Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 45 prej 184
  1. #31
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Xhojs

    XVI

    Oh e freskėt ėshtė lugina tani
    Dhe atje, e dashur, do tė shkojmė
    Pėr mė shumė njė korr po kėndon
    Atje ku Dashuria ndonjėherė shkon.
    A nuk i dėgjon quksat na thėrrasin,
    Thėrrasin ne tutje?
    Oh e freskėt dhe e kėndshme ėshtė lugina
    Dhe atje, e dashur, do tė qėndrojmė ne.

  2. #32
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    SAMUEL DANIEL (1562-1619)

    SONNET 11

    Lotėt betimet dhe lutjet dhe zemėrgurin fitojnė,
    Lotėt betimet dhe lutjet i harxhova mė kot;
    Lotėt s’mund tė zbusin strallin, as betimet se kthejnė,
    Lutjet njė pėrbuzje tė ēuditėshme nuk bindin dot.
    Unė humba lotėt e mi kur humba dashurinė time,
    U betova me besė, kur besa nuk vlerėsohet,
    U luta mė kot, tė prekja njė tė pamėshirshme:
    Sa rrallė besnikėria me mirėsi tė kthehet.
    Akoma, ndonėse s’munda ta fitoj atė me lotėt,
    Ndonėse idhulli i shpirtit mė smbrapsi me gjithė betime,
    Ndonėse tė gjitha lutjet ranė nė vesh tė shurdhėt,
    E asnjė dashamirėsi s'tregon mizorja bukuroshe,
    Akoma unė do tė qaj, betohem, lutem pėr atė mizore;
    Strall, ngricė, pėrbuzje, kapitje, tretje, dhe dorėzim vė re.

  3. #33
    Faleminderit DD per keto perkthime mjaft te bukura, qe i ke ndare me ne dhe na ke dhene kenaqesine t'i lexojme.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #34
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    xhojs

    XII

    Se ti ma dhe fjalėn mua
    Ndėshkim i dhashė atij,
    Se brenda dorės time mbajta
    Dorėn tėnde pėrsėri.

    S'ka asnjė fjalė a shėnjė
    Tė sjellė ndryshim-
    I huaj pėr mua tani ėshtė
    Ai qė ishte miku im.

  5. #35
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    D D,


    Ne vargjet qe permbajne rime ne perkthim ne cfare mase i permbahesh vargjeve origjinale dhe sa del prej tyre ne pershtatjen ne shqip?


    Une vete kam perkthyer disa (po vetem pak) poezi dhe i zgjodha pa rime, me vargje te lira, ngase nuk doja te eksperimentoja ne dicka qe nuk do te dija ta realizoja sic duhet.

  6. #36
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėrpiqem tė jem sa mė afėr origjinalit, me po ato fjalė tė zgjedhura dhe po atė rimė. Besnikėria ndaj kėtyre mė sjell nė plot raste tradhėti nė gjatėsinė e vargut, gjė qė e pranoj. Pra cepat e pikturės donjėherė mė dalin jashtė e ndonjėherė janė shumė tė vogla pėr kornizėn time tė pėrkthimit.
    Rruga tjetėr qė e pėlqej por nuk e ndjek ėshtė e Nolit dhe e pėrkthimit qė bėjnė amerikanėt nė pėrgjithėsi. Ndjehen tė lirė tė vendosin nė korrnizėn e gjuhės sė tyre pikturėn e tė tjerėve, duke ju prerė daljet tej kornizės dhe mbushur vendet bosh.
    Nė tė dy rastet gjuha ėshtė e paprekshme (tek tuk ndonjė shkurtim a dialektializėm).
    Nė shqip kam lexuar dhe pėrkthime qė i kanė vėnė gėrshėrėn gjuhės shqipe, fjalės sė saj, qė mua as mė pėlqen e qė shpresoj tė mbeten vetėm pėrpjekje.


    Pėr shembull pėrkthimi mė lart:

    XVII

    Because your voice was at my side
    I gave him pain,
    Becouse within my hand I held
    Your hand again.

    There is no word nor any sign
    Can make amend-
    He is a stranger to me now
    Who was my friend.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  8. #37
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pėrpiqem tė jem sa mė afėr origjinalit, me po ato fjalė tė zgjedhura dhe po atė rimė.

    Eshte kjo qe jam perpjekur te ndjek edhe une. Por eshte e veshtire se nuk te rrjedh vargu sic te tingellon ne gjuhen perkatese. Ketu ne forum kam sjelle nga Ungaretti dhe Hesse. Po psh. kur kam dashur te perkthej nga Rainer Maria Rilke, i kam lene pergjysem ato qe kam nisur, se ne gjermanisht eshte shume e lehte rima, nese i le foljet ne infinitiv dhe i ve ne fund te vargut, te gjitha mbarojne me -en.
    Po ne shqip jo, dhe meqe i pelqeja shume sic i lexoja tek ai, i lashe



    Tek poezia me lart qe e ke sjelle per shembull, vetem dy vargjet e para te kane bere te dalesh jashte shoh une


    Because your voice was at my side
    I gave him pain,

    Se ti ma dhe fjalėn mua
    Ndėshkim i dhashė atij,



    Falemnderit per pergjigjen!

  9. #38
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekspir

    SONNET 116

    Mbromė nga ngasja martesėn me gjithėmend
    I pranoj tė metat. Dashuria s’ėshtė dashuri
    Qė e dredh kur dredharak tjetėr gjen,
    Apo sillet pėrqark mbas strumbullari -
    Oh, jo! Ajo ėshtė njė shėnjė e ngulitur pėrjetė
    Qė shquhet mbi stuhitė, dhe kurrė nuk zhduket;
    Ajo ėshtė ylli pėr cilėndo rrethmagjike varkė,
    Me vlerė tė pamasė dhe sikur largėsia t'i merret.
    Dashuria s’ėshtė Kohė bosh, ndonse trėndafilon mollėza e buzė
    Brenda qarkimit sė saj drapėr kompasi ze vend;
    Dashuria nuk ndrohet ndėr tė shkurtrat orė e javė,
    Por qėndron deri nė pragun e gjyqit nė fund-
    Nė qoftė ky gabim, dhe nė ngarkimin tim provuar,
    Unė kurrė s’kam shkruar, dhe jo burrė, kurrė dashuruar.

  10. #39
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    xhojs

    XX

    Nė pishėn e errėt
    Dėshiroj tė pushojmė,
    Thellė hijes tė freskėt
    Kur mesditė tė jetė.

    Sa ėmbėl atje tė shtrihesh,
    Tė puthesh ėmbėlsisht,
    Ku njė pyll i madh pishash
    Ėshtė latuar nė rresht.

    Puthja jote e pritur
    Vjen mė me ėmbėlsi
    Me njė shkulmė tė zbutur
    Nga flokėt qė ke ti.

    Oh, nėn tė tek pisha
    Nė tė mesditės qark (cak)
    Eja tani me mua,
    E ėmbla e dashur, larg.

  11. #40
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    VLADIMIR MAJAKOVSKI

    Ura e Bruklinit

    Jepi Kulixhe (Coolidge),
    njė britmė gėzimi!
    Unė po ashtu nuk do tjerr fjalė
    rreth gjėrave tė mira.
    Skuqu
    prej lėvdatave tė mia,
    bėhu i kuq si flamuri ynė,
    megjithatė
    shtetet e bashkuara

    amerikės do tė jeni.
    Si njė besimtar i ēmendur
    qė futet
    nė kishė,
    tėrhequr
    brenda njė qele manastiri,
    tė thjeshtė e rafsh;
    ashtu dhe unė,
    nė tė mbrėmjes gri
    perde,
    pėrulėsisht ve kėmbė
    nė Urėn e Bruklinit.
    Si njė pushtues ka shkelur
    nė njė qytet
    gjithė shkatėruar,
    nga gryka topash
    qafėgjatė aq lart sa njė xhirafė-
    ashtu, i dehur nga lavdia,
    i etur pėr jetė,
    Unė ngjitem,
    me krenari,
    pėrmbi Urėn e Bruklinit.
    Si njė piktor budalla
    qė kredh syrin e tij,
    tė mprehtė dhe tė dashur,
    nė njė madona muzeumi,
    ashtu unė,
    nga qiejt e afėrt
    spėrkatur me yje,
    shikoj
    Nju Jorkun
    pėrmes Urės sė Bruklinit.
    Nju Jorku,
    i rėndė dhe mbytės
    deri natėn vonė,
    ka harruar
    mjerimin dhe kulmet e tij;
    dhe vetėm
    fantazmat e shtėpive,
    ngjiten
    nė shkėlqimin e kuqeremtė tė dritareve tė tij.
    Kėtu
    qejfllinjtė gumėzhijnė butė.
    Dhe vetėm
    gumėzhima e tyre e fisnike
    na thotė ne:
    kėtu trenat gėlojnė dhe trokėllijnė
    si pjatat
    kur pastrohen brenda njė bufeje.
    Ndėrsa
    njė dyqanxhi nxjerr sheqer
    nga njė mulli
    qė duket se punon
    me ujė-
    direkėt
    qė kalojnė nėn urė
    duken
    jo mė tė mėdha se gjilpėrat.
    Unė jam krenar
    prej gjithė kėsaj
    milje ēeliku;
    pėrmbi tė,
    fytyrimet time vijnė nė jetė, ndėrtojnė-
    kėtu ėshtė njė luftė
    pėr ndėrtimin
    nė vend tė stilit,
    njė prirje e rreptė
    bullonash dhe ēeliku.
    Nė se
    fundi i botės
    ndodh-
    dhe kaosi
    thėrmon planetin tonė
    nė copa,
    dhe ē'mbetet
    do tė jetė
    kjo urė,
    ngritur pėrmbi pluhurin e shkatėrrimit;
    atėhere,
    si hardhucat e stėrmėdha tė lashta
    janė ringritur
    nga eshtra
    mė tė brishta se ē'duhet,
    si ngrehina nė muzeume,
    ashtu,
    nga kjo urė,
    njė gjeolog shekujsh
    do t'ja dalė mbanė
    nė rikrijimin e botės sonė bashkėkohore.
    Ai do tė thotė:
    -Putra e atjeshme
    ēeliku
    njėhere lidhte
    detet dhe preritė;
    nga ky vend,
    Europa
    u turr nė Perėndim,
    duke shpėrndarė
    nėpėr erė
    puplat Indiane.
    Kjo brinjė
    na kujton ne
    njė makinė-
    vetėm imagjinoni,
    vallė ka atje krahė tė mjaftė,
    mbas mbjelljes
    sė njė kėmbe ēeliku
    nė Manhattan,
    tė shkulė
    Bruklinin tek vetja
    nga buzėt?
    Nga kabllot
    e thurrjeve elektrike,
    Unė dalloj
    erėn qė zėvendėson
    vitet e avullit-
    kėtu
    njeriu
    ka folur nė radio.
    Kėtu
    njeriu
    ėshtė ngritur
    nė aeroplanė.
    Pėr disa,
    jeta
    kėtu
    nuk ka brenga;
    pėr tė tjerė,
    ajo ėshtė ulurimė e stėrgjatė urie.
    Nga ky vend,
    njeriu i papunė
    hidhet
    kokėposhtė nė Hudson.
    Tani
    pėlhura ime
    shpengohet
    teksa shtrin kabllot me tela
    nė gjurmėt e yjeve.
    Unė shoh:
    kėtu
    qėndroi Majakovski,
    qėndroi,
    duke thurrur vargje, rrokje mbas rrokje.
    Unė shqyej sytė
    si njė Eskimez i ēaplon pėr njė tren,
    Unė e kap atė
    si njė tik-tak kapur nga njė vesh.
    Ura e Bruklinit-
    po...
    Ēfarė gjėje e vėrtetė!

  12. #41
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekspir

    Shqiti, o shqiti ato buzė larg

    Shqiti, o shqiti ato buzė larg,
    qė aq ėmbėlsisht kryen mashtrimin;
    Dhe ato sy, tė ditės muzg,
    Drita qė udhėrrėfyen keq agimin!
    Por puthjet time silli sėrish,
    Silli sėrish;
    Ngjitje dashurie, por ngjitur mė kot,
    Ngjitur mė kot!

  13. #42
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Lordi Bajron

    Kur ne u ndamė tė dy

    Kur ne u ndamė tė dy
    Nė heshtje tė lotuar,
    Zemėrthyer ashtu
    Vite pėr t'u larguar,
    Gardhe me ftohje dhe paturpėsin',
    Puthjen tėnde si acarri;
    Ēiltėrisht ajo orė i prin
    Orės sė brengės tani.

    Porsi vesėn e mėngjesit
    Qė rrjedh freskėt vetullės time-
    E marr shėnjė tė paralajmėrimit
    Tė asaj qė ndiej tashmė.
    Tė gjitha betimet ke shkelur,
    Nami yt qė s'ka rėndėsi:
    Ta dėgjova emrin tė folur,
    Dhe ndava njė ndjenjė turpi.

    Ata e folėn para meje,
    Kėmbanė zie pėr veshin ashtu;
    Erdhi e mė pushtoi njė rrėnqethje-
    Ē'pėsove i dashur kėshtu?
    Ata s'e dinė qė e njoh atė,
    E njoh shumė mirė dhe s'gaboj:
    Gjatė, gjatė do pendohem pėr tė,
    Shumė e vajtueshme ta pranoj.

    Nė fshehtėsi jemi takuar-
    Nė heshtje brengosur,
    Zemra jote ka harruar,
    Shpirti yt ka plagosur.
    Sikur ta takoj atė,
    Mbas kaq vitesh larguar,
    Si duhet ta pėrshėndes atė?
    Nė heshtje tė lotuar.

  14. #43
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    xhojsi

    XXIV

    Qetėsisht ajo po krehėn,
    Krehėn flokėt e saj tė lėshuar,
    Qetėsisht dhe hirshėm,
    Me njė melodi tė malluar.

    Dielli ėshtė ndėr gjethet e shelgjeve
    Dhe mbi barin me lara,
    Ende ajo krehėn flokėt e lėshuar
    Me pasqyrėn pėrpara.

    Tė lutem ty, ndalo tė krehurin,
    Tė krehurin e flokėve tėnd lėshuar,
    Se unė nxurra tė magjepsurin
    Nėn njė melodi tė malluar.

    Qė e bėn si pėr atė qė je dashuruar
    Ndenjur dhe ikur qėkur,
    Aq mirė, me njė melodi tė malluar
    Dhe aq shumė e shkujdesur.

  15. #44
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    HENRI WADSWORTH LONGFELLOU

    Piktura hollandeze

    Simon Danzi pėrsėri u kthye nė shtėpi,
    Nga lundrimi pėrreth tok me piratet e tij;
    Ai pėrcėlloi nė Spanjė mjekrėn e Mbretit,
    Grabiti Kryepeshkopin e Haenit
    Dhe e shiti atė nė Algjeri.

    Nė shtėpinė e tij anės Meise, me ēati me tjegulla,
    Ku gjelat e motit fluturojnė sipėr nė ajėr,
    Atje ka kupa argjendi nė lloje tė lashta
    Grabitur nga manastire e kėshtjella, dhe stiva
    Me sixhade tė buta askund parė.

    Nė kopshtin i tij tė tulipaneve anė qytetit
    Duke soditur njė lumė tė plogėshtuar,
    Me kėsulėn Moere mbuluar prej mantelit,
    Kapedani i vjetėr i detit, i shėndetshėm dhe zeshkan
    Shėtit me sy hapur duke ėndėrruar.

    Buzėqesh nėn mustaqet thinjoshe
    Sa herė i mendon Spanjės Mbretin;
    Dhe tulipanet e anuar i duken koka Turqsh,
    Dhe kopshtarin e qetė qė punon nė kopsht
    E shndėrron nė Kryepeshkopin e Haenit.

    Mullinjtė me erė tutje vijqiellės
    Varur nė peisazhet prej pėlhure
    Pėr tė janė kėshtjella nė brigjet e Spanjės
    Me roje mustaqellinj pranė vendrojės
    Megjithėse ky ėshtė lumi Meise.

    Por kur shirat e dimrit fillojnė e bien
    Ai rri ulur dhe tymoset nga pishtaret e flakėruar
    Dhe plaku i farit tė detit vjen
    Mjekėrcjap, thinjosh, mė dysh mjekrėn
    E me unaza pėrmbi duar.

    Ata rrinė ulur atje hijes dhe shkėlqimit
    Nė zjarrin vezullues tė natės sė dimrit
    Pamje prej ngjyrave dhe trajtimit
    Njėlloj si tė Rembrandit tė Rinit
    Mes gjysėm errėsirės e gjysėm ndriēimit.

    Ata flasin pėr ndėrmarrjet e humbura a tė fituara
    Dhe biseda e tyre ėshtė po e njėjta gjithmonė
    Ndėrkohė qė pijnė verė tė kuqe nga Tarragona
    Marrė prej qilareve tė plot Donėve nga Spanja
    Nė takėme manastiresh qė flakėrojnė.

    I shqetėsuar ndėrkohė me hapa tė rėndė
    Ai ecėn poshtė e lart dhomės sė pritjes
    Porsi njė anije qė heq spirancėn zvarrė
    Qė batohet mes ngritjes e rrėzimit nė rrymė,
    Dhe shkul zinxhirin e spirancės.

    Zėra tė panjohur prej larg dhe prej kėtu
    Tinguj nga era dhe nga deti tinguj
    E thėrasin dhe i pėshpėrijnė rrėzė veshit mu,
    “Simon Danz! Pėrse qėndron ti kėtu?
    Eja jashtė dhe ec mbas meje!”

    Kėshtu ai mendon qė pėrsėri tė dalė detit
    Pėr njė lundrim mė shumė tok me piratėt e tij
    Ti pėrcėllojė nė Spanjė mjekrėn e Mbretit
    Tė zerė rob njė tjetėr Kryepeshkop tė Haenit
    Dhe ta shesė atė nė Algjeri.

  16. #45
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    E. A. Poe

    Anabel Li

    Kjo ndodhi vite e vite mė parė shkuar,
    Nė njė mbretėri anė deti,
    Ku njė vashėzė jetonte nė e patėt njohur
    Me ermin Anabel Li;
    Dhe kjo vashėzė jetonte veē me njė mendim
    Tė mė dashuronte dhe unė tja ktheja me dashuri.

    Unė isha fėmijė dhe ajo ishte fėmijė,
    Nė kėtė mbretėri anė deti;
    Por ne duheshim me njė dashuri mė tė madhe se ēdo dashuri-
    Unė dhe imja Anabel Li;
    Me njė dashuri qė dhe sarafėt krahshkruar tė parajsės
    Na lakmonin atė dhe mua.
    Dhe kjo ishte arsyeja qė, kohė mė parė,
    Nė kėtė mbretėri anė deti,
    Njė erė shfryu jashtė prej njė reje, duke ftohur
    Bukuroshen time Anabel Li;
    Kėshtu njė i afėrm i saj prej tė lartit mbėrriti
    Dhe e groposi atė larg meje,
    E mbylli atė nė njė varr
    Nė kėtė mbretėri anė deti.
    Ėngjėjt, aspak tė gėzuar nė parajsė
    U zilepsėn me atė dhe mua-
    Po!- kjo ishte arsyeja
    (burrat tok e dinė, Nė kėtė mbretėri anė deti)
    Qė era u shfaq prej resė natėn,
    Pėr tė ftohur dhe vrarė timen Anabel Li.

    Por dashuria jonė ishte mė e fuqishme se dashuria
    E atyre qė ishin mė tė rritur se ne-
    Dhe fort mė tė mėnēur se ne-
    Dhe as ėngjėjt pėrmbi tek parajsa,
    As demonėt poshtė nėndet,
    Nuk munden kurrė tė shkėpusin shpirtin tim prej shpirtit
    Tė bukuroshes Anabel Li.
    Pėr kėtė Hėnė qė kurrė s'ndrit pa mė sjellė ėndrra
    Nga bukuroshja Anabel Li;
    Edhe yjet mė s'ndriēojnė por unė ndiej sytė e shkėlqyera
    Tė bukuroshes Anabel Li;
    Kėshtu, gjithė nata rrjedh, unė shtrihem pėrtokė anės
    Tė shtrenjtės time, tė shtrenjtės time, jetės sime dhe nuses,
    Nė atė varr atje anė deti,
    Nė varrin e saj anė detit qė ushtin.

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •