Close
Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 184
  1. #121
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ose....

    Njė trėndafil tė bardhė

    Tė bardhin trėndafil e mbolla
    nė korrik sikur nė janar
    pėr mikun tim mė tė mirė
    me zemėr te pastėr qelibar.

    Dhe pėr mizorin pashpirt qė shqyen
    zemrėn e vetme qė kam...
    nuk mbjell kurrė ferra me gjemba
    por dhe pėr tė njė trėndafil tė bardhė.

    .................................................. ...........

    DD, mbase do mungoj pėr njė kohė tė gjatė nė forum, por tė uroj krijimtari tė mbarė.

    Respekte,
    Corazoni
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #122
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    edgar allen poe

    Ėndėrr brenda njė ėndrre

    Merre kėtė puthje pėrmbi ballė!
    Dhe, nė ndarjen tonė qė u kall,
    Mė nė fund unė tė shpall-
    Ti nuk je gabim, me atė gjykim
    Se ditėt time kanė qėnė ėndėrrim;
    Nė se shpresa tutje u tret
    Nė njė natė a nė njė ditė,
    Nė njė vision a nė asgjė,
    A ėshtė mė pak e shkuar, ė?
    Gjithė ē’ka shohim a na ngjet
    Ėshtė ėndėrr brenda ėndrrės vet.

    Mes oshėtimės kam qėndruar
    Tė njė bregu dallgė torturuar,
    Dhe mbaj brenda nė pėllėmbė
    Grimca tė rėrės sė artė-
    Sa pak! Por si zvarriten si
    Mes gishtave tė mi nė thellėsi
    Ndėrsa unė lotoj – ndėrsa unė lotoj!
    O Zot! a s’mundem pėr t’i rrokur
    Ato me njė shtrėngim mė puthitur?
    O Zot! a s’mundem unė tė ruaj
    Njėrėn nga vala e pamėshiruar?
    Ėshtė gjithė ē’ka shohim a na ngjet
    Njė ėndėrr brenda ėndrrės vet?

  3. #123
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Madison Julius Cawein

    I dashuri i saj tė kisha qėnė

    I
    I dashuri i saj tė kisha qėnė,
    Ta ēaja tėrfilin e rėnė
    Pėrmbi fushat mu pėrpara
    Portės qė ēon tek dera e saja;
    Ndėr ato livadhe,
    Tė prisja, mes hijeve,
    Hijeve qė derėn e saj rrethojnė,
    Pėr zemrėn e zemrės time edhe mė.
    Dhe atje nė tėrfil
    Ngjitur mbas asaj,
    Sėrish dhe sėrish
    Ti pėshpėrisja:
    “Sytė e tua janė aq tė kaftė
    Sa tė Natės, shohin poshtė
    Nė ujin qė dremit
    Me hėnė nė thellėsit'”...
    I dashuri i saj tė kisha qėnė ti pėshpėrisja.

    II
    I dashuri i saj tė kisha qėnė,
    Ta ēaja tėrfilin e rėnė
    Pėrmbi fushat mu pėrpara
    Rrugicės qė ēon tek dera e saja;
    Do tė prisja, mes kaēubeve,
    A atje mbrapa hunjve,
    Hunjve tė bardhė qė derėn e saj gardhojnė,
    Pėr jetėn e jetės sime dhe mė.
    Tė epohesha ndaj tėrfili-
    Brishtėsia
    Pėr vesėn qė ka pėrmbi-
    Dhe fėshfėrija:
    “Buzėt e tua janė aq tė ralla
    Sa pikla vese nė pėrralla,
    Aq tė pjekura dhe kuquar,
    Me mjaltin e vesės mėkuar.”...
    I dashuri i saj tė kisha qėnė ti fėshfėrija.

    III
    I dashuri i saj tė kisha qėnė,
    Ta ēaja tėrfilin e rėnė
    Pėrmbi fushat mu pėrpara
    Udhėn qė ēon tek dera e saja;
    Dhe shikoja, nė vezullimin
    E yjeve qė stėrpiknin
    Parajsėn pėrtej tė sajės derė,
    Pėr shpirtin e shpirtit tim dhe mė.
    Dhe atje nė tėrfil
    Atė ta shtrija;
    Dhe sėrish dhe sėrish
    Asaj ti mėsoja-
    Njė dashuri pa tė rėnkuar,
    Sysh tė ngazlluar,
    Qė llogarit ēdo sekondė
    Pushim pas njė puthje,
    Njė puthje dhe ... K(-ė) -1
    I dashuri i saj tė kisha qėnė ta mėsoja.

    1. K-(ė) shkronja “K” e madhe e shtypit pėr “Kaq”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 08-02-2004 mė 12:30

  4. #124
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    persi bisi shelli

    Pėr------------

    Muzikat, kur zėrat e butė shuhen,
    Nė kujtesė pėrdridhen.-
    Aromat, kur manushaqet e brishta drobiten
    Jetojnė brenda ndjenjės qė rritėn.-

    Fletėt e trėndafilit, kur trėndafili jep shpirt,
    Mblidhen nė shtratin e tė dashurit-
    Dhe kėshtu mendimet e tua, kur arti yt shkon,
    Dashurinė vetė gjumi i ėmbėl e kaplon.

  5. #125
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Francis William Bourdillon


    Nata ka njėmijė sy

    Njėmijė janė sytė e natės,
    Ditės njė i vetmon;
    E drita e botės sė shkėlqyeshme vdes
    Me diellin qė perėndon.

    Njėmijė janė sytė e mendjes,
    Zemrės njė i vetmon;
    E drita e njė jete tė gjithė vdes
    Kur dashuria mbaron.

  6. #126
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Oliver Uindėll Holms

    Gjethi i fundit

    E pashė atė mė parė njė herė,
    Ndėrsa kaloi nga kjo derė,
    Dhe pėrsėri
    Gurėt e trotuarit jehuan,
    Ndėrsa ai platitej mbi truall
    Me kėrcellin e tij.

    Thonė se nė ditėt e tij parėsore,
    Para se thik-krasitėsja Kohore
    Ta kėpuste,
    Asnjė burrė mė i mirė nuk u gjet
    Nga Kasneci prej rrethit tė vet
    Kudo nė qytet.

    Por tashmė udhėt ka marrė,
    Dhe sheh nė gjithė ē’i del para
    Dėshpėrim dhe trishtim,
    Dhe tund kokėn e dobėsuar,
    Qė duket sapo ka shqiptuar,
    “Ata shkuan tanimė”.

    Mermeret e myshkėta prehen
    Nė buzėt qė prej tij ngelėn
    Mė tė lulėzuar,
    Dhe emrat qė donte pėr ti dėgjuar
    Prej mė se njė viti janė daltuar
    Mbi varr.

    Gjyshja nga nėna pat folur-
    E shkreta zonjė plakė, ka vdekur
    Kohė mė parė-
    Se ai kishte njė hundė Romanofili,
    Dhe faqen porsi trėndafili
    Mbi borė;

    Por tani hunda e tij ėshtė holluar,
    Dhe pėrmbi mjekėr krejt e rrėzuar
    Porsi kraba,
    Dhe mbi kurriz ka njė krusje,
    Dhe njė tė thyer trishtuese
    Nė shaka.

    E di se po mėkatoj
    Atij ti ulem dhe dhėmbėt tė zbuloj
    Pėrmbi;
    Por kapelja e vjetėr me tre cepa,
    Dhe kilotat, dhe gjithėēka,
    Janė pėr habi!

    Dhe nėse do duhet tė jem
    Gjethi i fundit pėrmbi pemė
    Pranvera kur del,
    Le tė qeshin, si unė filluar,
    Mbi degėn e vjetėr tė harruar
    Ku unė ngel.

  7. #127
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Nekrasov

    Katerina

    Po mė venitet, shuhet bukuria!
    Nga burri trim qė s’di ē’ėshtė shtėpia.

    I pirė veē pėrplaset, esėll veē gėrnjitet,
    Ta gjejė veten jashtė shtėpisė mos mėrzitet!

    Dhe mandej nuk prita, i shkova kumbarit!
    Te vėllai shkova, i qava babait,

    Dhe te fqinjėt qava, i qava farefisit,
    Njerzve s’ju ardhi keq, - timėve dhe tė tijit!

    “Vuaj bijė e fisit, - pėrsėriti njė plak, -
    Rrahjet e tė dashurit nuk tė dhembin gjatė!”

    “Vuaj motėr! – m’u pėrgjigj im vėlla, -
    Rrahjet e tė dashurit nuk tė dhembin gjatė!”

    “Vuaj! – fqinja e vilės mė tha. -
    Rrahjet e tė dashurit nuk tė dhembin gjatė!”

    Ėshtė ushtari – Fedja, prej larg jemi soj
    Tė vetmit qė i vjen keq, dhe mė dashuroi;

    Syrin ja shkel Fedjas, me Fedjan qė aty
    Larg grunjave tė fshatit largohemi tė dy.

    Do t’ja hap gjithė shpirtin, pikėllimin do ti qaj
    Tė gjitha nė shkėmbim Fedjas, kokėn nuk e ēaj.

    “Nga u zhduke moj?” – nis tė pyesė burri
    “Ku isha, nuk jam!, o mor shok i dashur!”

    Shkova tė shikoja, thekri sa qe lartuar!”
    “Ah ti dhi budallaqe, me gėnjeshtra s’ke mbaruar...

    Fillon tė ngacmojė, fillon tė qortojė
    Me vete tė grindet, tė bėjė ē’tė dojė!

    Edhe tė mė rrahė – nuk ėshtė ndonjė gjė -
    Rrahjet e tė dashurit nuk tė dhembin gjatė!
    wrong verb

  8. #128
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    nga ...Vajkali

    There was once a boy, there was once a horse
    A feisty, a redneck, like the wintry in the ton
    There was once a girl, flimsy like thimble
    with her eyes downward, with no friend in the world.

    There was once a boy, there was once a horse
    Every morning galloping for the pristine eyes
    of the girl like snow under the walnuts tiara
    neigh and gallop, oh I wish we were together

    There was one a girl, flimsy like thimble
    who holded a jug and walked on her feet.
    ........



    p.s. Do shume pune, po keshtu si "fjale per fjale" jo keq. Downward nuk eshte shume e drejte, po te pakten sikur degjohet bukur me world : )

  9. #129
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    There was a young man, he has a stallion
    A red wicked one, like wind in the mountain,
    There was a girle, like topmost leaf frailly
    With her eyes on ground, in earth no other found.


    Vajkali

    Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė
    Njė vraē njė kuqal, si veriu nė mal.
    Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė,
    Me sytė pėrdhe, nuk kishte shoqe mbi dhe.

    ...
    wrong verb

  10. #130
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk e dija qe e kishte kalin, mendova mos ishte kali atje afer Me shume veshtiresi kisha te kuptoja shqipen tek ajo poezi se sa pata te gjeja fjalet ne anglisht, ndaj dhe ndodhin mosperputhjet.


    -Ne fillim besoj eshte "had" jo "has", se meqenese "na ishte (dmth kohe me pare)", dhe kalin e kishte atehere jo tani.

    -Nq se thua there was once del me shume si e kaluara me na (tregim) , sesa There was qe eshte vetem "ndodhej/ishte".

    -Stallion ndoshta degjohet bukur, po horse, te jep mundesine ta rimosh disi me ton.

    -wicked eshte djall/ njeri i keq, kete ke dashur te thuash?!

    -Dy vargjet e fundit me pelqejne me shume keshtu si i ke vene ti. Perseri majeze mendova se ishte fjala per gishtezen lol

    -Vetem disa ndryshime te vogla "on the ground" dhe "on earth"

    -Edhe girly nuk me pelqen aq pasi i ul vlerat vajzez si te thuash, megjithate tingellon bukur.

    -no other found gjithashtu do dicka sikur te mbeshtetet, no other one was found, no one like her...


    There was once a boy, and he had a horse
    a fighsty, a redneck, like the wintry in the ton
    There was once a girle, like topmost leaf frailly
    With her eyes on the ground, on earth no other found.


    Pershendetje

Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •