Ckemi miq te dashur forumiste! Sivjet jam ne vit te 4 dhe se shpejti do me duhet te zgjedh rrugen time per te ardhmen e nje jete. Duke qene se eshte nje zgjidhje qe do te kushtezoje jeten time dua te vleresoj mire opsionet. Kam deshire dhe pak a shume aftesi goxha te mira per degen e Informatikes, por nuk jam i sigurt se sa do te me ofroje kjo dege per pozicione pune. Do te kerkoja ndihmen tuaj! Sa per sa i perket studimit jam ne dileme midis vendeve te ndryshme europiane, por mbi te gjitha nuk besoj te vazhdoj ne Shqiperi edhe pse deshira eshte te kthehem pasi kam mbaruar studimet. Me respekt, miku juaj, Juventini.
Krijoni Kontakt