Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 75
  1. #21
    Cdo dite do dali ndonje kerkese tjeter, te gjitha per te evituar hyrjen ne europe, ose te pakten per te kaluar sa me shume kohe deri ne ate dite (?!) Se c'lidhje ka feja ne kte rast nuk e marr vesh, mos ndoshta kane frike se do rritet nr i myslimaneve e do kerkojne me doemos te ndertohen xhamija neper europe??

    Le te presim kushtin e radhes.... se edhe kte sakrifice, ndoshta, qeveria jone e pranon !!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Dikujt i behet qejfi nese Shqiperia nuk fiton hjekjen e vizave , me shum u djeg se Shqiperia esht antare e konferences Islamike.

    Pastaj pse kto mediat tona i japin aq hapesir cdo lloj deklarate te eurodeputeteve , aty ke edhe ekstremist qe nuk i duan emigrantet . Dhe ne fund u vertetua se skishte nevoj per kaq panik , sepse holandezet ngelen te vetem ne kerkesen per dalje te Shqiperise nga Konferenca Islamike.


    PE miratoi rezolutën për heqjen e vizave

    E marte 28 Shtator 2010 16:53

    Liberalizimi i vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën ka marrë një sinjal pozitiv paraditen e sotme.
    Komisioni për Lirite Civile, Drejtesi dhe Punet e Brendshme miratoi me 49 vota pro dhe 2 abstenime projektrezoluten e eurodeputetes Tanja Fajon qe parashikon liberalizimin e vizave per shtetasit e Shqiperise dhe Bosnjes.
    Komisioni hodhi poshte amendimet e propozuara nga eurodeputeti hollandez Daniel Van der Stoep qe t'i kerkohej Shqiperise dhe Bosnjes terheqja nga Konferenca Islamike si kusht per liberalizimin e vizave.
    Ne kete mbledhje komisioni votoi edhe për opinionin e miratuar nga komisioni i Jashtëm, në të cilin thuhet se ky proces duhet të kryhet sa më shpejt. Parlamenti Europian pritet te diskutoje kete rezolute ne datat 6 dhe 7 tetor dhe pas nje muaji do te jene ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian qe do rekomandojne heqjen e vizave per shtetasit e Shqiperise dhe Bosnjes. /tch/
    Pse shoqeria jone injorante eshte:
    parashikon,duhet te kryhet,pritet te diskutoje dhe do rekomandojne....

  3. #23
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Europa perqafoi Kristianizmin ashtu si edhe USA
    ore se ti flet krejtesisht ne menyre te njeanshme... objektiviteti do mesosh se cfare eshte apo si e ke hallin?
    ti arsyeton si nje tifoz futbolli qe ben tifozllek per ekipin e zemres.

    europa duke u bere shtet laik i tha krishterimit: mirupafshim!!!
    e kupeton kete apo jo???
    po te kishte perqafuar krishterimin do te zbatohej ligji biblik e jo kushtetutat vendase...
    koha kur europa kishte perqafuar krishterimin te thashe se kur ishte. koha e "arte" e inkuizicionit

    vete Bibla eshte nje liber qe eshte antikushtetues ne shume e shume pika...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #24
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ore se ti flet krejtesisht ne menyre te njeanshme... objektiviteti do mesosh se cfare eshte apo si e ke hallin?
    ti arsyeton si nje tifoz futbolli qe ben tifozllek per ekipin e zemres.

    europa duke u bere shtet laik i tha krishterimit: mirupafshim!!!
    e kupeton kete apo jo???
    po te kishte perqafuar krishterimin do te zbatohej ligji biblik e jo kushtetutat vendase...
    koha kur europa kishte perqafuar krishterimin te thashe se kur ishte. koha e "arte" e inkuizicionit

    vete Bibla eshte nje liber qe eshte antikushtetues ne shume e shume pika...
    E ngaterron djalosh, ja pse.
    Te gjithe ata qe krijuan ate Europe apo USA qe ne shohim sot, cdo te diele shkonin ne kishe dhe jo ne xhami, mos me thuaj se e bene ateistet Perendimin se do pres venat.
    Une nuk jam i fese po e ke gabim
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARKIA : 28-09-2010 më 13:40
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  5. #25
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Shqiperia duhet te bashkohet me europen
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARKIA : 28-09-2010 më 13:41
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr qe ja hoqen ate kusht koti shqiptareve.
    Myslimanet shqiptare kan shku ne europe me kohe e jane bere emigrante qytetare kuptohet bashke me te tjeret jo myslimane e kurre skane qene shembull i intolerances fetare dhe i terrorizmit.
    I vune gishtin kokes europianet qe ishte kusht koti ai i daljes nga konferenca islamike.
    Ishalla sa me pare te dalin shqipot nga izolimi komunist i 70 vjeteve.
    Albania Uber Alles

  7. #27
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga ARKIA Lexo Postimin
    E ngaterron djalosh, ja pse.
    Te gjithe ata qe krijuan ate Europe apo USA qe ne shohim sot, cdo te diele shkonin ne kishe dhe jo ne xhami, mos me thuaj se e bene ateistet Perendimin se do pres venat.
    Une nuk jam i fese po e ke gabim
    e bene ata?????
    kur eshte ndjekur feja ne europe jane pare rezultatet. historia flet qarte.
    inkuizicioni, djegja e "shtrigave", e "heretikeve" e marrezira te tjera...

    europa qe shohim sot eshte bere kuri i eshte sjelle shpina dogmave fetare...

    une gabohem??? a thua valle? atehere u gaboka edhe nje fare zoteri le goff.
    eshte nje nder historianet me te medhej ne bote. ndoshta numri nje...
    eshte ekspert i mesjetes

    a thua ti i nderuar je me i ditur se i lartpermenduri??????
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin



    Kete e dime te gjithe Europa nuk pranon mikrobe ose kombe tjeterlloj, vetem kristiane. Shqiptaret duhet sa me pere te rikthehen ne besimin e te pareve ashtu suc eshte gjithe Europa ku perkasim pra Kristiane.
    Thanks Europe!
    Po ju Orthdoxet sikur jeni te vellezurar me Eu-ne duke e ditur qe edhe ju jeni te padeshirueshem ne EU edhe kurre (sipas historise) nuk ishit miqe me krishteret Katolike ...Tash sikur jeni bere me Pape se vet Papa kur jane nje pyetje shqiptaret Musliman

    te rikthehen ne besimin e te pareve
    Ishin Pagan e jo Orthodox .

  9. #29
    Komisioni i Brendshëm i PE miraton rezolutën. Hidhet poshtë amendamenti Van der Stoep

    Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme i Parlamentit Europian ka miratuar rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, me 49 vota pro dhe 2 abstenim. Në këtë mënyrë i hap dritën jeshile votimit të kësaj rezolute për heqjene vizave brenda vitit 2010 në Parlamentin Europian, e më pas nga ministrat e Brendshëm të BE-së.


    Në mbledhjen e paradites së të martës komisioni votoi gjithashtu edhe për opinionin e miratuar nga komisioni i Jashtëm, në të cilin thuhet se ky proces duhet të kryhet sa më shpejt. E pranishme në sallë, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon u shpreh se me miratimin e rezolutës komisioni po i dërgon Shqipërisë dhe Bosnjës një mesazh të qartë. “Jam shumë e kënaqur që kolegët e mi të komisionit për cështje të brendshme mbështetën raportin. Mendoj se 49 vota pro raporti është një mesazh i qartë dhe i fortë nga PE për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes së tashmë BE është gati të liberalizojë rregjimin e vizave për të dy vendet” tha Fajon

    Më herët komisioni hodhi në votë amendamentin e paraqitur nga deputeti i majtë hollandez, Daniel Van Der Stoep. Sipas këtij amendamenti si Shqipëria ashtu dhe Bosnja më parë duhet të tërhiqen nga Organizata e Konferences Islamike në mënyrë që kjo rregullore për heqjen e vizave të zbatohet. Gjatë votimit amendamenti i Van der Stoep është rrëzuar me vetëm dy vota pro dhe 49 kundër. Tashmë rezoluta pritet të kalojë për votim në Parlamentit Europian në seancat e 6 dhe 7 tetorit, dhe më pas miratimi final në 7 dhe 8 nëntor nga ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian.

    ALSAT TV
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Në një opinion të publikuar në faqen zyrtare të organizatës që njihet me emrin “ESI”, dy krerët e saj, Gerald Knaus dhe Alexandra Stiglmayer denoncojnë atë që mund të cojë në mosmbajtjen e premtimit të BE-së ndaj Shqipërisë dhe Bosnjes.

    Ashtu sic njoftoi TCH një javë më parë, pas mbledhjes së përfaqësuesve të vendeve anëtare që mbulojne Ballkanin, Franca vazhdon të shfaqë qëndrim problematik për heqjen e vizave.

    “Fakti që Franca po sfidon rezultatet e Komisionit dhe që argumenton se Bosnja dhe Shqipëria nuk duhet të marrin në 2010-ën atë që Serbia mori në vitin 2009, nuk bën gjë tjetër veçse dëmton besueshmërinë e dobësuar sakaq të BE-së në të gjithë rajonin dhe sugjeron se kushtëzimi i BE-së është politik dhe nuk ka lidhje me reformat”, thuhet në faqen zyrtare.

    Sipas Knaus dhe Stigelmayer, Shqipëria dhe Bosnja nuk duhet të mbërthehen nga darët e anti-myslymanizmit francez dhe kryqëzatës së kohëve të fundit të këtij vendi kundër Komisionit Europian.

    “Disa besojnë se ky veprim është pjesë e një kryqëzate franceze kundër Komisionit, i cili kohët e fundit kritikoi qeverinë e Sarkozy mbi mbylljen e kampeve rome dhe dëbimin e banorëve të tyre në Rumani. Të tjerë argumentojnë se ajo është e bazuar në paragjykime populiste, anti-myslimane. Popullsitë e të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë janë kryesisht të krishtera. Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, por dhe Kosova së cilës ende nuk i është dhënë një proces i liberalizimit të vizave, kanë shumicë myslimane”, thuhet në ueb sajtin e ESI-t.

    Burime konfidenciale rrëfyen për TCH se Franca kërkon shtyrjen e heqjes së vizave me argumentin se Shqipëria dhe Bosnja kanë ende shumë punë për të bërë në fusha të tilla si: reforma gjyqësore apo transparenca për financimin e partive politike, kërkesa këto që nuk janë pjesë e kritereve që duhet të plotësonin vendet sipas udhërrëfyesit për vizat.

    Opinioni i ESI-t konfirmon edhe lajmin e TCH të publikuar që më 13 qershor 2010 se pozicioni skeptik i Francës buron nga nivelet “stratosferike” të vendimmarrjes në vend.

    “Ministria e Jashtme franceze mund të ndihmojë duke paralajmëruar pallatin Elysée mbi dëmin e madh që kjo pozitë kundërshtuese mund të ketë për imazhin e Francës në rajon”, nënvizojnë Knaus dhe Stiglmayer.

    Ndërkohë që kjo cështje diskutohet sot në nivelin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, ESI uron që Franca të mbetet e izoluar, me qëllim që procesi i heqjes së vizave të kurorëzohet brenda afateve të pritura, në mënyrë që të mos shtyhet për vitin e ardhshëm.

    “Për sa kohë që Franca qëndron e vetme, kundërshtimet e saj mund të rrëzohen lehtë nga votat. Edhe në qoftë se një ose dy shtete anëtare i bashkohen kampit francez, mund të arrihet gjithsesi “shumica e cilësuar”, një shumicë prej tre të katërtave”, thuhet më tej në njoftim.

    Pas votës në seancën plenare të Parlamentit Europian të martën e ardhshme, mbetet edhe një muaj kohë për të bindur vendet skeptike anëtare deri në vendimin e Këshillit të BE-së, i cili është parashikuar nga Presidenca belge më 8 nëntor.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •