Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 136 deri 150 prej 184
  1. #136
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E. A. Poe

    Kėngė

    Tė pashė ty ditėn e nusėrisė –
    Kur njė skuqje djegėse tė sillej pėrmbi,
    Ndonse lumturi pėrreth teje shtrihej,
    Bota gjithė me dashuri pėrbri:

    Dhe nė sytė e hollė njė shkrepėtimė drite
    (Ēfardo qė mund tė ishte)
    Gjithēka nė Tokė qė shikimi qė mė dhembte
    Prej dashurisė mund tė shihte.

    Skuqja, mbase, ishte turp prej vashe–
    Dhe si e tillė mund tė shkojė leht'-
    Ndonse prushi ngriti njė flakė tė rrėmbyeshme
    Nė gjoksin e atij, qė medet!

    Tė pa ty atė ditė nusėrie,
    Kur njė skuqje e thellė tė sillej pėrmbi,
    Ndonse lumturi pėrreth teje shtrihej;
    Bota gjithė me dashuri pėrbri.
    wrong verb

  2. #137
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    sully prudhomme

    Vazoja e thyer

    Vazon ku vdes kjo vervaine*
    Njė fryrje freskorje e plasi;
    Fryrja sa i fshiku njė krisje,
    Ajo asnjė zhurmė nuk nxori.

    Por gėrvishtja e pakėt,
    E gėrryevi kristalin pėrditė,
    Me hap tė padukshėm, tė sigurt,
    Dhe e rrethoi me tė lehtė.

    Uji i pastėr pikė pikė rodhi,
    Dhe lėngu i luleve u shter;
    Askush nuk e priste ē’ndodhi,
    Mos e prek, ėshtė thyer.

    Ndodh shpesh me dorėn qė duam
    Sa zemrėn na prek na plagos;
    Pastaj zemra vetveten bluan
    Lulen e dashurisė e plandos;

    Gjithnjė larg syve tė botės,
    Ndien ti rritet dhe qajė ngapak
    Plaga e hollė dhe e thellė:
    Ėshtė e thyer, mos e prek.


    * lloj luleje
    wrong verb

  3. #138
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Bjųrnstjerne Martinus Bjųrnson

    Kėngė pėr Norvegjinė (Hymni Kombėtar i Norvegjisė)

    Po, ne e duam kėtė tokė qė kėshtjellon
    Ku shkumbėzon oqeani;
    Ashpėrsuar, pėrfshirė nga stuhitė, ajo hijezon
    Me mijra shtėpi.
    E dashurojmė, e dashurojmė, me ju ndėr mend,
    Baba; e dashura nėnė,
    Kur nata e sagave kridhet
    Kėtu tek ne si nė njė ėndėrr.

    Kjo tokė qė Haraldi e ruajti
    Me ushtrinė e tij heroike,
    Kjo tokė qė Haakoni e mbikqyri,
    Me tė Eyvindit kėngė lavdie.
    Olafi kėtu kryqin nguli,
    Ndėrsa gjaku i shkoi rrėke;
    Fjala e Sverres kėtė tokė mbrojti
    Kundėr datės Romane.

    Fshatarėt rrokėn sėpatat e mprehta,
    Dhe thyen vrullin e pushtuesit;
    Tordenskjoldi shkrepėtiu tutje dhe ndoqi,
    Nė shtėpi pėrflaku armikun.
    Gratė shpesh me armė u hodhėn,
    Nė bėma si tė burrave;
    Tė tjerėt fat patėn veēse kujėn,
    Qė solli shpėrblimin mes lotėve.

    Mė tė dlirė nuk ishim kurrė,
    Por ne veten gjetėm,
    Nė kohė sprovash pėrherė
    Ēmimi ja vlen tė jepet.
    Mė mirė ta shihnim vendin tė digjej,
    Se sa rėnien e tij;
    Kujtesa nė mendime na kthehet
    Nė Fredrikshaldin nė thellėsi!

    Kohėt e vėshtira qė pėrballuam nė sprova
    U flakėn tej me pėrēmim;
    Krizėn lamė mbrapa
    Liria sykaltėr u lind.
    Qė dha fuqi atėsore pėr tė mbajtur
    Thirrjen e urisė dhe shpatėn,
    Vdekjen e ndershme pėrherė veshur
    Dhe nga kjo marrveshje patėm.

    Armiku ynė hoqi armėt
    Dhe ngriti strehėn lart;
    Ne tė ēuditur drejt tij u hodhėm
    Vėllain tonė pamė.
    Tė dy nga turpi i plotė shtyrė
    Drejt jugut bėmė rrugėn tonė;
    Vėllezėr trefish, me zemėr tė bashkuar,
    Do tė qėndrojmė ne po!

    Burra tė Norvegjisė, tė lartė a tė poshtmė,
    Jepini Zotit lavdi!
    Ai Mbrojtėsi i Shenjtė i vendit tonė
    Nė ditėt mė zi!
    Gjithė etėrit tanė kėtu luftuan
    Dhe nėnat tona qanė,
    Le tė na tregojė Zoti udhėn,
    Dhe ne drejt ta mbajmė.

    Po, ne e duam kėtė tokė qė kėshtjellon
    Ku shkumbėzon oqeani;
    Ashpėrsuar, pėrfshirė nga stuhitė, ajo hijezon
    Me mijra shtėpi.
    Kur etėrit tanė luftrat i lanė
    Fitore mė nė fund,
    Por dhe ne, kur koha ta kėrkojė
    Paqen do tė mbrojmė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 09-03-2005 mė 18:12
    wrong verb

  4. #139
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Bodler

    Abeli dhe Kaini

    Soj i Abelit, fli, pi dhe ha:
    I kėnaqur Zoti qesh,
    Soj i Kainit, ndėr nofulla
    Tėrbohu dhe vdis mjerimesh.

    Soj i Abelit, sakrifica jote
    Serafinin gicilon nė hundė!
    Soj i Kainit, dėnimi yt
    Vallė do tė ketė njė fund?

    Soj i Abelit, tu shtofshin tė korrat
    Dhe bagėtia mirė tė vafshin;
    Soj i Kainit, ty zorrėt
    Si qenit plak i angullifshin.

    Soj i Abelit, dėndu me gjellė
    Nė vatrėn tėnde atėrore;
    Soj i Kainit, nė shpellė
    Dridhu sė ftohti, ēakall i mjerė!

    Soj i Abelit, duaju dhe shumoju!
    Ar bėfsh dhe nga vogėlia.
    Soj i Kainit, zemėrdigju
    Gatitu pėr orekset e mėdha.

    Soj i Abelit, rritu dhe kullot
    Porsi mizat nė pemė!
    Soj i Kainit, udha e ēoftė
    Familjen tėnde nė humnerė.

    II.

    Oh, Soj i Abelit, kėrma jote
    Do tė lyrosė dheun e tymosur!
    Soj i Kainit, puna jote
    Me kaq nuk ėshtė sosur;

    Soj i Abelit, turpi yt njikėtu:
    Parzmi ėshtė shpuar shtije!
    Soj i Kainit, nė qiell ngjitu,
    Dhe pėrdhe Zotin hidhe!
    wrong verb

  5. #140
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Allen Ginsberg

    Amerikė

    Amerikė tė dhashė gjithēka dhe tani jam asgjė.
    Amerikė dy dollarė e njezet e shtatė cent 17 Janar 1956.
    Po ēmendem.
    Amerikė kur do ti mbarojmė luftrat njerėzore?
    Shko q'u me gjithė bombėn tėnde atomike.
    Nuk ndjehem mirė mos mė besdis.
    S’mund ta shkruaj poemėn time derisa jam me mendjen nė vend.
    Amerikė kur do tė bėhesh ėngjėllore?
    Kur do ti zhveshėsh rrobat?
    Kur do ta shohėsh veten pėrmes varrit?
    Kur do tė jesh e denjė pėr milionat e Trockistėve tė tu?
    Amerikė pse janė libraritė e tua plot me lotė?
    Amerikė kur do ti dėrgosh vezėt e tua nė Indi?
    Mė sėmurin kėrkesat e tua tė ēmendura.
    Kur mund tė shkoj nė tregtore dhe tė blej ēka mė duhet me pamjen time tė mirė?
    Amerikė nė fund tė herės je ti dhe unė qė nuk jemi tė pėrkorė pėr botėn tjetėr.
    Makineria jote ėshtė shumė pėr mua.
    Ti mė bėn tė dėshiroj tė bėhem shėnjt.
    Duhet tė ketė njė rrugė tjetėr ta sheshojmė kėtė argument.
    Burrouhsi ėshtė nė Tanxhier s’mendoj se do tė kthehet ėshtė i majtė.
    A po bėhesh e majtė a kjo ėshtė ndonjė formė shakaje praktike?
    Po pėrpiqem tė dal nė pikė.
    S’pranoj ti dorėzoj manitė.
    Amerikė ndalo sė mė shtyri unė e di ē’po bėj.
    Amerikė lulet e kumbullės po bien.
    Nuk i kam lexuar gazetat me muaj, ēdo ditė dikush shkon nė gjyq pėr vrasje.
    Amerikė prekem pėr Ubllizėt.
    Amerikė kam qėnė komunist kur isha fėmijė dhe s’mė vjen keq.
    Pi marihujanė sa herė mė jepet rasti.
    Rri nė shtėpi pėr ditė me radhė dhe shoh trėndafilat nė musėndėr.
    Kur shkoj nė Ēinataun pihem dhe kurrė nuk shtrohem.
    Mė ėshtė mbushur mendja atje do tė ketė ngatėresa.
    Ti duhet tė mė kishe parė tek lexoja Marksin.
    Psikoanalisti im thotė se jam pėr bukuri.
    S’mund ta them Lutjen e Zotit.
    Kam vizione mistike dhe dridhje kozmike.
    Amerikė ende nuk ta kam thėnė ēfarė i bėrė Xhaxha Marksit mbasi ai erdhi nga Rusia.
    Po tė drejtohem ty.
    A do ta lesh ti jetėn emocionale tė prihet nga Revista Tajm?
    E kam fiksim Revistėn Tajm.
    E lexoj ēdo javė.
    Kapaku i saj mė vėshtron ēdo herė qė i vidhem qoshes sė ėmbėltores.
    E lexoj nė bodrumin e Librarisė Publike tė Berklit.
    Gjithmonė mė thotė pėr pėrgjegjėsitė. Biznesmenėt janė seriozė.
    Prodhuesit e filmave janė seriozė. Tė gjithė janė seriozė veē meje.
    Mė ngjan se unė jam Amerika.
    Po flas me veten serish.

    Azia po ngrihet kundėr meje.
    S’e kam fatin e njė kinezi.
    Mė mirė tė kem parasysh burimet kombėtare.
    Burimet e mia kombėtare janė dy pėrzierje marihuane miliona gjinitale
    njė letėrsi vetiake e papublikuar qė fluturon me 1400 milje nė orė
    dhe njėzet e pesė mijė institucione mendore.
    Nuk them asgjė pėr burgjet e mia as pėr milionat e tė paprivilegjuarve qė rrojnė
    nė saksitė e mia nėn dritėn e pesėqind diejve.
    I kam zhdukur bordellanat e Francės, Tanxhiersi e ka rradhėn.
    Ambicia ime ėshtė tė jem President pavarsisht faktit qė jam Katolik.

    Amerikė si tė shkruaj njė litani tė shenjtė nė gjendjen tėnde tė marrė?
    Do tė vazhdoj si Henri Fordi strofat e mia janė aq individuale sa makinat e tij dhe mė shumė se janė tė gjinive tė ndryshme.
    Amerikė ti shes strofat 2500$ njė copė 500$ ulje pėr strofėn tėnde tė vjetėr
    Amerikė liroje Tom Munin
    Amerikė shpėtoi Mbretėrorėt Spanjollė
    Amerikė Sako&Vanxeti nuk duhet tė vdesin
    Amerikė unė jam djemtė e Skotborosė.
    Amerikė kur isha shtatė mėma me merrte nė takimet e Celulės Komuniste
    ata na shisnin qiqra njė dorė plot njė biletė njė biletė kushtonte njė nikėl dhe
    fjalimet ishin falas gjithsecili ishte ėngjėllor dhe ndjesor pėr
    puntorėt gjithēka ishte aq e dlirė ti nuk ja ke idenė ē’gjė e mirė
    partia ishte nė 1835 Skot Niring ishte njė plak i madh njė burrė
    i vėrtetė Ewig-Weibliche e Nėnės Blur tė Grevistėve tė Mėndafshit mė bėri pėr tė qarė
    njėherė pashė oratorin Jidish Izrael Amter afėr. Gjithkush duhet tė ketė qėnė
    spiun.
    Amerikė ti nuk do vėrtet tė shkosh nė luftė.
    Amerikė janė ata Rusėt e kėqinj.
    Ata Rusėt ata Rusėt dhe ata Kinezėt. Dhe ata Rusėt.
    Rusia do qė tė na hajė tė gjallė. Fuqia e Rusisė ēmenduri. Ajo do tė na marrė
    makinat nga garazhet.
    Dėshira e saj tė rrėmbejė Ēikagon. Nevoja e saj njė Riders Dixhesti i Kuq. Ajo dėshiron uzinat e makinave nė Siberi. Burokracia e madhe tė drejtojė pikat e furnizimit.
    Kjo nuk ėshtė mirė. Uh. Ai bėri indianėt tė mėsojnė tė lexojnė. Ai desh niger tė mėdhenj tė zinj. Ha. Ajo na bėn tė gjithėve tė punojmė gjashtėmbėdhjetė orė nė ditė. Ndihmė.
    Amerikė kjo ėshtė krejt serioze.
    Amerikė kjo ėshtė pėrshtypja qė marr nga tė parit nė televizor.
    Amerikė ėshtė kjo korrekte?
    Mė mirė tė kthehem menjėherė nė punė.
    Ėshtė e vėrtetė qė nuk dua ti bashkohem Kėmbėsorisė a tė vėrtit tornot nė uzinat e preēizionit, jam dritėshkurtėr dhe psikopat gjithsesi.
    Amerikė po i vė supin tim tė pamundur rrotės.
    wrong verb

  6. #141
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pranė varrit tim mos rri dhe vajto;
    Unė s’jam atje. Unė s’fle, jo.

    Unė jam njėmijė erėra qė fryjnė.
    Unė jam shkėlqimi i diamantit nė borė.

    Unė jam rrezedielli mbi drithrat lakuar.
    Unė jam shiu i vjeshtės, i shtruar.

    Kur ti zgjohesh nė heshtjen mėngjesore
    Unė jam ngutja e ngritjes prore

    E zogjve tė qetė nė fluturimin nė rrathė.
    Unė jam vezullimi i yjeve nė natė.

    Pranė varrit tim mos rri dhe vajto;
    Unė s’jam atje. Unė s’kam vdekur, jo.
    wrong verb

  7. #142
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Theofil Gautier

    Simfoni nė tė Bardhė Maxhor

    Qafėbardha me atė vijė harkuar,
    si nė rrėfenjat e Veriut qė njėri sheh,
    femrat mjellma tė Rinit tė pėrmalluar
    lundrojnė dhe kėndojnė nė breg.

    A, hipur ndonjė dege pėrmbi
    me pendėt qė kanė veshur,
    lėkurat ju ndrisin me mė bardhėsi
    se bora mbi tė cilėn janė prehur.

    Nga kėto femra njėra veēon,
    kur mes nesh ndonjėherė zbret,
    bardhėsi si drita e hėnės pėrēon
    akullnajės nėn qiej tė kthjellėt;

    ajo pamje dehėse tė grish
    me freskinė e saj boreale
    me dhurata perlash-mish,
    mes bardhėsisė pėr skandale!

    Gjiri I saj, borė ngjeshur nė globe,
    kameliat e bardha tej shtyp,
    atllasit tė bardhė tė njė rrobe,
    mbrojtėse nė betejėn e paturp.

    Nė betejėn e bardhė tė madhe,
    atllas dhe lule mposhten
    dhe pa kėrkuar hakmarrje,
    zverdhen porsi xheloze.

    Mbi bardhėsinė e supit tė saj,
    si prej gurit tė Parosit qė tė trullos,
    porsi njė natė nė polin nė skaj,
    njė i ftohtė i padukshėm pllakos.

    Prej ēfarė kristalesh tė virgjėr bore,
    prej ēfarė trėndafili thelb,
    prej ēfarė qiriri e prej ēfarė nafore
    bardhėsia e asaj dore ėshtė derdh'?


    Qumėshtit i ėshtė marrė pika
    fjolla qiellit tė kaltėr dimėror,
    zambakut argjėndi qė ka palca,
    e bardha e detit shkumbor;

    mermer i bardhė, trup i ftohtė, i zbehtė,
    pėrjetėsim hyjsh e hyjnish;
    i mugėti argjend, opali i qumėshttė
    qė japin ylberė tė vagullt qartėsish;

    fildish, duar dhe krahė ngrihen,
    dhe porsi flutura bardhoshe,
    nė pikat e notave tek thyhen
    lėnė pezull puthje drithėroshe;

    kunadhes sė virgjėr tė panjollosur,
    fėshfėrimėn pėr tė mos ja ndjerė
    gėzofin e bardhė ja ka hedhur
    supeve qark edhe nė llėrė;

    argjėnd i brishtė lulesh trillane
    si prej dritaresh xhama ngjyrosur;
    ēurgat e bardha tė postafėve,
    lotėt e Ondines kallkanosur;

    murriz i plandosur i Majit
    nėn motin dimėrak tė luleve tė tij;
    albastri i trishtimit
    qė rigjen tė tijėn zbehtėsi;

    puplat e bardha tė pėllumbit
    borė pėrmbi ēatinė nė kullė,
    rrėshkitja e stalaktitit
    lot i bardhė nė tė zezėn guvė?

    Prej Norvegjisė a Groenlandės
    me Serafitėn ajo erdhi?
    Apo ėshtė Madona e borės
    a sfinks i bardhė qė dimri gdhėndi,

    sfinks qė nga orteku u gropos,
    roje e akullnajave yjore,
    qė brenda tė bardhit gjoks,
    fsheh tė ngrira sekrete bardhore?

    Nėn akullin e qetė pushon,
    Oh! kush mundet atė zemėr ta shkrijė!
    Oh! kush mund ti trėndafilojė njė ton
    kėsaj bardhėsie qė s'do t'ja dijė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 09-01-2008 mė 13:26
    wrong verb

  8. #143
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mao Ce Dun

    Pėrgjigje njė miku

    Re tė bardha lundrojnė pėrmbi malin Guaj;
    Erėn kalėruar, Princeshat zbresin kodra blerimi.
    Sa pikėluan bambutė me lotėt e tyre vaj,
    Tani janė robina nė re kuq-trėndafili.

    Valėt majėbore tė liqenit Dancing pėrqiell tė gufuara;
    Ishulli i gjatė ushton me kėngė qė tokėn trondit.
    Unė jam pėrhumbur nė ėndrra, ėndrrat e patratuara,
    Tė tokės sė bisqeve lulėzuar qė dielli i agimit i shndrit.

  9. #144
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ylli, te uroj qe me perkthime dhe krijime te merresh profesionalisht, jo thjesht si pasion apo enderr anesore. Dhe nq se ja ke arritur ta realizosh kete enderr, sinqerisht me behet qejfi per ty.

    Respekte


    p.s. patratuara duhet te jete 'patrazuara' apo ka ndonje kuptim tjeter si fjale?

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bili99 (10-12-2017)

  11. #145
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    trat/ė,~a Rrjetė e madhe peshkimi, ...


    Persi Bisi Shelli

    Njė fjalė shumė shpesh ėshtė pėrdhosur

    Njė fjalė shumė shpesh ėshtė pėrdhosur
    Qė unė ta pėrdhos mė;
    Njė ndjenjė shumė rrejshėm pėrbuzur
    Qė ti ta pėrbuzėsh atė;
    Njė shpresė edhe mė shumė dėshpėruar
    Qė urtėsia ta zbutė;
    Dhe mėshira jote mė e pranuar
    Se ajo prej tjetėrkujt.

    Unė mund tė jap jo ēfarė burrat quajnė dashuri:
    Por ti a nuk do ta pranosh
    Adhurimin qė zemra ngre pėrmbi
    Dhe qielli nuk e hedh pėrposh,
    Dėshira e fluturzės pėr njė yll,
    E natės pėr tė ditėn qė agon,
    Pėrkushtimin pėr diēka tė vagullt
    Nga sfera e pikėllimit tonė?

  12. #146
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Uilliam Uordsuorth

    Ajo ishte njė hije gėzimi

    Ajo ishte njė hije gėzimi
    kur feksjen e saj ma kapi vėshtrimi;
    njė shėmbėlltyrė e dashur, nisur
    ēastin pėr tė stolisur;
    sytė e saj si yjet e muzgut tė kthjellėt;
    si muzgu, gjithashtu, flokėt e saj tė errėt;
    por dhe gjithēka tjetėr pėrreth pikturės
    prej ditėsh maji dhe agimi gėzimprurės;
    njė trajtė vallėzuese, njė pamje e galduar,
    qė tė fanitet, tė tremb duke tė sulmuar.

    E pashė mė nga pranė, por dhe kėshtu,
    njė shpirt ishte, njė grua gjithashtu!
    Lėvizje familjare tė lehta dhe tė lirshme,
    dhe hapat me liri virgjėreshe;
    njė pikėpjekje ku bėnin takime
    kujtime tė ėmbla, po aq tė ėmbla premtime;
    njė krijesė jo aq e shkėlqyer dhe e pėrkorė
    pėr bukėn e pėrditshme tė natyrės njerėzore;
    trishtime kalimtare, tė thjeshta rrengje,
    lavdi, fajėsim, dashuri, puthje, lotė dhe qeshje.

    Tani e shoh me sy tė qetė
    pulsin makinės ku i rreh;
    njė qėnie qė merr frymė thellė,
    udhėtare mes jetės dhe vdekjes sjellė;
    me arsye tė fortė, dėshirė dhe maturi,
    durim, largpamje, forcė dhe aftėsi;
    njė grua e pėrkorė, fisnikėrisht hartuar,
    pėr tė kėshilluar, rehatuar dhe drejtuar;
    dhe prapė njė shpirt dhe shkėlqimtare
    me njėfarė drite ėngjėllore.

  13. #147
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Xhojs

    IV

    Kur ylli i ndrojtur qiellit bėn tutje
    i paprekshėm, i papaqtuar si ngahera;
    dėgjo ti mes mbrėmjes qė fle
    njėrin qė tė kėndon tek dera.

    Kėnga e tij nga vesa mė e butė
    dhe ai ka ardhur pėr tė tė takuar
    o ndėr ėndėrrime mė mos u fut
    kur ai nė muzg ėshtė duke kėnduar.

    As mos mendo: kush tė jetė ky kėngėtar
    kėnga e tė cilit nė zemėr mė pikon?
    Dije pra, nga psalmi i dashnorit,
    jam unė ai qė tė viziton.

  14. #148
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Xhojs

    II

    Muzgu kthehet nga violet
    thellė e mė thellė nė blu,
    llambat me flakėrimė tė gjelbėr tė zbehtė
    i mbushin rrugės ēdo dru.

    Pianoja e vjetėr luan njė pjesė
    tė qetė, tė ngadaltė, tė gėzuar;
    ajo pėrkulet mbi ēelsat e verdhė,
    kokėn pėr kėtej anuar.

    Ndrojtje, sy porsi varri dhe duar
    qė treten ndėrsa ata mbajnė vesh-
    muzgu dhe mė errėt ka kaltruar
    me drita manushaqe vesh'.

  15. #149
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sir Walter Ralegh

    Gėnjeshtra

    Shko, shpirt, bujtės i trupit,
    me njė detyrė qė s'merr mirėnjohje;
    mos u tremb ti qepesh tė mirit;
    e vėrteta do tė jetė leja jote.
    Shko, pėrderisa tė vdes u dashka,
    qitja botės gėnjeshtrėn pėrjashta.

    Thuaji oborrit se vezullon
    edhe shkėlqen si druri kalbėsirė;
    thuaji kishės se ajo tregon
    ē'ėshtė mirė dhe s'bėn tė mirė.
    Nėse kisha dhe oborri pėrgjigjen serbes
    qitjau gėnjeshtrėn nė shesh.

    Thuaju sundimtarėve se rrojnė
    duke vepruar me veprimet e tė tjerėve;
    nuk i do kush gjėsend pa dhėnė
    dhe kanė fortėsinė e bajraktarėve.
    Nėse sundimtarėt pėrgjigjen serbes
    qitjau sundimtarėve gėnjeshtrėn nė shesh.

    Thuaju burrave tė sėrės sė lartė,
    qė drejtojnė pasuri e pronė,
    qėllimi i tyre ambicia ėshtė,
    vetėm urrejtjen kanė zakon.
    E nėse ata njėheri pėrgjigjen serbes,
    qitjau gjithė atyre gėnjeshtrėn nė shesh.

    Thuaju se trimėri pėrmbi gjithēka,
    ata lypin dhe mė teksa shpenzojnė,
    se dhe me kostot mė tė mėdha,
    s'kėrkojnė por veēse ti lavdėrojnė.
    E nėsa ata tė pėrgjigjen serbes
    Qitjau gjithė atyre gėnjeshtrėn nė shesh.

    Thuaji zellit se kėrkon bindje;
    thuaji dashurisė se ėshtė veē epsh;
    thuaji kohės se ėshtė veē lėvizje;
    thuaji mishit veē pluhur do jesh.
    E uro qė mos tė pėrgjigjen serbes,
    se ti duhet t'ja u qitėsh gėnjeshtrėn nė shesh.

    Thuaji moshės se pėrditė rrėgjohet;
    thuaji nderit se si ndryshon;
    thuaji bukurisė se si shkatėrrohet;
    thuaji favorit se si belbėzon.
    E ndėrsa ata do tė pėrgjigjen serbes
    qitja ēdonjėrit gėnjeshtrėn nė shesh.

    Thuaji zgjuarsisė sa shumė miklon
    nė pika gudulisėse tė mirėsisė;
    thuaji menēurisė se ngatėrron
    veten me pėrmbidituritė e botės.
    Dhe kur ata tė pėrgjigjen serbes,
    troē qitjau atyre tok gėnjeshtrėn nė shesh.

    Thuaje guximin e mjeksėsisė;
    thuaji aftėsisė ėshtė mėtim;
    thuaje bamirėsinė e ftohtėsisė;
    thuaji ligjit ėshtė pretendim.
    Dhe ndėrsa tė pėrgjigjen serbes
    sėrish qitjua gėnjeshtrat nė shesh.

    Thuaji fatit ēka verbėri;
    thuaje natyrėn e kalbjes;
    thuaje miqėsinė e panjerėzi
    thuaje drejtėsinė e shtyrjes.
    Dhe nėse tė pėrgjigjen serbes
    tė gjithėve qitjua gėnjeshtrėn nė shesh.

    Thuaji arteve se s'kanė kumbim
    por varen nga respekti;
    thuaju shkollave se duan thellim,
    por mbahen mė shumė nė si duket tjetri.
    Nė artet dhe shkollat do tė pėrgjigjen serbes
    qitjau arteve dhe shkollave gėnjeshtrėn nė shesh.

    Thuaj besimi u zhduk nga qyteti;
    thuaj si vendi po rreshket;
    thuaj burrėria hoqi qafe mėshirėn;
    thuaj dlirėsia ėshtė e fundit nė rresht.
    Dhe nėse tė pėrgjigjen serbes
    mos u kurse t'ja u qitėsh gėnjeshtrėn nė shesh.

    E kur tė kesh, si qejfi ma desh
    e tė urdhėrova, dhėnė fund llomotitjeve-
    edhe pse e qite gėnjeshtrėn nė shesh
    meriton jo mė pak se goditjeve-
    kush tė dojė le tė tė godasė,
    s'ka goditje qė shpirtin tė vrasė.

  16. #150
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Xhimi Karter

    Pėrparimi nuk vjen gjithmonė kollaj

    Si njė ligjvėnės nė shtetin tim
    shkrova ligjin e parė ku vėrej
    qė qytetarėt mos shkojnė mė nė votim
    mbasi ata kanė ikur pėrtej.

    Kuvendarėt pėrballėn shqetėsimin e ngritur
    trimėrisht, fort e mė fort nė debat
    nė, mbasi vdekja e dikujt ka mbritur,
    tre vjet a do tė jenė mjaft

    pėr tė lėnė familjen, duke e pėrkujtuar,
    tė vendosin se si i dashuri do tė kishte
    hedhur votėn nėse vetė do tė kish jetuar
    tė shihte ditėn e votimeve tė pritshme.

    Fqinjėt mė paralajmėruan se kisha shkuar
    shumė larg pėr tė ndryshuar ē'bėjmė kaherė.
    Unė humba fushatėn tjetėr, pa fituar
    njė pėrqindje tė vetme nė varrezėn e tėrė.

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-11-2012, 10:27
  2. Perkthime shqip online???
    Nga perkthyes nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 10:22
  3. Perkthime - nga Fan Noli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 02:44
  4. Perkthime ne cdo gjuhe te botes
    Nga benseven11 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 05:37
  5. If nga Rudyard Kipling nė 6 pėrkthime
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •