Nga Kristo Frashėri
Kush gėnjen Kristo Frashėri apo Anastas Janullatosi?
Kur disa javė mė parė dėrgova nė shtyp artikullin tim mbi ēėshtjen e Hima rės nėse ėshtė ose jo krahinė minoritare greke, midis atyre qė vrapuan tė spekulonin mbi vrasjen e fatkeqit Aristotel Guma, pėrmendja dhe Hirėsinė e tij Anastas Janullatosin, kryepeshkopin e Kishės Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė. Nuk ngurrova ta quaj si njė emisar tė nacionalizmit grek. Mendova se ai nuk do tė prekej aq tepėr nė sedėr, sepse me tė vėrtetė ėshtė me kombėsi greke. Nė fakt, unė i kalova kufijtė e sjelljes sime ndaj njė kryepeshkopi, mbasi unė e padisja nė tri ēėshtje jo tė kėndshme pėr tė.
E para, e kritikova pėr trisainė (pėrshpirtjen) qė ai celebroi jo pėr ushtarėt grekė tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore nė tokėn e Shqipėrisė nė luftė kundėr okupatorėve italianė fashistė, por sepse pėrfshiu nė radhėt e ushtarakėve tė vėrtetė grekė edhe arkivole me eshtra tė fshatarėve, madje edhe tė fėmijėve shqiptarė, tė vdekur para dhe pas luftės italo-greke. Sa mė shumė e mendoj, aq mė tepėr mė duket njė akt i shėmtuar qė nuk i ka hije njė prelati tė lartė tė kishės. Mė duket njė akt, qė mund ta kryejnė vetėm banditėt e varreve, por kurrsesi njė hirėsi qė mban nė gjoks kryqin e Krishtit dhe ca mė tepėr emrin e kryepeshkopit tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Nė rastin mė tė mirė prisja qė hirėsia e tij ta anashkalonte duke heshtur pėr kėtė veprim pėr tė cilin ėshtė bėrė zhurmė edhe nė shtypin tonė tė pėrditshėm, madje vazhdon edhe sot e kėsaj dite tė pėrshpėritet me neveri nga banorėt e rrethit tė Pėrmetit. Por, hirėsia e tij ndoshta duke kujtuar se ne jemi syleshė e ngacmon vetė plagėn dhe justifikohet duke thėnė se ai atje bekoi eshtrat e martirėve tė rėnė nė luftė pėr lirinė e atdheut tė tyre, eshtra para tė cilave edhe ne pėrulemi, por jo para arkivoleve tė blera 100 apo 200 euro pėr copė.
E dyta, i kujtoja veprimet e tij tė padrejta, i cili po pengon nėpėrmjet fijeve tė tij tė dukshme e tė padukshme zyrėn e Pėrmbarimit tė Pėrmetit, qė tė zbatojė vendimin e miratuar nga tė tre shkallėt e gjyqėsorit shqiptar pėr tia kthyer bashkėsisė pėrmetare shtėpinė e kulturės Naim Frashėri. Pėr ata qė nuk e dinė, u kujtojmė se para luftės nė cepin veriperėndimor tė truallit ku ėshtė ngritur shtėpia e kulturės ka qenė njė kishė me pėrmasa modeste, me emrin Shėn Mėria e Pazarit. Banorėt e moshuar e dinė se ajo kishė u rrėnua gjatė luftės sė fundit. Nė vitet 50 trualli ku ishte ngritur kisha u pėrfshi nė truallin ku u ndėrtua shtėpia e kulturės Naim Frashėri me njė sipėrfaqe disa herė mė tė madhe se ajo qė kishte Shėn Mėria e Pazarit. Gjykata e Pėrmetit ia njohu kishės truallin ku qe ngritur faltorja. Meqenėse vlera e godinės e ndėrtuar nga shteti ishte mė e madhe se ēmimi i truallit, gjykata vendosi qė kisha tė shpėrblehet me njė sipėrfaqe dy herė mė tė madhe nė njė vend tjetėr.
Ngjarje tė tilla analoge kanė ndodhur edhe nė vise tė tjera tė Shqipėrisė. Ka ndodhur madje nė Tiranė, nė qendrėn e kryeqytetit. Nė truallin ku sot ėshtė ngritur hotel Tirana International mė parė ndodhej katedralja e Tiranės kushtuar Hyjlindėses. Hirėsia e tij kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk e ngriti zėrin pėr tė marrė hotelin, por u kėnaq me kompensimin qė i dha bashkia apo shteti nė njė vend tjetėr tė kryeqytetit. Por, nė Pėrmet pse po ngul kėmbė aq shumė? Pse kėrkon me ēdo kusht tė vėrė dorė mbi shtėpinė e kulturės? Konstruksioni i shtėpisė sė kulturės nuk ka mundėsi tė shndėrrohet nė kishė. Pėr tu shndėrruar nė kishė ajo duhet shembur nga themeli. Ēdel nga kjo? Nga kjo del se hirėsia e tij, kryepeshkopi A. Janullatos nuk do qė Pėrmeti tė ketė njė shtėpi kulture shqiptare. Do qė ta shndėrrojė shtėpinė e kulturės shqiptare nė njė shtėpi kulture helenike, ndonėse Pėrmeti nuk ka fare banorė grekė etnikė. Edhe nė kėtė rast, hirėsia e tij i bėn bisht pėrgjigjes. Thotė shkurt: i takon kishės se aty ka qenė dikur kishė. Pra, ėshtė njėsoj si tė thuash e dua hotel Tirana International, sepse nė njė cep tė sipėrfaqes qė ajo zė dikur ka qenė kishė.
Vijmė te ēėshtja e tretė, e cila ėshtė me tė vėrtetė ēėshtje skandaloze. Shkurtimisht, ajo ka tė bėjė me tė ashtuquajturin fronėzim tė Anastas Janullatos, peshkopit tė Andrusės (Greqi), mė 2 gusht 1992 nė katedralen e Hyjlindėses sė Tiranės si kryepeshkop i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
Nė vitin 1991, me shembjen e regjimit komunist pėr shkak tė gabimeve tė rėnda e tė pafalshme qė kreu Enver Hoxha nė luftėn e mbrapshtė qė ai ndėrmori kundėr institucioneve fetare, bashkėsitė fetare tė Shqipėrisė mbetėn pothuajse tė gjitha pa kokė, pa rrjet institucionesh, pa funksionarė tė pėrshtatshėm tė kultit dhe me shumė pak faltore qė kishin shpėtuar nga furia e rrėnimeve tė tyre. Tė gjitha bashkėsitė fetare tė Shqipėrisė myslimane, bektashiane, katolike, ortodokse pėr tė rimarrė veten kishin nevojė pėr ndihmėn e miqve dhe dashamirėsve tė tyre qė ndodheshin jashtė Shqipėrisė. Para sė gjithash, kishin nevojė tė sqaronin se cilėn kushtetutė do tė kishin pėr bazė nė rimėkėmbjen e tyre. Kjo pėr arsye se kushtetutat qė ishin miratuar nė kongreset e tyre tė para tė zhvilluara nė periudhėn midis dy luftave botėrore, kishin pėsuar dy goditje tė rėnda, madje njėra prej tyre njė goditje vdekjeprurėse. Pa e shtrirė bisedėn nė tė gjitha bashkėsitė fetare tė Shqipėrisė, do tė pėrqendrohemi vetėm nė rastin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė (mė tej: KOASh).
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, e themeluar nga Kongresi i saj nė Berat mė 17 shtator 1922, ishte miratuar pas pėrpjekjeve tė gjata nga Patriarkati Ekumenik i Kishės Lindore, pra e Kishės Ortodokse, me Tomin e lėshuar me vulė tė artė mė 1937. Kjo kushtetutė ka pėr historinė e KOASh-it njė rėndėsi kardinale, mbasi ajo pėrmban tė gjitha prerogativat qė e sanksionojnė atė si njė kishė kombėtare shqiptare, ashtu siē janė kushtetutat e kishave nacionale ortodokse tė vendeve tė ndryshme. Njė nga pikat e saj tė rėndėsishme ishte skalitur nė nenin 16, ku thuhet se tė gjithė peshkopėt, nė mėnyrė specifike kryepeshkopi i KOASh-it, duhet tė jenė me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare.
Mė 1939 okupatorėt fashistė italianė e cenuan kėtė parim. Nė emėrimin e kryepeshkopit tė KOASh, u hoq kushti i kombėsisė. U la si kusht vetėm nėnshtetėsia shqiptare. Ky qe sigurisht njė hap prapa kundrejt parimeve qė kishin kėrkuar rilindėsit tanė tė mėdhenj dhe pjesėmarrėsit e kongresit I tė Kishės. Me kėtė ndryshim u hapėn dyert pėr tu bėrė kryepeshkop kushdo, mjafton tė merrte nėnshtetėsinė shqiptare. Vazhdojmė mė tej. Pas luftės, kur nė Shqipėri u vendos regjimi komunist shteti shqiptar nė mėnyrė arbitrare i dha kishės njė kushtetutė tjetėr, e cila synonte ta shndėrronte kishėn nė njė levė tė sistemit tė saj qeverisės. Por, edhe kjo kushtetutė nuk pati jetė tė gjatė, mbasi mė 1967, nė kohėn e tė ashtuquajturit revolucionarizim i jetės sė mėtejshme, kur veprimtaria fetare u nxorr jashtė ligjit dhe kur u ēmontuan tė gjitha institucionet fetare, sė bashku me to u bėnė tė paqena tė gjitha kushtetutat e institucioneve fetare, pėrfshirė dhe atė tė KOASh-it.
Kjo qe gjendja mė 1991 kur u pėrmbys regjimi komunist nė Shqipėri. Pyetja qė shtrohej nė atė kohė ishte kjo: nga duhej filluar? Cili statut duhej tė merrej pėr bazė pėr KOASh-in? Meqenėse nė mungesė tė peshkopėve Shqipėria nuk mund tė kishte njė sinod tė rregullt kishtar, ēfarė rruge duhej ndjekur pėr tė zgjedhur kryepeshkopin e saj? Veē kėsaj, meqenėse nė Shqipėri nuk kishte mbetur asnjė peshkop kanonik i gjallė, si duhej krijuar sinodi i shenjtė kishtar?
Nė kėto rrethana kaq tė zymta pėr zgjidhjen e problemit tė Kishės Ortodokse, sugjerimi mė i drejtė erdhi nga shqiptarėt e Amerikės. Nė njė mocion tė miratuar nga Kėshilli i peshkopatės kishtare tė Bostonit u hodh ideja qė rruga mė e pėrshtatshme ishte tė ngarkohej nga Patriarkati i Kostandinopojės njė ekzark me njė botėkuptim tė gjerė kishtar e demokratik njė ekzark nga njė vend qė tė mos kishte interesa politike ndaj Shqipėrisė, pra as grek, as serb. Shkurt, njė ekzark me detyrė tė pėrkohshme, i cili pasi ta rimėkėmbte kishėn e shkallmuar nga regjimi komunist, pasi tė mėkėmbte sinodin e shenjtė dhe nė momentin qė sinodi tė zgjidhte kryepeshkopin e KOASh-it, ai tė largohej nga Shqipėria.
Idenė e ekzarkut e kishte pėrqafuar edhe Patriarkati Ekumenik i Kishės Lindore si rruga mė e pėrshtatshme pėr tė rimėkėmbur strukturat e KOASh-it. Por kushtin qė vinte kisha e Amerikės pėr njė ekzark jo grek, Patriarkati i Kostandinopojės nuk e mori nė konsideratė. Prapaskenat qė u luajtėn nė ato momente shumė tė zymta nuk i dimė. Njė gjė u bė shumė shpejt e qartė. Qeveria e Athinės, e cila vepronte si zembrek nė gjirin e Kishės Ortodokse greke, ndėrhyri me tė shpejtė: e bindi Patriarkun Bartolome qė tė ngarkonte me detyrėn e ekzarkut Prof. Dr. Anastas Janullatosin, nė atė kohė peshkop i Andrusės. Me emėrimin e tij si ekzark fillon aventura shqiptare e Janullatosit.
Kush ishte Anastas Janullatosi?
Kur mė 3 qershor 1991 u ngarkua me detyrėn e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojės, A. Janullatosi, me titullin peshkop i Andrusės, nė atė kohė ndodhej nė Afrikėn Lindore, i ngarkuar me detyrėn e Kryepeshkopit aktiv pėr mėkėmbjen e Kishės Ortodokse tė Kenias, Ugandės dhe Tanzanisė, me qendėr nė Nairobi. Caktimin e tij si ekzark nė Shqipėri e miratoi edhe presidenti Ramiz Alia. Lajmi i ardhjes sė tij nė Shqipėri u prit me interes nga qarqet ortodokse shqiptare, mbasi shpresohej se ai edhe pse qe grek, meqenėse vepronte jo nė Greqi, por nė Afrikė, do tė ndihmonte rimėkėmbjen e KOASh-it. Dėrgimi i njė ekzarku ishte i drejtė, mbasi ai sapo tė rimėkėmbte kishėn e shkėrmoqur ortodokse shqiptare dhe fill pasi tė zgjidhej njė kryepeshkop i rregullt kanonik duhej tė largohej nga Shqipėria. Qarqet ortodokse shqiptare menduan se ekzarku Anastas Janullatos me kulturėn kishtare qė kishte pėrvetėsuar do ta kryesonte ashtu siē e kėrkonin interesat e KOASh-it detyrėn e vet.
Janullatosi e vendosi me tė shpejtė shtabin e vet nė Korfuz. Me prapaskenat qė u zhvilluan si me telekomandė prej tij, ekzarku thirri nė Tiranė njė konfererencė kombėtare me pjesėmarrjen e pesėmbėdhjetė klerikėve dhe tridhjetė laikėve tė zgjedhur prej tij. Janullatosi emėroi njė kėshill tė pėrgjithshėm tė pėrbėrė prej nėntė vetėsh, tė cilėt morėn pėrsipėr jashtė rregullave kanonike detyrėn e Sinodit tė Shenjtė tė KOASh-it. Me detyrėn e sekretarit tė pėrgjithshėm tė kėshillit u caktua nga Janullatosi Aleko Dhima, njė grekoman i vendosur pėr ti shėrbyer Kishės Ortodokse Greke. Ndėrkohė, nė shtypin grek filloi tė flitej pėr A. Janullatosin jo si ekzark, por si kryepeshkop, madje jo si kryepeshkop i KOASh-it, por si kryepeshkop i Kishės Ortodokse Autoqefale Greke tė Shqipėrisė. Pėr mė tepėr, kėtė aspiratė dinake e zbuloi edhe vetė A. Janullatosi.
Nė pėrpjekjet e veta ai pati si ndihmės tė fuqishėm dhespotin e Konicės, Sebastianos, i cili kishte zhvilluar njė aktivitet tė ashpėr si njė nga krerėt e komitetit vorio-epirot me qendėr nė Janinė. Nė njė letėr drejtuar kryeministrit grek Karamanlis, metropoliti Sebastianos shkruante se edhe gurėt thonė se Vorio-Epiri ėshtė Greqi dhe se mjedisi gjeografik i shqiptarėve ka qenė gjithmonė mbi dhe pėrtej lumit Shkumbin. Nė atė kohė emri i Sebastianos lakohej pothuajse ēdo ditė nė Shqipėri pėr urrejtjen e tij antishqiptare. Cilėsohej si njė djall i veshur me petkat e dhespotit.
Me ndihmėn e Sebastianosit, militantėt e tij tė parė Janullatosi i rekrutoi nė Himarė. Sė bashku me tė, ai nė emėr tė kryepeshkopatės sė Kishės Greke, nėnshkroi me Aleko Dhimėn, i vetėquajtur sekretar i pėrgjithshėm i KOASh, njė marrėveshje orgurzezė. Ja teksti:
Tė dashur bashkatdhetarė! Nė qendrėn e vėmendjes sonė ju keni qenė e do tė jeni vazhdimisht. Mendojmė pėr ju, pėr tė ardhmen e fėmijėve tuaj. Pikėrisht pėr kėtė kemi krijuar edhe njė organziatė tė veēantė, tė cilės i kemi vėnė emrin Himara e lirė vorioepirote dhe minoritare greke. Deri nė mbarim tė muajit shtator 1992, kemi programuar kėto aktivitete:
1. Vizita tė pėrbashkėta nė Korfuz, Janinė, Artė, Pargė, Paramithi, Filat, Himarė, Dhėrmi, Palasė, Qeparo, Kudhės, Vuno, Sarandė, Konispol, Dropull.
2. Organizimi i njė mbledhjeje tė madhe nė sheshin Spiles tė Himarės ose nė Potam, ku do tė marrin pjesė edhe Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, sekretar i pėrgjithshėm i Kishės Ortodokse Shqiptare. Aty do tė dorėzohen edhe katėr priftėrinj. Do tė bėhet njė meshė e madhe nė Katedralen e Himarės dhe njė nė atė tė Dhėrmiut (Spiridhonis e Harallambis). Do tė meshojnė dhespotėt Sebastianos e Janullatos. Aty do tė flasė edhe prifti dhėrminjas Klearkos Savas, i dorėzuar nė Athinė.
3. Do tė nėnshkruhet njė marrėveshje midis Kishės Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke pėr ti pajisur kishat e Vorio-Epirit nė pėrgjithėsi dhe ato tė krahinės sė Himarės nė veēanti me tė gjitha sendet e nevojshme. Pėr palėn greke do tė firmoset nga hirėsitė Sebastianos e Janullatos dhe pėr palėn shqiptare Aleko Dhima, sekretar i pėrgjithshėm.
4. Meshat nė Himarė, Dhėrmi, Palasė, Vuno, Qeparo, Kudhės do tė mbahen nė greqisht, sipas marrėveshjes Sebastianos-Janullatos-Dhima. Do tė pėrcaktohėen administrata e Krahinės Autonome Vorio-Epirote Minoritare tė Himarės, ku do tė marrin pjesė njerėzit mė tė devotshėm nga familjet mė tė shquara si Bollanot, Milot, Neranxėt, Joshėt, Ilot, Belerajt, Rondajt, Zotajt, Dhimojanajt, Dunajt, Agnanostajt, Protajt, Janilajt, Pjerot, Dafllajt, Bifshajt, Gorecajt, Janijat, Zhupajt, Fotiadhėt, Gorajt (gjithsej 21 familje K.F.). Do tė bėhen mesha pėrshpirtjesh pėr eposin grek 1940-1941 nė Livadhet e Shengjergjit dhe nė Skutara, pastaj nė Jonomarinė e Shentheodhor, nė Stavridh, nė Shenjat, ku ndodhen eshtrat e ushtarėve e oficerėve grekė: Agathoklis, Konstantinis, Mihalis, Jorgor, Periklis, Athanasis, Anastasis, Elefteris, Stelianos, Dhimitris, Grigoria, Kamas etj, pėr tė cilėt do tė ngrihet edhe njė pėrmendore.
5. Do tė zhvillohen veprimtari kulturore-artistike si theatro, estrada, cirk, recitime, simpoziume me temėn: Traditat nuk harrohen, por forcohen, ku do tė flasin historianė, poetė, muzikantė, artistė etj. Po ashtu, do tė shpėrndahen libra tė botuara nė gjuhėn greke nė tė cilat flitet pėr Vorio-Epirin, Minoritetin, pėr traditat dhe epopetė. Do tė flitet pėr ndihmėn e madhe qė i jep Kisha greke asaj shqiptare dhe pėr pėrpjekjet qė bėn ajo greke pėr tė mos u shkėputur prej saj ajo shqiptare, e cila kurdohertė ka qenė dhe do tė jetė e lidhur me atė greke kundėr myslimanėve e katolicizmit.
6. Do tė shpėrndahen libra shkollore greke pėr shkollėn greke qė do tė fillojė nė krahinėn e Himarės dhe do tė caktohet grupi i parė i mėsuesve grekė vullnetarė qė do tė vijnė atje. Me kėtė punė do tė merren familjet Goro e Bollano, prej gjirit tė tė cilave do tė caktohen pjesėtarė me detyra me rėndėsi nė qeverisjen e Himarės. Gorot e Bollanot kanė dhėnė prova tė mėdha pėr besnikėrinė ndaj atdheut tė tyre Greqisė.
7. Nė Himarė do tė instalohet njė radiostacion vorio-epirot minoritar qė nė bashkėpunim me Omonian do tė japė programe tė pasura (duke kaluar shumė shpejt dhe nė televizive) tė kulturės, muzikės e filozofisė greke pėr tė rrėnjosur thellė patriotizmin.
8. Do tė pėrpilohet njė komunikatė e parbashkėt me anėn e tė cilės do tė pėrcaktohet afati tranzit i krahinės autonome tė Himarės deri nė bashkimin me atdheun, Greqinė-mėmė.
9. Do tė vendoset njė linjė e rregullt detare Korfuz-Himarė, si dhe njė tjetėr me autobusė Janinė-Himarė. Autobusėt do tė jenė grekė dhe udhėtimi i himarjotėve vatje-ardhje do tė jetė gratis.
Sekretarja Eftalias Papadhimitris, kryetari Rafailidhius Andrikas, Sekretari i Pėrgjithshėm Antonios Sollaros.
Sikurse shihet, nė pragun e fronėzimit tė tij si kryepeshkop i KOASh-it, A. Janullatosi ka vėnė nėnshkrimin nė njė dokument ku pa asnjė mbėshtetje juridike dhe politike, deklarohet haptazi se Himara ėshtė krahinė minoritare greke; se jo vetėm fshatrat Himarė, Dhėrmi, Palasė, tė cilat dihen se kishin banorė greqishtfolės, por edhe fshatra tė tjera tė krahinės, si Vunoi, Kudhėsi, Qeparoi, madje dhe Saranda e Konispoli, ku banorėt e tė cilave nuk e njihnin greqishten, konsideroheshin si vendbanime greqishtfolėse; se qenia e kėtyre vendbanimeve nė shtetin shqiptar ishte tranzitore (e pėrkohshme) dhe se sė shpejti do tė caktohej afati se kur ato do tė bashkoheshin me atdheun mėmė, Greqinė. Shėnojmė me kėtė rast se Janullatosi pėrveē shkeljeve arrogante qė bėnte mbi tė drejtat kombėtare, urdhėroi qė shėrbesat nė kishat e fshatrave tė Himarės tė zhvilloheshin jo shqip, siē thuhej nė Aktet Juridike tė Lidhjes sė Kombeve, por nė greqisht, madje edhe nė ato fshatra ku nuk e njihnin fare greqishten. Meqenėse nė bazė tė akteve ndėrkombėtare, krahina e Himarės nuk mund tė cilėsohej si krahinė minoritare etnike greke, mbasi nuk kishte vazhdimėsi territoriale me Greqinė pėr tė kapėrcyer kėtė minus, Janullatosi dhe Sebastianosi pėrfshinė si vendbanime minoritare pėrveē Sarandės edhe Konispolin me banorė krejtėsisht myslimanė.
Komenti pėr pėrmbajtjen e marrėveshjes ėshtė i panevojshėm pasi qėllimi i aneksimit tė Vorio-Epirit, pėrfshirė dhe Himarėn, del qartė.
Pasi pranoi propozimin grek, kryepeshkopi Bartolomeu i parashtroi Presidentit tė Shqipėrisė, Ramiz Alia, kėrkesėn pėr ta pranuar Anastas Janullatosin si ekzark dhe nė tė njėjtėn kohė kėrkesėn pėr tė pranuar nė krye tė katėr dioqezave shqiptare (Durrėsit, Korēės, Beratit, Gjirokastrės) katėr peshkopė grekė, njėri nga tė cilėt do tė ishte vetė Janullatosi. Katėr peshkopėt i duheshin KOASh-it sepse me ta formohej sinodi kishtar. Si rrjedhim, me formimin e sinodit Greqia e merrte kėshtu ipso facto drejtimin e kishės shqiptare. Ramiz Alia pranoi vetėm emėrimin e Janullatosit si ekzark, kurse propozimin e katėr prelatėve si peshkopė tė katėr dioqezave shqiptare e refuzoi.
A. Janullatosi pas emėrimit tė tij si ekzark pėrgatiti terrenin pėr tu emėruar si kryepeshkop i KOASh-it. Pėrgatitjet e tij vazhduan pėr njė vit. Nė pėrpjekjet e tij ai pati ndihmėn e Bartolomeut, patriarkut ekumenik tė Kostandinopojės, prapa tė cilit nėnkuptohet se vepronte qeveria greke, e gatshme pėr tė pėrballuar fondet e nevojshme financiare.
Kur nė pranverėn e vitit 1992 President i Republikės u shpall Prof. Dr. Sali Berisha, ekzarku A. Janullatos filloi pėrpjekjet pėr tė siguruar miratimin e palės shqiptare pėr tu emėruar kryepeshkop i KOASh-it. Meqenėse nė Shqipėri ende nuk ekzistonin mundėsitė e krijimit tė njė sinodi, problemin e mori nė dorė vetė patriarku. Nė mėnyrė krejt arbitrare, pra tė parregullt, Sinodi Ekumenik i Patriarkanės sė Stambollit emėroi A. Janullatosin jo mė ekzark, por kryepeshkop i KOASh-it. Me kėtė rast ai nisi nė Shqipėri njė delegacion patriarkal nė tė cilin bėnin pjesė ndėr tė tjerėt, metropolitėt Perjis Evangjellos dhe Meliton i Filadelfias. Por, kėrkesa e tyre pėr tė krijuar Sinodin shqiptar kishtar me peshkopė grekė nuk gjeti gatishmėrinė e Presidentit Sali Berisha. Megjithatė, presidenti dha pėlqimin vetėm pėr zgjedhjen e Janullatosit si kryepeshkop, ndonėse shfaqi rezervė se ai nuk kishte tė drejtė ti impononte krerėt e saj. Presidenti ka pėr detyrė vetėm tė japė pėlqimin pėr zgjedhjen e peshkopit nga sinodi. Por, A. Janullatosi kėtė mbėshtetje tė presidentit e trumbetoi si njė vendim tė shtetit shqiptar pėr emėrimin e tij si kryepeshkop i Shqipėrisė.
Por, me emėrimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipėrisė, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta qė ai vetė kishte caktuar:
a) Shkeli vendimin e tij me tė cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark pėr rimėkėmbjen e KOASh-it dhe tė sinodit tė saj, pa marrė pėlqimin e qeverisė shqiptare.
b) Nė kundėrshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojės duke emėruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetė pėrsipėr nė mėnyrė abuzive detyrėn e sinodit tė shenjtė tė KOASh-it.
c) Nė kundėrshtim me Tomin e vitit 1937 dekretoi emėrimin pėr kryepeshkop tė Shqipėrisė, A. Janullatosin, njė prelat qė nuk ishte shqiptar as pėr nga kombėsia, as pėr nga shtetėsia.
Me kėtė rast duhet vėnė nė dukje se delegacioni i Kostandinopojės e argumentoi emėrimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipėrisė jo nė statutin themeltar tė kishės tė miratuar nga Patriarkana me Tomin e saj mė 1937, por me kushtetutėn e miratuar gjatė regjimit komunist mė 1950, i cili parashtronte si kusht vetėm shtetėsinė shqiptare, nė njė kohė kur A. Janullatosi nuk kishte as nėnshtetėsinė shqiptare.
Kisha ortodokse shqiptare e Amerikės me seli nė Boston nėn kryesinė e At A. Liolinit, kur mori vesh pėrgatitjet pėr shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lėshoi mė 30 korrik 1992 kėtė deklaratė:
Ne protestojmė vendimin e Patriarkut ekumenik nė Stamboll qė njė prift me kombėsi greke tė bėhet kryepeshkop i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė. Nė bazė tė statuteve tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nė tė kaluarėn tė gjithė klerikėt permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarėt, kanė qenė shqiptarė. Klerikėt e huaj qė janė tani nė Shqipėri janė pritur me mirėnjohje pėr ndihmėn qė po japin duke rindėrtuar Kishėn Ortodokse nė pėrputhje me historinė tonė tė veēantė, me traditat dhe identitetin tonė, tė cilat diktojnė qė kryetari i Kishės Ortodokse Shqiptare tė jetė me kombėsi shqiptare. Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos mė 3 qershor 1991, premton se puna e tij nė Shqipėri si njė i dėrguar i veēantė ekleziastik do tė ishte e kufizuar nė kohė dhe nė detyra deri sa tė rimėkėmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmė se pėr tė qenė Kisha Ortodokse Shqiptare vetėqeverisėse dhe e pavarur (autoqefale) ėshtė e domosdoshme qė klerikėt dhe sidomos kryepeshkopi tė jenė me kombėsi dhe nėnshtetėsi shqiptarė (Botuar nė Gazeta RD, Tiranė 25 gusht 1992).
Ceremonia e fronėzimit
Nė gjithė kėto parregullsi qė shkelnin haptas sovranitetin e KOASh-it, Hirėsia e tij vendosi tė shpinte deri nė fund detyrėn me tė cilėn ishte ngarkuar nga kisha greke tė kryente celebrimin kanunor kishtar si kryepeshkop i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ky akt i guximshėm ndodhi mė 2 gusht 1992. Atė ditė u zhvillua nė kishėn katedrale tė Tiranės ceremonia solemne pėr fronėzimin e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it. Brenda nė katedrale ndodheshin mitropolitėt e ardhur nga Patriarkati i Kostandinopojės, disa mitropolitė grekė tė ftuar nga Jnaullatosi, disa priftėrinj shqiptarė, disa dhjetėra priftėrinj minoritarė dhe disa qindra besnikė tė krishterė ortodoksė. Sipas kanoneve kishtare, njė prift apo njė peshkop apo njė kryepeshkop i kishės ortodokse quhet i fronėzuar kur nė solemnitetin e Asamblesė Kishtare tė gjithė besnikėt qė ndodhen nė atė ēast nė kishė i pėrgjigjen pyetjes nėse kandidati i propozuar miratohet e termin tradicional bizantin aksios (pėlqehet). Nėse njė pjesė e besnikėve tė pranishėm nė kishė pėrgjigjet anaksios (jo i pėlqyer, pra i pamerituar, i padenjė), ai quhet i pamiratuar. Mė 2 gusht nė katedralen e Hyjlindėses sė Tiranės kur besnikėt u pyetėn nėse e miratonin ose jo A. Janullatosin si kryepeshkop i Shqipėrisė, krahas shumicės qė thirri aksios, njė pjesė e tyre u pėrgjigj me thirrjen anaksios (pra, i papėlqyer). Veē kėsaj, nė atė solemnitet kishtar shfaqja mė tronditėse ishte buēitja nė katedrale e kėngės rilindėse Pėr mėmėdhenė, pėr mėmėdhenė, nė kuptimin se kryepeshkopi grek shkelte parimin thememlor tė Rilindjes Kombėtare dhe se ai duhej tė largohej nga kisha shqiptare. Megjithatė, Janullatosi nuk u dorėzua. Pėr ta realizuar me ēdo kusht detyrėn e ngarkuar ai u largua menjėherė nga katedralja dhe sė bashku me pasuesit e vet shkoi nė hotel Tirana International, ku celebroi fronėzimin e tij si kryepeshkop i Shqipėrisė.
Duke kujtuar kėtė ngjarje tė turpshme pėr cilindo, qė ndodhi mė 2 gusht 1992 (Gazeta Shqiptare, 14-15 shtator 2010), Hirėsia e tij, A. Janullatos thotė se Krsito Frashėri nė kėtė pikė gėnjen. Sigurisht qė kjo ėshtė njė fyerje e rėndė pėr njė njeri dhe, ca mė tepėr, pėr njė tė moshuar, i cili ka bindje tė plotė se deri sot nuk ka gėnjyer asnjėherė. Si rrjedhim, kjo akuzė ka nevojė pėr tiu pėrgjigjur pyetjes: kush gėnjen nė kėtė rast, Kr. Frashėri apo A. Janullatosi?
Para sė gjithash, qė ditėn e nesėrme, mė 3 gusht 1992, Agjencia Telegrafike Shqiptare njoftoi botėrisht se mė 2 gusht 1992 nė ceremoninė kishtare A. Janullatosi nuk u pranua si kryepeshkop i Shqipėrisė. Nė emėr tė A. Janullatosit, KOASh-i u pėrgjigj se mė 2 gusht ceremonia e fronėzimit u zhvillua nė pėrputhje me kanonet kishtare nė njė ambient entuziasmi tė madh, por shtonte se kėtė atmosferė u pėrpoq ta prishė njė grup i vogėl njerėzish, ku bėnin pjesė edhe disa myslimanė, pėrfshirė kėtu edhe njė deputet tė kėtij besimi. Na kujtohen me kėtė rast doktatorėt fashistė dhe komunistė, tė cilėt kur dėgjonin zėra mosaprovimi pėr ta, i stigmatizonin kėto zėra si vegla tė armiqve tė kombit dhe tė atdheut. Nga ky pohim i pėrmendur i kishės gjithkush mund tė nxjerrė konkluzionin se pėrveē kundėrshtarėve myslimanė, midis protestuesve kishte dhe nje grup besnikėsh tė krishterė. Nė kanonet kishtare nuk thuhet se kryepeshkopi duhet tė zgjidhet me shumicė votash, sepse kisha nuk pranon asnjėherė numėrim votash. Kisha kėrkon qė krerėt e saj tė pėlqehen unanimisht nga besnikėt e pranishėm nė ēastin e fronėzimit. Si rrjedhim, mjafton prania e njė grupi sado tė vogėl kundėrshtarėsh qė thėrrasin anaksios pėr ta bėrė tė pavlefshėm zgjedhjen e prelatit, nė rastin tonė tė A. Janullatosit.
Krijoni Kontakt