Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Il Caravaggio-pikturimi me drite hije

    Jeta

    Michelangelo Merisi da Caravaggio ka lindur mė 29 shtator 1571 dhe ka vdekur mė 18 korrik 1610. Karavaxhio ėshtė pėrfaqėsuesi i parė i teknikave tė kontrastit tė hije dritės nė pikturėn Baroke, e cila u quajt dhe kiaroskuro apo dritėhije. Ai u bė i famshėm dhe pėr njė jetė agresive dhe tė egėr. Ėshtė thėnė se ai ka vrarė njė burrė dhe pėr kėtė arsye ėshtė larguar nga Roma. Vdekja e tij ka qenė misterioze nė 1610 dhe i ka intriguar dijetarėt pėr njė kohė tė gjatė. Njė nga teoritė ėshtė se u vra nė njė plazh tė braktisur toskan dhe njė tjetėr ėshtė se u gjet i shembur nė kėtė breg pėr shkak tė njė sėmundje. Antropologėt Italian, vetėm disa kohė mė pare, njoftuan se kishin gjetur mbetjet e tij. Ai studjoi dhe u formua si piktor nė Milano dhe ishte i dashuruar pas Ticianit. Nė 1592, nė moshėn 21 vjeēare, Karavaxhio u vendos nė Romė. Ajo ishte e zhurmshme, plot piktorė dhe dekoratorė. Gjatė shekujve XVI dhe XVII u ndėrtuan shumė kisha dhe palate, tė cilat prisnin tė mbusheshin me vepra arti. Jeta e Karavaxhios u zhvillua pėrmes aventurės. dhe ajo qėndron mes dritės dhe errėsirės. Ai ishte njė burrė me natyrė pasionante, gjė e cila e ēoi deri nė vrasje. Qeveria e asaj kohe vuri njė shpėrblim pėr kapjen e tij. Kjo bėri qė tė fshihej nė mėnyrė tė vazhdueshme. Gjithėsesi tė gjithė studjuesit e tij kanė zbuluar se kjo gjendje e vėshtirė pėr tė jetuar nė liri tė plotė, nuk ndikoi nė krijimtarinė e tij. Kjo bėri qė tė realizonte me gjėndje thellėsisht tė zjarrtė tė gjitha pikturat e tij baroke. Kjo ėshtė mrekullia e Karavaxhios, njė mrekulli e shenjtė e portretizuar nė pėrmasa qė vetėm ai i zotėronte. Pikturat e tij janė shprehje tė njohjeve tė thella mbi artin e tė pikturuarit. Ai kombinoi vėzhgimin realist tė gjendjes njerėzore: si fizike dhe emocionale duke pėrdorur dramaticitetin e dritave. Kjo shkaktoi njė ndikim tė madh mbi shkollėn baroke tė pikturės. Pas manierizmit qė kishte drejtuar artin pėr gjatė njė shekulli, u shfaq Karavaxhio, i cili u shqua si njė risi nė pikturė. Ai shfaqi natyralizmin radikal, i cili karakterrizohej nga pikturimi me dritė hije dhe dramaticitet emocional madje dhe teatror, ku kalimi i dritės nė terr bėhej me vlera tė vogla dhe mesatare. Ndikimi i tij nė stilin e ri barok, qė pėrfundimisht doli nga rrėnojat dhe mėnyrat e veēanta tė manierizmit, ishte i thellė. Ajo mund tė shihet direkt apo indirekt nė punėn e artistėve tė tjerė tė mėdhenj europianė si: Rubens, de Ribera, Bernini. Shumė artistėve qė e ndoqėn i‘u dha emri karavaxhistėt.
    Stili

    Studjuesit e kanė pėrcaktuar risinė stilistike tė Karavaxhios si njė stil me vlerė, me thjeshtėsi dhe vėmendje nė detajet natyrore, gjė e cila e afron pikturėn e tij mė pranė me natyralizmin e Gjermanisė sesa tė formalitet tė stilizuar dhe madhėshtisė romake. Realizmi i tij mbi temat fetare nxjerr nė pah anė shpirtėrore tė shquara. Studjuesit e tij kur i veēojnė temėn fetare nga karakteret e pikturuara mendojnė se ajo nuk duket njė pikturė fetare nė tė gjitha detajet...zbulon njė vajzė tė ulur nė njė fron prej druri… tharjen e flokėve …zbulon pendimin, vuajtjet, premtimin pėr shpėtim…ėshtė realizėm ose natyralizėm intensiv, pėr tė cilat Karavaxhio ėshtė i famshėm. Ai preferoi tė krijojė subjektet e tij siē i sheh ata, me tė gjitha difektet e tyre natyrore dhe nuk i idealizoi, nuk i tjetėrsoi, nuk i modeloi. Kjo e lejoi tė shfaqė tė plotė talentin e tij virtuos. Pėr kohėn ky ishte njė ndryshim i madh me klasikėt e tjerė si me praktikėn e pranuar standarde dhe idealizmin klasik tė Michelangelos. Karavaxhio vuri nė diskutim nė njėrėn anė risinė e tij dhe nė anėn tjetėr, atė ēka ishte konfirmuar si, art klasik. Realizmi i tij ishte njė tipar i rėndėsishėm i pikturave tė veta gjatė kėsaj periudhe. Me krijimtarinė e kėtij lloji i‘u ktheu shpinėn pėrgatitjeve tė gjata tradicionale nė Italinė Qendrore. Ai e preferoi praktikėn veneciane pėr tė punuar direkt me vajra mbi subjektin e vizatuar, qartėsoi teknikėn e njohur tė hije-dritės dhe i dha asaj njė pushtet tė madh, e ktheu nė njė teknikė pėrfundimtare, errėsoi hijet dhe i transferoi mbi subjekt, ku u pėrplasėn me kontrast tė plotė mbi njė bosht tė dritės. Dhe ky ishte njė verbim. Kjo i dha atij popullaritet tė madh. Ai punonte shkathėt dhe shumė shpejt nė krahėsim me procesin e sotėm nė pikturė. Ai punonte direkt mbi kanavacė dhe trajtonte ngjyrėn me fundin e furēės sė pėrpunuar. Mbijetojnė shumė pak vizatime tė Karavaxhios.
    Pas vdekjes

    Kur ai vdiq kishte famė, por ajo ishte famėkeqe. Karavaxhio ishte harruar pothuajse menjėherė pas vdekjes sė tij. Vetėm nė shek. XX u zbulua rėndėsia e tij nė zhvillimin e artit Perėndimor. Nga biografshkruesit mund tė selektosh shumė thėnie e situata tė kundėrta ndaj Karavaxhios. Piktori i njohur Nicolas Poussin filloi tė bėrtas dhe duke thirrur me zemėrim ėshtė dėgjuar tė thotė: “Unė nuk do ta shikojė mė veprėn e tij. Ai ėshtė i pėshtirė. Ky njeri ka lindur pėr tė shkatėrruar artin e pikturės. Ai bėn njė pikturė vulgare qė mund tė jetė vetėm punė e njė njeriu tė rėndomtė. Shėmtia e pikturave tė tij do ta dėrgojė nė ferr. “ Kjo tregon se piktura e tij u kritikua dhe u thumbua pėr njė kohė tė gjatė. Kjo bėri qė ai tė harrohej pėr dy shekuj. Federico Zuccari e akuzonte si njė imitues dhe pėrdorues i ngjyrave kuqėrrme. Ai kishte dhe shumė probleme tė shpeshta me komisionet e fetare, kur merrte porosi mbi vepra tė ndryshme, pasi pikturoi me realizėm modele tė gjalla tė kohės sė tij. Modelet ishin kėrkesė themelore e artistit pėr realizmin e veprave. Ai mendonte se ata bėnin dhe vetrealizimin e piktorit. Disa kanė qenė tė identifikuar si Mario Marko dhe Francesco Boneri, tė dy artistė. Ata i paraqiti si figura tė ndryshme nė punimet e hershme laike, por edhe si engjėj. Modelet e tij femra ishin ato qė i shkaktuan mė shumė probleme me kishėn. Fillide Melandroni, Anna Bianchini dhe Maddalena Antognetti idhin konkubinat e Karavaxhios dhe tė gjitha prostituta tė njohura, tė cilat paraqiten si figura femėrore fetare duke pėrfshirė Virgjėreshėn Maria dhe shenjtore tė ndryshme. Vetėm nė ekspozitėn e Milanos e 1951, kur puna e tij u shfaq nė ekran pėr njė publik tė zgjedhur u arrit qė kritika e kohėve moderne tė tregohej e vetėdijshme pėr thellėsinė artistike qė pėrfshihej nė tė gjithė veprat e Karavaxhios.

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    1600 - 1601, Cappella Cerasi, Chiesa S.Maria del Popolo, Roma.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    1608, Galleria Palatina di Palazzo Pitti, Firenze.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    1599, Palazzo Barberini, Roma.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •