė vogla pėr kornizėn time tė pėrkthimit.
    Rruga tjetėr qė e pėlqej por nuk e ndjek ėshtė e Nolit dhe e pėrkthimit qė bėjnė amerikanėt nė pėrgjithėsi. Ndjehen tė lirė tė vendosin nė korrnizėn e gjuhės sė tyre pikturėn e tė tjerėve, duke ju prerė daljet tej kornizės dhe mbushur vendet bosh.
    Nė tė dy rastet gjuha ėshtė e paprekshme (tek tuk ndonjė shkurtim a dialektializėm).
    Nė shqip kam lexuar dhe pėrkthime qė i kanė vėnė gėrshėrėn gjuhės shqipe, fjalės sė saj, qė mua as mė pėlqen e qė shpresoj tė mbeten vetėm pėrpjekje.


    Pėr shembull pėrkthimi mė lart:

    XVII

    Because your voice was at my side
    I gave him pain,
    Becouse within my hand I held
    Your hand again.

    There is no word nor any sign
    Can make amend-
    He is a stranger to me now
    Who was my friend.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  8. #37
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pėrpiqem tė jem sa mė afėr origjinalit, me po ato fjalė tė zgjedhura dhe po atė rimė.

    Eshte kjo qe jam perpjekur te ndjek edhe une. Por eshte e veshtire se nuk te rrjedh vargu sic te tingellon ne gjuhen perkatese. Ketu ne forum kam sjelle nga Ungaretti dhe Hesse. Po psh. kur kam dashur te perkthej nga Rainer Maria Rilke, i kam lene pergjysem ato qe kam nisur, se ne gjermanisht eshte shume e lehte rima, nese i le foljet ne infinitiv dhe i ve ne fund te vargut, te gjitha mbarojne me -en.
    Po ne shqip jo, dhe meqe i pelqeja shume sic i lexoja tek ai, i lashe



    Tek poezia me lart qe e ke sjelle per shembull, vetem dy vargjet e para te kane bere te dalesh jashte shoh une


    Because your voice was at my side
    I gave him pain,

    Se ti ma dhe fjalėn mua
    Ndėshkim i dhashė atij,



    Falemnderit per pergjigjen!

  9. #38
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekspir

    SONNET 116

    Mbromė nga ngasja martesėn me gjithėmend
    I pranoj tė metat. Dashuria s’ėshtė dashuri
    Qė e dredh kur dredharak tjetėr gjen,
    Apo sillet pėrqark mbas strumbullari -
    Oh, jo! Ajo ėshtė njė shėnjė e ngulitur pėrjetė
    Qė shquhet mbi stuhitė, dhe kurrė nuk zhduket;
    Ajo ėshtė ylli pėr cilėndo rrethmagjike varkė,
    Me vlerė tė pamasė dhe sikur largėsia t'i merret.
    Dashuria s’ėshtė Kohė bosh, ndonse trėndafilon mollėza e buzė
    Brenda qarkimit sė saj drapėr kompasi ze vend;
    Dashuria nuk ndrohet ndėr tė shkurtrat orė e javė,
    Por qėndron deri nė pragun e gjyqit nė fund-
    Nė qoftė ky gabim, dhe nė ngarkimin tim provuar,
    Unė kurrė s’kam shkruar, dhe jo burrė, kurrė dashuruar.

  10. #39
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    xhojs

    XX

    Nė pishėn e errėt
    Dėshiroj tė pushojmė,
    Thellė hijes tė freskėt
    Kur mesditė tė jetė.

    Sa ėmbėl atje tė shtrihesh,
    Tė puthesh ėmbėlsisht,
    Ku njė pyll i madh pishash
    Ėshtė latuar nė rresht.

    Puthja jote e pritur
    Vjen mė me ėmbėlsi
    Me njė shkulmė tė zbutur
    Nga flokėt qė ke ti.

    Oh, nėn tė tek pisha
    Nė tė mesditės qark (cak)
    Eja tani me mua,
    E ėmbla e dashur, larg.

  11. #40
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    VLADIMIR MAJAKOVSKI

    Ura e Bruklinit

    Jepi Kulixhe (Coolidge),
    njė britmė gėzimi!
    Unė po ashtu nuk do tjerr fjalė
    rreth gjėrave tė mira.
    Skuqu
    prej lėvdatave tė mia,
    bėhu i kuq si flamuri ynė,
    megjithatė
    shtetet e bashkuara

    amerikės do tė jeni.
    Si njė besimtar i ēmendur
    qė futet
    nė kishė,
    tėrhequr
    brenda njė qele manastiri,
    tė thjeshtė e rafsh;
    ashtu dhe unė,
    nė tė mbrėmjes gri
    perde,
    pėrulėsisht ve kėmbė
    nė Urėn e Bruklinit.
    Si njė pushtues ka shkelur
    nė njė qytet
    gjithė shkatėruar,
    nga gryka topash
    qafėgjatė aq lart sa njė xhirafė-
    ashtu, i dehur nga lavdia,
    i etur pėr jetė,
    Unė ngjitem,
    me krenari,
    pėrmbi Urėn e Bruklinit.
    Si njė piktor budalla
    qė kredh syrin e tij,
    tė mprehtė dhe tė dashur,
    nė njė madona muzeumi,
    ashtu unė,
    nga qiejt e afėrt
    spėrkatur me yje,
    shikoj
    Nju Jorkun
    pėrmes Urės sė Bruklinit.
    Nju Jorku,
    i rėndė dhe mbytės
    deri natėn vonė,
    ka harruar
    mjerimin dhe kulmet e tij;
    dhe vetėm
    fantazmat e shtėpive,
    ngjiten
    nė shkėlqimin e kuqeremtė tė dritareve tė tij.
    Kėtu
    qejfllinjtė gumėzhijnė butė.
    Dhe vetėm
    gumėzhima e tyre e fisnike
    na thotė ne:
    kėtu trenat gėlojnė dhe trokėllijnė
    si pjatat
    kur pastrohen brenda njė bufeje.
    Ndėrsa
    njė dyqanxhi nxjerr sheqer
    nga njė mulli
    qė duket se punon
    me ujė-
    direkėt
    qė kalojnė nėn urė
    duken
    jo mė tė mėdha se gjilpėrat.
    Unė jam krenar
    prej gjithė kėsaj
    milje ēeliku;
    pėrmbi tė,
    fytyrimet time vijnė nė jetė, ndėrtojnė-
    kėtu ėshtė njė luftė
    pėr ndėrtimin
    nė vend tė stilit,
    njė prirje e rreptė
    bullonash dhe ēeliku.
    Nė se
    fundi i botės
    ndodh-
    dhe kaosi
    thėrmon planetin tonė
    nė copa,
    dhe ē'mbetet
    do tė jetė
    kjo urė,
    ngritur pėrmbi pluhurin e shkatėrrimit;
    atėhere,
    si hardhucat e stėrmėdha tė lashta
    janė ringritur
    nga eshtra
    mė tė brishta se ē'duhet,
    si ngrehina nė muzeume,
    ashtu,
    nga kjo urė,
    njė gjeolog shekujsh
    do t'ja dalė mbanė
    nė rikrijimin e botės sonė bashkėkohore.
    Ai do tė thotė:
    -Putra e atjeshme
    ēeliku
    njėhere lidhte
    detet dhe preritė;
    nga ky vend,
    Europa
    u turr nė Perėndim,
    duke shpėrndarė
    nėpėr erė
    puplat Indiane.
    Kjo brinjė
    na kujton ne
    njė makinė-
    vetėm imagjinoni,
    vallė ka atje krahė tė mjaftė,
    mbas mbjelljes
    sė njė kėmbe ēeliku
    nė Manhattan,
    tė shkulė
    Bruklinin tek vetja
    nga buzėt?
    Nga kabllot
    e thurrjeve elektrike,
    Unė dalloj
    erėn qė zėvendėson
    vitet e avullit-
    kėtu
    njeriu
    ka folur nė radio.
    Kėtu
    njeriu
    ėshtė ngritur
    nė aeroplanė.
    Pėr disa,
    jeta
    kėtu
    nuk ka brenga;
    pėr tė tjerė,
    ajo ėshtė ulurimė e stėrgjatė urie.
    Nga ky vend,
    njeriu i papunė
    hidhet
    kokėposhtė nė Hudson.
    Tani
    pėlhura ime
    shpengohet
    teksa shtrin kabllot me tela
    nė gjurmėt e yjeve.
    Unė shoh:
    kėtu
    qėndroi Majakovski,
    qėndroi,
    duke thurrur vargje, rrokje mbas rrokje.
    Unė shqyej sytė
    si njė Eskimez i ēaplon pėr njė tren,
    Unė e kap atė
    si njė tik-tak kapur nga njė vesh.
    Ura e Bruklinit-
    po...
    Ēfarė gjėje e vėrtetė!

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •