Close
Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 225
  1. #11
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Ndoshta anen tjeter te medaljes e mban rosi bindi...:-)
    ē'behet more njerez...
    E lexove tashti anen tjeter te medales zotrote e pe se ajo ndodhej ne sqepin dhe syrin e shqiponjes e cila vigjilon pa nderpre gjithe hapsiren shqiptare, pa mare parasysh se ti mendon se shqiptaret jane rosak dhe mund t,ua shisni sapunin per djath...!

    pa le na i thua vehtes edhe moderator
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 10-10-2010 mė 13:52

  2. #12
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu Lexo Postimin
    Meqenėse akademik Kristo Frashėri ėshtė njėra ndėr figurat mė emblematike tė historiografisė shqiptare konsideroj se titulli i kėsaj teme ėshtė tejet tendencioz dhe denigrues. Ai mund tė ishte:

    "Kryepeshkopi Anastas reagon pas deklaratave tė Kristo Frashėrit nė media".

    Kaq mund tė bėjmė, sa pėr tė shmangur prejudikimin e njėanshėm tė rradhės...
    Faleminderit laguna blu, qe solle ate se ēfare ka thene ne te vertet prof.i nderuar K. Frasheri
    Ndersa vete titulli eshte tendencioz nga hapsi i temes qe guxon qe quaj profesorin e nderuar shpifs..., Titulli duhet te ishte ashtu siē parashtrove ti dhe jo si nje i krimihelit ordiner ,qe mundohet te fsheh permbajtjen e vertete te tekstit pas fjales "shpife"duke mos paraqitur ne te vertet tekstin e plote se ēfare ne fakt ka deklaruar profesori i nderuar...!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Titulli i ketij thread-i eshte tendencioz dhe duhet nderruar. Asnje forumist s'ka te drejte te denigroje figura te shquara si historiani Kristo Frasheri. Forumisti Spiro nuk mund te vendose nese Kristo ka "shpifur" apo ka thene te verteten. Eshte nje ofendim per gjithe forumistet te shohe tituj te tille ekstremiste.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  4. #14
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Ore Ilia po ku e gjete kete titull more? Pervecse verteton qe po ben nje propagand filogreke dhe antishqiptare nuk fiton gje tjeter me kte titull...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu Lexo Postimin
    Meqenėse akademik Kristo Frashėri ėshtė njėra ndėr figurat mė emblematike tė historiografisė shqiptare konsideroj se titulli i kėsaj teme ėshtė tejet tendencioz dhe denigrues. Ai mund tė ishte:

    "Kryepeshkopi Anastas reagon pas deklaratave tė Kristo Frashėrit nė media".

    Kaq mund tė bėjmė, sa pėr tė shmangur prejudikimin e njėanshėm tė rradhės...
    laguna blu,mos u shqeteso fare per punen e titullit te temes!Keto lojra te tyre dihen tanime.
    Ty te takon falenderimi qe e prune tekstin e profesorit te nderuar.
    Paq shendet

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Frashėri: Janullatosi, militant e shovinist grek
    » Dėrguar mė: 10/10/2010 - 12:11
    Lajme te ngjashme
    Opposition: Electoral Premises Are Houses of DP Militants SP Against 84 Voting Centers
    • Datė: Jun 22, 2009
    Quarrel over flags, a DP militant was killed
    • Datė: Jun 13, 2009
    Quarrel over flags, a DP militant was killed
    • Datė: Jun 13, 2009
    Nga Kristo Frashėri

    Nė numrin e djeshėm tė “GSH” lexuat pikėpamjet e historianit Kristo Frashėri, mbi rolin e kryepeshkopit ortodoks Janullatos nė fabrikimin e minoritetit grek nė Himarė. Sot, replika e Frashėrit vijon me detaje tė ceremonisė sė fronėzimit tė Kryepeshkopit. Sipas tij, Janullatosi shkeli statutin e Kishės duke u zgjedhur kryepeshkop, pasi ai duhet tė ishte me nėnshtetėsi shqiptare.
    (vijon nga numri i djeshėm)

    Konferenca e Tiranės (29 gusht 1992)
    Si dėshmi se ata qė kundėrshtuan fronėzimin e A. Janullatosit si kryepeshkop i KOASH-it nuk qenė shqiptarė myslimanė apo katolikė, por 100% ortodoksė, u mblodh prej tyre nė Tiranė mė 29 gusht njė konferencė e posaēme, e cila miratoi kėtė rezolutė:
    “Mbledhja e madhe e besimtarėve tė krishterė ortodoksė, nė tė cilėn morėn pjesė pėrveē pėrfaqėsues tė Tiranės edhe delegatė tė rretheve tė tjera, u mbajt nė Pallatin e Kulturės mė 29 gusht 1992, pėr tė shqyrtuar gjendjen e palejueshme tė krijuar prej shkeljes sė Statutit dhe kanoneve tė Kishės Autoqefale Shqiptare, nga i cili Anastasos Janullatos erdhi si ekzark dhe u shndėrrua si kryepeshkop. Mbledhja shprehu me forcė vendosmėrinė e pėrgjithshme pėr ta marrė nė dorė shėndoshjen e shpejtė tė kishės ortodokse dhe pėr ta rimėkėmbur Kishėn mbi bazėn e traditave tė saj tė shenjta ortodokse dhe shqiptare.
    REZOLUTA
    Mbledhja arriti njėzėri kėto pėrfundime kryesore, tė cilat po i riprodhojmė tekstualisht:
    1. Vendosja e demokracisė nė Shqipėri mbas 47 vjet shtypjeje komuniste hapi rrugėn e ripėrtėritjes sė ndjenjave fetare, qė ishin ndrydhur, por jo shuar. Si gjithė besimtarėt e tjerė dhe ortodoksėt u tubuan rreth kishės sė tyre. Por ndėrsa masa e ortodoksėve priste me qetėsi dhe mirėbesim rimėkėmbjen e kėsaj kishe nė traditat e saj tė shenjta e tė bukura ekzarku grek dhe i ashtuquajturi “kėshill i pėrgjithshėm” punuan nė mėnyrė tinėzare e tė pabesė pėr asgjėsimin e autoqefalisė sė kishės shqiptare dhe pėr greqizimin e saj, nė shėrbim tė forcave mė regresive fanatike tė kishės greke, qė synojnė greqizimin e gjithė ortodoksėve shqiptarė dhe mė tej.
    2. I ashtuquajturi “kėshill i pėrgjithshėm i kishės” me sekretar Aleko Dhimėn, ėshtė i paligjshėm, sepse nuk ėshtė zgjedhur me zgjedhje tė shpallura e tė organizuara sipas rregullave tė Kishės, por ėshtė vetėshpallur. Qė nė fillim ai nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė tė drejtė tė quhet “kėshill i pėrgjithshėm”, tė flasė e tė veprojė nė emėr tė Kishės dhe tė administrojė pasurinė e saj, aq mė pak tė bėjė propozime parėsore siē janė ato pėr emėrimin e kryepeshkopit dhe peshkopėve. Ai i ka uzurpuar kėto tė drejta tinėzisht, duke shfrytėzuar mirėbesimin dhe indulgjencėn e besimtarėve tė vėnė para fakteve tė kryera.
    3. Ceremonia e zhvilluar mė 2 gusht 1992 nė Kishėn Katedale tė Tiranės pėr tė fronėzuar si kryepeshkop tė Shqipėrisė Anastasos Janullatosin, nuk ėshtė kryer dhe ėshtė e pavlefshme sipas rregullave tė Kishės, sepse besimtarėt kanė thirrur botėrisht ‘Jo! Nuk ėshtė i vyer’ (dhen aksios – K.F.). Ekzarku me pasuesit e tij u detyruan tė largohen nga Kisha pa u pėrfunduar ceremonia.
    4. Komploti i Janullatosit pėr t’u shpallur kryepeshkop i Shqipėrisė dhe pėr tė emėruar tre peshkopė grekė nė krye tė diocezave tė Korēės, Gjirokastrės dhe Beratit, nė kundėrshtim me nenin 16 tė Statutit tė Kishės qė pėrcakton se kryepeshkopi dhe peshkopėt ‘duhet tė jenė prej gjaku e gjuhe shqiptarė si edhe tė kenė nėnshtetėsinė shqiptare’, ėshtė jo vetėm njė shkelje shumė e rėndė e Statutit tė Kishės, por edhe atentati mė flagrant kundėr vetė autoqefalisė sė Kishės Autoqefale Shqiptare. Mbas kėtij vendimi, qė ka ngjallur revoltėn e drejtė tė gjithė shqiptarėve brenda dhe jashtė kufijve, Anastasios Janullatosi nuk ėshtė i denjė tė qėndrojė as si ekzark, ai duhet tė largohet nga Shqipėria menjėherė dhe pėrgjithmonė.
    5. Statuti i vitit 1950 dhe rregullorja e Kishės e vitit 1955 janė tė paligjshme dhe tė pavlefshme, sepse ato i janė imponuar Kishės Autoqefale Shqiptare nga qeveria komuniste.
    Pėr Kishėn Autoqefale Shqiptare ėshtė nė fuqi statuti i miratuar rregullisht nė vitin 1928. Patriarkana Ekumenike e Stambollit e ka njohur Kishėn Autoqefale Shqiptare me atė statut nė vitin 1937 dhe ai Statut ėshtė rregullisht nė fuqi, sepse shfuqizimet komuniste nuk kanė asnjė vlerė.
    6. Ėshtė e nevojshme qė, nė vazhdim tė traditės sė Kongresit I dhe II, tė mbajtur pėrkatėsisht nė vitet 1922 dhe 1928, tė mblidhet sa mė parė kongresi III i Kishės Autoqefale Shqiptare, i cili tė pėrpunojė programin dhe detyrat pėr rimėkėmbjen dhe zhvillimin e gjithanshėm tė kėsaj Kishe; tė bėjė pėrshtatjen e Statutit dhe tė emėrojė nė krye tė Kishės, si administrator ose kancelar, njė klerik shqiptar; ky kėshill tė kryejė funksionin e Sinodit tė Shenjtė, derisa Kisha Autoqefale Shqiptare tė pėrgatisė kuadrot e saj pėr tė formuar Sinodin e rregullt.
    7. Pėr tė bashkėrenduar punėn me besimtarėt e rretheve tė tjera ngarkohet njė grup nismėtar i pėrbėrė nga Petrit Bidoshi, Pavllo Koja, Llazar Morcka, Thoma Ēomorra, Anesti Paskali, Stefan Vokopola, Nasho Bezhani, Pirro Ndreka, Mihal Hanxhari, Vangjel Shundi, Petrika Trako, Dhimitėr Ndrenika, Sotir Janēo, Loreta Plumbi, Lumnie Jani, Sotir Qiriako, Kristo Frashėri, Jakov Milaj, Pandeli Ēina, Dhimitėr Kondakēiu, Ksanthipi Mullisi, Gjergj Zheji, Jorgji Ēerepi, Petraq Kosova, Vangjel Myzeqari.
    Ky grup nismėtar, mbasi tė zgjerohet me pėrfaqėsues tė zgjedhur nga tė gjitha diocezat dhe rrethet e tjera ku ka ortodoksė, tė kthehet nė “Komisionin Organizator pėr rimėkėmbjen e Kishės Autoqefale Shqiptare dhe pėrgatitjen e Kongresit tė saj III”.
    8. U kėrkojmė organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore tė Shtetit, Kuvendit Popullor, rretheve, bashkive dhe komunave, tė ndihmojnė e tė mbrojnė nė tė gjitha nivelet veprimtarinė e rregullt tė kishės dhe zbatimin e pėrpiktė tė Statutit tė saj, tė formulojnė sa mė shpejt dhe tė zbatojnė dispozitat ligjore tė nevojshme e financiare tė kėshillave tė vetėshpallura tė kishave nė Tiranė e nė rrethe, sepse ka sinjalizime pėr parregullsi dhe abuzime tė shumta.
    9. Zėri i besimtarėve myslimanė dhe katolikė, zėri i tė gjithė atyre qė u bashkuan me zėrin e ortodoksėve pėr tė mbrojtur Kishėn Autoqefale Shqiptare, ėshtė zėri i Shqipėrisė. Le tė gėzohemi qė shqiptarėt ashtu siē punuan sė bashku pėr tė rindėrtuar kishat dhe xhamitė e para, po tregojnė pėrsėri sė toku dhe spontanisht se Feja dhe shqiptaria nuk kanė gjė tė ndarė.
    U bėjmė thirrje vėllezėrve minoritarė, qė rrojnė pranė shqiptarėve ose midis shqiptarėve tė tė tria besimeve, si tė barabartė midis tė barabartėve, tė mos bien pre e intrigave tė klerikėve tė mbrapshtė dhe parullave tė helmuara qė nxisin pėrēarjen dhe shovinizmin. Kisha Autoqefale Shqiptare i konsideron bij tė vetė tė barabartė e vėllezėr nė Krishtin tė gjithė besimtarėt ortodoksė. Kėtė vėllazėrim ajo e ka tė shenjtė dhe do ta ruajė me besnikėri e pėrkushtim.
    U bėjmė thirrje personaliteteve tė shquara tė kulturės greke, pjesės mė tė emancipuar tė klerit tė Kishės Ortodokse Greke dhe intelektualėve tė vėrtetė grekė tė kenė kujdes nga fushata shoviniste kundėr Shqipėrisė qė ka ndėrmarrė njė numėr dhespotėsh tė prapambetur e fanatikė, si dhe qarqe tė tjera. Ju takon juve t’i thoni “Ndal!” kėsaj fushate, qė ėshtė njė turp pėr Greqinė e Evropės sė Bashkuar! Nė themelet e lirisė e tė pavarėsisė sė Greqisė, si dhe nė sukseset e mėdha qė ajo ka arritur, ėshtė dhe kontributi i gjakut dhe djersės qė kanė derdhur dhe derdhin qindra mijėra shqiptarė tė Greqisė. Mos lejoni qė edhe njė herė kėto t’i shpėrblehen popullit shqiptar me helm dhe intriga, vetėm sepse disa klerikė tė djallit dhe politikanė anakronikė nuk janė tė zotėt tė kuptojnė njė Ballkan mirėkuptimi dhe bashkėpunimi. Thojuni “Ndal!” dhe kujtojuni mėsimin e madh tė Ungjillit: “Silluni me tė tjerėt ashtu siē dėshironi tė sillen tė tjerėt me ju!”.
    Rezoluta mbyllej me kėtė thirrje:
    Ortodoksė tė Shqipėrisė! Ta ēojmė mė tej valėn qė ėshtė ngritur nė tė gjitha rrethet pėr ruajtjen dhe ripėrtėritjen e Kishės Autoqefale Shqiptare sipas kanoneve dhe traditave tė saj. Tė ngremė kėshillat e Kishės tė pastruara nga fara pėrēarėse antikombėtare dhe ta nxjerrim Kishėn tonė tė dlirė e tė bukur nė diellin e Shqipėrisė demokratike!
    Vėllezėr tė Kishės Shqiptare nė Amerikė! Na u gjindni afėr dhe na ndihmoni me pėrvojėn dhe me pėrkrahjen tuaj!
    Vėllezėr myslimanė dhe katolikė! Le tė lidhim duart me njėri-tjetrin dhe tė tregojmė se Shqipėria ėshtė, siē ka qenė kurdoherė, e tė gjithė shqiptarėve dhe se do t’i dalim zot pėrjetė. Kur lusim Perėndinė, do tė kemi nė buzė dhe emrin e Shqipėrisė.
    Popull shqiptar! Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk do ta lerė veten tė bėhet robinė e huaj. E pastėr, duke besuar nė Perėndinė, e vendosur duke besuar tek Shqipėria, e shenjtė me binomin Perėndi-Shqipėri. Pranė ikonave tė saj tė Krishtit dhe martirėve tė krishterimit ajo do tė mbajė edhe fytyrat e Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit dhe martirėve tė tjerė tė Kishės Shqiptare. Themelet e Kishės Autoqefale Shqiptare tė Fan Nolit tė madh, At Vasil Markos, kryepeshkopėve Visarion Xhuvani e Kristofor Kisi, janė tė patundura pėrjetė sepse nė to ėshtė gjaku, loti dhe djersa e tė gjithė bijve tė saj.
    Mbledhja e madhe e besimtarėve ortodoksė tė Tiranės, Tiranė, 29 gusht 1992".
    Kėtė deklaratė komisioni ia dėrgoi edhe Gjykatės Kushtetuese, tė pėrcjellė me njė shkresė ku thuhej:
    “Gjykatės Kushtetuese, Tiranė.
    Nė emėr tė grupit nismėtar qė bashkėrendon punėn pėr rimėkėmbjen e Kishės Ortodokse Shqiptare, nisur nga fakti se mbrojtja e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe e Statutit tė saj ėshtė detyrė e shtetit shqiptar e lidhur ngushtė me interesat e kombit, e kemi pėr detyrė t’ju parashtrojmė sa vijon:
    Ekzarku grek Anastasios Janullatos ka udhėzuar klerikėt e kishave ortodokse qė gjatė meshės tė thėrrasin formulėn: “Le t’i lutemi Zotit pėr ruajtjen e Kryepeshkopit tonė Anastas” dhe kjo formulė po pėrdoret nė katedralen e Tiranės dhe nė disa kisha tė tjera, ku ka klerikė qė i binden kėtij udhėzimi tė jashtėligjshėm.
    Nė kohėn kur protesta e besimtarėve e ndėrpreu nė mes dhe e bėri tė pavlefshme ceremoninė e fronėzimit tė Janullatosit nė 2 gusht 1992 dhe kur presidenti i Republikės ėshtė shprehur botėrisht se sipas statutit tė Kishės Kryepeshkopi nuk mund tė jetė njė person qė nuk ka kombėsi e nėnshtetėsi shqiptare, ky veprim i ri i Janullatosit ėshtė vazhdim i mėtejshėm i veprimtarisė sė tij kėmbėngulėse pėr tė zhdukur autoqefalinė e kishės sonė dhe njė pėrpjekje e ulėt pėr tė na venė pėrpara faktit tė kryer.
    1. Kėrkojmė qė organet e shtetit tė ndėrhyjnė me autoritet shtetėror dhe ta ndalojnė pėrdorimin e thirrjeve qė e shpallin Janullatosin kryepeshkop kur ai as nuk ėshtė e as nuk mund tė jetė i tillė, gjė qė ėshtė jo vetėm njė shkelje e rėndė e statutit tė kishės, por edhe njė sulm kundėr ligjeve tė rendit dhe interesit tė shtetit shqiptar.
    2. Kėrkojmė qė me njė dokument shtetėror tė formulohet dhe tė shpallet shprehimisht se shteti shqiptar njeh dhe mbron statutin e Kishės Autoqefale tė vitit 1928, sepse nė bazė tė nenit 16 tė atij statuti ajo nuk pranon asnjė propozim tė patrikanės apo kujtdo tjetėr qė mund tė cenoje kėtė nen tė statutit duke venė nė krye tė kishės prelate me kombėsi e me shtetėsi jo shqiptare dhe se vetėshpallja e Janullatosit kryepeshkop ėshtė njė veprim pa asnjė vlerė ligjore qė konsiderohet krejt i paqenė.
    3. Nė veprimet komplotiste qė Janullatosi ka bėrė dhe vazhdon tė bėjė kundėr autoqefalisė sė Kishės Ortodokse Shqiptare, ai qė pati ardhur “pėr tė ndihmuar pėrkohėsisht ‘nuk meriton tė qėndrojė mė as si ekzark’. Kėrkojmė ndėrhyrjen tuaj pėr largimin e tij menjėherė e pėrgjithmonė nga Shqipėria si i padenjė.
    Bashkangjitur po iu dėrgojmė deklaratėn e mbledhjes sė madhe tė besimtarėve ortodoksė tė Tiranės, mbajtur mė 29.08.1992 me tė cilėn kėrkohet ndėrhyrja e shtetit nė mbrojtje tė Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare.
    Me respekt pėr komisionin: Kryetari Petrit Bidoshi, Sekretari Pavllo Koja, Tiranė 14 shtator 1992".
    SHKRIMET E MEDIAS
    Nė lidhje me kėtė konferencė, njė organ shtypi shkruante: “Nė Pallatin e Kulturės, nė Tiranė, mė 29 gusht 1992, rreth 400 besimtarė e dashamirės tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė u mblodhėn nė njė asamble tė zgjeruar, pėr tė analizuar aktin e ēalė dhe jo kanonik tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Kishės sonė pėr kurorėzimin e grekut Anastas Janullatos si kryepeshkop tė Shqipėrisė. Themi “i ēalė”, pse njė pjesė e konsiderueshme e tė pranishmėve nė kishė ngriti zėrin me njė “Jo” tė zgjatur e nė kor, kur u celebrua riti i pyetjes sė popullit “anaksios” (i padenjė)… Kėnga “Pėr mėmėdhenė” dhe buēitja “Kisha ėshtė e jona” ua prishėn humorin atyre qė kishin ardhur apostafat me autobusė tė posaēėm nga minoriteti dhe pėrtej, pėr kėtė ngjarje tė 2 gushtit 1992, qė do t’i vinte njė kryq tė madh pėrpjekjeve tė lavdishme tė Fan Nolit dhe atdhetarėve tė tjerė qė dhanė jetėn dhe djersėn e tyre pėr pavarėsinė e kishės sonė autoqefale. Thamė se akti qė antikonik sepse efektivisht kurorėzimi nuk u bė nė kishė… por ceremonia pėrfundoi nė hollet e hotel ‘Tiranės’. Pėr mė tepėr, u shkel statuti i vitit 1929, qė ndalon kategorikisht si kryetar tė kishės njė prelat jo shqiptar” (Gazeta “Lirija”, 4 shtator 1992).
    Pėr fat tė keq, grupi nismėtar nuk ishte nė dijeni tė dispozitave kushtetuese tė shtetit shqiptar, tė cilat e ndalojnė shtetin tė ndėrhyjė nė ēėshtjet e besimit dhe nė atė tė institucioneve fetare. Pėr kėtė arsye, si kėrkesa e grupit nismėtar drejtuar Gjykatės Kushtetuese, ashtu edhe rezoluta e mbledhjes sė 29 gushtit 1992 drejtuar institucioneve shtetėrore nuk u morėn nė konsideratė prej tyre. Nė kėto rrethana, hirėsia e tij A. Janullatos e gėzoi postin e padrejtė qė mori tinėzisht nė hotel “Tirana International” mė 2 gusht 1992.
    ARGUMENTET E JANULLATOSIT
    Nė njė shkrim tė botuar nė “Koha Jonė”, mė 11 shtator 1992, thuhet:
    “Nė Shqipėri vazhdon fushata kundėr fronėzimit tė at Anastas Janullatosit, kryepeshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare. Pėrditė nė gazetat shqiptare botohen peticione besimtarėsh ortodoksė, tė cilėt kėrkojnė shfronėzimin e priftit grek. Nė njė konsultė tė kėtyre besimtarėve tė shtunėn e kaluar (5 shtator 1992 – K.F.) u vendos mosnjohja e kėshillave tė vetėzgjedhura dhe e sinodit tė tyre dhe gjithashtu u planifikua thirrja e njė kuvendi panortodoks. Po aty u tha s e70 mijė besimtarė minoritarė nė tėrė vendin, ortodoksėt shqiptarė janė mbi 660 mijė dhe nuk ka asnjė motiv qė ata tė drejtohen nga njė kryepeshkop grek sado i pėrgatitur tė jetė ai”. Nė atė shkrim nėnvizohet fakti se konsulta e quajti A. Janullatosin tė vetėzgjedhur dhe tė paligjshėm si kryepeshkop i Shqipėrisė.
    Pyetjes qė Ben Blushi, nė atė kohė gazetar, i drejtoi A. Janullatosit nė lidhje me fronėzimin tij i cilėsuar i parregullt dhe i paligjshėm, kryepeshkopi iu pėrgjigj duke i bėrė bisht si zakonisht pėrgjigjes. Nė vend tė saj, ai tha:
    “Shumė vetė e dinė qė unė s’kam pasur nė jetėn time ambicie pėr tė ardhur kėtu dhe pėr tė zėnė ndonjė vend. U ftova tė vij kėtu dhe tė ndihmoj, pėrderisa e dija se Kisha nė Shqipėri kishte vuajtur mė shumė se nė ēdo vend tjetėr pas njė persekutimi tė gjatė…”. Mė tej ai shtoi se nuk kishte asnjė interes pėr politikė dhe se ata qė e zgjodhėn e njihnin mirė qėndrimin e tij kishtar dhe kontributin qė ka dhėnė nė krijimin e Kishės Ortodokse nė Afrikė. Shtoi mė tej se ai, tani qė u zgjodh kryetar i KOASH-it, “do tė mbronte interesat e komunitetit ortodoks shqiptar, i cili mund tė binte pre e kishave dhe pretendimeve tė fqinjėve” (“Koha Jonė”, 11 shtator 1992).
    Duke zėnė nė gojė fqinjėt, ai nuk e kishte fjalėn pėr grekėt, por pėr maqedonėt qė i kishin zėnė syrin Prespės dhe pėr arumunėt qė donin njė peshkop rumun. Ai nguli kėmbė se zgjedhja e tij ėshtė e ligjshme, mbasi mbėshtetet nė Kushtetutėn e vitit 1967 (!0, e cila, sipas tij, ishte ende nė fuqi, “E di, - theksoi ai, - se ka njerėz qė thonė se ky ligj i periudhės sė sundimit tė Partisė Komuniste nuk ėshtė ekzistent. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse shteti nė atė kohė ekzistonte”. Mė tej, gjithashtu kryepeshkopi pohon se pėr kandidaturėn e tij ka dhėnė miratimin edhe Presidenti Berisha, nė njė kohė kur ai vetė (Janullatosi) shprehet kundėr ndėrhyrjes sė shtetit nė punėt e kishės. Ai thotė se presidenti u tregua shumė i pėrzemėrt me tė dhe i tha se ne (shteti shqiptar – K.F.) e pranojmė kandidaturėn tuaj, por jo atė tė tre peshkopėve tė tjerė.
    Deklaratėn e tij A. Janullatosi e mbylli me kėto fjalė: “Nė qoftė se njerėzit duan tė rri, unė do tė rri, por nė qoftė se jo, thotė ai duke iu referuar besimtarėve ortodoksė, unė jam i lirė tė shkoj nė punėn time”. Mė nė fund ai mohon se ka pasur peticione kundėr tij. Ai thotė se ato janė disa grupe tė vogla edhe me emra myslimanė, tė cilėt ai nuk ka ndėrmend t’i marrė parasysh. (“Koha Jonė, 11 shtator 1992).
    Me keqardhje duhet tė themi se nė kėtė apologji tė tij kryepeshkopi A. Janullatosi gėnjeu tri herė: a- Kur tha se ai u zgjodh nė pėrshtatje me kanonet kishtare dhe se ata qė thirrėn “anaksios” qenė qytetarė myslimanė; b – Kur tha se zgjedhja e tij ėshtė nė pėrshtatje me kushtetutėn e vitit 1950, nė tė cilėn kėrkohet si kusht tė paktėn nėnshtetėsia shqiptare qė ai nuk e kishte; c – Kur deklaroi se rezoluta e 29 gushtit 1992 ishte hartuar nga grupe myslimanėsh shqiptarė, kurse nė tė nuk kishte asnjė pjesėmarrės islamik. Megjithatė, pika mė e dobėt e fronėzimit tė tij si kryepeshkop i Shqipėrisė ėshtė fakti se deri sot pas 18 vjetėsh, ai nuk ka botuar asnjė procesverbal tė hartuar nė kohėn e fronėzimit dhe tė nėnshkruar nga peshkopėt qė u ndodhėn nė kohėn e fronėzimit, qė tė deklarojnė me pėrgjegjėsi se nė ceremoninė solemne tė 2 gushtit 1992 tė mbajtur nė katedralen e Tiranės, ai, Hirėsia e tij Anastas Janullatos, u zgjodh njėzėri nė pėrshtatje me kanonet tradicionale kishtare kryepeshkop i KOASH-it. Pa njė procesverbal tė tillė, tė gjitha deklaratat qė ai ka bėrė poshtė e pėrpjetė janė pa vlerė, madje mund ta themi me plot gojėn, janė mashtrime.
    Me emėrimin e tij si njė nėnshtetas grek nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare dhe nė shėrbim tė Kishės Ortodokse Greke, ai shkeli njė nga parimet universale tė kishės sė krishterė lindore. Dihet se kishat ortodokse autoqefale tė vendeve tė ndryshme tė pavarura nga njėra-tjetra janė motra tė barabarta, kurse Patrikana ekumenike ėshtė edhe ajo e barabartė, por e para ndėr tė barabartat. Tė gjitha kishat ortodokse autoqefale janė tė varura dhe tė ndėrlidhura me shtetin kua to ushtrojnė besimin e tyre. Nė bazė tė parimeve moderne tė shpallura qė nga Revolucioni Frėng i vitit 1879 institucionet fetare, pra edhe kisha ortodokse, nuk kanė tė drejtė tė ndėrhyjnė nė punėt dhe jetėn e shtetit. Nga ana tjetėr, shteti pėr mbrojtjen e interesave shtetėrore dhe kombėtare ka tė drejtė tė mbikėqyrė veprimtarinė administrative tė ēdo komuniteti fetar. Njė nga parimet themelore ėshtė qė udhėheqėsit fetarė tė jenė me kombėsi ose nėnshtetėsi tė shtetit tė tyre. Pėr shembull, nė ligjin e shtetit grek mbi fenė, paragrafi 3, neni 12, pėr “kryepeshkopin e Athinės dhe tė gjithė Greqisė”, thotė: “tė zgjedhurit e kishės duhet tė jenė tė gjithė tė kombėsisė greke”.
    Janullatosi mbron pikėpamjen se statuti i kishės shqiptare miratuar nė kongresin e vitit 1929 ėshtė i shfuqizuar. Kjo pėr arsye se atij i intereson, meqenėse neni 16 nuk lejon nė mėnyrė ligjore-kanonike qė Prof.Dr. Janullatosi si njė grek tė jetė kryepeshkop ose peshkop nė Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Duhet pasur parasysh se KOASH-i dhe statuti i vitit 1929 ėshtė, sikurse u tha, i njohur nga Patriarku i Stambollit Benjamin i Parė me “Tomin” e vet tė lėshuar mė 12 prill 1937. Pėr habinė tonė, kryepeshkopi Janullatos e quan tė rrėzuar “Tomin” e Patriarkut tė Kostandinopojės dhe emėrimin e tij e mbėshtet nė statutin e miratuar nga shteti komunist me Kongresin e Tretė tė Delegatėve Ortodoksė, tė mbledhur nė Tiranė mė 5-10 shkurt 1950 – statut qė nuk ka marrė pėlqimin e Patriarkatit tė Kostandinopojės. Kjo do tė thotė se statuti i vitit 1929, i pajisur me “Tomin” e Patriarkut Benjamin i Parė mė 1937, ėshtė ende nė fuqi.
    Dihet se statuti i 1950 u miratua nga njė i ashtuquajturi sinod nė kushtet kur dy anėtarė tė tij, mitropolitėt Kristofor Kisi dhe Irene Banushi ndodheshin tė burgosur. Si rrjedhim, nė tė tilla kushte ai ishte njė statut pa vlerė. Qė kėtej lind pyetja: a ka tė drejtė A. Janullatosi tė mbėshtetet nė njė statut tė miratuar fund e krye nga njė i ashtuquajtur kongres dhe i ashtuquajtur sinod?
    Sigurisht qė Janullatosit i intereson statuti i vitit 1950, sepse aty mungon kushti, sipas tė cilit, kryepeshkopi duhet tė jetė me kombėsi shqiptare, po ashtu edhe neni 3, i cili thotė: “Ndonėse gjuha zyrtare e kishės ėshtė shqipja, nė shėrbimet fetare mund tė pėrdoren edhe gjuhė tė tjera”. Ėshtė pikėrisht nė mbėshtetje tė kėtij neni qė nė fillim kryepeshkopi Anastas urdhėroi qė nė kishat e Shqipėrisė shėrbesat fetare tė zhvilloheshin nė greqisht, pavarėsisht se mė vonė, pėr shkak tė protestave popullore ai u detyrua tė hiqte dorė.
    Arsyet qė e shtynė Janullatosin ta quajė tė zhvleftėsuar janė tė shumta, por ne kėtu nuk mund tė merremi me to. Mjafton tė pėrmendim nenin 55 tė statutit tė vitit 1929, i cili e ndalonte kategorikisht kishėn shqiptare tė merrte “dhurata” nga tė huajt dhe se pranimi i tyre konsiderohej si nėnshtrim i politikės ndaj shteteve kreditore nė dėm tė pavarėsisė sė shtetit dhe tė kishės. Me fjalė tė tjera, marrja e huave dėnohej si njė akt politik jo kombėtar.
    Pavarėsia e plotė e KOASH-it, ashtu si dhe pavarėsitė e institucioneve tė tjera fetare, konsiderohet nė statutin e vitit 1929 si njė nga garancitė e pavarėsisė sė shtetit shqiptar, garanci tė cilėn kryepeshkopi i tanishėm A. Janullatos e ka shkelur me tė dyja kėmbėt.
    PERFUNDIM
    Nga sa u tha deri tani, del ky konkluzion: se nga pikėpamja juridike-kanonike-ekleziastike ėshtė nė fuqi statuti i KOASH-it i vitit 1929, i miratuar nga Patriarkana Ekumenike me “Tomusin” e vet mė 1937. Si rrjedhim, Hirėsia e tij A. Janullatos ėshtė zgjedhur si kryepeshkop i Shqipėrisė mė 2 gusht 1992, nė mėnyrė tė paligjshme nga 3 pikėpamje: e para, se mė 1992 kur ai pretendon se ėshtė zgjedhur kryepeshkop, KOASH nuk kishte njė Sinod tė Shenjtė, i cili ka tė drejtė tė zgjedhė kryepeshkopin e Shqipėrisė. E dyta, se Hirėsia e tij A. Janullatosi nuk ka tė drejtė tė zgjidhet jo vetėm kryepeshkop, por as peshkop i kishės shqiptare, pėrderisa ai nuk ėshtė shqiptar nga kombėsia. E treta, se ceremonia e zgjedhjes sė tij nuk gjeti pėlqimin (aksios) tė tė gjithė tė pranishmėve nė asamblenė kishtare tė 2 prillit 1992. Pra, proklamimi i tij si kryepeshkop i Shqipėrisė nė hollin e hotel “Tirana International” ėshtė njė mashtrim apo abuzim i tij, quajeni si tė doni, i padenjė jo vetėm pėr njė kryepeshkop, por edhe pėr njė prift ordiner tė kishės sė krishterė shqiptare. Pėr tė gjitha kėto arsye, ne e konsiderojmė ushtrimin e tij tė deritanishėm nė krye tė KOASH-it jo si kryepeshkop, por si ekzark.
    Si njė dhelpėr, ai arriti tė bindte opinionin qė frekuentonte kishėn se do t’i bėnte shėrbime tė mėdha autoqefalisė sė ortodoksisė shqiptare. Nė tė vėrtetė, ai kreu shumė investime nė fushėn e ndėrtimit tė faltoreve dhe tė pėrgatitjes sė kuadrove. Ai hoqi shpejt dorė nga lufta qė sapo erdhi i shpalli Fan Nolit. Me dinakėri arriti tė krijonte njė sinod prej katėr peshkopėsh, nga tė cilėt tre janė me kombėsi greke. Me njė fjalė, ai arriti t’i fashitte protestat e intelektualėve ortodoksė shqiptarė. Nė fakt, A. Janullatosi ėshtė kryepeshkop i pleqve dhe i plakave, tė cilat tė dėshiruara pėr tė parė njė meshė nė gjuhėn shqipe nuk interesohen fort pėr kombėsinė e priftit, kur ai meshon shqip. Megjithatė, vepra e tij tinėzare nuk shlyhet kollaj. Materiali qė ilustron veprimtarinė e tij nė Shqipėri provon se ai ėshtė njė agjent i fshehur i shovinizmit grek qė pėrgjon ditėn e pėrshtatshme pėr t’i shkėputur Shqipėrisė tė ashtuquajturin “Vorio-Epir”. Po ashtu, materiali dokumentar dhe mediatik tregon se ai qė gėnjen nė trajtimin e solemnitetit peshkopal tė 2 gushtit 1992 ėshtė pėr turpin e tij Anastas Janullatos.
    Nuk ka dyshim se dinakėria e tij pėr ta fshehur veten si militant i politikės shoviniste greke njė ditė do tė zbulohej. Rastin e dha ndėrhyrja e tij pėr aksidentin fatkeq qė pati himarjoti Aristotel Guma – njė ndėrhyrje e kombinuar nga Athina me kronometėr me akuzėn e tė ashtuquajturit shpėrthim tė nacionalizmit shqiptar qė shprehėn mė 13 shtator 2010 zėvendėsministri i Jashtėm i Greqisė, Delavekuras, deputeti i Parlamentit shqiptar, Vangjel Dule dhe kryetari i shoqatės “OMONIA’, Vasil Bollano. Ėshtė pikėrisht ky kombinim kronometrik qė i shndėrroi dyshimet e mia mbi A. Janullatosin si simpatizant i Greqisė nė njė militant tė politikės shoviniste greke.
    Pavarėsisht nga synimet e tij tė fshehta, meqenėse si ekzark ai e ka kryer detyrėn qė kishte marrė pėrsipėr pėr rimėkėmbjen e kishės sė shkallmuar shqiptare, puna e do qė ai tė largohet me gjithė falėnderimet tona nga Shqipėria. Mė nė fund, ėshtė e domosdoshme qė me largimin e tij ndonėse me vonesė, tė mblidhet njė kongres i rregullt i KOASH-it, i cili t’ia kthejė Kishės Ortodokse Shqiptare prestigjin qė kishte kur ajo u krijua nga i pavdekshmi mitropolit, Fan Noli.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Opinioni i Ditės Nga KASTRIOT BEZATI

    E vėrteta do tė na ēlirojė” dhe “e vėrteta ėshtė konkrete”, thotė Hegeli. Tė vėrtetėn e mbron ligji. Tė vėrtetėn e do atdhetari sepse patriotizmi nė demokraci ėshtė bindje ndaj ligjit, ėshtė sjellje ndaj tė mirave tė pėrbashkėta, ėshtė domosdoshmėri pėr tė ecur pėrpara, ėshtė sjellje nė shėrbim tė atdheut. Profesor Kristo Frashėri, nė artikullin e tij me titull “Bollano e Dule t’u kėrkojnė falje shqiptarėve”, botuar nė “Gazetėn Shqiptare” datė 20.09.2010, parashtron e analizon ndodhitė e fundit nė vend edhe nė rrafshin historik dhe mbron me tė drejtė interesat e Shqipėrisė. Njė javė mė vonė, po nė “Gazetėn Shqiptare”, mė 26.09.2010, kryepeshkopi Janullatos i pėrgjigjet profesor Kristo Frashėrit me artikullin “Rasti ‘Guma’, ku gėnjen Kristo Frashėri”. Profesor Kristo Frashėrin e ka lartėsuar historia, ai ėshtė historian i shquar, personalitet i historiografisė, kulturės dhe qytetėrimit shqiptar, qė i ka kapėrcyer kufijtė e Shqipėrisė, ai nuk ka nevojė tė mbrohet nga askush se gjithkush mėson nga vepra e tij, ai ėshtė njė enciklopedi me vlera pėr historinė, kulturėn dhe qytetėrimin e Shqipėrisė.
    “Me kėmbėnguljen e tij (kryepeshkopit Janullatos – K.B) autoritetet shtetėrore shqiptare po zvarritin vendimin qė kanė marrė tė tria shkallėt e gjyqėsorit shqiptar, pėr t’ia kthyer bashkėsisė qytetare tė Pėrmetit Shtėpinė e Kulturės ‘Naim Frashėri’, vetėm se, siē duket, Athina kėrkon tė lėrė Pėrmetin pa njė shtėpi kulture shqiptare”, shkruan profesor Kristo Frashėri.
    1- Vendimet e pushtetit gjyqėsor nuk respektohen nga kisha.
    Konflikti gjyqėsor midis Qendrės Kulturore tė Bashkisė Pėrmet dhe Kishės Ortodokse Pėrmet filloi mė 25 shtator 1997 dhe pėrfundoi mė 5 maj 2004. Tė tria shkallėt e gjyqėsorit, Shkalla I me vendimin Nr. 484 datė 10.07.2001, Apeli me Vendimin Nr. 122 datė 21.03.2002 dhe Gjykata e Lartė me Vendimin Nr. 1640 datė 14.10.2003, vendosėn qė Pallati i Kulturės “Naim Frashėri”, ngritur nga themelet nga shteti dhe pėruruar mė 1962, tė mos tjetėrsohet e tė kthehet nė kishė po tė vazhdojė tė ngelet e tė lartėsohet si tempull i kulturės nė zemėr tė Pėrmetit. Vendimet e tė tri shkallėve tė pushtetit gjyqėsor, tė Shkallės I, tė Apelit e Gjykatės sė Lartė, u vlerėsuan tė rregullta, kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 66 datė 05.05.2004.
    Nė hapėsirėn e kėsaj kohe, mė 24.02.2002 dhe mė 19.07.2002, hirėsia e Tij, zoti Janullatos ka ardhur nė Pėrmet. Pas ardhjes sė parė, ndryshimet nė mjediset e brendshme tė Pallatit tė Kulturės u shtuan edhe pse Gjykata e Shkallės sė I Gjirokastėr e kishte rikthyer Pallatin e Kulturės nė pronėsi tė Qendrės Kulturore Pėrmet me vendimin nr.484 datė 10.07.2001. Herėn e dytė, kryepeshkopi Janullatos, qėndroi dhe foli greqisht nė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri” dhe, kėtė institucion tė rėndėsishėm dhe tė vetėm tė kulturės nė qytetin e Pėrmetit, e cilėsoi me emrin Kisha e Shėn Mėrisė dhe jo me emrin e vėrtetė Pallati i Kulturės “Naim Frashėri”, si cilėsohej nė vendimet e gjyqėsorit dhe si e thėrrisnin dhe si e cilėsojnė edhe sot qytetarėt e Pėrmetit, edhe pse nga Gjykata e Apelit tė Gjirokastrės me Vendimin e formės sė prerė nr.122 datė 21.03.2002 Pallati i Kulturės iu rikthye nė pronėsi Qendrės Kulturore tė Bashkisė Pėrmet. Kryepeshkopi Janullatos foli nė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”, nė ndėrtesėn qė nuk ishte kishė pėr Kishėn e Shėn Mėrisė dhe nuk shkoi nė kishat me vlera historike e kulturore siē janė Kisha e Shėn Kollit dhe Kisha e Shėne Prėmtes, tė dyja monumente tė kulturės qė ruheshin dhe ruhen me ligj nga shteti. Nė Kishėn e Shėn Kollit, ndėrtuar mė 1757, pasi u vra dhe iu pre koka nga njė bandė e paguar nga reaksioni fetar e shtetėror nga qarqe tė caktuara tė Greqisė mė 24 dhjetor 1917, u varros me nderime nga qytetarėt dhe qėndroi aty deri nė vitin 1962 trupi pa kokė i priftit kombėtar At Stath Melani, i cili predikoi shqip qysh mė 1899 nė Mitropolinė e Pėrmetit dhe pėr tė cilin Fan Noli ėshtė shprehur se ky klerik atdhetar ėshtė “njė hero dhe dėshmor i madh i Shqipėrisė”. Kisha e Shėne Prėmtes ėshtė e pajisur me piktura murale dhe punime tė gdhendura nė dru. Ėshtė ndėrtuar mė 20 prill 1776. Afresku i saj ėshtė realizuar mė 19.09.1808 nga piktori Tėrpo Zografi, djali i piktorit Kostandin Zografi nga Korēa, ndėrsa ikonostasi ėshtė punuar nga gdhendės druri nėn drejtimin e Dhimitrit, mjeshtrit shqiptar nga Konica. Nė Kishėn e Shėne Prėmtes, sipas traditės gojore tė qytetit, nė vitet 1920 - 1922 u kėndua pėr herė tė parė Ungjilli nė gjuhėn shqipe nga burri i shtetit, atdhetari i madh demokrat, kleriku i lartė, poeti, pėrkthyesi, publicisti, dijetari, historiani e muzikologu Fan Stilian Noli, i cili erdhi dhe qėndroi nė Pėrmet nė shtėpinė e Ndreko Stavro Ēelikut, sekretarit tė gazetės “Dielli” dhe sekretarit tė pėrgjithshėm tė Federatės “Vatra”. Mė 17 qershor 1991 Kisha e Shėne Prėmtes u vizitua nga At Artur Liolini, kancelari i Kishės Ortodokse Shqiptare nė Amerikė.
    Nė shkrimin e Tij, “Rasti ‘Guma’, ku gėnjen Kristo Frashėri”, botuar nė “Gazetėn Shqiptare” mė 26.09.2010, kryepeshkopi Janullatos as qė nuk i pėrmend vendimet e gjyqėsorit tė dhėna nė emėr tė Republikės sė Shqipėrisė nė favor tė Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri”, qė me tė drejtė dhe si ėshtė e vėrteta i cilėson dhe kėrkon tė ekzekutohen prof. Kristo Frashėri, tė cilat ia rikthejnė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri” bashkėsisė qytetare tė Pėrmetit. Pallati i Kulturės u mor nė mėnyrė antiligjore mė 15.06.2001 nga Kisha e Pėrmetit, kur ēėshtja ishte duke u gjykuar me themel dhe pa asnjė gjyq pėr lirimin dhe dorėzimin e objektit si dhe pa asnjė urdhėr ekzekutimi tė ndonjė gjykate dhe, u veprua kėshtu, kur nuk shkonte, nuk shkon dhe as ka pėr tė shkuar as Pallati i Kulturės nga Pėrmeti dhe as Pėrmeti nga Shqipėria. Nga kryepeshkopi Janullatos thuhet se vendi “nuk ėshtė kthyer tek kisha ortodokse”, ndėrsa nga Kisha e Pėrmetit edhe pse vendimet e gjyqėsorit kanė fuqi detyruese nuk lirohet Pallati i Kulturės “Naim Frashėri”. Si ta kuptojmė: Kisha e Pėrmetit nuk respekton ligjin e shtetit dhe nuk zbaton urdhrin e Kryepeshkopit apo Kryepeshkopi nuk respekton vendimet e shkallėve tė gjyqėsorit dhe nuk urdhėron Kishėn e Pėrmetit tė lirojė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”. Njė gjė ėshtė mė se e qartė: kryepeshkopi Janullatos nuk respekton pushtetin gjyqėsor tė Shqipėrisė.
    2 - E vėrteta mbi ngritjen e Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri”.
    Nė shkrimin e botuar nė “Gazetėn Shqiptare” mė 26.09.2010, kryepeshkopi Anastas Janullatos ndėr tė tjera shkruan: “U shkatėrrua streha e kishės sė vjetėr, u pėrdorėn muret e vjetra, u bėnė riparime dhe u vendos aty Shtėpia e Kulturės”. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, ndaj dhe janė tė pavėrteta pohimet e Kryepeshkopit Janullatos. Si ėshtė e vėrteta? Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” u ndėrtua qė nga themelet dhe u investua tėrėsisht nga shteti. Nė vitet 1960 - 1964 u hartua dhe u realizua njė plan i ri rregullues pėr qytetin e Pėrmetit, i cili, ndoshta, vinte pas atij tė viteve 1805–1808 dhe tė 31 korrikut 1946. Nė hapėsirėn e gjelbėrt, sot lulishte dhe ku ngrihet Pallati i Kulturės “Naim Frashėri”, nė vitet ’60 tė shekullit XX, kanė qenė: ndėrtesa me dy kate e Bankės sė Shtetit, Klubi i Gjuetarėve, disa ndėrtesa banimi pėr ushtarakėt, Kisha e Shėn Marisė sė Pazarit, ndėrtesa dykatėshe e Kursit tė Partisė sė Punės dhe ndėr tė tjera edhe Kulla e Gjon Fushės. Nė kuadrin e planit tė ri urbanistik tė gjitha ndėrtesat u shembėn dhe u ngrit nga themelet nė qendėr tė lulishtes vetėm Pallati i Kulturės “Naim Frashėri”. Pallati i Kulturės u ngrit nė zbatim tė Vendimit Nr. 69 datė 11.08.1960 tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit Pėrmet dhe, nga e gjithė sipėrfaqja e truallit prej 584 m2 mbi tė cilėn ajo u ngrit, vetėm 4.28 % ose mė saktė 25 m2 i takojnė truallit mbi tė cilėn ngrihej Kisha e Shėn Marisė sė Pazarit. Punimet filluan mė 11 prill 1961. U pėrurua mė 28 nėntor 1962, nė Ditėn e Flamurit, nė kuadrin e 50 vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
    Kjo e vėrtetė, e dalė edhe nė gjykimet me themel nė tė tria shkallėt e gjyqėsorit, evidentohet si dhe u evidentua:
    Sė pari, nga dokumentacioni origjinal dhe i pakontestueshėm i Arkivit Qendror Teknik tė Ndėrtimit Tiranė dhe Arkivit tė Bashkisė sė rrethit Pėrmet. Kėto materiale arkivore, ku ndėr tė tjera pėrfshihen planvendosja dhe planimetria e gjithė objektit, projektet e ndėrtimit tė katit pėrdhe dhe tė katit tė dytė tė Pallatit tė Kulturės, mjetet e domosdoshme financiare tė shprehura kėto edhe nė vlerėn e inventarit tė ndėrtesės sė kėtij institucioni si mjet themelor i Qendrės Kulturore Pėrmet, hedhin dritė tė plotė se ėshtė shteti qė e ka investuar dhe qė e ka ngritur tėrėsisht qė nga themelet Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”.
    Sė dyti, nga akt-ekspertiza e datės 07.10.2000 e ekspertėve, arkitektit Jorgo Xuhano dhe topografit Hasan Bushi, tė caktuar nga gjykata dhe tė pranuar edhe nga Qendra Kulturore, drejtori Kastriot Bezati, si dhe nga Kisha Ortodokse e pėrfaqėsuar nga At Vasil Thomollari. Nga kjo akt-ekspertizė doli qartė edhe njė herė ajo qė u evidencua nga dokumentacioni arkivor i siguruar nė Arkivin Qendror Teknik tė Ndėrtimit Tiranė dhe nė Arkivin e Bashkisė Pėrmet. Raporti midis objektit dhe vlerės sė truallit qė zė objekti ėshtė 99.3 % pėr shtetin dhe vetėm 0.7 % pėr Kishėn e Pėrmetit.
    Sė treti, nga vendimi nr.75 datė 27.02.1995 i Komisionit tė KK tė Pronave tė Bashkisė Pėrmet, i cili nuk ia njohu e pėr rrjedhojė nuk ia ktheu Pallatin e Kulturės Kishės, por pėr sipėrfaqen e truallit qė ajo zinte mė parė i dha tė drejtėn e kompensimit sipas nenit 16/a – c tė Ligjit Nr. 7698 datė 15.04.1993.
    Sė katėrti, nga fakti se nė traditėn pėrmetare ėshtė guri i zi dhe jo guri i bardhė ai me tė cilin janė ndėrtuar historikisht kishat nė trevėn e Pėrmetit dhe, me tė tillė gurė tė zinj, ishin dikur themelitė dhe gjithė ndėrtesa e Kishės “Shėn Maria e Pazarit”, e cila, sipas historianit Stilian Adhami, u ngrit nė vitet ‘30 tė shekullit XX, po ajo, - vazhdon mė tej ai, - ngeli vetėm si karabina, nuk pati asnjė vlerė, ndėrsa historiani Apostol Kotani thotė se kjo kishė u ndėrtua nė vitin 1938 dhe ndėrtesa ishte e pasuvatuar, kishte vetėm disa ikona si dhe njė kambaneri. Themelitė dhe vetė ndėrtesa e Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri” nuk janė me gurė tė zinj, por me gurė tė bardhė, marrė ky kryesisht nė Grykėn e Kėlcyrės dhe mė pak nė Derviēan tė Gjirokastrės.
    Sė pesti, parė nė rrafshin e strukturės ndėrtimore e arkitekturore, Pallati i Kulturės sė Pėrmetit ėshtė i njėjtė me Pallatin e Kulturės sė Tepelenės dhe kjo pėr vetė faktin se, tė dy kėto institucione kulturore, janė ndėrtuar mbi bazėn e tė njėjtit projekt tė hartuar nga Ministria e Ndėrtimit.
    Sė gjashti,si, kur dhe nga kush ėshtė ndėrtuar Pallati i Kulturės “Naim Frashėri”, e dinė qytetarėt e Pėrmetit. “Shtėpia e Kulturės ėshtė ndėrtuar tėrėsisht nga shteti”, - thuhet nė Kėrkesėn e datės 25.03.1998 tė Kėshillit tė rrethit tė Pėrmetit drejtuar Prokurorisė sė Pėrgjithshme nė Tiranė. “Tė gjithė pėrmetarėt e dinė mirė qė ky objekt ėshtė ngritur nga themelitė gjatė viteve tė pas Ēlirimit”, - i shkruanin midis tė tjerash mė 02.08.1997 njė grup intelektualėsh Bashkisė sė Pėrmetit. Ndėrsa nė Letrėn e Hapur qė tė gjitha forcat politike dhe shoqatat atdhetare e kulturore tė rrethit tė Pėrmetit i drejtuan mė 22.04.1999 Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Ministrit tė Drejtėsisė, Gjykatės Kushtetuese dhe pėr njoftim edhe kryeministrit e ministrit tė Kulturės, ndėr tė tjera thuhet: “Kjo godinė ėshtė ngritur nga themelitė nė vitet ’60 tė kėtij shekulli dhe si pronare e ligjshme ėshtė Qendra Kulturore...Theksojmė se Shtėpia e Kulturės duhet tė mbetet nė pronėsi tė Qendrės Kulturore, se e drejta ėshtė me tė dhe i shėrben gjithė popullit tė Pėrmetit”. “Ju sigurojmė se pėrpjekjet tona do tė jenė maksimale pėr tė ruajtur Shtėpinė e Kulturės”, - thuhet ndėr tė tjera nė Deklaratėn qė Kėshilli i Bashkisė iu drejtua qytetarėve tė Pėrmetit mė 3 korrik 2001. Zbatimin e vendimeve tė gjyqėsorit pėr Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri” e kėrkojnė edhe 36 akademikė e profesorė nga mė tė shquarit e Shqipėrisė dhe 48 intelektualė nga mė tė mirėt e Pėrmetit, tė cilėt iu drejtuan me letra tė veēanta Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit tė Kuvendit, tė parėt mė 29.05.2007 dhe tė dytėt mė 08.06.2007. Akademikėt e profesorėt nė letrėn e tyre ndėr tė tjera shkruajnė: “Nė Shqipėri askush nuk duhet tė dalė mbi ligjin: asnjė njeri, asnjė komunė apo bashki, asnjė institucion qendror i vendit, as edhe Kryeministria apo Presidenca. Institucionet e kultit, qė janė tė domosdoshme, duhet tė respektojnė dhe t’i binden ligjit tė Shqipėrisė. Hirėsia e tij, zoti Janullatos, duhet tė lirojė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri””. Nė letrėn e intelektualeve tė Pėrmetit ndėr tė tjera thuhej: “Ashtu si nė ēdo shtet tė Europės edhe nė Shqipėri tė veprojė ligji dhe vetėm ligji … Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” ėshtė ngritur tėrėsisht nga shteti nė vitin 1962 …Kėto vitet e fundit ky institucion ėshtė uzurpuar e dhunuar padrejtėsisht e nė mėnyrė antiligjore nga kisha …Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” tė mbetet e tė lartėsohet si Tempull i Kulturės”.
    Sė shtati, shumė qartė pėr ngritjen mbi themele tė reja tė Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri” flasin listė-pagesat e punėtorėve pėr punimet e kryera nė objektin e Pallatit tė Kulturės nė vitet 1961-1962. Pa i analizuar nė rrafshin tėrėsore kėto listė-pagesa, po cilėsojmė tė dhėnat e nxjerra vetėm nga listė-pagesat e muajve prill dhe maj tė vitit 1961. Puna, si cilėsuam, pėr ngritjen e Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri”, filloi mė 11 prill 1961 nga Kantieri i Ndėrtimit tė Pėrmetit i Ndėrmarrjes sė Ndėrtimit tė Gjirokastrės, nėn drejtimin e ing.Harito Kaso dhe teknikut tė ndėrtimit Argjir Kristulla. Vetėm nga 11.04 deri mė 30.04.1961 u kryen 67.80 metra kub gėrmime dheu themeli tė kategorisė IV, i barabartė ky volum me 101 ml themele pėr ngritjen e Pallatit tė Kulturės. Kėto gėrmime vazhduan edhe nė majin e 1961-it. Vetėm nga 01.05 deri mė 15.05.1961 u ndėrtuan 106.90 metro kub mur guri themeli, i barabartė ky volum pune me 159 ml themele tė bėra me mur guri (103 ml themele perimetrale dhe 55.5 ml themele nė brendėsi), aq sa janė themelet tėrėsore tė Pallatit tė Kulturės. Ku janė “muret e vjetra” qė u pėrdorėn pėr ngritjen e Pallatit tė Kulturės? Ku “u bėnė riparime dhe u vendos aty Shtėpia e Kulturės”? Mė vjen rėndė tė pėrdor fjalėn “gėnjen”, ndaj duke ndjerė detyrimin pėr tė thėnė tė vėrtetėn, si dhe e kam thėnė, deklaroj se janė tė pavėrteta thėniet e Kryepeshkopit Janullatos.
    Burim i madh i sė vėrtetės sot janė edhe njerėzit e ligjit, avokatėt qė e mbrojtėn Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri” me provat e shumta tė parashtruara nė seancat e panumėrta tė shkallėve tė gjyqėsorit: Minushe Ēobo, Delo Isufi, Dashamir Kore e Merko Muhametaj. Janė gjyqtarėt e tė gjitha shkallėve tė gjyqėsorit, tė cilėt iu nėnshtruan vetėm Kushtetutės dhe ligjeve tė Shqipėrisė, njerėzit e drejtėsisė sė vėrtetė, tė cilėt morėn vendime tė mbėshtetura vetėm nė ligj dhe nė prova, si dhe nė zbatimin e drejtė si tė ligjit material, ashtu dhe tė ligjit procedurial, ndėr tė cilėt cilėsojmė: Blerta Ēibuku, Izet Salaj, Zamir Poda, Gjergj Sauli, Bashkim Caka, Mirela Kore, Shkėlqim Mustafa, Irena Brahimi, Aleksandėr Muskaj, Valentina Kondili, Natasha Sheshi, Irma Bala, Alfred Karamuēo dhe Kristofor Peēi.
    3 - Qendra Kulturore e Pėrmetit.
    Kryepeshkopi nė artikullin e tij tė datės 26.09.2010 ndėr tė tjera flet edhe pėr njė “vend qė ėshtė caktuar pėr t’u vendosur Qendra Kulturore”. Ku ėshtė ky vend? Nuk mund tė identifikohet me apo pa qėllim ndėrtesa e muzeut me tėrėsinė e ndėrtesave kulturore qė kėrkon e ka nė juridiksionin e vet Qendra Kulturore e qytetit tė Pėrmetit. Unė kam qenė drejtor i Qendrės Kulturore nė hapėsirėn kohore 1996 – 2007. U pushova me pa tė drejtė nga puna nga kryetari i Bashkisė Edmond Komino, se mbrojta Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”, i cili ka kohė qė pėrpiqet dhe po vazhdon tė pėrpiqet tė vrasė apo largojė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri” nga zemra e Pėrmetit. “Pushohet drejtori i Qendrės Kulturore tė Pėrmetit, studiuesi i kulturės dhe historisė, zoti Kastriot Bezati, vetėm se mbron ligjin, vetėm se bėri qė shteti tė fitonte nė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit, duke ia lėnė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri” qytetit me emėr tė Pėrmetit. E kundėrta duhej tė ndodhte: ata qė pushuan drejtorin duhet tė pushoheshin apo largoheshin nga puna e shtetit”, - thuhet nė letrėn e 36 akademikėve e profesorėve tė shquar tė vendit tė datės 29.05.2007. Edhe nė kėtė rast, tė drejtėn mua ma dha ligji, ma dhanė tė tri shkallėt e gjyqėsorit: Shkalla I me Vendimin Nr 1443/P – 448 datė 19.12.2007, Apeli me Vendimin Nr. 89 datė 13.03.2008 dhe Gjykata e Lartė me vendimin nr.00-2010-433 datė 16.04.2010. Por le tė rikthehemi te “vendi qė ėshtė caktuar pėr t’u vendosur Qendra Kulturore”. Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” nė kuptimin institucional nuk ėshtė Qendra Kulturore e Pėrmetit, por vetėm njė nga institucionet nė juridiksionin e Qendrės Kulturore tė Pėrmetit. Qendrat Kulturore u formuan me vendim tė Kėshillit tė Ministrave Nr. 650 datė 20.11.1995 dhe Udhėzimit tė Ministrisė sė Kulturės Nr. 40/10 datė 14.12.1995. Nė Pėrmet ajo u formua mė 29.01.1996 dhe ajo pėrfshiu nė juridiksionin e saj Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”, muzeumet e qytetit tė Pėrmetit, Bibliotekėn e Shtetit dhe Kinemanė “13 Shtatori”. Ka fjalė lartė e poshtė, me sa duket nga ata qė duan tė vrasin Pallatin e Kulturės nė zėmėr tė Pėrmetit, se edhe ky institucion do tė vendoset nė disa dhomėza brenda muzeut tė ri, ish-shtėpisė sė ushtarakėve, qė sot pėr sot ekziston vetėm si emėr por jo nė realitet. Si ėshtė e vėrteta? Kėshilli i Ministrave, pas kėrkesave tė shumta tė Qendrės Kulturore tė Bashkisė Pėrmet, me Vendimin Nr. 218 datė 10.04.2003 vendosi kalimin e ndėrtesės sė Shtėpisė sė Ushtarakėve nga prona e Ministrisė sė Mbrojtjes nė administrim tė Qendrės Kulturore tė Bashkisė Pėrmet pėr Muze tė Arkeologjisė, Historisė, Etnografisė, Kulturės, Arsimit dhe figurave madhore tė rrethit Pėrmet. Kėshilli i Bashkisė Pėrmet, nė zbatim tė VKM nr.218 datė 10.04.2003, ia kaloi tė gjitha ambientet e Shtėpisė sė Ushtarakėve Qendrės Kulturore vetėm pėr Muzeun e Ri tė rrethit tė Pėrmetit. Nė mbrojtje tė gjithė hapėsirave tė muzeut vetėm pėr pavijonet e muzeut janė dhe nenet 2, 6, 7, 8 dhe 9 tė Ligjit Nr. 8744 datė 22.02.2001, azhurnuar me ligjet Nr. 9561 datė 12.06.2006, datė Nr.9797 datė 23.07.2007. Kėto mjedise nuk janė plotėsisht tė mjaftueshme pėr tė paraqitur ashtu si duhet tė gjitha periudhat historike dhe tė kulturės materiale e shpirtėrore si dhe figurat madhore tė trevės sė Pėrmetit dhe jo mė t’i ngushtosh kėto mjedise, tė bėsh nė to zyra, klube e dhomėza, qė nuk kanė lidhje me objektin e Muzeut tė Pėrmetit. Tė veprosh kėshtu do tė thotė t’i kundėrvihesh VKM Nr. 218 datė 10.04.2003 dhe Ligjit Nr. 8744 datė 22.02.2001, tė azhurnuar me ligjet nr.9561 datė 12.06.2006 dhe Nr. 9797 datė 23.07.2007, do tė thotė tė mos ngresh njė muze tė vėrtetė madhor tė rrethit tė Pėrmetit. Qendra e Kulturės nuk ėshtė dhe nuk duhet tė jetė njė ndėrtesė e vetme, por ajo ėshtė dhe duhet tė jetė tėrėsia e disa ndėrtesave tė veēanta (muzeu, Pallati i Kulturės, biblioteka, kinemaja), ashtu si kėrkon edhe VKM Nr. 650 datė 20.11.1995.
    4 - Harmonia ndėrfetare ėshtė nė ndėrgjegjen e pėrmetarėve dhe Pėrmetit.
    Pallati i Kulturės “Naim Frashėri”, i vetmi nė Pėrmet, bashkon, forcon, kulturon, progreson e qytetėron si komunitetin ortodoks, ashtu dhe atė mysliman tė Pėrmetit. Pėrmeti, si qytet, ka 2703 familje me 10963 banorė dhe, nė hapėsirėn e tij gjeografike, ngrihen 2 kisha ortodokse (Kisha e Shėne Prėmtes dhe Kisha e Shėn Kollit), njė xhami (Xhamia e Gurit tė Qytetit), njė teqe (Teqeja e Baba Xhaferit) dhe njė kishė ungjillore (Kisha “Drita e Jetės”). Bashkėsia qytetare e Pėrmetit e do edhe shkollėn, edhe kulturėn, edhe xhaminė, edhe kishėn, edhe teqenė, sepse edhe vlerat e ndėrtesave tė kultit janė vlera tė kulturės dhe qytetėrimit tė Pėrmetit.
    Pėrmeti ėshtė simbol i kulturės dhe harmonia fetare ėshtė nė ndėrgjegjen e pėrmetarit dhe Pėrmetit. Po tė zbatohet ligji, qė ėshtė njė pėr tė gjithė, s’ka as probleme dhe as konflikte ndėrfetare nė Pėrmet. Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” u ngrit si kemi cilėsuar vetėm mbi 4.28 % tė truallit tė kishės, ndėrsa mbi 50 % tė truallit mbi tė cilin ngrihet Shkolla e Mesme “Sami Frashėri” dhe nė 100% tė truallit mbi tė cilin ngrihet Pallati i Sportit ishin pronė e Xhamisė. Tė tria kėto institucione me rėndėsi u investuan dhe u ngritėn tėrėsisht nga shteti: Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” mė 1962, Shkolla e Mesme “Sami Frashėri” mė 1969 dhe Pallati i Sportit mė 1984. Le tė ngrihen xhami, kisha, teqe, se pėr ndėrtesat e kultit ka nevojė komuniteti i Pėrmetit, por jo tė kėrkohet vrasja dhe shembja apo tjetėrsimi i kėtyre tre institucioneve me shumė rėndėsi kur ato i mbron pushteti gjyqėsor i Shqipėrisė dhe i do bashkėsia qytetare e Pėrmetit. Pallati i Kulturės “Naim Frashėri”, Shkolla e Mesme “Sami Frashėri” dhe Pallati i Sportit pėrbėjnė sot fytyrėn e bukur tė Pėrmetit.
    5 – Askush nuk ėshtė mbi ligjin nė Shqipėri.
    “Organet e shtetit janė tė detyruara tė ekzekutojnė vendimet e gjyqėsorit”, thuhet nė Kushtetutėn e Shqipėrisė. Vetė Kryeministri, zoti Sali Berisha ka thėnė se “Nuk do tė ketė vendim pėrfundimtar gjykate tė pazbatuar nė Shqipėri, qofshin ato kundėr qeverisė apo kundrejt cilitdo” dhe se “Askush nuk ėshtė mbi ligjin nė Shqipėri”. Po atėherė, pėrse nuk zbatohet ligji nga shteti pėr Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”? “Secili duhet t’i bindet pushtetit tė shtetit …Nė qoftė se dėshironi tė jetoni pa frikė ndaj pushtetit, atėherė bėni atė qė duhet bėrė dhe do tė gjeni miratimin e shtetit … Nė qoftė se veproni keq, atėherė ju duhet tė keni frikė prej tij, sepse fuqia e plotė pėr tė dėnuar sipas ligjit i pėrket shtetit”, - thuhet nė Dhiatėn e Re, Kreu XIII. Po atėherė, pėrse nuk respektohet ligji nga kisha pėr Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”? Pallati i Kulturės “Naim Frashėri”, si pronė e paluajtshme publike me interes tė njohur kulturor, nuk duhet tė ndryshojė destinacionin por tė ruajė, garantojė e lartėsojė vlerat unikale tė kulturės sė Pėrmetit. Njė gjė e tillė kėrkohet nga nenet 2, 3, 7 dhe 12 tė Ligjit Nr.8743 datė 22.02.2001 i azhurnuar me Ligjin Nr. 9558 datė 08.06.2006. Po atėherė, pėrse nuk kėrkohet zbatimi i ligjit por punohet nė errėsirė pėr tjetėrsimin nė kishė tė Pallatit tė Kulturės nga titullarėt e sotėm tė Bashkisė e Kėshillit tė Bashkisė sė Pėrmetit. Vendimet e Gjykatės sė Lartė dhe Gjykatės Kushtetuese janė detyruese pėr tė gjithė, pėr shtetin dhe institucionet e kultit, pėr kishėn, xhaminė e teqenė, pėr Presidentin, Kryeministrin, Kryepeshkopin e titullarėt e Bashkisė sė Pėrmetit. Pėrse Presidenti Bamir Topi e Kryeministri Sali Berisha nuk kėrkojnė e urdhėrojnė zbatimin e ligjit nga shteti si dhe respektimin e kėtij ligji nga Kryepeshkopi Janullatos? Pėrse Kryepeshkopi nuk e respekton dhe zbaton ligjin e Shqipėrisė? Pėrse titullarėt e Bashkisė, veēanėrisht kryetari Edmond Komino, nuk kėrkon zbatimin e ligjit por bėn atė qė i kėrkon me tė pa drejtė Kisha e Pėrmetit? Shteti duhet tė ndeshet dhe tė asgjėsojė jo vetėm valėt helenizuese qė vijnė nga qarqe tė caktuara tė Greqisė, por edhe ato qė ngrihen nga elementė tė veēantė, tė cilėt jetojnė e punojnė brenda Shqipėrisė. Tė mbrosh Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”, do tė thotė tė ecėsh nė rrugėn qė do e kėrkon ndėrgjegjja kombėtare e Pėrmetit. Institucionet e kulturės dhe tė fesė, si ēdo institucion, duhet tė jetojnė e veprojnė brenda ligjit tė Shqipėrisė.
    *Autori ėshtė ish-drejtor i shtėpisė sė Kulturės ‘Naim Frashėri’, Pėrmet
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Mitropoliti i Beratit nė inagurimin e Irinej: Kosova, Jeruzalemi serb
    Mitropoliti i Beratit nė inagurimin e Irinej: Kosova, Jeruzalemi serbTIRANE- E pėrditshmja serbe “Blic” publikon deklaratat e disa prej peshkopėve nga vende tė ndryshme tė botės qė morėn pjesė nė inagurimin e Patriarkut serb nė Pejė.
    Edhe Mitropolit i Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė, Ignati shprehet i shqetėsuar pėr gjendjen nė Kosovė, duke mos nguruar ta quajė shtetin e ri, Jeruzalemin e Serbisė.

    “Tani po e shoh kėtė gjendje nė Kosovė. Po ndihem i shqetėsuar. Ne ortodoksėt shqiptarė, kemi ushqyer ndjenja tė pėrbashkėta me popullin dhe kishėn serbe gjatė bombardimit, ja edhe tani kėtu nė Kosovė. Por nė tė njėjtėn kohė ndiej njė gėzim dhe kėnaqėsi tė madhe kėtu nė Patrikanė dhe nė Kosovė. Kjo e mirė ėshtė pėr serbėt dhe Kishėn e tyre, e di dhe po e ndiej Jerusalemin tuaj” u shpreh Mitropoliti Ignati.

    Imzot Ignati u fronėzua si Mitropolit i Beratit, mė 18.07.1998. Ai ka lindur nė 28.12.1934 nė fshatin Podhromos, Greqi.

    Inaugurimi i Patriarkut serb Irinej mblodhi nė Patriarkanėn e Pejės 40 pėrfaqėsues tė lartė tė tė gjitha kishave ortodokse vendore dhe rreth 30 pėrfaqėsuese tė lartė tė kishave tė tjera dhe bashkėsive fetare tradicionale.

    (e.n/blic/BalkanWeb)
    le te reagoje dhe per kete kelyshin e tije antishqiptar se e ka gjuhen brisk hiresia e ashtuquajtures kishe autoqefale Shqiptare
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu Lexo Postimin
    Meqenėse akademik Kristo Frashėri ėshtė njėra ndėr figurat mė emblematike tė historiografisė shqiptare konsideroj se titulli i kėsaj teme ėshtė tejet tendencioz dhe denigrues. Ai mund tė ishte:

    "Kryepeshkopi Anastas reagon pas deklaratave tė Kristo Frashėrit nė media".

    Kaq mund tė bėjmė, sa pėr tė shmangur prejudikimin e njėanshėm tė rradhės...
    Ja, po ja heq bojėn vetes kėsaj rradhe pėr mungesė kreativiteti:

    Titulli mund tė jetė:

    "Anastasi pėrpiqet tė pėrēudnojė deklaratat e Akademik Frashėrit".

    U takon moderatorėve tė ndėrhyjnė konform kėrkesave tė forumistėve dhe vetėdijes sė tyre...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te gjitha shkrimet e K. Frasherit, ne lidhje me legjitimitetin e fronezimit te Janullatosit, jane fund e krye kontradiktore me vete logjiken qe aplikon Frasheri.

    Frasheri ka kohe qe keput kontradikta ne debate te ndryshme.


    Pika kyce, fakt qe e pranon vete Frasheri, por me te cilen bie vete vazhdimisht ne kontradikte, eshte kur vete Frasheri e pranon se, si pasoje e shkaterrimit te strukturave kishtare ne 1967, ishte e bere e detyrueshme nderhyrja nga jashte per rikrijimin e tyre. E vetmja gje qe thote Frasheri, bazuar ne kerkesen e kishes ortodokse shqiptare ne diaspore, eshte se i perzgjedhuri per rikrijimin e strukturave kishtare duhet te ishte nje jo grek apo jo serb.


    Mirepo, e zeme se do ishte nga Rumania. Prape, ky nuk do permbushte dot nenin 16 te te qenit shqiptar, per te qene ne krye te kishes. Edhe si ekzark, ky nuk do kish autoritetin e duhur per te vepruarme efikasitet, plus qe pasja per vite e nje ekzarku te huaj ne krye te nje kishe qe kishte fituar nje here autoqefaline ne 1937, nuk do te thosh gje tjeter vecse te pranuarit se autoqefalia e 1937 nuk eshte me ekzistente.
    Vec kesaj, vete Frasheri, duke interpretuar ne menyre subjektive fjalet e Janullatosit ne intervisten me Ben Blushin, e pranon "Duke zėnė nė gojė fqinjėt, ai nuk e kishte fjalėn pėr grekėt, por pėr maqedonėt qė i kishin zėnė syrin Prespės dhe pėr arumunėt qė donin njė peshkop rumun." Pra mesa duket, me shume gjasa edhe zgjedhja e nje rumuni do ishte zgjedhje me pasoja e aspak e mesme, neutrale.

    Po ashtu Frasheri aplikon kete logjike ndaj shqiptareve te helenizuar, si Bollano: "Nė tė vėrtetė, ai ėshtė njė lab shqiptar nga fshati Zhulat i Kurveleshit, gjyshi i tė cilit, Plaku Bollano mėsoi greqisht dhe u bė grek. Me Bollanon ndodhi fenomeni qė njihet prej shekujsh se i adoptuari bėhet mė i egėr se natyrali. Kjo pėr arsye se ai si i adoptuar apo si i rekrutuar pėr tė provuar se ėshtė njėqind pėrqind grek, tregohet ndaj shqiptarėve mė i ashpėr dhe mė i egėr se greku i vėrtetė. Rilindėsit tanė tė nderuar e shihnin tė keqen mė tė madhe jo nga greku i vėrtetė, por nga grekomani, domethėnė nga shqiptari qė kishte braktisur kombėsinė e tij dhe ishte bėrė grek"

    Po te aplikojme kete logjike, Frasheri na imponon te mendohet se, derisa ata qe bertisnin ne 1922 (Berat) ishin vllehe, apo ata te konferences se Tiranes ne 1992, me emra te spikatur nga familje vllahe si Koja, Hanxhari, Shundi etj, keta si te adpotuar jane bere me te keqinj se shqiptaret, per te provuar se jane 100% shqiptare. Keshtu qe sipas vete logjikes qe aplikon Frasheri, shtysat e ketyre anetareve te opozites anti-Janullatos 1992 nuk ishin te sinqerta dhe te lidhura ngushte me aspektin shpirteror te kishes ortodokse, se ata ishin thjeshte disa vegla te nenshtruara politikave te caktuara!!!!!!!


    Lidhur me Bollanon, prape Frasheri bie ne kontradikte. Nje here thote se ne 1992 Sebastianosi deklaron dy familje tradicionale filo-greke ne Himare, Bollanot dhe Gora-t, me pas thote se Bollano eshte lab dhe eshte bere se fundmi grek!!!!!!!


    Kontradikte tjeter. Nqs zgjedhja e nje peshkopi te huaj dhe veprimtaria e tij eshte automatikisht e pavlefshme, me baze nenin 16 te kushtetutes 1928, atehere, si kamundesi qe nuk denoncon vete sinodin e 1929, kur ai u krijua me ndihmen e nje peshkopi jo shqiptar (madje serb)???!!!

    Tjeter kontradikte. Nqs patrikana do pranonte kushtetun e 1928 pa ekuivoke e kundershtime, do ish absurde qe njekohesisht ti impononte Sinodit kanonik 1937, DY filogreke te mbaruar, madje qe as kombesine shqiptare se kishin, si Kurrilla ne Korce dhe Kotoko ne Gjirokaster!Me baze mospasjen e kombesise, me vone, italianet do i perzinin keta dy peshkope me pa te drejte kthimi ne Shqiperi.



    Keshtu qe Frasheri te mos i absolutizoje gjerat me pathos komunist e ta mesoje me mire historine e kishes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 10-10-2010 mė 16:53

Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •