
Postuar mė parė nga
Seminarist
Kisha nuk eshte kombetare, as etnike, qe eshte e njejta gje, por e trojeve qe i takojne nje shteti. Psh kisha e Greqise, nuk mund te quhet ne parim kisha greke, sepse keshtu i bie qe kisha ne K/poje, qe eshte nje tjeter juridiksion, te mos jete e perbere nga greke. Kam degjuar njerez te ndryshem autoritare ne kete drejtim qe e refuzojne ne parim termin kishe greke dhe perkrahin ate te kishe e Greqise.
Nga ana tjeter, ka nje mbivendosje nocionesh. Kishe Greke nenkupton Kishen, brenda dhe jashte territorit te shtetit grek, qe percaktohet nga gjuha, mentaliteti bizantin-grek.
Ne popujt ortodokse te Ballkanit, nga te cilet greko-bizantinet, bullgaret e serbet, qe kane aspiruar gjate mesjetes per krijimin e perandorive dhe ia kane arritur, gjate iluminizmit, ne ndryshim nga shqiptaret, u zhvillua identiteti nacional i njejte me identitetin fetar. Keshtu qe, sikurse ne Jug te Shqiperise nje ortodoks ishte automatikisht grek, po ashtu ne trojet e ish-Jugosllavise, ortodoks do te thosh serb, musliman dmth boshnjak, ndersa katolik kroat. Keshtu qe, pavaresisht se shtetet moderne, te formuara brenda ketyre popullatave, mund te kishin ne perberjen e tyre edhe elemente te tjere etnike (si psh vlleh etj), persa kohe keta ishin ortodoks quheshin greke ose serbe respektivisht, u identifikuar me etnicitetin qe perfaqesonte feja.
Keshtu qe lindi natyrshem shprehja kisha greke, bullgare apo serbe.
Ne zhvillimet shqiptare pra identifikimi etnik me baze fene, edhe pse pati zhvillimet e veta, nuk mori nje forme te caktuar dhe ne perfundim te krijimit te shteteve kombe, identiteti shqiptar u stabilizua si identitet etnik i shkeputur dhe i pavarur nga feja.
Keshtu qe konkretisht besimit ortodoks ne trojet shqiptare i mungon vetia qe kane kishat e vendeve te tjera te Ballkanit, per tu quajtur kishe kombetare/etnike, sepse si shqiptaret etnike nuk identifikohen me fe, po ashtu edhe elementi i huaj etnik ne Shqiperi nuk ka pse perthithet nga ndonje ideologji centralizuese fe-komb, sepse nuk ka nje te tille.
E vetmja perthithje/asimilim i elementit jo-shqiptar ne shqiptar ortodoks (vlleh ne shqiptare) eshte bere me bazen e dukurive moderne, jo-fetare, por laike, te identifikimit me shtetin ku jeton. Kemi rastin e vitit 1994, ku arqimandriti qe doli kundra Janullatos per nje kishe kombetare shqiptare (bashke me Nikolla Markun), ishte arumun dhe sot madje eshte bere klerik i kishes rumune ne Amerike.
Ne Shqiperi pra, per dy arsyet e mesiperme, Kisha ortodokse eshte Kisha ortodokse e Shqiperise.
Krijoni Kontakt