Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11

    Opozita, i vetmi institucion qė nuk funksionon

    Opozita, i vetmi institucion qė nuk funksionon

    Nga Iljaz Labi

    Pas afro 6 muaj qeverisje, krijimi i koalicionit PD-LSI pas zgjedhjeve tė 28 qershorit qartėsoi tė gjithė skeptikėt se ky koalicion do tė funksiononte. Duke harruar pėr njė moment opozitėn, marrėdhėnia ndėrmjet demokratėve dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim po ecėn siē duhet dhe kanė filluar tė prodhojnė frytet e para. Nuk ka dyshim, qė kjo arrihet me njė qėllim tė pėrbashkėt qė ka ky koalicion, integrimin e vendit nė BE, qė shqiptarėt shumė shpejt tė lėvizin tė lirė si pjesė e Evropės sė bashkuar. Liberalizimi i vizave ka qenė me kohė njė nga pikėsynimet e LSI dhe mė vjen mirė qė kjo forcė politike tė jetė promotore nė realizimin e kėtij qėllimi. Edhe pse njė forcė politike me bindje tė qendrės sė majtė nuk bėri sehir, siē po vepron aktualisht PS, partia mėmė nga ajo e cila ka dalė, por pėr hir tė interesave kombėtare dhe profilit tė saj partiak, meriton tė mbajė nė dorė pishtarin e lirisė sė ēdo shqiptari.

    LSI tregoi forcėn e saj me kalimin nė Parlament tė projektligjit pėr uljen e moshės sė pensionit tė minatorėve, i cili ka qenė njė nga pikat e programit tė saj elektoral dhe qeverisės. Ky ligj pa diskutim do tė pasohet edhe nga tė tjerė, si ligji pėr moshėn e tretė, miratimi i tė cilit ėshtė pjesė e programit tė qeverisė sė re, dhe qė do tė forcojė dimensionin social tė saj. Qeveria e Integrimit Evropian dhe mazhoranca e re parlamentare do tė vazhdojnė veprimtarinė e tyre normale nė realizimin e detyrimeve dhe premtimeve ndaj zgjedhėsve dhe nė avancimin e axhendės sė reformave sociale dhe integruese tė venditLėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė njė faktor i rėndėsishėm nė jetėn politike tė vendit, ndaj pėrgjegjėsitė dhe angazhimet e saj nė skenėn politike nuk do tė kishin asnjė vlerė nėse ajo do tė qėndronte asnjanėse. LSI kreu detyrėn e saj pėr tė cilėn ajo ėshtė krijuar, ku interesat kombėtare rreshtohen nė krye tė listės sė qėllimeve. Motivi pėr krijimin e njė shteti me tė drejta tė plota evropiane duhet tė bashkojė ēdo forcė politike, si njė hap i domosdoshėm pėr zgjidhjen dhe kapėrcimin e impasit politik dhe si njė shenjė tė sjelljes evropiane tė tė gjithė aktorėve dhe faktorėve politikė parlamentarė.Njė force politike e qendrės sė majtė qė ėshtė nė lokomotivėn e qeverisjes sė djathtė, po qėndron stoike nė idetė e saj, e cila po provon qartė se qėllimi i LSI-sė nuk plotėsonte dėshirėn e tre-katėr individėve nė qeveri, siē u pėrfol nė fillim tė bashkimit tė saj me PD, por po mbron objektivat e saj, sfidėn e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian.


    PD dhe LSI tashmė kanė njė barrė mbi kurriz, ku pėrveē objektivave qė duhet tė realizojnė si qeveri, duhet tė mbajnė mbi kurriz edhe kėtė opozitė tė ēorientuar nga humbja e pushtetit. PS duhet tė kuptojė se kjo sfidė nuk ėshtė sfidė vetėm e mazhorancės qeverisėse, por pėr gjithė shoqėrinė shqiptare dhe padyshim ėshtė nė radhė tė parė sfidė pėr opozitėn.
    Thirrjet pėr dialog politik po shkojnė nė vesh tė shurdhėt, por lidershipi socialist duhet tė kuptojė se tė mirat e kėtij vendi kėrkojnė edhe kontributin e opozitės. Pėrmes dialogut politik nė Kuvend do tė gjejnė zgjidhje shumė ēėshtje. Duke ndjekur rrugėn e mirėkuptimit e ballafaqimit, arena politike do tė garantojė realisht liberalizimin e vizave, lėvizjes e lirė tė qytetarėve shqiptare nė Bashkimin Evropian, por edhe realizimin e tė gjithė reformave tė rėndėsishme nė funksion tė anėtarėsimit tė vendit nė BE. Dialogu kėrkon dy palė, qeveria ka qenė dhe mbetet e palėkundur pėr dialog. Njėkohėsisht mendoj qė dialogu synon parime tė pėrbashkėta mbi tė cilat do mbėshtetet dhe qėllime tė pėrbashkėta. Qėllimi ekziston, sepse dhe opozita ėshtė shprehur gjithnjė pėr integrimin evropian tė vendit dhe gjithė shqiptarėt janė pėr integrimin evropian tė vendit, pavarėsisht se kanė votuar pėr tė majtėn apo pėr tė djathtėn. Opozita tė mos zhgėnjejė tė paktėn elektoratin qė e ka votuar pasi edhe ata duan tė lėvizin tė lirė nė Evropė.
    PS nuk duhet tė pėrdorė gjuhėn kėrcėnuese dhe ultimative pasi nuk tregon gjė tjetėr veē se, shprehje tė krizės dhe tė frikės sė lidershipit socialist pėr t'u ballafaquar me alternativat qė i kontribuojnė tė ardhmes evropiane tė vendit.
    Opozita duhet tė marrė nė dorė rolin e saj dhe sė bashku me maxhorancėn tė marrin pėrsipėr realizimin e sfidave pėr mirėqenien e vendit. Sfidat e dy forcave qė qeverisin vendin janė tė shumta, por nė radhė tė parė janė ato qė sjellin zhvillimin e formimin e njė shteti demokratik, gjė qė nuk mund tė kryhet pa opozitėn.
    Janė sfidat qė kanė tė bėjnė me realizmin e reformave qė kėrkon integrimi, qė kanė tė bėjnė me garantimin e premtimeve qė tashmė janė pjesė e programit qeverisės, sidomos tė atyre qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e shėrbimeve nė arsim, shėndetėsi, rritjen e punėsimit nė mėnyrė qė tė sjellin zhvillimin ekonomik tė vendit.
    Qysh nė fillimet e saj PS nuk e ka pasur pėr traditė tė ndjekė rrugėn e bojkotit dhe tė kėrcėnimeve. Forma tė tilla sjellin frymėn e anti-shtetit dhe anti-institucionit. Kėto janė frymėzime anti-evropiane. Qeveria vazhdon punėn e saj, tė gjitha institucionet funksionojnė, i vetmi institucion qė nuk funksionon nė mėnyrė demokratike dhe bashkėpunuese ėshtė opozita. Socialistėt duhet ta zgjidhin krizėn e tyre sepse nuk arrijnė dot qė krizėn e tyre ta kthejnė nė njė krizė pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr shtetin, dhe pėr institucionet.
    Lidershipi i PS-sė duhet tė kuptojė pozicionin nė tė cilėn gjendet sot Shqipėria, anėtare nė NATO si dhe aspiron me devotshmėri tė jetė anėtare me tė drejta tė plota nė BE. Nė kėtė kuadėr socialistėt do tė marrin tė gjitha meritat nėse nuk ndrydhin dėshirėn e njė kombi tė tėrė qė tė lėvizin jashtė kufijve tė vendit.
    Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė vazhdojė tė pėrballet me sukses nė pozicionin e saj tė ri qeverisės, me objektiva politike tė sė majtės progresiste Evropiane, qė konsistojnė nė rritjen e solidaritetit social nė shoqėrinė tonė dhe politikat tona, qė kėrkojnė rritjen e barazisė sociale dhe mundėsive pėr tė gjithė. Gjithashtu realizmin e politikave zhvillimore qė sjellin punėsim, mbrojtje sociale dhe eliminimin e varfėrisė, njė arsimim mė tė mirė pėr brezin e ri pėr pėrgatitjen e njė force pune tė kualifikuar, tė menaxherėve, drejtuesve tė rinj dhe mundėsi mė tė mėdha pėr rininė. Plani pėr veprim ėshtė njė premtim qė do tė mbahet gjatė 4 viteve tė qeverisė pasi ky koalicion po funksionon mė sė miri. Nė njė nga fjalimet e tij kreu i LSI Ilir Meta ėshtė shprehur se "Unė nuk e konsideroj veten njeri tė fjalėve tė mėdha, por kam qenė, jam e do tė jem njeri i fjalės sė dhėnė dhe i premtimeve tė mbajtura, sepse besoj nė forcėn tonė tė pėrbashkėt, besoj nė aftėsitė dhe kapacitetet e shkėlqyera tė mijėra shqiptarėve tė aftė dhe tė pėrkushtuar pėr tė punuar pėr atdheun e tyre, sepse besoj nė energjinė dhe pjekurinė e rinisė sė shkėlqyer qė kemi"
    Prandaj, besoj se koha e fjalėve boshe dhe e premtimeve tė pa mbajtura po mbaron e se mė tashmė ka filluar njė kohė e re. Koha e punės dhe e veprave. Sepse ėshtė koha pėr veprim.


    Sekretar Politik i LSI,
    nė Qarkun e Durrėsit

    Gazeta Integrimi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 19:59

  2. #12

    PS tregoi se ėshtė kundėr integrimit dhe interesave tė qytetarėve

    Meta pėr Gjykatėn Administrative “Mos votimi i ligjit, PS tregoi se ėshtė kundėr integrimit dhe interesave tė qytetarėve”


    Zv. Kryeministri dhe ministri e Ekonomisė dhe Energjetikės, njėkohėsisht dhe kryetar i LSI, ka reaguar dje rreth vendimit tė opozitės pėr tė mos votuar ligjin pėr Gjykatėn Administrative. Ai u shpreh se me vendimin e marrė nga lidershipi i opozitės, pėr tė bojkotuar votimin e kėtij ligji kaq tė rėndėsishėm, PS ka konfirmuar se ėshtė njė forcė kundėr integrimit evropian tė vendit, kundėr zhvillimit tė biznesit shqiptar dhe kundėr interesave tė qytetarėve shqiptarė. “Kokėfortėsia e lidershipit aktual tė Partisė Socialiste pėr tė mos votuar pėr krijimin e Gjykatės Administrative tregon se thelbi i kėsaj force aktualisht ėshtė antiintegrimi i vendit, tregon se e gjithė retorika pėr t’i ardhur nė ndihmė biznesit nga arbitrariteti i qeverisė, apo institucioneve tė tjera, ėshtė veēse njė demagogji, sepse nuk ka institucion tjetėr mė tė rėndėsishėm pėr tė ndihmuar biznesin nga ēdolloj padrejtėsie sesa Gjykata Administrative”, ėshtė shprehur ai. Meta ka vazhduar fjalėn e tij, duke siguruar shqiptarėt se qeveria nuk do tė heqė dorė nga misioni e saj pėr tė vazhduar punėn pėr integrimin e vendit, duke pėrfshirė kėshtu edhe ndihmesėn ndaj biznesit. Sipas z. Meta, ligji pėr Gjykatėn Administrative ėshtė prioritet i mazhorancės dhe do tė bėjė gjithēka pėr t’ia mundėsuar biznesit shqiptar, heqjen e burokracive tė kota qė pengojnė punėn dhe zhvillimin e biznesit nė vendin tonė. I pyetur rreth lėvizjes mė tė fundit nė parlamentin shqiptar tė deputetit tė pavarur Paulin Stėrkaj dhe vendosjen e tij nė krah tė opozitės, z. Meta ėshtė shprehur: “Mazhoranca ėshtė mė solide se njė vit mė parė. Ėshtė mė e pastėr se njė ditė mė parė. Jemi njė vend demokratik. Tė gjithė kanė tė drejtė tė ėndėrrojnė. Nė 28 qershor tė vitit 2013 mbyllet mandati i kėsaj mazhorance dhe shqiptarėt do tė kenė mundėsi tė zgjedhin ndėrmjet alternativave tė ndryshme. Kjo ėshtė njė mazhorancė, e cila nė themelin e saj ka njė marrėveshje politike, kryesisht mes dy forcave politike, Partisė Demokratike dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Jemi tė sigurt se asnjė presion dhe asnjė shantazh, dhe asnjė kalkulim i gabuar nuk mundet qė t’i bėjė presion kėsaj mazhorance nė emėr tė korrupsionit apo edhe tė krimit tė organizuar”, tha Meta.

    Gazeta Integrimi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 19:59

  3. #13
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    z. Meta ėshtė shprehur: “Mazhoranca ėshtė mė solide se njė vit mė parė. Ėshtė mė e pastėr se njė ditė mė parė. ”, tha Meta.
    Edhe Enveri mbasi "shpartallonte" grupin armiqėsor tė radhės kėshtu shprehej se po dilnin mė tė fort se kurrė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 19:59

  4. #14
    Pazarin e prisha, tha...

    Nga Frrok Cupi

    Ajo qe ndodhi dje ne Kuvend, sipas te folmes se vjeter mund te quhet "prishje e pazarit". Socialistet (ish-komuniste), ne momentin kur duhej votuar ligji per Gjykaten Administrative, u ngriten dhe iken. Votimi ishte sugjeruar sidomos nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si kusht per investimet ndaj Shqiperise. Kishte zera deputetesh qe iu thane Socialisteve se "ju kerkoni 20 perqindeshin", prandaj edhe bojkotoni. Alegoria sillte para sysh nje akuze te fundit ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes qe eshte edhe kryetar i PS, i cili eshte kapur ne korrupsion me 20 perqindeshin ne lejet e ndertimit... Por megjithate fjala e vjeter "pazarin e prisha" ka nje kuptim me te gjere. Cfare ndodhi dikur me kete psikoze? ... Fshatari qe kishte zbritur ne Shkoder per pazar, mberriti ne fshat pas jehones qe kishte shkaktuar ky vete ne "mexhlis". Kishte prishur pazarin e Shkodres. Se nga ishte ky njeri, saktesisht askush nuk e di. Dibranet e tregojne si dibran, kuksianet si kuksian, mirditoret si mirditor; secili me detaje krahinore. Me sa duket eshte nje fenomen negativ i kudondodhur qe prish pazarin ne sheher. Si e prishi pazarin fshatari i ardhur nga ku ta dish se ku? Kalonte para pulave, mes specave te kuq, para sardeleve te thara, rreze nje muri te ftohte, mes burrave te rende me qosteke sahati sermi; dhe, askush s'e vuri re. Atehere nxori koburen dhe ia dha me tre te shtena. Derkucet terbuan, pulat nuk dinin nga te dilnin, burrat lane kutite e duhanit... vetem caragat nuk u ndjene. Ky futi koburen ne brez dhe doli nga ana e malit e pazarit. Nja nje jave qendroi neper kulla miqsh, ku degjonte se nje "i marre" kishte prishur pazarin e Shkodres, por nuk i dukej me se kishte qene ky vete. Kur mberriti ne fshatin e tij, atje kuptoi se ishte marre vesh me emer se kush e kishte prishur pazarin. Ne fshat e priten me kersheri se "kushedi cfare fitove! Ku e ke sahatin e argjendte?". "Jo, tha burri, gje nuk fitova, por pazarin e prisha!" Sa shpejt kthehet rrota e ngjarjeve; here ashtu sic ndodhin, here ne alegorine e tyre! Ngjarja me Shkodren mund te kete jo me shume se shtatedhjete vjet, por ja ku jemi. Socialistet (ish-komuniste) dje e prishen pazarin, edhe pse nuk fituan gje. Duke mos formuar Gjykaten Administrative humben interesat e biznesit (qe kerkon mbrojtje ligjore ndaj arbitraritetit), humben interesat e vendit ndaj investitoreve te huaj; por humben edhe vete Socialistet (ish-komuniste). Humben sidomos perballe publikut qe do t'i kerkojne voten neser, por edhe perballe partnereve perendimore, sidomos amerikane. Shtetet e Bashkuara e kane njohur te frikshem komunizmin shqiptar, nga vijne edhe socialistet; prova e djeshme ishte perseri nje pikepyetje ndaj tyre. Socialistet (ish- komuniste) dje vetem prishen pazarin, pa gje nuk fituan... Sa shume njerez zbresin ne "sheher" vetem per te prishur pazarin; dhe, kthehen. Dje, delegatet e opozites sapo u kthyen nga Orikumi ku kishin ndezur nje zjarr te vogel revolucioni feudal, por meqe nuk iu eci, thane se me kaq ishte mjaft. Gjate periudhes se komunizmit, kur opozita e sotme kishte te gjitha pushtetet ne dore, ketu kishte ndodhur nje shkendije e perplasjes mes llojit me komunistet sovjetike, qe fatmiresisht mbaroi paqte... Disa muaj me pare, u ngrit nje furi e tere me fabulen: "tradhti kombetare ne ujerat territoriale" te Detit Jon, por edhe ky nuk solli fitim. Partia Socialiste, ne opozite, eshte instaluar ne bojkotin parlamentar prej me shume se nje vit; edhe kur paraqitet ne salle, nuk eshte prezente, ose ngrihet pupthi e iken shpejt. Parlamenti ne kohen me te shumte ka mbetur pa pune, ose le te themi pa punet kryesore qe i perkasin shtetit, si ligjet e rendesishme, reformat per afrimin me Europen dhe per liberalizimin e vizave pas nje shekulli izolim. Shkak per gjithe "prishjen e pazarit" eshte gjetur rihapja e kutive te votimit ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit; gje qe nuk mund te behet dhe as ka arsye te behet. Te gjithe po presin qe "fshatari" qe qelloi me pistole ne mes te pazarit te Shkodres, te largohet ne shtegun qe te con drejt maleve te veriut dhe ta liroje fushen. Ai do te mund te mblidhet me veten dhe te shprehet i kenaqur se "pazarin e prisha, edhe pse gje nuk fitova". Republika e Shqiperise ndodhet ne nje treg te madh boteror ku vihen ne pyetje vlerat e medha te qyteterimit, te kahjes se vendit, te zhvillimit te ekonomise dhe te te drejtave, te lirise se individit. Momenti eshte aq i rendesishem sa mund te thuash se peshorja e pazarit mund te anohet negativisht, aq lehtesisht sa behet edhe nga budallai i fshatit. Perendimi kerkon besim, kerkon vullnet pozitiv, kerkon risi dhe dobi. Ne qofte se do te ndodhe qe me kete rast, opozita (e djeshme komuniste) te realizoje qellimin e keq te prishjes se pazarit, indikacioni shkon te secili individ; por shpagimi jo. Kush do te mund ta gjeje neser fajtorin qe prishi pazarin? Ai nuk eshte me, sepse do te futet mes nesh dhe do te ankohet perseri si patriot: "Kush e prishi punen?!". Ky fat i keq politik eshte vertitur shpesh here ne atmosferen e vendit tone. Kongresi i Lushnjes i vitit 1921, qe konsiderohet institucioni i pare i shtetit te pavarur pas epidemise se rende te qeverise se vitit 1912, gati deshtoi per shkak te "pazarit". Disa patriote tribale iu vune pushken dhe iu zune rrugen delegateve nga Veriu dhe Shqiperia e Mesme, pse "kishin gjak per te lare". Kongresi u mblodh tre jave pas dates se caktuar, por ne ate kohe lajmet "e Evropit" nuk kishin aq shume interes. Qe nga morsi i Ismail Qemalit, evropianet nuk kishin marre me lajme nga ky vend, por edhe lajmi i vonuar u quajt sikur nuk ishte. "Black hole" ose grope e zeze e konsideruan shume studiues e politikane. Edhe Lufta e pare Boterore ne rajonin ballkanik ka marre shkas nga nje individ shqiptar qe u gjet i vrare ne kufi, por qe u perdor si nje sebep per te "prishur pazarin" ne Ballkan. Me thelle, shume me thelle ne histori, "rasti' e la kete komb 300 e ca vjet pas Krishtit qe te rreshtohet me Perandorine e Bizantit dhe jo te Romes.

    Koha Jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 20:00

  5. #15
    SHBA, tė zhgėnjyera nga mosmiratimi i ligjit pėr gjykatat administrative nė Shqipėri

    Nė Shqipėri ambasada e Shteteve tė Bashkuara shprehu zhgėnjimin e saj pėr mosmiratimin e ligjit pėr gjykatat administrative, gjė e cila, sipas njė deklarate tė ambasadės ēon nė tėrheqjen e njė ndihme tė parashikuar prej 16 milion dollarėsh
    Projektligji pėr gjykatat administratove u rikthye nė rendin e ditės sė parlamentit pas parlajmėrimit tė bėrė nė fund tė shtatorit nga ambasada amerikane, sipas tė cilit ligji duhej miratuar brenda 30 shtatorit pėr tė shmangur djegien e fondeve. Shumica e djathtė kishte shprehur gatishmėrinė pėr miratimin e tij, por opozita tha se qėndrimi i saj ishte vetėm propagandistik pasi pėr njė vit e kish mbajtur ligjin nė sirtare megjithėse pėr tė kishte patur sipas saj shumė vėrejtje edhe nga misione ndėrkombėtare pėrfshirė USAID-in. Ajo e kushtėzoi miratimin e projektit pėr Gjykatat administrative me arritjen e njė marrėveshjeje pėr hetimin e zgjedhjeve tė qershorit tė 2009.
    Nė deklaratėn e ambasadės amerikane thuhet se ajo u angazhua me tė dy partitė dhe kėrkoi mbėshtetjen e tyre pėr miratimin e kėtij ligji dhe se shpreh mirėnjohjen e saj pėr masat e marra nga shumica parlamentare pėr tė kėrkuar miratimin. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė opozita zgjodhi tė mos votonte projektligjin, shton mė tej ambasada amerikane. Sipas saj, Ligji pėr Gjykatat Administrative u ndėrtua pėr tė ulur mundėsitė pėr korrupsion, pėr tė pėrmirėsuar transparencėn nė sistemin gjyqėsor, pėr tė pėrforcuar sundimin e ligjit, pėr tė rritur besimin e qytetarėve nė institutionet publike, si dhe pėrafrimin e mėtejshėm tė sistemit gjyqėsor tė Shqipėrisė me standardet e kėrkuara pėr integrimin nė Bashkimin Europian.
    Mosmiratimi i kėtij ligji sipas ambasadės amerikane do tė ndikojė gjithashtu edhe ndonjė shqyrtim nė tė ardhmen tė “Statusit tė Kompaktit” tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit, nivel ku ofrohen paketa financimi disa qindra milion dollarėshe.

    VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    SHBA, tė zhgėnjyera nga mosmiratimi i ligjit pėr gjykatat nė ėri

    Nė ėri ambasada e Shteteve tė Bashkuara shprehu zhgėnjimin e saj pėr mosmiratimin e ligjit pėr gjykatat , gjė e cila, sipas njė deklarate tė ambasadės ēon nė tėrheqjen e njė ndihme tė parashikuar prej 16 milion dollarėsh
    Projektligji pėr gjykatat administratove u rikthye nė rendin e ditės sė parlamentit parlajmėrimit tė bėrė nė fund tė shtatorit nga ambasada amerikane, sipas tė cilit ligji duhej miratuar brenda 30 shtatorit pėr tė shmangur djegien e fondeve. Shumica e djathtė kishte shprehur gatishmėrinė pėr miratimin e tij, por opozita se qėndrimi i saj ishte ėm propagandistik pasi pėr njė vit e kish mbajtur ligjin nė sirtare megjithėse pėr tė kishte patur sipas saj shumė vėrejtje edhe nga misione ndėrkombė pėrfshirė USAID-in. Ajo e kushtėzoi miratimin e projektit pėr Gjykatat administrative me arritjen e njė marrėveshjeje pėr hetimin e zgjedhjeve tė qershorit tė 2009.
    Nė deklaratėn e ambasadės amerikane thuhet se ajo u angazhua me tė dy partitė dhe kėrkoi mbėshtetjen e tyre pėr miratimin e kėtij ligji dhe se shpreh mirėnjohjen e saj pėr masat e marra nga shumica parlamentare pėr tė kėrkuar miratimin. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė opozita zgjodhi tė mos votonte projektligjin, shton mė tej ambasada amerikane. Sipas saj, Ligji pėr Gjykatat Administrative u ndėrtua pėr tė ulur mundėsitė pėr korrupsion, pėr tė pėrmirėsuar transparencėn nė sistemin gjyqėsor, pėr tė pėrforcuar sundimin e ligjit, pėr tė rritur besimin e qytetarėve nė institutionet publike, si dhe pėrafrimin e mėtejshėm tė sistemit gjyqėsor tė ėrisė me standardet e kėrkuara pėr integrimin nė Bashkimin Europian.
    Mosmiratimi i kėtij ligji sipas ambasadės amerikane do tė ndikojė gjithashtu edhe ndonjė shqyrtim nė tė ardhmen tė “Statusit tė Kompaktit” tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit, nivel ku ofrohen paketa financimi disa qindra milion dollarėshe.

    VOA
    Shuplake e forte ne turinin e PS.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Topat le te bien,
    Te ndizet toka flake perseri
    S'luan Ruēi nga istikami.
    I fundmi i skalioneve te Enverit po e mban peng PS dhe Shqiperine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-10-2010 mė 20:00

  8. #18
    Me poshte eshte deklarata e plote e ambasades amerikane, marr nga faqja zyrtare.

    Ambasada e Sh.B.A. e zhgėnjyer pėr dėshtimin pėr tė miratuar ligjin mbi gjykatat administrative (6 Tetor 2010)


    Ambasada e Shteteve tė Bashkuara shpreh zhgėnjimin e saj pėr dėshtimin nė miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative mė 30 shtator 2010.
    Ligji pėr Gjykatat Administrative u ndėrtua pėr tė ulur mundėsitė pėr korrupsion, pėr tė pėrmirėsuar transparencėn nė sistemin gjyqėsor, pėr tė pėrforcuar sundimin e ligjit, pėr tė rritur besimin e qytetarėve nė institutionet publike, si dhe pėrafrimin e mėtejshėm tė sistemit gjyqėsor tė Shqipėrisė me standardet e kėrkuara pėr integrimin nė Bashkimin Europian. Ligji ishte identifikuar si njė kėrkesė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė dhe ka pasur mbėshtetje tė gjerė nga partitė politike dhe komuniteti i biznesit.

    Dėshtimi nė miratimin e kėtij ligji ka ēuar nė tėrheqjen e ndihmės sė vazhduar tė Sh.B.A. pėr pėrbėrėsin e Gjykatave Administrative nė marrėveshjen e Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit, njė projekt afro 16 milionė dollarė. Veprimtaritė e planifikuara mė parė qė tani nuk do tė vihen nė zbatim nga Sh.B.A. pėrfshijnė instalimin e njė sistemi elektronik tė menaxhimit tė ēėshtjeve gjyqėsore, blerjen e pajisjeve, mbikqyrjen e sesioneve fillestare tė trajnimit, si dhe kryerjen e njė fushate ndėrgjegjėsimi pėr tė informuar qytetarėt mbi atė se cilat do tė kishin qenė pėrfitimet nga Gjykatat e reja.

    Mosmiratimi i kėtij ligji do tė ndikojė gjithashtu edhe ndonjė shqyrtim nė tė ardhmen tė “Statusit tė Kompaktit” tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit si dhe mundėsitė pėrkatėse pėr financim.

    Ambasada e Sh.B.A. u angazhua aktivisht me tė dy partitė dhe kėrkoi mbėshtetjen e tyre pėr miratimin e kėtij ligji. Ambasada e Sh.B.A. shpreh mirėnjohjen e saj pėr masat e marra nga shumica parlamentare pėr tė kėrkuar miratimin. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė opozita zgjodhi tė mos votonte projektligjin.

    Populli amerikan ka qenė bujar me ndihmėn e tij tė thellė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė. Qysh nga viti 1991, Shtetet e Bashkuara kanė ofruar mbi 700 milionė dollarė ndihma pėr Shqipėrinė, pėrfshi programe tė pėrqendruara mbi pakėsimin e korrupsionit, ēuarjen pėrpara tė shtetit ligjor, forcimin e institucioneve demokratike, pėrmirėsimin e kujdesit shėndetėsor, promovimin e sigurisė mė tė madhe, si dhe sigurimin e zhvillimit tė vazhduar ekonomik.

    Ambasada e Sh.B.A. shpreh keqardhjen qė kjo mungesė e legjislacionit tė nevojshėm pėr Gjykatat Administrative kėrkon tėrheqjen e mbėshtetjes pėr njė nismė tė identifikuar si e rėndėsishme nga tė gjithė shqiptarėt.

    http://albanian.tirana.usembassy.gov/10pr_1006.html
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #19
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Jeni tė pa parė nė kthesat 360 gradėshe qė bėni.
    Kur fliste Ambasadori amerikan dhe mbante qėndrime kundėr Qeverisė sė Shqipėrisė, ambasada amerikane ishte ēerdhe komunistėsh kurse pėr rastin nė fjalė nuk lini fjalė pa cituar nga Ambasada e SH.B.A_ve.

  10. #20
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Jeni tė pa ė nė kthesat 360 ėshe qė bėni.
    Kur fliste Ambasadori dhe mbante qėndrime kundėr Qeverisė sė ėrisė, ambasada amerikane ishte ēerdhe komunistėsh kurse pėr rastin nė fjalė nuk lini fjalė pa cituar nga Ambasada e SH.B.A_ve.
    Me ka humbur ky citimi me "ēerdhe komuniste", mund ta sjellesh, do jete me interes per t'u lexuar.
    Nderkohe mbetet fakt qe PS doli kundra miratimit te ligjit qe eshte ne te mire te vendit.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •