Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 75
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e vanesa2
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Postime
    40
    Komisioni i Brendshëm i PE miraton rezolutën për vizat
    12:35
    Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon u shpreh se me miratimin e rezolutës komisioni po i dërgon Shqipërisë dhe Bosnjës një mesazh të qartë
    Burimi: ikub.al



    Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme i Parlamentit Evropian në Bruksel ka miratuar rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, me 49 vota pro dhe 2 kundër. Votat kundër ishin të deputetëve ekstremistë holandezë e flamang. Në këtë mënyrë i hap dritën jeshile votimit të kësaj rezolute për heqjen e vizave brenda vitit 2010 në Parlamentin Europian, e më pas nga ministrat e Brendshëm të BE-së. Në mbledhjen e paradites së të martës komisioni votoi gjithashtu edhe për opinionin e miratuar nga komisioni i Jashtëm, në të cilin thuhet se ky proces duhet të kryhet sa më shpejt. E pranishme në sallë, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon u shpreh se me miratimin e rezolutës komisioni po i dërgon Shqipërisë dhe Bosnjës një mesazh të qartë. “Pas votimt final javën tjetër, shtetet anëtare do të japin mundësi për finalizimin e procesit”, u shpreh Fajon. Më herët komisioni hodhi në votë amendamentin e paraqitur nga deputeti i majtë holandez, Daniel Van Der Stoep. Sipas këtij amendamenti si Shqipëria ashtu dhe Bosnja më parë duhet të tërhiqen nga Organizata e Konferencës Islamike në mënyrë që kjo rregullore për heqjen e vizave të zbatohet. Gjatë votimit amendamenti i Van der Stoep është rrëzuar me vetëm dy vota pro dhe 49 kundër. Tashmë rezoluta pritet të kalojë për votim në Parlamentit Evropian në seancat e 6 dhe 7 tetorit, dhe më pas miratimi final në 7 dhe 8 nëntor nga ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian. Heqja e vizave hyn në fuqi në dhjetor nëse Këshilli i Ministrave të Brendshëm miraton raportin.

  2. #12
    AKTUALITET
    Komisioni i Punëve të Brendshme në PE miraton propozimin për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë
    28-09-2010 / Gazeta 55Komisioni i Punëve të Brendshme në PE miraton propozimin për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë

    UPDATE- 49 vota pro dhe 2 kundër kaluan draftin për miratim në seancën e Parlamentit Evropian

    Deklarata/Ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel, Halimi: Vendimi i PE-së, i hap rrugë heqjes së vizave

    Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme i Parlamentit Europian ka miratuar sot rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme. Mësohet se diskutoi dhe hodhi sot në votim rezolutën e eurodeputetes, Tanja Fajon që mori 49 vota ‘pro’ dhe 2 abstenim. Pas kësaj vote unike në Komision, hapet rruga e votimit të kësaj rezolute për heqjen e vizave brenda vitit 2010 në Parlamentin Europian, e më pas nga ministrat e Brendshëm të BE-së. Në mbledhjen e paradites së të martës, komisioni votoi gjithashtu edhe për opinionin e miratuar nga Komisioni i Jashtëm, në të cilin thuhet se ky proces duhet të kryhet sa më shpejt. Tashmë rezoluta pritet të kalojë për votim në Parlamentit Europian në seancat e 6 dhe 7 tetorit, dhe më pas miratimi final në 7 dhe 8 nëntor nga ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian qe do te rekomandoje direkt heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, vendim ky që hyn në fuqi ekzekutive maksimumi para Krishtlindjeve, në fund të dhjetorit 2010.

    Ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel, Halimi: Vendimi PE i hap rrugë heqjes së vizave

    Ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Europian Mimoza Halimi ka deklaruar se vendimi i sotëm i Komitetit të Drejtësisë dhe i Punëve të Brendshme në Parlamentin Europian i hap rrugë heqjes së vizave për Shqipërinë.
    Halimi theksoi gjithashtu se LIBE hodhi poshtë me shumicë votash amendamentin e europarlamentarit holandes që Shqipëria të heq dorë nga OKI.
    Gjithashtu ambasadorja Halimi theksoi se votimi që do të bëhet nga Parlamenti Europian në fillim të tetorit nuk do të vendosë një datë të caktuar, por ai do të shprehë qëndrimin e tij për propozimin e Komisionit Europian.
    Sipas saj, vendimi përfundimtar do të bëhet nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian duke theksuar se pritet që gjatë dhjetorit shqiptarët të lëvizin lirshëm në hapësirën “Schengen”.

    http://www.gazeta55.net/index.php?ka...rtikulli=15476

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Marredheniet homoseksuale jane te ligjeruar ne Kushtetuten e Evropes, kjo nuk eshte ceshtje e disave, por shtrohet si e drejte deri edhe ne martesa te homoseksualeve ne gjirin e Evropes ku ndoshta mund te jete edhe Shqiperia.

    Ndoshta Evropa me kete "manover" desheron ta beje homoseksualizmin pjese edhe te vendet islamike, ku Bosnja dhe Shqiperia do te jene te pare.

    Kjo me duket taktike per te futur homoseksualizmin ne OKI
    I/E nderuar, (kerkoj flaje per mosnjohjen e gjinisë)

    Shqipëria ka ligj që lejon homoseksualizmin, andaj iniciativa e eurodeputetit është e pakuptimtë, ngase ai po tenton që problemet e shtetit të vet karshi shteteve arabe të ja hedh Shqipërisë. Shqipëria përderisa ndjek ligje dhe shembuj evropian nuk i vëhët në kontest çështjet si kjo.
    Pos kësaj çfarë lidhje ka liberalizimi i vizave me homoseskualizmin?! Sinqerisht mua më duket tepër tendencioze deklarata e eurodeputetit, sepse sikur të thoshte OKI e kundërshton homoseksualizmin, Shqipëria gjithashtu dhe se në Shqipëri nuk kanë vend homoseksualët (ku do të mund të kishim emigrim) do të ishte diçka tjetër. Por kjo i bie sikur ajo fjala popullore: "Thotë njëri: Mishi i quranit i mirë. Ja kthen tjetri: E ke provuar?! Ky i pari: Jo, mirëpo xhaxhit tim i kishte treguar një shok i tij" Pra çështja e kontestit ndërmjet Holandes dhe Belgjikes me vendet arabe nuk preokupon Shqipërinë dhe statusin e liberalizimit të vizave, kjo mua më ngjason sikurse Dentistin ta pyesim për sëmundjet e zemres
    Sa i përket asaj se ata duan që në vendet arabe t'a fusin homoseksualizmin, ajo mbetet problem i tyre, mirëpo edhe një herë ne mbesim të pastër rreth kësaj.

  4. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    ne mbesim të pastër rreth kësaj.
    Nuk ka si te mbesim te paster kur pranojme kushtetuten e evropes me te drejten e homoseksualizmit dhe te drejten per te vrare (me gure ndoshta) homoseksualet sipas "sherias". Ose njeren ose tjetren. Te dyja jane te denueshme (sipas meje), por evropa si k.. e vjeter po perdor taktika te reja per ta perhapur kete ves.
    Edhe te duash te behesh pjese e evropes edhe te duash te jesh pjese e OKI kjo nuk qendron moralisht (flas per besimtaret e islamit). Me duket se kemi te bejme me "sallate ruse" ne kete rast.

    (per gjinine time shih profilin)
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk ka si te mbesim te paster kur pranojme kushtetuten e evropes me te drejten e homoseksualizmit dhe te drejten per te vrare (me gure ndoshta) homoseksualet sipas "sherias". Ose njeren ose tjetren. Te dyja jane te denueshme (sipas meje), por evropa si k.. e vjeter po perdor taktika te reja per ta perhapur kete ves.
    Edhe te duash te behesh pjese e evropes edhe te duash te jesh pjese e OKI kjo nuk qendron moralisht (flas per besimtaret e islamit). Me duket se kemi te bejme me "sallate ruse" ne kete rast.

    (per gjinine time shih profilin)
    Po, anëtarësimi në BE është diçka tjetër dhe BE-ja mund t'a parashtroj këtë kusht për Shqipërinë, e përmenda edhe unë në postimin tim, mirëpo kur jemi tek liberalizimi i vizave, kjo s'ka të bëjë fare me atë. S'ka lidhje anëtarësimi i një shteti nëpër organizata ndërkombëtare me liberalizimin e vizave, aq më pak kur ai vend ka ligj që lejon martesat e homoseksualve.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    kjo eshte deshire personale e dikujt qe nuk ka fuqi !!
    ky nuk eshte kusht dhe nuk guxon te jete kusht ne asnje forme!!

    kjo nuk eshte as politike e be-se dhe as kurr nuk guxon te parashtrohet nje kusht i till!!
    i vetmi parakusht, ose kusht eshte demokratizimi, zhillimi i shqiperise ne sferat ku plotesohen standartet ekonomike tjerat jane perralla me mbret te injorantve raciste!!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po kete kushte eshte dashte vet qytetaret e shqiperis ta kerkoin nga qeveria,por ja qe ne shqiptaret jemi shume te zotet dhe te tjeret na i tregoin detyrat tona.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    kerkesa e deputetit holandez per nje amandamet si u hodh posht nga komisioni i pe!!
    me dhimisen disa ketej qe shpenzuan kot energji e duke e kolektivizuar dhe zyrtarizuar nje kerkese te nje zeri te vetmuar i cili kishte baze raciste-antishqiptare!!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Qe ne fillim Shqiperia eshte dashur, te mendohet mir para se te anetarsohet ne K. Islamike. Sipas mendimit tim ky ka qen nje hap shum i pamatur i qeveris Shqiptare. Ne ate konference Shqiperis i ka mjaftuar vetem si antar vezhgues asgje me shum. Shqiperia ka per te pasur pasoja serioze nga ky antarsim. Kjo ka per te ndikuar negativisht ne qdo aspekt. Shqiperia gjithmon i ka takuar evropes si per mir ashtu edhe per keq. Ndersa me shtete Arabe nuk kemi absolutisht asgje te perbashket ani pse pjesa me e madhe e popullit i takon komunitetit musliman. Dihet se kete fe e kemi dhurat nga Turqit e poshter. Dalja nga kjo konference sa me heret aq me mir.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Dikujt i behet qejfi nese Shqiperia nuk fiton hjekjen e vizave , me shum u djeg se Shqiperia esht antare e konferences Islamike.

    Pastaj pse kto mediat tona i japin aq hapesir cdo lloj deklarate te eurodeputeteve , aty ke edhe ekstremist qe nuk i duan emigrantet . Dhe ne fund u vertetua se skishte nevoj per kaq panik , sepse holandezet ngelen te vetem ne kerkesen per dalje te Shqiperise nga Konferenca Islamike.


    PE miratoi rezolutën për heqjen e vizave

    E marte 28 Shtator 2010 16:53

    Liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën ka marrë një sinjal pozitiv paraditen e sotme.
    Komisioni për Lirite Civile, Drejtesi dhe Punet e Brendshme miratoi me 49 vota pro dhe 2 abstenime projektrezoluten e eurodeputetes Tanja Fajon qe parashikon liberalizimin e vizave per shtetasit e Shqiperise dhe Bosnjes.
    Komisioni hodhi poshte amendimet e propozuara nga eurodeputeti hollandez Daniel Van der Stoep qe t'i kerkohej Shqiperise dhe Bosnjes terheqja nga Konferenca Islamike si kusht per liberalizimin e vizave.
    Ne kete mbledhje komisioni votoi edhe për opinionin e miratuar nga komisioni i Jashtëm, në të cilin thuhet se ky proces duhet të kryhet sa më shpejt. Parlamenti Europian pritet te diskutoje kete rezolute ne datat 6 dhe 7 tetor dhe pas nje muaji do te jene ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian qe do rekomandojne heqjen e vizave per shtetasit e Shqiperise dhe Bosnjes. /tch/
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •