Nė redaksinė e "Ga- zetės Shqiptare", nipi i atdhetarit tė shqu-ar Petro Nini Luarasi, i cili mban tė njėjtin emėr, solli shqetėsimin e tij lidhur me shpifjet qė po bėhen ndaj kėtij personaliteti tė kombit shqiptar, njė nga martirėt e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nga njerėz qė ai i konsideron si zėdhėnės tė qarqeve grekofone. Pėr kėtė arsye, jep njė dėshmi tė tij lidhur me gjyshin e tij, Petro Nini Luarasin, kontributin qė ai dha jo vetėm pėr kishėn, shkollėn shqipe dhe nė pėrgjithėsi pėr kombin shqiptar. Petro Luarasi kėrkon qė kisha ortodokse tė prononcohet zyrtarisht se ēfarė qėndrimin mban ajo pėr mallkimin, ē'kishėrimin familjar dhe vrasjen e Petro Nini Luarasit. Ai kėrkon gjithashtu kėrkon qė tė shprehen jo vetėm pėr gjyshin e tij, por edhe pėr martirėt e tjerė tė kėsaj kishe si dhe tė shprehen se kush janė pėr Kishėn Ortodokse Shqiptare dhespotėt grekė, Qirilli, Grigori, Fillaret dhe Joakim.


Zoti Petro Luarasi, tek forumi "Zėri i Shqiptarėve" keni bėrė njė deklaratė "NDAL FUSHATĖS SHPI-FĖSE KUNDĖR MARTIRIT TĖ GJUHĖS SHQIPE PETRO NINI LUARASI". Pse u drejtohesh vetėm besimtarėve ortodoksė kur dihet qė Petro Nini Luarasi u takon tė gjithė shqiptarėve pa dallim feje?
Do tė mė vijė shumė keq nė rast se lind ndonjė keqkuptim. Unė jam edukuar nė rrethin familjar e shoqėror me frymėn e unitetit kombėtar e tolerancėn fetare, me lidhje krushqie tė ndėrsjelltė, ndaj nuk kam preferuar kurrė tė diskutojė apo tė shkruajė ndonjė artikull qė t'i ndajė, ballafaqojė apo kritikojė besimet fetare, qoftė edhe pėr ndikimin mbi ngjarje tė rėndėsishme tė vendit tim. Pėr mua tė tėra fetė dhe besimtarėt e tyre duhet tė respektohen dhe tė pėrkrahen deri nė atė cak ku nuk prishin ekuilibra madhorė tė unitetit kombėtar, shtetin e arsimin laik. I kam pėrbuzur me neveri komentet politike e kulturore me paragjykime fetare e krahinore, sidomos kur pėrforcohen edhe nga trysnia e jashtme. Kur mė pyesnin "Epo, ē'je ti?" - u pėrgjigjem "shqiptar", pa lėnė shteg pėr mė tej, i bindur verbėrisht edhe nė shprehjen e mirėnjohur tė Pashko Vasės, "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria" edhe tė tim gjyshi, Petro Nini Luarasit, "Kombi mbi tė gjitha". Dhe ja ku erdhi dita qė unė t'iu drejtohem nė radhė tė parė ortodoksėve shqiptarė, publikisht, papritur e detyrimisht, pėr njė padrejtėsi fetare tė madhe, tė kobshme. Kobi mbahet njė shekull i ndrydhur nė trungun e familjes Luarasi, dhe ka tė bėjė jo vetėm me gjyshin tim, Petro Nini Luarasin, por edhe me tėrė familjet e martirėve tė ortodoksizmit shqiptar, edhe me tė tėrė ortodoksėt shqiptarė. Theksoj qė kjo ēėshtje nuk i pėrket vetėm tė shkuarės, por edhe tė tashmes, nuk lidhet vetėm me teoritė e apostujve ortodoksė shqiptarė nė luftė me klerin ortodoks shovinist grek pėr mbrojtjen e gjuhės, shkollės laike dhe institucionit kishtar shqiptar; por edhe me KOASH-in (Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare), qė drejtohet aktualisht nga qytetari grek Episkop Anastasios Janullatos. Ndaj deklarata ime u drejtohet dhe u takon nė radhė tė parė besimtarėve ortodoksė shqiptarė, si pjesė pėrbėrėse e unitetit fetar shqiptar, pa mėnjanuar gjykimin e popullit dhe ligjet e shtetit shqiptar.\

Si lindi ky problem?
Sivjet do tė pėrkujtojmė 100-vjetorin e vrasjes tė "Mėsuesit tė Popullit" Petro Nini Luarasi. Gazetat e kohės kanė shkruar se mė 17 gusht tė vitit 1911, "u nda nga kjo jetė i helmuar nga rrethet orthodhokse shovene greke apostulli i shqiptarizmės, i skolive dhe kishės ortodokse shqiptare", Petro Nini Luarasi. Pėrgjithėsisht jam interesuar e pėrpjekur tė ndriēojė tė vėrtetėn historike tė kombit shqiptar dhe ta pėrhap atė edhe duke testuar opinionin publik, jo vetėm pėr Petro Nini Luarasin, por edhe tėrė bashkėluftėtarėt e tij martirė, besimtarė ortodoksė shqiptare si Papa Kristo Negovani, i vėllai Papa Theodhosi dhe nipi Vasil Gjergji, At Stath Melani, At Naum Cerja, Jani Vellaraj, Vasil Gjergji... Duke pasur parasysh emrin dhe popullaritetin e "forumit shqiptar", me konfigurim modern e shumėllojshmėri tematike dhe rregulloren ku garantohej mbi tė gjitha fjala e lirė e toleranca, me pėrkushtim atdhetar, hapa tek indeksi i besimit ortodoks temėn "Historiku i krijimit tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe martirėt e saj." Atje fillova tė hedh materiale mbi pėrpjekjet e para pėr tė pėrdorur gjuhėn shqipe nė kishėn Ortodokse (ku flitej vetėm greqisht), dhe martirėt e parė si Papa Kristo Negovani, Stath Melani etj, pėrpjekjet e shqiptarėve nė Amerikė me Fan Nolin e Petro Nini Luarasin pėr krijimin e bazamentit tė kishės Ortodokse shqiptare dhe ftoja forumistėt tė paraqisnin materiale e tė diskutonim. Papritur tema ime me materialet pėrkatėse nga forumi ortodoks kishin "fluturuar" tek forumi protestant me njė mesazh tė moderatorit "Arbėresh Niku", qė diktonte se Petro Nini Luarasin dhe tė tjerėt me Fan Nolin nė krye e kishin vendin tek protestantėt?! Protestova, por moderatori dhe disa forumistė tė tjerė ortodoksė tė kudondodhur nė temat "pėrvėluese" kombėtare, si: Ilia Spiro, Ilirian Papa ("Albo") etj, kėmbėngulnin nė tezėn qė Petro Nini qe besimtar protestant?! Atje krahas dashamirėve, pėr habinė time, ndesha nė persona tė rėndėsishėm, shpifės, falsifikatorė dhe mbrojtės mendėsish, tė cilat normalisht nuk i takojnė shekullit XXI, por periudhave kur populli shqiptar ishte i pushtuar dhe mbi tė ushtrohej terrori e sundonte propaganda shoviniste. Nga diskutimet e kuptova qė nuk ishte ēėshtje dijesh, por imponim dhe nuk kishte vend pėr logjikė. Ndėrsa pėrgojuan e tjetėrsuan veprimtarinė e Petro Nini Luarasit, mbrojnė e pėrligjin mallkuesit e vrasėsit e tij, dhespotėt ortodoksė, shovinistė grekė dhe platformėn e tyre antishqiptare! Oponentėt nuk janė forumistė tė rastėsishėm, por persona tė kudondodhur nė tema historike e kulturore, nė pėrgojime personalitetesh shqiptare, pėrfshi Fan Nolin, nė varrim-zhvarrime eshtrash, nė provokacione minoritetesh, nė kundėrshtime aktesh juridike shtetėrore, nė deklarata tė KOASH-it, nė propagandimin e aktiviteteve dhe kultit tė drejtuesit tė tij. Dhe pėr mė tepėr disa prej tyre shprehen nė emėr tė gjithė ortodoksėve shqiptarė dhe vetė peshkopin Janullatos! Pse nuk ka asnjė deklaratė denoncimi nga zyra e shtypit tė KOASH-it! Pėr mua si atdhetar shqiptar, kjo nėnkupton jo vetėm paradoks, por edhe pėrgjegjėsi konkrete ndaj i indinjuar vendosa t'i demaskoj publikisht, tashmė qė kemi shtetin tonė shqiptar qė na garanton mbrojtjen e gjuhės, shkollės, kishės dhe martirėve tanė, konkretisht tė Petro Nini Luarasit.

Ku konsistojnė shpifjet ndaj Petro Nini Luarasit?
Deklaratat e tyre ndaj personalitetit e veprės sė Petro Nini Luarasit pėr nga urrejtja, ligėsia dhe deformimi i fakteve mė kujtojnė inkuizicionin barbar mesjetar. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur po i pėrmend duke i cituar, pasi nuk mund t'i perifrazoj "Ilia Spiro: PN Luarasin bėn pjesė nė politizimin e historisė qė ka bėrė komunizmi, thjesht pėr tė sulmuar Ortodoksinė. Mitropoliti Fillaret e ka ē`kishėruar P.N. Luarasin, si tradhtar tė kishės Ortodokse dhe pėrhapės tė herezive protestante, ungjillore e masonike. Kėtu nuk ka tė bėjė gjuha shqipe e shkruar, sepse nė kėtė kohė shkollat nė gjuhėn shqipe sapo kishin filluar tė funksiononin...Edhe vdekja e tij ėshtė falsifikuar, pasi ai ėshtė eliminuar nga turqit". "...Nuk mund tė tė falenderoj qė mė ke ngritur aq shumė sa tė mė njohėsh si pasardhės tė Mitropolitit Fillaret. Ėshtė lavdėrim pėr mua. Pėr sa i pėrket historisė (sė Petro Nini Luarasit) ajo ėshtė falsifikuar dhe duhet rishkruar, kėshtu qė nuk mund tė manipulohet me njė film tė epokės sė socializmit, i cili nuk shfaqej pa u miratuar mė parė nga byroja politike." Ilia Papa ("Albo") shprehet: Petro Nini Luarasi ėshtė produkt i sajuar i diktaturės i keqpėrdorur nė luftė kundėr kishės ortodokse dhe fesė nė pėrgjithėsi pasi "kleri e Kisha Ortodokse asnjėherė nuk kanė qenė kundėr gjuhės shqipe". Dhe, "peshkopėt e Kishės bėn shumė mirė qė e shkishėruan, pasi kushdo qė zgjedh tė bėhet protestant, apo romano-katolik, apo mysliman, nuk ka se si tė jetė i krishterė ortodoks." Shtoj vetėm qė kėta persona pėr tė sterrosur tė vėrtetėn e dokumentuar i pėrdorėn tė tėra spekulimet e mundshme deri tek pretendimi qė dhespotėrit e kanė shkruar mallkimin shqip, ndėrkohė qė nė tekst e quanin shqipen gjuhė tė paqenė! Pra urrejtja u verboi sytė e iu mori mendjen! Ata pėrkundėr vetėdeklarimit tė Petro Nini Luarasi, si ortodoks shqiptar e akuzojnė si protestant me qėllim qė tė justifikohet mallkimi, ē'kishėrimi dhe nė fund helmimi i dhe guxojnė t'i japin tė drejtė dhespotėve shovinistė grekė, kriminelėve Qirilli, Grigori, Fillareti, Joakim dhe jo martirit tė gjuhės shqipe Petro Nini Luarasi.
Njė nga tezat e hedhura kundėr Petro Nini Luarasit ėshtė produkt i komunizmit dhe se historia e tij ėshtė politizuar "thjeshtė pėr tė sulmuar Ortodoksinė". Ēfarė mendoni ju pėr kėtė?
Nė fakt, kjo pyetje duhet t'i drejtohet tėrė shoqėrisė sė emancipuar shqiptare dhe veēanėrisht akademikėve dhe burokracisė shtetėrore nė kėto kohė "vorbullash". Kėto lloj tezash qė rreken tė justifikojnė teorinė e "tokės sė djegur", se kėshtu ē'rrėnjoset fara e komunizmit (qė nga Rilindja Kombėtare!), mbijnė sa herė qė kėrkohet groposje vlerash e pėrbaltje, personalitetesh tė mirėfillta. Pa mohuar, se nė periudhėn e diktaturės janė bėrė shumė shtrembėrime e krime, nuk mund tė mohohet gjithēka, madje edhe kontributi i rilindasve tanė. Me keqardhje konstatoj qė nė realitetin shqiptar sloganet "pėr hir tė..." i lenė shteg shtrembėrimeve, falsifikimeve e deri tradhtisė kombėtare. Shprehem kėshtu, sepse gjykoj qė kush saboton apo minon gjuhėn, shkollėn kombėtare laike dhe kishėn shqiptare (pėrfshi edhe atė ortodoksė autoqefalė) shkel mbi gjakun e eshtrat e martirėve tė kombit dhe merr damkėn e tradhtarit.

Cilat janė kėta persona qė hedhin kėto teza?
Normalisht nuk do tė analizojė opinione individėsh tė zakonshėm apo gjysmakė, por pėrfaqėsues platformash. Kėtu kam parasysh zėdhėnės pranė politikave dhe udhėheqjes tė KOASH-it, qė flasin nė emėr tė ortodoksisė shqiptare dhe shfaqen pranė kreut tė tij Janullatos, pa pasur asnjė reagim, distancim apo pėrgėnjeshtrim nga zyra e informacionit tė KOASH-it. Ndaj po i marr seriozisht. P.sh., po pėrmend qytetarin Ilia Spiro, i cili si zėdhėnės "bubrron" nė temat politike, historike, kulturore e fetare, atje ku diskutohet pėr zhvarrim eshtrash, pėr incidente me minoritetin, pėr kundėrvėnie ndaj sistemit gjyqėsor shqiptar e deri te politikbėrja e institucioneve tė shtetit laik shqiptar. Nė kėtė linjė janė edhe shpifjet e manipulimet e tij ndaj atdhetarit ortodoks shqiptar Petro Nini Luarasi tė trajtuara nė deklaratėn e shpallur.
Cili ėshtė mendimi juaj pėr statusin e martirėve ortodoksė shqiptarė nė KOASH?
Unė nuk dėshiroj tė paragjykoj, por duke u nisur nga deklaratat e kėtyre "zėdhėnėsve", komoditeti qė u jepet platforma dhe strategjia e tyre, pasojat qė shkaktojnė tek besimtarėt ortodoksė shqiptarė e nė harmoninė fetare, po i drejtohem publikisht zyrės sė shtypit pranė KOASH-it, qė tė shprehet nė lidhje me kėta "zėdhėnėsa", tė japė shpjegimet pėrkatėse nė lidhje me martirėt ortodoksė, tė gjuhės, shkollės dhe Kishės Ortodokse Shqiptare, tė cilėt provohet, se janė vrarė nga qarqe shoviniste ortodokse shoviniste greke. Konkretisht kėtė e bazoj te pėrndjekja dhe vrasja e gjyshit tim, ortodoksit shqiptar Petro Nini Luarasi, pėr tė cilin kėrkoj qė KOASH-i tė deklarojė si institucion fetar se ēfarė qėndrimi mban aktualisht: nė lidhje me mallkimin, shkishėrimin familjar dhe vrasjen e tij dhe njėkohėsisht tė shprehen nė lidhje me dhespotėt grekė, Qirilli, Grigori, Fillaret dhe Joakim, tė cilėt pėrkatėsisht e kanė mallkuar, ēkishėruar dhe vrarė.

Ē' mendoni ju, si duhet trajtuar veprimtaria e Petro Nini Luarasit?
Nuk mė takon mua tė pėrcaktoj si tė ndjejė populli, si tė shkruajnė historianėt dhe si tė vlerėsojnė burokratėt Petro Nini Luarasin, njė nga heronjtė e dalluar tė Rilindjes Kombėtare. Por vė re, qė populli nė pėrgjithėsi e kujton me nderim, historianėt ia evidentojnė disa nga meritat ndėrsa shteti e ka dekoruar dhe vlerėsuar me emėrtime objektesh. Tani qė u njoha me tezat qė deformojnė veprimtarinė e Petro Nini Luarasit dhe luftėn e egėr qė i bėhet atij nga qarqet shoviniste grekofone, si njė ndėr martirėt e kishės ortodokse shqiptare dhe i ndėrgjegjėsuar pėr situatėn reale, jam i shtrėnguar tė them qė ēdo shtet e ka pėr detyrė, qė jo vetėm tė krenohet, por edhe tė vlerėsojė dhe tė ruajė ata qė kanė kontribuar pėr lirinė, gjuhėn dhe kulturėn e tij. Sidomos brezi i ri, tė dijė historinė e paraardhėsve tė tij martirė, edhe tė Petro Nini Luarasit, i cili e la amanet qė me gjakun e tij tė shkruajnė gjuhėn shqipe.
Pėr tematikėn qė po diskutojmė mė intereson veēanėrisht ndjeshmėria e ortodoksėve shqiptarė pėr Petro Nini Luarasin dhe martirėt e tjerė nismėtarė tė krijimit tė kishės Ortodokse tė pavarur shqiptare. Pėr fat tė keq veprimtaritė e martirėve ortodoksė shqiptarė nė Jug e nė Veri tė Shqipėrisė, nė luftė tė ashpėr pėrkatėsisht me shovinizmin ortodoks grek e serb, nuk janė evidentuar si duhet, roli historik i tyre ėshtė minimizuar dhe nuk ėshtė pasqyruar si duhet nė tekstet shkollore dhe studimet akademike. Madje therroritė e tyre janė lėnė me qėllim nė harresė duke i shkaktuar njė dėm tė madh memories historike dhe ndėrgjegjes kombėtare me pasoja tė rėnda nė ditėt e sotme. Tashmė ka ardhur koha tė ndėrgjegjėsohemi dhe ky gabim tė ndreqet pėrkundėr sloganeve oportuniste, nė realitet antikombėtare "Tė nėpėrkėmbemi pėr t'i bėrė qefin botės". Ka ardhur koha tė mbrojmė e shpallim vlerat tona tė mirėfillta, kontribut edhe i paraardhėsve tanė martirė, sepse vetėm duke nderuar ata dhe veten do tė na respektojnė tė tjerėt. Kėshtu mė ka mėsuar paraardhėsi im Petro Nini Luarasi i cili shkroi: Kombi ynė ėshtė bashkėsia e shqiptarėve, dhe gjuha jonė ėshtė shqipja, tė cilėn e trashėguam nga stėrgjyshėrit tanė Pellazgėt… Ta begatojmė gjuhėn edhe kombin tonė me kulturė dhe qytetėrim, dhe atėherė do tė shohim qė gjithė sa folėn liksht kundėr gjuhės dhe kombit tonė do tė turpėrohen dhe si dylli pėrpara faqes sė zjarrit do tė treten prej nakarit. Le tė mos frikėsohemi pėrpara llomotitjeve e prrallave tė atyre qė nuk e dashurojnė po e urrejnė mbrothėsinė e njerėzisė dhe nėnė maskė shenjtorėsh e mendarėsh duan tė na gabojnė ne, dhe le tė dimė se ai qė ėshtė frikacak pėrkundrejt sė drejtės, ai bėhet tradhėtor i mėmėdheut dhe i vetes sė tij. Lavdi Perėndisė .

Deklarata
Tė nderuar besimtarė tė devotshėm ortodoksė shqiptarė. Me keqardhje dhe indinjatė iu bėjmė me dije qė nė "Forumin shqiptar" po pėrhapen shpifje qė rreken tė njollosin emrin dhe nderin e Petro Nini Luarasit, anėtarit tė devotshėm tė komunitetit ortodoks shqiptar, martirit tė gjuhės shqipe dhe veprimtarit tė palodhur pėr krijimin e kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kėto pėrgojime, njerėz tė papėrgjegjshėm i bazojnė nė hamendėsime, keqinterpretime dhe citime nga klerikė ortodoksė shovinistė grekė, kur ata kanė mallkuar e shkishėruar ortodoksin e pėrkushtuar Petro Nini Luarasi meqė ai dėshironte e tė kontribuonte qė fėmijėt e popullit shqiptarė tė mėsonin gjuhėn shqipe dhe nė kishė besimtarėt Ortodoksė tė komunikonin me Zotin nė gjuhėn e tyre amtare. Kjo veprimtari e Petro Nini Luarasit pėr disa klerikė shovinistė pėrfaqėsonte mėkat e motiv pėr ta mallkuar e shkishėruar. Tashmė qė kėto dėshira tė veprimtarit ortodoks Petro Nini Luarasi janė realizuar me ekzistencėn e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe garantohen me ligj nga shteti shqiptar, mendoj se ēdo opinion apo deklaratė e pėrkundėrt pėrbėn shkelje morale e ligjore, tė paktėn nė territorin e shtetit shqiptar pėr tė cilat opinioni ortodoks shqiptar e ai publik, institucionet pėrkatėse shtetėrore e fetare duhet tė deklarohen zyrtarisht. Kėtė shqetėsim e justifikoj dhe argumentoj ndėr tė tjera: - me deklaratat pėrkatėse tė dy personave, njėri i pėrcaktuar si Ilia Spiro dhe tjetri ende anonim, "Albo", anėtarė tepėr aktivė tė "forumit shqiptar" nė internet, me pėrthithje dhe shpėrndarje informacionesh e aktivitetesh tė KOASH-it e kreut tė tij, qė shprehen hapur nė emėr tė tyre. - Nga opinionet jo zyrtare tė anėtarėve tė tjerė tė forumit, tė cilėt mė duken se janė intelektualė kompetentė. Anėtari (apo relator) i forumit, Ilia Spiro, deklarohet nė lidhje me besimtarin e devotshėm ortodoks, njė nga predikuesit e pėrdorimit e parė tė gjuhės shqipe nė kishėn ortodokse e flamurtar tė autoqefalisė sė saj, martir i gjuhės shqipe, "Mėsuesin e Popullit" Petro Nini Luarasi, tė provuar me fakte qė ėshtė mallkuar nga dhespotėt shovinistė grekė e tė helmuar nga agjentėt e tyre se: Ilia Spiro, 11.10.2010: http://www.forumishqiptar.com/shoėthread.php?t=129192) "Unė s'e kam tė vėshtirė ta shpreh mendimin tim pėr PN Luarasin…Mė duhet tė them se politizimin e historisė e ka bėrė komunizmi, thjesht pėr tė sulmuar Ortodoksinė. Mitropoliti Fillaret e ka shkishėruar PN Luarasin, si tradhtar tė Kishės Ortodokse dhe pėrhapės tė herezive protestante, ungjillore e masonike. Kėtu nuk ka tė bėjė gjuha shqipe e shkruar, sepse nė kėtė kohė shkollat nė gjuhėn shqipe sapo kishin filluar tė funksiononin…Edhe vdekja e tij ėshtė falsifikuar, pasi ai ėshtė eliminuar nga turqit." "…Nuk mund tė tė falenderoj qė mė ke ngritur aq shumė sa tė mė njohėsh si pasardhės tė Mitropolitit. Ėshtė lavdėrim pėr mua, por unė nuk i pėlqej lavdėrimet… Pėrsa i pėrket historisė (sė Petro Nini Luarasit) ajo ėshtė falsifikuar dhe duhet rishkruar, kėshtu qė nuk mund tė manipulohet me njė film tė epokės sė socializmit, i cili nuk shfaqej pa u miratuar mė parė nga byroja politike. Nė thelb tė artit nė atė periudhė ishte "realizmi socialist", alias: gjithēka duhet deformuar pėr t'u pėrshtatur me markizėm-leninizmin e Enver Hoxhės. Gjithsesi njė fjalė e urtė thotė se "Patriotizmi ėshtė streha e fundit e maskarenjve" Anėtari tjetėr i forumit "Albo" (personifikohet nė forum si pėrmetari-gjirokastriti Ilirian Papa, alias lindur mė 11-06-1979, rezident nė Philadelphia, ShBA) "Albo", dt.29.12.2010 Mos ngatėrroni patriotėt qė shkelėn me kėmbė fenė e tyre, pėr hir tė interesave politike e kombėtare, duke u bėrė propagandues tė sekteve protestante nė vend me historinė e Kishės Orthodhokse. Shumė nga ata patriotėt mė lart u shkishėruan me tė drejtė nga kisha, pasi zgjodhėn qė tė bėhen vegla tė propagandės protestante nė vend, nė dėm tė traditės sė lashtė ortodokse tė komunitetit prej tė cilit ata dolėn." "Petro Nini Luarasi ishte njė nga figurat mė tė nderuara nga regjimi komunist, pikėrisht se kujtimin e tij regjimi e keqpėrdori si pjesė tė propagandės komuniste nė luftėn e saj tė hapur ndaj Kishės dhe fesė nė pėrgjithėsi. Kėshtu qė parė nga kjo perspektivė, Petro Nini Luarasi e ka luftuar Kishėn Ortodokse, jo vetėm sa ishte gjallė, por edhe pas vdekjes, duke u bėrė vegėl propagandistike e regjimit komunist... Kisha Ortodokse asnjėherė nuk ka qenė kundėr gjuhės shqipe, pasi kleri dhe besimtarėt e saj e kanė shkruajtur shqipen tė parėt... Kush ishin viktimat? Viktimat ishin besimtarėt e thjeshtė ortodoksė, qė ishin komuniteti i vetėm jetim nė vend, pa njė mbėshtetje tė huaj dhe ishin shėnjestra e sulmeve latine nga matanė Adriatikut. Dhe krahas kėsaj, u duhej qė tė pėrballeshin edhe me propagandėn e protestantėve ungjillorė, tė dalė nga gjiri i traditės sė saj. Dhe peshkopėt e Kishės bėnė shumė mirė qė i shkishėruan, pasi kushdo qė zgjedh tė bėhet protestant, apo romano-katolik, apo mysliman, nuk ka se si tė jetė i krishterė ortodoks." (Shihni http://www.forumishqiptar.com/showth...=129192&page=3). Kėto mendime tė sipėrcituara tė Ilia Spiros e Albo-s, duke pasur parasysh se si vetėdeklarohet, mė shqetėsojnė pa masė. Tė nderuar bashkatdhetarė ortodoksė shqiptarė. Unė personalisht ende nuk po i besoj syve qė tė ketė ortodoks shqiptar me besė e fe qė tė shprehen kėshtu. Ndoshta unė jam naiv, ndoshta i paazhurnuar me ndonjė realitet ekstrem tė situatės nė Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Por, dua tė sigurohem nėse ky "albo" shpreh njė pjesė sado tė vogėl tė mendėsisė sė strukturave hierarkike (tė cilat ai i propagandon) pėr martirėt ortodoksė tė gjuhės shqipe (nė veēanti P.N.Luarasin), sepse kjo do tė pėrbėnte njė skandal tė madh. Personalisht mendoj se nuk do tė kenė vend justifikimi, as tė mbulohen me gjethe fiku, por do tė shpallen botėrisht pasardhės tė Fillaretit, dhespoti i Kosturit qė mallkoi gjuhėn, shkollėn dhe kishėn shqipe. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr pėrgojim tė njė personi apo dhjetėra martirėve tė tjerė ortodoksė shqiptarė, por tė poshtėrimit tė njė populli tė tėrė. Kjo do tė thotė qė kemi tė bėjmė me tradhti kombėtare, me mohimin e martirėve ortodoksė shqiptarė, me mohim tė gjuhės, shkollės dhe meshės shqip nė Kishėn Ortodokse Autoqefale shqiptare, qė na ka lėnė amanet Fan S. Noli e paraardhėsit tanė. Tė nderuar, ju kėrkoj ndjesė pėr kėtė prononcim personal, vetėm nė "forumin shqiptar", nė njė kohė tė papėrshtatshme fund-viti e prag-feste, jo aq tė "bluajtur" nga pikėpamja formale dhe brendia, por qė m'i justifikon emergjenca shumė e madhe e ēėshtjes. Duke rezervuar tė drejtėn pėr njė deklarim publik tė mirėfilltė, ju pėrshėndes vėllazėrisht o tė nderuar besimtarė ortodoksė shqiptarė tė devotshėm. Zoti ju bekoftė e dhėntė: shėndet, mirėsi e begati!
PETRO SKĖNDER LUARASI
GSH