
Postuar mė parė nga
Dalan
Miti i rremė i Islamit shqiptar, kundrejt atij arab
Gazeta Sot
E Mėrkurė, 29 Shtator 2010
Nga Kastriot MYFTARAJ
Nė Shqipėri ėshtė krijuar njė mit mediatik sikur ekziston njė Islam tradicional shqiptar, i cili duhet mbrojtur nga shteti si dogma religjioze tė cilėn duhet ta ndjekė Komuniteti Musliman i Shqipėrisė dhe kleri e besimtarėt e tij, nė dallim nga Islami qė vjen
nga vendet arabe, dhe qė shihet si i rrezikshėm pėr vendin se ėshtė i mbrujtur nga doktrina ekstremiste si Wehabizmi etj. Asgjė tė vėrtetė nuk ka tek ky mit. Sė pari, lind pyetja: Kur dhe si na qenka krijuar ky Islam shqiptar? Nė Shqipėri, feja islame u fut nga Imperia Osmane, e cila e kishte Islamin si fe zyrtare, pra ishte njė shtet teokratik. Sulltani, kryetari i shtetit osman, qė prej shekullit XVI, kur osmanėt pushtuan Arabinė me vendet e shenjta islame, Meka dhe Medina, u bė dhe khalif, do tė thotė pasardhės i Muhametit. Edhe pas shpalljes sė Kushtetutės nga Sulltani, nėn presionin e fuqive tė mėdha, nė 1876, nė fillim (kushtetuta u pezullua njė vit mė pas) dhe pastaj pėrsėri nė 1908, Islami mbeti feja zyrtare e Imperisė Osmane. Deri nė 1912 kur Shqipėria ishte pjesė e Imperisė Osmane, ajo bėnte pjesė nė njė shtet ku Islami ishte fe zyrtare.
Ėshtė absurde tė mendohet qė njė Islam nacional lindi nė njė vend qė ishte pjesė e njė shteti ku Islami ishte fe zyrtare. Kjo mund tė ndodhte vetėm nė vende, tė cilat qenė pjesė e imperive ku Islami nuk qe fe zyrtare. Madje edhe nė kėto vende nuk ndodhi kjo gjė. Kėshtu, pas vitit 1878, kur Bosnjė-Herzegovina i kaloi Austro-Hungarisė, kjo e fundit nxiti pa sukses krijimin e njė Islami boshnjak. Tė njėjtėn gjė u pėrpoq tė bėnte, por pa sukses edhe Britania e Madhe nė Indi, Rusia nė territoret e saj islamike, si dhe fuqi tė tjera koloniale nė territoret e tyre islamike. Asnjė nga kėto pėrpjekje nuk pati sukses. Si mundet, jo mė tė kishte sukses, por edhe madje tė ekzistonte nė realitetin shqiptar, njė pėrpjekje pėr krijimin e njė Islami shqiptar, kur Imperia Osmane, jo vetėm qė nuk bėnte asgjė pėr kėtė, por as e pranonte!
Miti i Islamit shqiptar ėshtė ndėrtuar sė pari mbi faktin qė nė Shqipėri Islami ėshtė ushtruar tradicionalisht sipas shkollės Hanefi. Por shkolla Hanefi ishte shkolla zyrtare e Islamit nė Imperinė Osmane, ēka provon atė qė kam thėnė unė mė lart. Madje edhe shkolla Hanefi ka lindur dhe ėshtė zhvilluar nė vendet arabe, qė rreth gjashtė shekuj para se tė krijohej Imperia Osmane. Shkolla Hanefi ka lindur nė Irakun e sotėm, nė shekullin e tetė. Dhe c ėshtė mė e rėndėsishme shkolla Hanefi ėshtė njė shkollė juridiko-religjioze, synimi i sė cilės ka qenė qė tė bėjė tė mundur zbatimin sa mė tė mirė tė Kuranit dhe haditheve nė shtetin ku kėto institute religjioze qenė nė vend tė Kushtetutės. Shkolla Hanefi pra ishte shkollė zyrtare e njė shteti teokratik. Aq e vėrtetė ėshtė kjo saqė Khalifi Al Mansur, nė vitin 763 e thirri dijetarin i cili ėshtė krijues i kėsaj shkolle dhe qė i ka dhėnė emrin asaj, Abu Hanifa an Nu man ibn Thabit (699-767) dhe i kėrkoi qė tė bėhet kryegjykatės i khalifatit, imperisė islamike.
Pėr shkollėn Hanefi nė Perėndim ėshtė krijuar njė mit sikur ajo ėshtė mė e moderuar dhe mė liberale se shkollat e tjera islamike. Por ata qė e njohin sadopak kėtė shkollė e dinė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. E vetmja gjė liberale e shkollės Hanefi ėshtė se nė rastet kur pėr njė ēėshtje mungon njė udhėzim nga Kurani dhe hadithet, atėherė mund tė bėhet njė arsyetim, qė pėrbėn risi, por gjithmonė A kėrkuar analogjinė me Kuranin dhe hadithet. Pra, synimi i shkollės Hanefi ishte qė tė pajtohej sa mė mirė me Kuranin dhe hadithet veprimtaria e pėrditshme e administratės sė imperisė arabo-islamike, e cila kishte filluar tė bėhej shumė e ndėrlikuar njėqind e ca vite pas vdekjes sė Muhametit. Por shkolla Hanefi ėshtė krejt e papėrshtatshme pėr t u ndjekur nga kleri i njė vendi ku feja ėshtė e ndarė me ligj nga shteti, si Shqipėria.
I supozuari si Islam shqiptar ka Kuranin dhe hadithet si tekste bazike teologjike dhe kaq mjafton qė miti i Islamit shqiptar tė bėhet pluhur. Se Kurani dhe hadithet nuk e pranojnė ndarjen e fesė dhe shtetit. Kurani ėshtė ekuivalenti islamik i njė kushtetute, ku ka dispozita religjioze, tė ndėrtimit tė shtetit, administratės, ushtrisė etj. Komuniteti Musliman i Shqipėrisė ushtron Islamin suni, i cili bazohet tek Sunah, do tė thotė modeli i sjelljes sė Muhametit, qė duhet tė jetė model i sjelljes sė muslimanėve dhe ndėrtimit tė institucioneve. Dhe ky i fundit ishte kryetar i fesė dhe i shtetit. Tė njohėsh Kuranin dhe Sunah do tė thotė tė mohosh qė nė origjinė liget e shtetit laik, brenda tė cilave ekziston Komuniteti Musliman si institucion religjioz. Derisa Komuniteti Musliman i Shqipėrisė njeh Kuranin si libėr tė shenjtė bazik, atėherė ai pranon edhe dispozitėn kuranore pėr rrahjen e femrave. (Sure Al Nisaė: 4, 34)
Derisa Komuniteti Musliman i Shqipėrisė njeh Kuranin si libėr tė shenjtė bazik, atėherė ai pranon edhe dispozitat ku u kėrkohet muslimanėve qė tė luftojnė kundėr tė krishterėve dhe hebrenjve, tė cilėt quhen idhujtarė, derisa t i nėnshtrojnė kėta tė fundit, (Sure Al Tawbah, 9: 29, 30) atėherė ai njeh Xhihadin, luftėn e shenjtė islamike, do tė thotė terrorizmin islamik.
Tė tilla shembuj mund tė sillen shumė nga Kurani dhe hadithet. Pra problemi me Islamin ėshtė tek Kurani dhe jo tek shkollat islame. Edhe termi fundamentalizėm islamik ėshtė njė nonsens karakteristik i mendimit perėndimor, se fundamenti i Islamit ėshtė Kurani. Deri mė sot Komuniteti Musliman i Shqipėrisė nuk ka deklaruar zyrtarisht se cili ėshtė pėrkthimi i Kuranit nė shqip, tė cilin ai e njeh si tekst zyrtar. Apo edhe pėr hadithet. Unė kam pyetur nė Komitetin Shtetėror tė Kulteve dhe kurrkush nuk di tė mė pėrgjigjet pėr kėtė. Shteti shqiptar ka njohur zyrtarisht njė religjion, njė organizatė tė tij, pa pasur nė dorė njė kopje tė librit bazik tė tij, nė gjuhėn shqipe, pėr tė cilėn kjo organizatė deklaron se do ta pėrdorė.
Nėse dikush do tė shkojė sot nė institucionet pėrkatėse tė shtetit shqiptar dhe do tė kėrkojė leje pėr tė krijuar njė organizatė e cila ka nė programin e vet rrahjen e femrave, luftėn kundėr tė krishterėve dhe hebrejve, qė nuk njeh ndarjen e fesė nga shteti, ėshtė e sigurt se personi apo personat qė do tė provojnė ta bėjnė kėtė, nuk do t u miratohet kėrkesa. E megjithatė njė organizatė e tillė ekziston zyrtarisht nė Shqipėri, me Komunitetin Musliman.
Ata qė flasin pėr Islamin shqiptar si alternativė e atij arab bėjnė sikur nuk dėgjojnė se pesė herė ditėn nga minaret e xhamive tė Shqipėrisė thirret me megafonė ezani nė arabisht. Ky ėshtė i ashtuquajturi Islam shqiptar! Refuzimi i Islamit arab nė dobi tė Islamit shqiptar ėshtė njė absurditet. Nėse kemi refuzuar Islamin arab, atėherė kemi refuzuar Islamin nė pėrgjithėsi. Islami e ka origjinėn dhe shpirtin e tij nė Arabi, nė Mekė, nė Medinė. Atje ėshtė krijuar libri i shenjtė i tij. Kurani, atje ka lindur dhe ka vepruar profeti i kėsaj feje Muhameti, atje janė vendet e shenjta tė saj, atje i kanė sytė muslimanėt e botės, andej kthehen ata kur falen pesė herė nė ditė, atje e kanė obligim qė tė shkojnė pėr pelegrinazh (haxh) sė paku njė herė nė jetėn e tyre, nėse kanė mundėsi dhe ata e kanė ėndėrr qė tė shkojnė. Islami ėshtė njė fe arabe dhe dearabizimi i Islamit ėshtė njė utopi naive.
Nėse Islami arab ėshtė i keq dhe i rrezikshėm, atėherė ėshtė i keq dhe i rrezikshėm vetė Islami. Islami shqiptar ėshtė njė utopi naive, i cili mund tė reduktohet thjesht nė disa performanca retorike tė imponuara dhe tė vėzhguara nga shteti, tė cilat do tė kryhen nė xhamitė e Shqipėrisė, por qė nuk do tė kenė asnjė influencė tek besimtarėt islamikė shqiptarė. Sot xhamia nuk ėshtė mė domosdoshmėrisht vendi i formėsimit tė muslimanėve praktikantė. Tashmė po rriten gjenerata muslimanėsh praktikantė tė cilėt e kanė xhaminė nė internet, nė facebook, nė bloget dhe website islamike globale. Formėsimi i tyre bėhet atje. Ata janė tė pranishėm nė njė xhami globale virtuale ku imam ėshtė Bin Ladeni. Kur shkojnė nė xhamitė reale tė Shqipėrisė ata nėnqeshin kur dėgjojnė predikimet e imamėve tė instruktuar dhe tė terrorizuar nga agjencitė shtetėrore relevante, tė cilėt megjithatė me shpirt janė pjesė e Ummah virtuale tė mėsipėrme. Atyre u mjafton qė nga minaret e xhamive tė Shqipėrisė tė shpėrndahet me megafon ezani nė arabisht. Kjo i ngazėllen, i inkurajon. Tė tjerat dinė si dhe ku t i bėjnė vetė.
Nėse nuk mund tė ketė njė Islam shqiptar, mund tė ketė njė Antiislashqiptar, sui generis, pėr shkak se Shqipėria dikur u islamizua me dhunė nga Imperia Osmane. Antiislami shqiptar do tė jetė pararojė e Antiislamit perėndimor, i cili do tė rritet nė tė ardhmen jo tė largėt pėr shkak tė rrezikut ekzistencial qė paraqet Islami pėr shoqėritė perėndimore. Antiislami shqiptar ka misione tė mėdha nė njė tė ardhme shumė mė tė afėrt se sa mund ta imagjinojė shumėkush.
Krijoni Kontakt