Ilia, patrikana nuk merret me statutet e kishave lokale, keshtu qe normal qe nuk ka se si ta permende ate. Le qe nje kishe nuk do ish autoqefale, nqs nuk ka autoritet as te beje statutin e vet!
Psh, si mendon ti, statutin e vitit 2006 mos ka pasur gje nevoje ta aprovoje patrikana pa te kete efekt?
Megjithate, patrikana ka te drejte ti vere kushte nje autoqefalie, dhe ne fakt ajo e ka bere kete. Psh, marrja e miros prej saj; berja metropoli k/peshkopate tiranes dhe tre te tjerave thjeshte peshkopata; referimi patrikanes per ceshtje te besimit dhe te drejtes ligjore kishtare.
Qe statuti i 29-tes ka mbetur jo efektiv, per kete sherben vete fakti qe dy metropolitet e sinodit 1937, ai i Korces dhe ai i Gjirokastres, ishin pa kombesi shqiptare. Ne 39-ten, ai i Korces u perzu dhe su pranua te hyje ne Shqiperi, pikerisht nen pretekstin e mospasjes se kombesise shqiptare.
Natyrisht lufta dhe intrigat kane qene te medha edhe vete brenda kishes. Metropolitin filo-grek te Korces e sulmonte filo-greku i Gjirokastres dhe mos gaboj nqs e mbaj mend sakte ka qene pikerisht vellai i ketij te fundit ne Korce qe i dergon leter metropolitit korcar, ku ky gjendej ne greqi, se per shkak te mungeses se kombesise ai nuk duhej te kthehej me ne Shqiperi dhe se vendi i tij ishte vakant.
Por edhe sikur te kishte qene statuti, cfare vlere do kishte ai ne vitin 1990?
Krijoni Kontakt