Close
Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 184
  1. #131
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sikur ti kisha pėrkthyer saktė, mbase do ti kisha botuar. Ėshtė e vetmja qė kam provuar, deri nga strofa e pestė.
    wrong verb

  2. #132
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    pjesėrisht nga Apolineri:

    Emigranti i rrugės Landor
    ...
    Kapela dhe dora me kėmbėn e djathtė bėjnė adetin
    Nė njė rrobaqepės shik qė vesh dhe mbretin
    Ky tregtar sapo ka kėputur disa kokė
    Manekinėsh veshur si njėri patjetėr vishet nė tokė.

    Turma nga ēdo anė rrėmujet e rrumpallet
    Hije pa dashuri qė zvarriten pėrtokė
    E me duart drejt qiellit plot me liqej drite
    Fluturojnė ndonjėherė si zogj tė zbardhėt.

    Anija ime do tė ikė nesėr pėr nė Amerikė
    Dhe unė kurrė nuk do tė kthehem
    Me pare mbledhur nė livadhe poetike
    Tė drejtoj hijen time qorre nė kėto rrugė qė doja.

    Tė kthehet ėshtė mirė pėr njė ushtar tė Indive
    Kambistat shitėn tė gjitha rripat e arit tim tė kulluar
    Por pajisur me nėntė mė nė fund dua tė fle shtruar
    Nė trungje tė fortė mes zogjve memecė dhe majmunve.

    Manekinėt tė zhveshin pėr tė kanė filluar
    Rrobat i shkundėn e atij ja provuan
    Veshje tė njė zotėrie qė vdiq papaguar
    Dhe me zbritje si njė milioner e pajuan.

    .........
    wrong verb

  3. #133
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Majakovski

    Vetes, tė dashuruarės,
    I pėrkushton
    kėto vargje autori

    Katėr.
    E rėndė, si goditje.
    “Ēezarit tė ēezarit – zotit tė zotit”.
    Po kėshtu,
    Unė a mund,
    Tė ngecem kund?
    Pėr mua ku ėshtė gatitur foleja?

    E nė qofsha unė
    I vogėl,
    Sa i Madhi oqean, -
    Nė majat e valėve tė qėndroj,
    Shtriqur dallgėsh hėnėn tė ledhatoj.
    Ku e dashuruara tė gjendet,
    E tillė, siē jam vetė?
    E tillė qė tė mos e nxerrė vocorraku
    Qiell!

    Oh, tė isha njė asgjė!
    Si njė miliarder!
    Ē’janė paret pėr shpirtin?
    Hajduti makut nė tė.
    Hordhive tė mia kryenēe tė dėshirave
    Nuk ju del gjithė ari i Kalifornisė.

    Do doja tė isha gjuhėbrisk
    Si Dantja
    Apo Petrarka!
    Shpirtin e njėrės ta djeg!
    Me vargje ta kthej nė hi!
    Dhe fjalėt
    Dhe dashuria ime
    Njė hark triumfi.
    Madhėrishėm
    Pambarim tė shkojnė nėn tė
    Gjithė tė dashuruarit e qindravjeēarėve.

    Oh, tė isha i qetė,
    Sa njė shkreptimė,-
    Oh, tė angullija,
    Copash rėnuar mbi tokė si manastir i lashtė.

    Unė
    Mė gjithė fuqinė e mundshme
    Tė bėrtisja me tė madhe nga mushkėritė –
    Sa komentat tė thyenin krahėt e djegur
    Dhe tė zmbrapseshin nė pezmatim.

    Do ta shpoja natėn me dritėn e syrit-
    Oh, Tė kisha qėnė i errėt
    Sa dielli!
    Dhe vetėm prej
    Vetes time rrezatuese
    Tė ngrija gjirin e fishkur tė tokės!

    Tė shkoja
    Dashurinė time duke zvarrisur
    Nė tė tilla netė,
    Tė ēmendura,
    Tė pashpirta.
    Prej kėtyre Goliatėve atėsuar,
    Kaq i madh
    Dhe kaq i panevojshėm.
    wrong verb

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  5. #134
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Dd--

    Shume, shume faleminderit!!!!!

    Ndonese krejt i ndryshem nga te tjeret, Majakovski eshte si zjarr...
    Kam lexuar disa versione te kesaj poezie (ne anglisht kuptohet) dhe me kish bere pershtypje pasi me ishin dukur njera me e bukur se tjetra. Isha shume kurioze ta "degjoja" se si do te tingellonte ne shqip--dhe tingellon bukur!

    ps. tani po qe ma shpetove zemren

    appreciatively,
    Cupka
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #135
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dante

    XXVI

    Sa e kėndėllt dhe e ndershme mė ngja’
    Zonja ime, kur tė tjerėt pėrshėndet,
    Sa ēdo gjuhė memece ka pėr tė mbet’,
    Edhe sytė mos guxojnė me e pa.

    Ajo shkon, me ndjesinė pėr t’lodrue,
    Lozonjare deri nė pėrunjėsi veshur;
    Sikur tė ishte njė gjė e mbritur
    Nga qielli nė tokė njė mrekulli me dėshmue.

    Shfaqet aq pėlqyese ndaj kujt e ndoqi,
    E jep pėr ata sy njė ėmbėlsi nga ashti,
    Qė kundėr s’i del kush kur s’e pa.

    Dhe prej shtatit tė saj ngrihet la’
    Njė shpirt i butė plot me dashni,
    Qė tuj shku i thotė frymės: Psherėti.
    wrong verb

  7. #136
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E. A. Poe

    Kėngė

    Tė pashė ty ditėn e nusėrisė –
    Kur njė skuqje djegėse tė sillej pėrmbi,
    Ndonse lumturi pėrreth teje shtrihej,
    Bota gjithė me dashuri pėrbri:

    Dhe nė sytė e hollė njė shkrepėtimė drite
    (Ēfardo qė mund tė ishte)
    Gjithēka nė Tokė qė shikimi qė mė dhembte
    Prej dashurisė mund tė shihte.

    Skuqja, mbase, ishte turp prej vashe–
    Dhe si e tillė mund tė shkojė leht'-
    Ndonse prushi ngriti njė flakė tė rrėmbyeshme
    Nė gjoksin e atij, qė medet!

    Tė pa ty atė ditė nusėrie,
    Kur njė skuqje e thellė tė sillej pėrmbi,
    Ndonse lumturi pėrreth teje shtrihej;
    Bota gjithė me dashuri pėrbri.
    wrong verb

  8. #137
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    sully prudhomme

    Vazoja e thyer

    Vazon ku vdes kjo vervaine*
    Njė fryrje freskorje e plasi;
    Fryrja sa i fshiku njė krisje,
    Ajo asnjė zhurmė nuk nxori.

    Por gėrvishtja e pakėt,
    E gėrryevi kristalin pėrditė,
    Me hap tė padukshėm, tė sigurt,
    Dhe e rrethoi me tė lehtė.

    Uji i pastėr pikė pikė rodhi,
    Dhe lėngu i luleve u shter;
    Askush nuk e priste ē’ndodhi,
    Mos e prek, ėshtė thyer.

    Ndodh shpesh me dorėn qė duam
    Sa zemrėn na prek na plagos;
    Pastaj zemra vetveten bluan
    Lulen e dashurisė e plandos;

    Gjithnjė larg syve tė botės,
    Ndien ti rritet dhe qajė ngapak
    Plaga e hollė dhe e thellė:
    Ėshtė e thyer, mos e prek.


    * lloj luleje
    wrong verb

  9. #138
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Bjųrnstjerne Martinus Bjųrnson

    Kėngė pėr Norvegjinė (Hymni Kombėtar i Norvegjisė)

    Po, ne e duam kėtė tokė qė kėshtjellon
    Ku shkumbėzon oqeani;
    Ashpėrsuar, pėrfshirė nga stuhitė, ajo hijezon
    Me mijra shtėpi.
    E dashurojmė, e dashurojmė, me ju ndėr mend,
    Baba; e dashura nėnė,
    Kur nata e sagave kridhet
    Kėtu tek ne si nė njė ėndėrr.

    Kjo tokė qė Haraldi e ruajti
    Me ushtrinė e tij heroike,
    Kjo tokė qė Haakoni e mbikqyri,
    Me tė Eyvindit kėngė lavdie.
    Olafi kėtu kryqin nguli,
    Ndėrsa gjaku i shkoi rrėke;
    Fjala e Sverres kėtė tokė mbrojti
    Kundėr datės Romane.

    Fshatarėt rrokėn sėpatat e mprehta,
    Dhe thyen vrullin e pushtuesit;
    Tordenskjoldi shkrepėtiu tutje dhe ndoqi,
    Nė shtėpi pėrflaku armikun.
    Gratė shpesh me armė u hodhėn,
    Nė bėma si tė burrave;
    Tė tjerėt fat patėn veēse kujėn,
    Qė solli shpėrblimin mes lotėve.

    Mė tė dlirė nuk ishim kurrė,
    Por ne veten gjetėm,
    Nė kohė sprovash pėrherė
    Ēmimi ja vlen tė jepet.
    Mė mirė ta shihnim vendin tė digjej,
    Se sa rėnien e tij;
    Kujtesa nė mendime na kthehet
    Nė Fredrikshaldin nė thellėsi!

    Kohėt e vėshtira qė pėrballuam nė sprova
    U flakėn tej me pėrēmim;
    Krizėn lamė mbrapa
    Liria sykaltėr u lind.
    Qė dha fuqi atėsore pėr tė mbajtur
    Thirrjen e urisė dhe shpatėn,
    Vdekjen e ndershme pėrherė veshur
    Dhe nga kjo marrveshje patėm.

    Armiku ynė hoqi armėt
    Dhe ngriti strehėn lart;
    Ne tė ēuditur drejt tij u hodhėm
    Vėllain tonė pamė.
    Tė dy nga turpi i plotė shtyrė
    Drejt jugut bėmė rrugėn tonė;
    Vėllezėr trefish, me zemėr tė bashkuar,
    Do tė qėndrojmė ne po!

    Burra tė Norvegjisė, tė lartė a tė poshtmė,
    Jepini Zotit lavdi!
    Ai Mbrojtėsi i Shenjtė i vendit tonė
    Nė ditėt mė zi!
    Gjithė etėrit tanė kėtu luftuan
    Dhe nėnat tona qanė,
    Le tė na tregojė Zoti udhėn,
    Dhe ne drejt ta mbajmė.

    Po, ne e duam kėtė tokė qė kėshtjellon
    Ku shkumbėzon oqeani;
    Ashpėrsuar, pėrfshirė nga stuhitė, ajo hijezon
    Me mijra shtėpi.
    Kur etėrit tanė luftrat i lanė
    Fitore mė nė fund,
    Por dhe ne, kur koha ta kėrkojė
    Paqen do tė mbrojmė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 09-03-2005 mė 18:12
    wrong verb

  10. #139
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Bodler

    Abeli dhe Kaini

    Soj i Abelit, fli, pi dhe ha:
    I kėnaqur Zoti qesh,
    Soj i Kainit, ndėr nofulla
    Tėrbohu dhe vdis mjerimesh.

    Soj i Abelit, sakrifica jote
    Serafinin gicilon nė hundė!
    Soj i Kainit, dėnimi yt
    Vallė do tė ketė njė fund?

    Soj i Abelit, tu shtofshin tė korrat
    Dhe bagėtia mirė tė vafshin;
    Soj i Kainit, ty zorrėt
    Si qenit plak i angullifshin.

    Soj i Abelit, dėndu me gjellė
    Nė vatrėn tėnde atėrore;
    Soj i Kainit, nė shpellė
    Dridhu sė ftohti, ēakall i mjerė!

    Soj i Abelit, duaju dhe shumoju!
    Ar bėfsh dhe nga vogėlia.
    Soj i Kainit, zemėrdigju
    Gatitu pėr orekset e mėdha.

    Soj i Abelit, rritu dhe kullot
    Porsi mizat nė pemė!
    Soj i Kainit, udha e ēoftė
    Familjen tėnde nė humnerė.

    II.

    Oh, Soj i Abelit, kėrma jote
    Do tė lyrosė dheun e tymosur!
    Soj i Kainit, puna jote
    Me kaq nuk ėshtė sosur;

    Soj i Abelit, turpi yt njikėtu:
    Parzmi ėshtė shpuar shtije!
    Soj i Kainit, nė qiell ngjitu,
    Dhe pėrdhe Zotin hidhe!
    wrong verb

  11. #140
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Allen Ginsberg

    Amerikė

    Amerikė tė dhashė gjithēka dhe tani jam asgjė.
    Amerikė dy dollarė e njezet e shtatė cent 17 Janar 1956.
    Po ēmendem.
    Amerikė kur do ti mbarojmė luftrat njerėzore?
    Shko q'u me gjithė bombėn tėnde atomike.
    Nuk ndjehem mirė mos mė besdis.
    S’mund ta shkruaj poemėn time derisa jam me mendjen nė vend.
    Amerikė kur do tė bėhesh ėngjėllore?
    Kur do ti zhveshėsh rrobat?
    Kur do ta shohėsh veten pėrmes varrit?
    Kur do tė jesh e denjė pėr milionat e Trockistėve tė tu?
    Amerikė pse janė libraritė e tua plot me lotė?
    Amerikė kur do ti dėrgosh vezėt e tua nė Indi?
    Mė sėmurin kėrkesat e tua tė ēmendura.
    Kur mund tė shkoj nė tregtore dhe tė blej ēka mė duhet me pamjen time tė mirė?
    Amerikė nė fund tė herės je ti dhe unė qė nuk jemi tė pėrkorė pėr botėn tjetėr.
    Makineria jote ėshtė shumė pėr mua.
    Ti mė bėn tė dėshiroj tė bėhem shėnjt.
    Duhet tė ketė njė rrugė tjetėr ta sheshojmė kėtė argument.
    Burrouhsi ėshtė nė Tanxhier s’mendoj se do tė kthehet ėshtė i majtė.
    A po bėhesh e majtė a kjo ėshtė ndonjė formė shakaje praktike?
    Po pėrpiqem tė dal nė pikė.
    S’pranoj ti dorėzoj manitė.
    Amerikė ndalo sė mė shtyri unė e di ē’po bėj.
    Amerikė lulet e kumbullės po bien.
    Nuk i kam lexuar gazetat me muaj, ēdo ditė dikush shkon nė gjyq pėr vrasje.
    Amerikė prekem pėr Ubllizėt.
    Amerikė kam qėnė komunist kur isha fėmijė dhe s’mė vjen keq.
    Pi marihujanė sa herė mė jepet rasti.
    Rri nė shtėpi pėr ditė me radhė dhe shoh trėndafilat nė musėndėr.
    Kur shkoj nė Ēinataun pihem dhe kurrė nuk shtrohem.
    Mė ėshtė mbushur mendja atje do tė ketė ngatėresa.
    Ti duhet tė mė kishe parė tek lexoja Marksin.
    Psikoanalisti im thotė se jam pėr bukuri.
    S’mund ta them Lutjen e Zotit.
    Kam vizione mistike dhe dridhje kozmike.
    Amerikė ende nuk ta kam thėnė ēfarė i bėrė Xhaxha Marksit mbasi ai erdhi nga Rusia.
    Po tė drejtohem ty.
    A do ta lesh ti jetėn emocionale tė prihet nga Revista Tajm?
    E kam fiksim Revistėn Tajm.
    E lexoj ēdo javė.
    Kapaku i saj mė vėshtron ēdo herė qė i vidhem qoshes sė ėmbėltores.
    E lexoj nė bodrumin e Librarisė Publike tė Berklit.
    Gjithmonė mė thotė pėr pėrgjegjėsitė. Biznesmenėt janė seriozė.
    Prodhuesit e filmave janė seriozė. Tė gjithė janė seriozė veē meje.
    Mė ngjan se unė jam Amerika.
    Po flas me veten serish.

    Azia po ngrihet kundėr meje.
    S’e kam fatin e njė kinezi.
    Mė mirė tė kem parasysh burimet kombėtare.
    Burimet e mia kombėtare janė dy pėrzierje marihuane miliona gjinitale
    njė letėrsi vetiake e papublikuar qė fluturon me 1400 milje nė orė
    dhe njėzet e pesė mijė institucione mendore.
    Nuk them asgjė pėr burgjet e mia as pėr milionat e tė paprivilegjuarve qė rrojnė
    nė saksitė e mia nėn dritėn e pesėqind diejve.
    I kam zhdukur bordellanat e Francės, Tanxhiersi e ka rradhėn.
    Ambicia ime ėshtė tė jem President pavarsisht faktit qė jam Katolik.

    Amerikė si tė shkruaj njė litani tė shenjtė nė gjendjen tėnde tė marrė?
    Do tė vazhdoj si Henri Fordi strofat e mia janė aq individuale sa makinat e tij dhe mė shumė se janė tė gjinive tė ndryshme.
    Amerikė ti shes strofat 2500$ njė copė 500$ ulje pėr strofėn tėnde tė vjetėr
    Amerikė liroje Tom Munin
    Amerikė shpėtoi Mbretėrorėt Spanjollė
    Amerikė Sako&Vanxeti nuk duhet tė vdesin
    Amerikė unė jam djemtė e Skotborosė.
    Amerikė kur isha shtatė mėma me merrte nė takimet e Celulės Komuniste
    ata na shisnin qiqra njė dorė plot njė biletė njė biletė kushtonte njė nikėl dhe
    fjalimet ishin falas gjithsecili ishte ėngjėllor dhe ndjesor pėr
    puntorėt gjithēka ishte aq e dlirė ti nuk ja ke idenė ē’gjė e mirė
    partia ishte nė 1835 Skot Niring ishte njė plak i madh njė burrė
    i vėrtetė Ewig-Weibliche e Nėnės Blur tė Grevistėve tė Mėndafshit mė bėri pėr tė qarė
    njėherė pashė oratorin Jidish Izrael Amter afėr. Gjithkush duhet tė ketė qėnė
    spiun.
    Amerikė ti nuk do vėrtet tė shkosh nė luftė.
    Amerikė janė ata Rusėt e kėqinj.
    Ata Rusėt ata Rusėt dhe ata Kinezėt. Dhe ata Rusėt.
    Rusia do qė tė na hajė tė gjallė. Fuqia e Rusisė ēmenduri. Ajo do tė na marrė
    makinat nga garazhet.
    Dėshira e saj tė rrėmbejė Ēikagon. Nevoja e saj njė Riders Dixhesti i Kuq. Ajo dėshiron uzinat e makinave nė Siberi. Burokracia e madhe tė drejtojė pikat e furnizimit.
    Kjo nuk ėshtė mirė. Uh. Ai bėri indianėt tė mėsojnė tė lexojnė. Ai desh niger tė mėdhenj tė zinj. Ha. Ajo na bėn tė gjithėve tė punojmė gjashtėmbėdhjetė orė nė ditė. Ndihmė.
    Amerikė kjo ėshtė krejt serioze.
    Amerikė kjo ėshtė pėrshtypja qė marr nga tė parit nė televizor.
    Amerikė ėshtė kjo korrekte?
    Mė mirė tė kthehem menjėherė nė punė.
    Ėshtė e vėrtetė qė nuk dua ti bashkohem Kėmbėsorisė a tė vėrtit tornot nė uzinat e preēizionit, jam dritėshkurtėr dhe psikopat gjithsesi.
    Amerikė po i vė supin tim tė pamundur rrotės.
    wrong verb

Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •