Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 165 prej 184
  1. #151
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Xhon Fleēer

    Hiqi, oh, hiqi tej ato buzė

    Hiqi, oh, hiqi tej ato buzė
    qė u tėrhoqėn me aq nojmė
    dhe ato sy, porsi njė muzg,
    drita qė agimin po ngatėrrojnė;
    Por puthjet time silli pėrsėri,
    vula dashurie, vulosur padobi.*

    Fshihi, oh, fshihi ato kodra bore,
    qė gjoksi yt i ngrirė shfaq,
    nė majat e tij karafilat prore
    janė nga ata qė Prilli kėnaq;
    Por s'pari ēliroma zemrėn e shkretė,
    lidhur me pranga akulli nga ty vetė.

    * strofa e pare marre prej Shekspirit

  2. #152
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    A.E.Stallings

    Dy violinat*

    Njėra ishte e kuqe flakė,
    gdhėndur me dorė dhe e re-
    prej tė kishės sė rėnės bangė,
    prodhuesi vendor drurin kish pre,

    Vegėl e Djallit
    nga shtėpia e Zotit nxjerrė.
    Gjegjej gėzueshėm dhe qartė
    dhe pse gishtat i luaja mjerė;

    Ata thanė: do kohė tė ėmbėlsohet,
    Tek shndrit e qartė si verė rioshe
    dhe loja ime nė tė tė lartohet.
    Tjetra ishte verdhoshe

    dhe e ngrėnė mu nė mjekėr,
    njė vernik Balltiku tė qelibartė,
    njė fund njėpjesėsh panje tigėr
    dhe njė timbėr tė ulėt, tė errėt.

    Njė shekull e vjetėr, ata vunė re,
    tingulli i saj s'do tė ndryshojė kurrė.
    Pasur dhe thellė nė sol dhe nė re,
    hollė nė shkallėn mė tė lartė,

    dhe si erdhi nga Bota qė Shkoi
    ishte hamendja e secilit
    e lehtė sa valixhja e kujt mėrgoi,
    njė bark zbrazėtie:

    Kjo ishte ajo qė zgjodha
    (jo ajo qė ishte flakėrimė)
    dhe mėsuesit ta vėrtisin me duart e stėrvitura
    tė shohin nga vijnė notat me trishtim.

    *publikuar tek Poetry, June 2008

  3. #153
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Fernando Pesoa dhe kompani

    Alberto Kajero

    Kur unė

    Kur unė s’tė kisha
    Dashuroja Natyrėn si njė murg i paqtė dashuron Krishtin.
    Tani e dashuroj Natyrėn
    Si njė murg i paqtė dashuron Virgjėreshėn Mari,
    Me besim, sipas meje, si mė parė,
    Por nė mėnyrė mė tė zjarrtė dhe intime.
    I shoh mė mirė lumenjtė kur shėtis me ty
    Pėrmes fushave deri nė brigjet e lumenjve;
    Kur ulem pranė teje dhe shoh retė
    I shoh ato mė mirė-
    Ti s’e ke nxjerrė Natyrėn nga unė...
    Ti e ke ndryshuar Natyrėn...
    Ti e ke sjellė Natyrėn para kėmbėve tė mia.
    Sepse ti je e shoh mė mirė, po tė njėjtėn,
    Sepse ti mė dashuron e dashuroj po njėlloj, por mė shumė,
    Sepse ti mė zgjodhe tė tė kem dhe tė tė dashuroj,
    Sytė e mi e vėshtrojnė atė mė gjatė
    Se tė gjitha gjėrat.
    Nuk pendohem pėr ē’isha mė parė
    Sepse jam po ai.

    (Vetėm pendohem qė s’tė dashurova mė parė.)*

    * - Rreshti nė kllapa gjendet nė pėrkthimin e Riēard Zenithit nė anglisht

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tė tjera, tė tjera Diabolis, tė lutem! Nėse s'ka efekt lutja, falenderimi pėr ēka sjell do bėjė xheē, pėr tė sjellė mė shumė. Miqėsisht Mondi

    -----------------------------------------------------------------------------------
    Dėshira shpesh bėhet pjesė e absurditetit nė tė shprehur, por edhe e shprehjes sė tė vėrtetės, edhe pse tė parealizueshme.

  5. #155
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Rikardo Reis

    Ndiq fatin tėnd

    Ndiq fatin tėnd,
    Ujit lulet e tua,
    Dashuro trėndafilėt e tu.
    Tė tjerat janė hije
    Pemėsh tė panjohura.

    Realiteti
    Ėshtė gjithmonė mė shumė a mė pak
    Se ai qė ne presim.
    Vetėm ne jemi gjithmonė
    Tė barabartė me vetveten.

    Ėmbėl tė rrosh vetė.
    E madhėrishme dhe fisnike
    Tė jetosh thjeshtė.
    Lėre dhimbjen nė altar
    Si njė ikonė pėr zotat.

    Shihe jetėn nga larg.
    Asnjėherė mos e pyet.
    S’ka asgjė
    Tė tė thotė. Pėrgjigjja
    Ėshtė pėrtej zotave.

    Por qetėsisht
    Imito Olimpin
    Nė zemrėn tėnde.
    Zotat janė zota
    Sepse s’mendohen.

  6. #156
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Alvaro De Kampos

    Gjithė letrat e dashurisė janė qesharake

    Gjithė letrat e dashurisė janė
    Qesharake.
    S’do ishin letra dashurie nė s’do ishin
    Qesharake.

    Edhe unė nė kohėn time shkrova letra dashurie,
    Si tė tjerat,
    Qesharake.

    Letrat e dashurisė, nė ka dashuri,
    Duhet tė jenė
    Qesharake.

    Por, sė fundi,
    Vetėm krijesat qė s’shkruan kurrė
    Letra dashurie
    Janė ē’janė
    Qesharake.

    Tė mund tė shkoja nė kohėn qė i shkruaja
    Pa u menduar se
    Letrat e dashurisė janė
    Qesharake.

    E vėrteta ėshtė se sot
    Kujtimet e mia
    Tė letrave tė dashurisė
    Janė ē’janė
    Qesharake.

    (Gjithė fjalėt e ēuditėshme
    si gjithė ndjenjat e ēuditėshme
    janė natyrshėm
    qesharake.)

  7. #157
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fernando Pesoa

    Autopsikografi

    Poeti ėshtė njė mashtrues.
    Qė mashtron aq plotėsisht
    Sa mashtron dhe pėr dhembjen
    E dhembjes qė i therr nė mish.

    Dhe kush e lexon ē’ka shkruar
    Nė dhembje ndjehet rehat
    Jo pėr ato dy qė ka provuar
    Por veēse pėr atė qė s’e pat.

    E kėshtu nė shinat e udhės
    Rrotullohet, arsyes ti bėjė qejfin,
    Atė tren me zembrek
    Qė zemėr ka emrin.

  8. #158
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Khalil Gibran - I Ēmenduri


    I ēmenduri

    Ju mė pyesni si u bėra njė i ēmendur. Ndodhi kėshtu: njė ditė, kohė mė parė se shumė zota lindėn, unė u ngrita nga njė gjumė i thellė e gjeta se tė gjitha maskat e mia ishin vjedhur, - shtatė maskat qė kisha stisur dhe veshur nė shtatė jetėt,- ndaj renda pa maskė pėrmes rrugėve tė mbushura duke bėrtitur: hajdutėt, hajdutėt, hajdutėt e mallkuar.
    Burra dhe gra mė pėrqeshėn e disa rendėn nė shtėpitė e tyre nga frika prej meje.
    Dhe kur arrita nė pazar, njė riosh hipur majė ēatisė thirri: ai ėshtė i ēmendur. Pashė lart ta shihja atė; dielli puthi faqen time tė zbuluar pėr herė tė parė. Pėr herė tė parė dielli puthi faqen time tė zbuluar dhe shpirti im u ndez me dashuri pėr diellin, e unė nuk i desha mė maskat e mia. E si nė ekstazė thirra: bekuar, bekuar qofshin hajdutėt qė mė vodhėn maskat.
    Kėshtu unė u bėra njė i ēmendur.
    Dhe gjeta njėheri lirinė e vetmisė dhe siguri ndaj tė qenit i kuptuar, se ata qė na kuptojnė skllavėrojnė diēka nė ne.
    Por le tė mos jem shumė krenar me sigurinė time. Se dhe hajduti nė burg ėshtė i sigurt nga hajduti tjetėr.


    Zoti

    Nė lashtėsi, kur drithma e parė e ligjėratės mė erdhi nė buzė, ngjita malin e shenjtė dhe i fola Zotit, duke i thėnė: Mjeshtėr, jam skllavi yt. Vullneti yt i fshehtė ėshtė ligji im dhe unė do tė tė bindem ty pėrgjithmonė.
    Dhe Zoti nuk u pėrgjigj, por si stuhi e fuqishme shkoi pėrtej.
    Mbas njėmijė vjetėsh ngjita malin e shenjtė dhe i fola Zotit sėrish, duke i thėnė: Krijues, unė jam krijesa jote. Nga balta mė ngjize dhe ty tė detyrohem me gjithėsej.
    Dhe Zoti nuk u pėrgjigj, por si njėmijė flatra tė buta shkoi pėrtej.
    Mbas njėmijė vjetėsh hipa malin e shenjtė dhe i fola Zotit sėrish, duke i thėnė: Atė, unė jam biri yt. Nė mėshirė dhe dashuri mė ke lindur, dhe pėrmes dashurisė e adhurimit unė do tė trashėgoj mbretėrinė tėnde.
    Dhe Zoti nuk u pėrgjigj, por si mjegulla qė u hedh vello kodrave tė largėta shkoi pėrtej.
    Mbas njėmijė vjetėsh hipa malin e shenjtėruar dhe sėrish i fola Zotit, duke i thėnė: Zoti im, synimi dhe pėrkryerja ime; unė jam e djeshmja jote, ti je e nesėrmja ime. Unė jam rrėnja jote nė tokė dhe ti je lulja ime nė qiell, dhe sė bashku ne rritemi faqe diellit.
    Atėhere Zoti u pėrkul mbi mua, dhe mė pėshpėriti nė veshė fjalė tė ėmbla, dhe porsi deti qė pėrqafon rrėkenė qė rrjedh nė tė, mė pėrqafoi mua.
    Dhe kur unė zbrita nė lugina e fusha Zoti ishte atje gjithashtu.


    p.s. Nėse moderatorėt do tė kėrkojnė "Gibran" tek "Letėrsia..." do tė shohin se pėr tė ka disa tema; nėse temat bashkohen nėn njė titull do ta vazhdoj atje pėrkthimin, nė jo - kėtu.

  9. #159
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gibran - I ēmenduri

    Miku im

    Miku im, unė nuk jam ē’dukem. Dukja ėshtė veēse rrobė qė vesh, - njė rrobė e thurrur me kujdes qė tė mė mbrojė mua nga pyetjet e tua dhe ty nga braktisja ime.
    “Unė” nė mua, miku im, strehohet nė shtėpinė e heshtjes, dhe atje do tė qėndrojė pėrgjithmonė, i padallueshėm, i paafrueshėm.
    Unė nuk dua tė tė bėj tė besosh nė ēfarė them as tė mė zėsh besė nė ēfarė bėj, se fjalėt e mia s’janė veēse mendimet e tua tė zėshme dhe bėmat e mia shpresat e tua nė veprim.
    Kur ti mė thua “po fryn erė e lindjes”, unė them “ėhė, erė e lindjes po fryn”; se unė nuk dua qė ti ta dish se mendja ime nuk rreh nė erėn por nė detin.
    Ti nuk m’i kupton mendimet detare, e, as unė nuk dua tė ti bėj tė kuptueshme. Unė nė det dua tė jem vetėm.
    Kur ėshtė ditė me ty, miku im, ėshtė natė me mua; e megjithatė atėhere unė flas pėr dallgėn e mesditės qė vallėzon mbi kodra dhe hijen e purpurtė qė vidhet udhės pėrgjatė luginės; qė ti tė mos e dėgjosh kėngėn e territ tim as ti shohėsh flatrat e mia tė rrahin kundėr yjeve; unė kėnaqem qė ti as mos i shohėsh as dėgjosh. Unė me natėn dua tė jem vetėm.
    Kur ti ngjitesh nė Parajsėn tėnde unė zbres nė Ferrin tim, - dhe atėhere kur ti mė quan pėrtej humnerės tė paurė “bashkėudhėtari im, shoku im,” unė ta kthej ty “shoku im, bashkėudhėtari im,” se unė nuk dua tė shohėsh Ferrin tim. Flaka do tė tė djegė shikimin dhe tymi do tė tė mbushė flagrat. Dhe unė e dua Ferrin tim aq paq tė tė le ty ta vizitosh. Unė nė Ferr dua tė jem vetėm.
    Ti dashuron tė Vėrtetėn, tė Bukurėn dhe Drejtėsinė; dhe unė pėr hatrin tėnd them se ėshtė mirė dhe pėrshtatshėm tė dashurosh kėto gjėra. Por nė zemrėn time unė qesh me dashurinė tėnde. Megjithatė unė nuk dua tė ma shohėsh tė qeshurėn. Unė dua tė qesh vetėm.
    Miku im, ti je i mirė, i kujdesshėm dhe i ditur; cuq, ti je i pėrkryer – dhe unė, gjithashtu, flas me ty me dituri dhe pėrkujdesje. Megjithatė unė jam i ēmendur. Por unė e maskoj ēmendurinė time. Unė dua tė jem i ēmendur vetėm.
    Miku im, ti nuk je miku im, por si tė tė bėj ta kuptosh? Rruga ime nuk ėshtė rruga jote, por ne ecim tok, dorė pėr dore.

    Dordoleci

    Njėherė i thashė njė dordoleci: duhet tė jesh lodhur sė ndėnjuri nė kėtė fushė tė vetmuar.
    Dhe ai mė tha: kėnaqsia pėr tė trembur ėshtė e thellė dhe zgjat, dhe unė kurrė s’lodhem prej saj.
    I thashė unė, mbas njė minute mendim: ėshtė e vėrtetė; se dhe unė gjithashtu e kam njohur atė kėnaqėsi.
    Tha ai: vetėm ata qė janė tė mbushur me kashtė mund ta dinė.
    Atėhere unė e lashė atė pa e ditur nė mė pati pėrgėzuar a nė me pati nėnvlerėsuar.
    Njė vit shkoi, gjatė tė cilit dordoleci u shndėrrua nė filozof.
    Ndėrsa kur kalova pranė tij pėrsėri pashė dy sorra qė ndėrtonin fole nėn kapelėn e tij.

  10. #160
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gibran - I ēmenduri

    Somnambulet

    Nė qytetin ku u linda jetonte njė grua dhe e bija tė cilat ecnin nė gjumė.
    Njė natė, kur qetėsia pushtoi botėn, gruaja dhe e bija, duke ecur, nė gjumė, u takuan nė kopshtin e tyre me tis mjegulle.
    Dhe mamaja foli, dhe tha: mė nė fund, mė nė fund, armikja ime! Ti nga e cila mu shkatėrrua rinia – qė e ke ngritur jetėn tėnde mbi rrėnojat e times! Tė tė kisha vrarė!
    Dhe e bija foli, dhe tha: o grua e urrejtshme, egoiste dhe plakė! Qė qėndron midis ēlirueses nė mua dhe meje! Qė e do jetėn time njė jehonė tė jetės tėnde tė shuar! Tė kishe vdekur!
    Nė atė ēast njė kėndez kėndoi dhe tė dyja gratė u zgjuan. Mamaja foli butėsisht: a je ti e shtrenjta ime? Dhe bija u pėrgjigj butėsisht: po e dashur.


    Qeni i menēur

    Njė dite kaloi pranė njė shoqėrie macesh njė qen i menēur.
    Ndėrsa u afrua dhe pa qė ato ishin shumė tė pėrqėndruara dhe nuk i kushtuan vėmendje, ai ndaloi.
    Atėhere atje nė mes tė shoqėrisė u ngrit njė maēok i madh, hijerėndė, qė pa ndėr ta dhe foli: Vėllezėr, lutuni; dhe kur tė jeni lutur pėrsėri dhe pėrsėri, pa asnjė mėdyshje, atėhere vėrtet do tė bien minj.
    Dhe kur qeni e dėgjoi kėtė qeshi me zemėr dhe u kthye nga ata duke u thėnė: o mace qorre dhe budallaqe, mos nuk ėshtė e shkruar dhe mos nuk e kam ditur dhe tė parėt e mi para meje se ēka bie me lutje, besim dhe pėrgjėrim nuk janė minj por koska.

  11. #161
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dy oshėnarėt

    Pėrmbi njė mal tė veēuar, na jetonin dy oshėnarė qė adhuronin Zotin dhe donin njėri tjetrin.
    Tanithi, kėta dy oshėnarėt na kishin njė tas balte, qė ishte pasuria e tyre e vetme.
    Njė ditė njė shpirt i keq na hyri brenda nė zemrėn e oshėnarit mė tė vjetėr, dhe ai shkoi tek mė i riu dhe i tha: Ėshtė kohė gjatė qė kemi jetuar sė bashku. Erdhi koha pėr ne qė tė ndahemi. Le ti ndajmė pasuritė.
    Atėhere oshėnari i ri na u dėshpėrua e i tha: Mė pikėllon, Vėlla, qė ti duhet tė mė lėsh. Por nė kėshtu tė duhet tė bėsh, ashtu u bėftė. – dhe i solli tasin e baltės edhe ja dha atij duke i thėnė: Ne s’mund ta ndajmė kėtė, Vėlla, ndaj qoftė yti.
    Atėhere oshėnari mė i vjetėr na i tha: Bamirėsinė nuk do ta pranoj. Nuk do tė marr asgjė pėrveē gjėsė time. Ky duhet tė ndahet.
    Dhe mė i riu na i tha: nė tasi ėshtė i thyer, pėr ēfarė mund tė tė shėrbejė ty apo mua? Nė tė pėlqen mė mirė le tė hedhim short.
    Por oshėnari mė i vjetėr na i tha pėrsėri: Unė dua vetėm drejtėsi dhe gjėnė time, dhe unė nuk do t’ja besoj drejtėsinė dhe gjėnė time rastisjes sė kotė. Tasi duhet ndarė.
    Atėhere oshėnari mė i ri s’na mund tė arsyetonte mė tej dhe i tha: nė ėshtė vėrtet dėshira jote, por dhe kėshtu ti s’mund ta kesh atė, le ta thyejmė tasin njitash.
    Por faqja e oshėnarit tė vjetėr ē’na u nxi mė tepėr dhe ai thirri: Ah ti frikacak i mallkuar, qė nuk do tė ndeshesh.


    Mbi tė Dhėnit dhe tė Marrit

    Njėherė na jetonte njė burrė qė na kishte njė luginė plot e pėrplot me gjilpėra. Njė ditė e jėma e Jezusit vajti tek ai e i tha: Mik, rroba e djalit tim ėshtė grisur dhe mė duhet ta arnoj pėrpara se ai tė shkojė nė tempull. A s’mund tė mė japėsh njė gjilpėrė?
    Dhe ai i dha asaj jo njė gjilpėrė, por i mbajti asaj njė ligjėratė diturie mbi tė Dhėnit dhe tė Marrit t’ja pėrēonte tė birit pėrpara se tė shkonte nė tempull.

  12. #162
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shtatė vetet

    Nė orėn mė tė qetė tė natės, teksa isha shtrirė pėrgjumėsh, shtatė vetet time u ulėn sė bashku dhe ja si biseduan nė pėshpėrimė:
    Vetja i parė: Kėtu, tek ky i ēmendur, kam banuar gjithė kėta vjet, me asgjė pėr tė bėrė pėrveēse t’ja pėrtėrij dhimbjen ditėn dhe t’ja rikrijoj trishtimin natėn. Nuk e duroj dot mė fatin tim, tani rebeloj.
    Vetja i dytė: Shorti yt ėshtė mė i mirė se imi, vėlla, sepse mė ėshtė dhėnė ti jem vetja e gėzueshme kėtij tė ēmenduri. I qesh tė qeshurėn dhe i kėndoj orėt e tij tė lumtura, dhe me kėmbė trefish me flatra i vallėzoj mendimet e tij mė tė shndritshme. Jam unė qė duhet tė rebeloj ndaj jetesės sime kapitėse.
    Vetja i tretė: Dhe mua ē’mė mbeti, vetes sė shtypur dashurie, flakadanit flakėruar pasionesh tė egra e dėshirash fantastike? Jam unė vetja sėmurė dashurie qė duhet tė rebeloj ndaj kėtij tė ēmenduri.
    Vetja i katėrt: Unė, ndėr tė gjithė ju, jam mė i mjeri, se asgjė s’mė ėshtė dhėnė pėrveē urrejtjes sė urryer dhe neverisė shkatėrruese. Jam unė, vetja e stuhishme, i linduri nė guvat e zeza tė Ferrit, qė duhet tė protestoj kundėr shėrbimit kėtij tė ēmenduri.
    Vetja i pestė: Jo, jam unė, vetja menduese, vetja trillane, vetja e urisė dhe etjes, i dėnuari pėr tė bredhur papushim nė kėrkim tė gjėrave tė panjohura dhe gjėrave ende tė pakrijuara; jam unė, jo ju, qė duhet tė rebeloj.
    Vetja i gjashtė: Dhe unė, vetja punėtore, argati i pėrbuzur, qė, me duar tė duruara, me sy tė malluar, u jap formė ditėve nė imazhe dhe u jap elementeve pa formė forma tė reja dhe tė pėrjetshme-jam unė, vetja e vetmuar, ai i cili duhet tė rebelohet kundėr kėtij tė ēmenduri tė shqetėsuar.
    Vetja i shtatė: Sa e ēuditėshme qė tė gjithė ju duhet tė rebeloni kundėr kėtij njeriu, sepse secili nga ju ka njė fat tė parathėnė pėr tė pėrmbushur. Ah! Tė mund tė isha njė si ju, njė vete me fat tė pėrcaktuar! Por unė kam asnjė, unė jam vetja qė s’bėn gjė, qė rri nė heshtje, boshi askund dhe askur, ndėrsa ju jeni tė zėnė duke rikrijuar jetėn. Jeni ju apo jam unė, fqinjė, qė duhet tė rebeloj?
    Kur vetja e shtatė kėshtu foli gjashtė vetet e tjerė e panė me mėshirė por s’thanė gjė mė shumė; dhe ndėrsa nata u bė mė e thellė njėri pas tjetrit shkuan tė flenė mbėshtjellė me njė bindje tė re dhe fatbardhė.
    Por vetja e shtatė mbeti duke parė dhe vėshtruar nė asgjė, qė ėshtė mbas gjithė gjėrave.


    Luftė

    Njė natė njė festė u mbajt nė pallat, dhe atje mbriti njė njeri dhe pėrmbysi veten para princit, dhe gjithė festuesit e vėshtruan atė, dhe panė se njėri nga sytė e tij ishte nxjerrė dhe se zgavra boshe gjakonte. Dhe princi hetoi prej tij: Ē’tė ka rėnė ty? – dhe burri u pėrgjigj: O princ, unė kam profesionin e hajdutit, dhe kėtė natė, ngaqė nuk kishte hėnė, unė shkova tė vidhja dyqanin e kėmbimeve valutore, dhe ndėrsa u kacavara pėrmes dritares bėra gabim dhe hyra nė dyqanin e endėsit, dhe nė errėsirė rashė nė vegjėn e endėsit dhe syri im u krua. Dhe tani, o princ, unė kėrkoj drejtėsi mbi endėsin.
    Atėhere princi dėrgoi pėr endėsin dhe ai erdhi, dhe u shpall qė njė nga sytė e tij tė kruhej.
    O princ – foli endėsi, - shpallja ėshtė e drejtė. Ėshtė mirė qė njė nga sytė e mi tė merret. Por prapė, medet! Tė dy janė tė nevojshėm pėr mua qė unė tė mund tė shoh tė dy anėt e rrobės qė end. Por unė kam njė fqinj, njė kėpucar, i cili gjithashtu ka dy sy, dhe nė zanatin e tij tė dy sytė nuk janė tė nevojshėm.
    Atėhere princi dėrgoi pėr kėpucarin. Dhe ai erdhi. Dhe ata i nxorrėn njėrin nga dy sytė kėpucarit.
    Dhe drejtėsia u kėnaq.

  13. #163
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dhelpėraku

    Njė dhelpėrak pa hijen e tij nė agim dhe foli: sot do tė kem njė gamile pėr drekė. Dhe gjithė mėngjesin doli pėr tė parė pėr gamile. Por nė mesditė ai pa hijen e tij pėrsėri dhe foli: njė mi mjafton.


    Mbreti i menēur

    Njėherė atje nė qytetin e largėt tė Viranit sundonte njė mbret qė ishte hėm i fuqishėm hėm i menēur. Qė ja kishin frikėn pėr fuqinė dhe e donin pėr diturinė.
    Tashti, nė mes tė qytetit ishte njė pus, uji i tė cilit ishte i freskėt dhe kristalin, prej tė cilit pinin tė gjithė banorėt, bile edhe mbreti me oborrtarėt e tij, sepse atje nuk kishte pus tjetėr.
    Njė natė kur tė gjithė ishin nė gjumė, njė shtrigė hyri nė qytet, dhe hodhi shtatė pika tė njė lėngu tė ēuditshėm brenda nė pus, dhe foli: nga kjo orė ai qė pi kėtė ujė do tė bėhet i ēmendur.
    Tė nesėrmen nė mėngjes tė gjithė banorėt, shpėto mbretin dhe kryeqeverisėsin e tij, pinė prej pusit dhe u bėnė tė ēmendur, ashtu si shtriga pat parathėnė.
    Dhe gjatė asaj dite populli nė rrugėt e ngushta dhe nė vendet e tregut s’bėri asgjė tjetėr veēse i pėshpėriti njėri-tjetrit: Mbreti ėshtė i ēmendur. Mbreti ynė dhe kryeqeverisėsi i tij kanė humbur arsyen. Sigurisht ne nuk duhet tė sundohemi nga njė mbret i ēmendur. Ne duhet ta shfronėzojmė atė.
    Atė mbrėmje mbreti urdhėroi qė njė kupė e artė tė mbushej nga pusi. Dhe kur ju ēua pėrpara tij, ai piu vėnēe dhe ja dha kryeqeverisėsit tė tij tė pijė.
    Dhe tė na u bė gėzim i madh nė atė qytetin e largėt tė Viranit, sepse mbreti dhe kryeqeverisėsi i tij kishin rifituar arsyet.

  14. #164
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ambicia

    Tre burra u takuan nė njė tavolinė taverne. Njėri ishte endės, tjetri zdrukthėtar dhe i treti lėrues.
    Foli endėsi: shita njė qefin lini tė imėt sot pėr dy copa ari. Le tė kemi gjithė verėn qė duam.
    Dhe unė, - foli zdrukthėtari - shita qivurin mė tė mirė. Ne do tė kemi dhe shumė tė pjekura me verė.
    Unė hapa vetėm njė varr – foli lėruesi, - por zotėria im mė pagoi dyfish. Le tė kemi edhe petulla me mjaltė.
    Dhe gjithė atė mbrėmje taverna ishte e zėnė, se atė thirrėn shpesh pėr verė pėr mish pėr petulla. Dhe ata ishin tė qeshur.
    Dhe mikpritėsi fėrkoi duart dhe i buzėqeshi tė shoqes; se mysafirėt e tij po shpenzonin lirisht.
    Kur ata shkuan hėna ishte mė tė lartė, dhe ata ecėn pėrgjatė rrugės duke kėnduar e thirrur sė bashku.
    Mikpritėsi dhe gruaja e tij qėndruan tek dera e tavernės duke parė nė ta.
    Ah! – tha gruaja – kėta zotėrinj! Sa dorėlėshuar dhe sa tė gėzuar. Sikur tė na sillnin tė tillė fat pėrditė! Atėhere djali ynė s’do ish nevoja tė bėhej tavernaxhi dhe tė punonte aq fort. Ne ta edukonim, dhe ai tė bėhej prift.


    Kėnaqėsia e re

    Mbrėmė unė shpika njė kėnaqėsi tė re, dhe ndėrsa isha duke i bėrė provėn e parė njė ėngjėll dhe njė djall erdhėn turravrap drejt shtėpisė sime. Ata u takuan tek porta ime dhe luftuan me njėri-tjetrin pėr kėnaqsinė time tė re tė sapokrijuar; njėri bėrtiste: Ėshtė mėkat! – tjetri: Ėshtė virtyt!

  15. #165
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gjuha tjetėr

    Tre ditė mbasi kisha lindur, ndėrsa pushoja nė djepin e mėndafshtė, duke vėshtruar me ankth tė habitshėm nė botėn e re pėrqark meje, mamaja ime i foli mėndeshės: si ja ēon fėmija im?
    Dhe mėndesha u pėrgjigj: ai ja ēon mirė, Zonjė, e kam ushqyer tre herė; dhe kurrė mė parė s’kam parė bebe aq tė vogėl e prapė aq tė qeshur.
    Dhe unė u mėrzita; dhe thirra: s’ėshtė e vėrtetė mama; se shtrati im ėshtė i fortė dhe qumėshti qė thitha ėshtė i hidhur nė gojėn time, dhe era e gjirit vjen e ndyrė nė flegra, dhe unė jam mė i mjerė.
    Por mamaja ime nuk kuptoi, as mėndesha; se gjuha qė fola ishte ajo e botės prej nga erdha.
    Dhe nė ditėn e njėzetenjėtė tė jetės sime, ndėrsa po pagėzohesha, prifti i foli mamasė sime: ju vėrtet duhet tė jeni e lumtur, Zonjė, se djali juaj lindi i Krishterė.
    Unė u befasova, dhe i thashė priftit: atėhere nėna jote nė Parajsė duhet tė jetė e pakėnaqur, se ti nuk linde i Krishterė.
    Por dhe prifti gjithashtu nuk e kuptoi gjuhėn time.
    Dhe mbas shtatė muajsh, njė ditė njė fallxhi mė vėshtroi, dhe i tha mamasė sime: djali juaj do tė bėhet njė shtetar dhe njė udhėheqės burrash.
    Por unė bėrtita: ky ėshtė njė profet i rreme; se unė do tė bėhem muzikant, dhe asgjė pėrveēse muzikant do tė bėhem.
    Por edhe nė atė moshė gjuha ime nuk u kuptua, dhe e madhe ishte habia ime.
    Dhe mbas tre edhe tridhjet vjetėsh, gjatė tė cilėve, mamaja ime, edhe mėndesha, edhe prifti vdiqėn tė gjithė, (hija e Zotit qoftė mbi shpirtrat e tyre) fallxhiu ende jeton. Edhe dje e takova atė pranė portave tė tempullit; dhe ndėrsa ne po bisedonim sė toku ai foli: Unė gjithmonė e kam ditur qė ti do tė bėheshe njė muzikant i madh. Bile qė nė foshnjėrinė tėnde profetizova dhe parathashė tė ardhmen tėnde.
    Dhe unė e besova atė, se tani edhe unė gjithashtu e kam harruar gjuhėn e asaj botės tjetėr.


    Shega

    Njėherė kur jetoja nė zemėr tė njė shege, dėgjova njė farė tė thonte: njė ditė do tė behem pemė, dhe era do tė mė kėndojė nė degė, dhe dielli do tė mė vallėzojė nė gjethe, dhe unė do tė jem e fortė dhe e bukur pėrgjatė tė gjitha stinėve.
    Atėhere njė farė tjetėr foli e tha: kur isha kaq e re sa ti, edhe unė kisha tė tilla pikėpamje; por tani qė mund t’i peshoj dhe mat gjėrat, e shoh qė shpresat e mia janė tė kota.
    Dhe njė farė e tretė foli gjithashtu: unė nuk shoh asgjė nė ne qė tė premtojė njė tė ardhme tė madhe.
    Dhe njė e katėrt foli: ēfarė talljeje do tė jetė jeta jonė, pa njė tė ardhme mė tė madhe!
    Foli njė e pestė: pse hahemi ēfarė do tė jemi, kur ne as qė e dimė ēfarė jemi.
    Por njė e gjashtė u pėrgjigj: ēfarėdo qė tė jemi, ashtu do tė vazhdojmė tė jemi.
    Dhe njė e shtatė foli: unė kam njė ide aq tė qartė se si gjithēka do tė jetė, por nuk e shpreh dot me fjalė.
    Dhe pastaj njė e tetė foli, njė e nėntė, njė e dhjetė, dhe pastaj shumė, derisa tė gjitha po flisnin, dhe unė s’mund tė dalloja gjė prej shumė zėrave.
    Dhe kėshtu unė u mbarta po atė ditė brenda zemrės sė njė ftoi, ku farat janė pak e thuajse tė heshtura.

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •