Close
Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 184
  1. #11
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    LI PO (701-762)

    Pėrmendur nga e pira nė njė ditė pranvere

    "Jeta nė Botė ėshtė veēse njė endėrr e madhe;
    E unė nuk do ta prish atė me asnjė punė a merak."
    Me tė thėnė, dhe i dehur isha gjithė ditėn,
    Shtrirė pafuqi nė verandėn para derės time.
    Kur u pėrmenda, kapsllita sytė nė barin nė kopsht;
    Njė zog i vetmuar ishte duke kėnduar mes luleve.
    Pyeta vetveten, dita ka qėnė e lagėsht a e mirė?
    Flladi i Pranverės po ja theshte zogut tė mangos.
    Lėvizur nga kėnga e tij shpejt fillova tė dėshiroj,
    Dhe meqė vera ishte atje mbusha kupėn time.
    Ēmendurisht duke kėnduar prita qė hėna tė dalė;
    Kur kėnga ime pat mbaruar, gjithė ndjenjat e mia vanė.

  2. #12
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    EDMUND SPENSER

    Nga "Historia e Gjergj Kastriotit, tė mbiquajturit Skėnderbe, Mbret i Shqipėrisė"

    Deri mė sot pse kot tė qėmotshimit kanė lėvduar
    Monumentet e tyre tė lashta prej fisnikėsh tė fuqishėm
    Dhe Heronjsh tė vjetėr, tė cilėt botėn kanė trembur
    Me bėmat e tyre tė mėdha, duke mbushur veshė fėmijėsh?
    Kush pyet pėr mrekullinė e mburrjeve tė tyre tė famshme,
    Vlerėson shtatoret e tyre, tė madhin e tyre Koloseum,
    Piramidat e tyre gjigante, tė cilat qiellin kėrcėnojnė.
    Shquani njėrin, tė cilin vitet e prunė tek shkėlqimi,
    I barabartė me mė tė madhin e kėsilloj madhorėsh:
    I madh pėr nga emri, i madh nga fuqia dhe pushteti,
    Qė i vlerėsohet njė triumfim i qartė heroizmash.
    Ndėshkimin e Turqve, dhe murtajės tė pafeve,
    Aktin tėnd, O Skėnderbe, ky libėr rrėfen.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  4. #13
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    JAMES JOYCE

    Zyra e shenjtė

    Veten brenda vetes i jap bekim
    Me emrin, Katharsis-Purgativ.
    Unė, qė braktisa rrugėt e tė ligave
    Tė mbaja gramatikėn e poetėve,
    Ta shpija nga mejhana nė bordell
    Mendjen e tė menēurit Aristotel,
    Qė poetėt mos bien nė gabim
    Po i bėj vetes kėtė shpjegim:
    Ē'ka po mė dalin tani prej buzėve
    Janė pėrvojė e bredharakėve.
    Tė hysh nė parajasė, tė shkosh nė ferr,
    Ji mjeran apo gjithėtmerr
    Njėri duhet tė ulė me mirėkuptim
    Dėshirat qė s'kanė kufizim.
    Pėr kėdo tė lindur mistik
    Danten s'e kap nė asnjė pikė,
    Qė sigurt nga qoshe oxhakut, i lejuar,
    Rreziqe tė tejskajshme tė papranuara,
    Si ai qė gjen kėnaqsi nė tryezėn e shtruar
    Tė pakėndshmen duke vlerėsuar.
    Tė vendosė jetėn njėri me gjykim tė shėndoshė
    Si mund tė dėshtojė qė tė jetė i fortė?
    Por unė s'mundem tė futem nė atė llogari
    Si njė nė mes tė mumjeve shoqėri-
    Me atė qė nxit atė tė bėhet gjykatės i paqit
    I kotėsive tė damave tė tij tė qejfit
    Ndėrsa ata ngushėllojnė atė kur ai hingėllin
    Me thekėt Kėlte qėndisur me flori-
    Ose ai qė esėll gjithė ditėn
    I fut njė ankesė kur luan lojėn-
    Ose ai qė bėn arnen e leckamanėve
    Te milionerėt e Kopshtit tė Lajthive
    Por turivarur mbas kreshmės sė shenjtėruar
    Rrėfen sa pagan ka pas jetuar-
    Ose ai qė kapelėn e tij copėton
    As i maltuar as i kryqėzuar s'rron
    Por ju shfaq tė gjithėve sa keq veshur i rri
    E tija Kastiliane kortezi-
    Ose ai qė e do Mjeshtrin e tij nė amshim-
    Ose ai qė pi pintėn (gotėn)e tij me frikėsim-
    Ose ai qė njėherė rehat nė shtrat
    Pa Jesus Krishtin pa kokė mbi shtat
    Dhe pėrpiqet aq shumė pėr ne tė gjejė
    Punėt e Eskilit tė humbura ngaherė.
    Por gjithė kėta burra qė po kujtoj
    Si tub shkarkues klika e tyre mė shndėrroj.
    Qė ata tė ėndėrrojnė endrrat e tyre endėrrimtare
    Unė marr avujt e tyre fėlliqsore
    Se unė po bėj kėto gjėra pėr ata
    Nėpėrmjet tė cilave kurorėn time humba
    Ato gjėra pėr tė cilat Gjyshja Kishė
    Mė la tė veēuar nė llucė
    Qė tė lehtėsoj ndrojtjen e vėrrės sė tyre,
    Ve nė punė zyrėn time Katharsise.
    E skuqura ime i le ata tė bardhė si leshtė:
    Pėrmes meje ata pastrojnė zorrėn e trashė.
    T'ju gjendem gjithė mumjeve njėlloj si tė parit
    Unė sillem njėlloj si kryefamullitari
    Dhe pėr ēdo shėrbyese, shurdhe dhe nervoze,
    Unė bėj tė njėjtin lloj shėrbese.
    Po kur dalloj pa u befasuar
    Nė sytė e saj bukurinė e hijesuar ,
    "Mos guxo" e tė ėmblės virgjėreshė
    I pėrgjigjet korruptivja ime "mundesh".
    Kudo qoftė kur piqemi nė publik
    Ajo kurrė s'duket se mendon aēik;
    Natėn kur ngjitur ajo bie nė shtrat
    Dhe ndjen dorėn time mes kofshėve ta kap
    Dashnore e vogėl vishet nė dritė
    E njeh atė flakė tė butė qė quhet dėshirė.
    Po Gjitarja vendos nėn ndalim
    Pėrdorimin e Pėrbindshit tim
    Po shpirti i ngritur gjithmonė kėrleshet
    Me shėrbėtorėt e panumurt tė Gjitares
    As munden gjithmonė ata tė shkurtohen
    Nga pėrbuzja e tij tė tatohen.
    Ashtu sė largu unė kthehem tė dalloj
    Zvarritjen e asaj turme turli lloj,
    Atyre shpirtrave qė urrejnė forcėn qė imi ka
    Kalitur nė shkollėn e Akuinasit plak.
    Ku ata janė kruspullosur, ngjethur dhe lutur
    Unė qėndroj, i vetėndėshkuar, i patrembur,
    I vetėm pa miq dhe pėrkrahės,
    Moskokėēarės sa skeleti i harengės,
    I paepur sa kreshtat e malit tė majės
    Ku unė shkreptij brirė si tė drerit nė ajėr.
    Ata si kur u takuam kanė pėr tė vazhduar
    Pasqyrat e bilancit pėr tė barazuar.
    Ndonse mund tė punojnė deri nė varr
    Shpirtin tim kurrė s'kanė pėr ta marrė
    As shpirtin tim me ta nuk e njėhėsoj
    Derisa Mahamanvantara tė mbarojė:
    Dhe sikurse ata nga dera e tyre mė pėrzunė
    Shpirti im do ti pėrzejė ata pėrgjithmonė.

  5. #14
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    emili dikinson

    Truri

    Truri ėshtė mė i gjėrė se qielli,
    Sepse, puthiti ata anė e kėnd,
    Njėri tjetrin do tė pėrfshijnė
    Shpenguar, dhe pėr ty ka vend.

    Truri ėshtė mė i thellė se deti,
    Sepse mblidhi ata, kaltrin mė kaltrin,
    Njėri tjetrin do tė thithi,
    Si sfyngjerėt, tufat bėjnė.

    Truri ka rėndėsi njėlloj me Zotin,
    Sepse, peshoji ata, grimė pėr grimė,
    Dhe ata do kenė ndryshim, nė paēin
    Sa rrokjet nė tingėllimė.

  6. #15
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    H.L.Hix

    "Si tė kthehem nga ajo djerrinė qė nuk e njoh"
    Luce Irigaray

    Ēfarė ai i pat thėnė gruas sė parė...............menjėherė mbas gostie
    ata ja hodhėn atij ngapas..........................varrimit tė gruas sė dytė:
    Unė nuk besoj nė udhėtimin..................................Kushdo mendon
    se nėse shkojnė shumė larg...............ata do tė shėllėren nė ndonjė
    rrėzė, njė vend ku dielli........................................tret tutje mjegullėn.

    Unė besoj nė vėmendjen.................................Harabeli shpupurues
    zėvendėson trishtilat............rreth (grazhdit) nė mbaskopshtin tim,
    gargulli detyron..................................... njė qukapik qė dhjamė qet.
    As papagalli jeshil....................................fluturim ithi rėnė nė Brazil.
    Nėse shpatorja rilind...........................nė tufa nuk mė shpėton dot,
    lulet e tropikut nė verė,...........trėndafilat mbas gardhit nė vjeshtė,
    as ishujt me diell,.....................................as Mikelanxheloja s'mund.

  7. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sa e vecante forma e poezise se fundit!

    D D,

    nese do te dije, a mundesh te na tregosh pak me shume mbi kete forme, kush e ka perdorur per here te pare, pse vargjet i kane pikat ne mes te tyre.

  8. #17
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Po e nis nga fundi. Pikat i kam shtuar une, ne origjinal eshte boshllek por fundi i rreshtave eshte i drejte (i njejte si fillimi). Pra mendoje si nje shenje te vleres absulte me disa fjale ne fillim mesin bosh dhe disa ne fund.
    Prej ketu mund te themi se poezia i takon formave te hapura apo sic i quajme rendon vargjeve te lira; me tej ajo eshte nje poezi vizuale, sepse autori na e tregon edhe me pamjen (pervec fjaleve) se jeta ka nje fillim dhe nje fund. Te tilla mund te gjesh me te gjitha format e natyres (bile dhe une postova nje te tille). Jane perdorur nga shekulli i 17 me forma keshtjellash etj. Nuk mendoj se kjo vjershe shkon me tej tek poezia konkrete, qe jane te shekullit qe shkoi.
    Sa per fillimet e poezise se hapur veshtire te thuhet, por te pakten qe ne Biblen e King James-it vihen re tek perkthyesit e saj te jete perdorur te detyruar nga struktura.

  9. #18
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nuk mendoj se kjo vjershe shkon me tej tek poezia konkrete, qe jane te shekullit qe shkoi.

    A me shpjegon pak me tej ne lidhje me kete gje (kur te gjesh kohe)!

  10. #19
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    lexo tek 365 edhe nje
    wrong verb

  11. #20
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Edward Lear

    Bufi dhe Macja

    Bufi dhe Macja dolėn nė det
    Me njė anije tė bukur ngjyrė bizele,
    Ata morrėn mjaltė ca, dhe bollėk me para
    Lidhur nė tufa kartmonedhash pesėpaundshe.
    Bufi shikonte lart pėrmbi yje,
    Dhe kėndonte me njė mandolinė,
    " Oh e mrekullueshmja Mace, O Mace, e dashura ime,
    Sa Mace e bukur qė je,
    Qė je,
    Qė je!
    Sa Mace e bukur qė je!"

    Macja i tha Bufit, "Ju zog i hijshėm!
    Kur kėndoni aq ėmbėl magjepsės!
    Oh le tė martohemi! mė le mos vonohemi:
    Por si do tja bėjmė punės sė unazės?"
    Ata lundruan nė det, pėr njė vit e njė ditė,
    Pėr nė tokėn ku riteshin bambung
    Dhe atje njė gic me paruke rrinte nė dru
    Me njė unazė nė fund tė feēkės si trung,
    Feēkės si trung,
    Feēkės si trung,
    Me njė unazė nė fund tė feēkės si trung.

    "I dashur Gic, a ke dėshirė tė shesėsh pėr njė shilingė
    Unazėn tėnde?" Tha Gici, "Po"-nė.
    Kėshtu ata e morrėn atė, dhe u martuan me tė gdhirė
    Nga Gjeldeti qė banonte nė kodėrinė.
    Ata drekosėn me llokma, dhe me thela ftoi,
    Qė i hėngrėn me ndihmėn e furklugės;
    Dhe dorė pėr dorė, anės nė njė rėrė,
    Ata vallėzuan nėn dritėn e hėnės,
    Hėnės,
    Hėnės,
    Ata vallėzuan nėn dritėn e hėnės.

Faqja 2 prej 19 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •