TOMOSI PATRIKANOR DHE SINODIK
MBI BEKIMIN E AUTOQEFALISĖ SĖ KISHĖS ORTHODHOKSE NĖ SHQIPĖRI
VENIAMINI, me mėshirė tė Perėndisė,
Kryepiskop i Konstandinopojės, Romės sė Re
dhe Patrik Ekumenik Nr. 609 i prot.
Kisha e Shenjtė e Krishtit, si njė nėnė e dhembshur, duke shfaqur hapur pėrkujdesjen dhe interesimin saj tė pandėrprerė kundrejt popullit tė shpresėtarėve, nuk rresht sė zbatuari detyrėn e kujdesimit tė shenjtė ēdo herė me mėnyrėn e pėrshtatshme sipas kohės dhe vendit. Kur ėshtė e nevojshme, blaton dhuratat e saj mė tė begata pėr plotėsimin e nevojave qė dalin, nė mėnyrė qė adminstrimi i punėve kishtare tė bėhet pėr ta pa pengesa dhe frytshmėria mė Zotin, e cila ėshtė padyshim qėllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, tė jetė mė e madhe.
Kėshtu pra edhe tani, meqenėse tė krishterėt shpresėtarė orthodhoksė tė tė bekuarit prej Perėndisė Shtet tė ri Shqiptar iu drejtuan Fronit tonė tė Shenjtė Apostolik Patrikanor dhe Ekumenik, nėn strehėn e fuqishme tė tė cilit, si trashėgimi e vyer, prej shekujsh kanė gjetur mbrojtje e, me hirin e Krishtit, nė vreshtin e Tij kanė gjetur shpėtim, morėn guximin t’i drejtohen Atij, si njė nėne tė dhembshur, duke parashtruar nevojat e tyre tė tanishme kishtare, me urimin e ngrohtė dhe kėrkesėn qė zona e tyre kishtare tė bekohet dhe tė shpallet provincė kishtare mė vete, e pavarur, autoqefale, pėrderisa nė kushtet e reja tė situatės sė atjeshme politike vetėm ky organizim mund tė ndikojė pėr mirė nė mbarėvajtjen dhe zhvillimin e punėve kishtare dhe tė jetė i mjaftė tė sigurojė e tė pėrēojė pėrparimin e pandėrprerė tė tyre nė pėrparimin nė tėrėsi tė Shtetit tė bekuar Shqiptar. Vetė Shteti i perėndimbrojtur Shqiptar, duke u kujdesur nė mėnyrė tė besueshme pėr mbarėvajtjen pa pengesa e tė lirė tė nėnshtetasve tė vet, ka ofruar garanci pėr mėvetėsinė dhe lirinė e plotė tė Kishės Orthodhokse, e cila gjendet brenda kufijve tė tij. Prandaj dhe modestia jonė, sė bashku me fort tė nderuarit dhe tė shenjtėt Mitropolitė dhe fort tė ndershmit bashkėmeshtarė dhe vėllezėr mė Shpirtin e Shenjtė, duke shqyrtuar me interesim plot dashuri kėrkesėn e tyre birėsore dhe me udhėrrėfyes dispozitat e kanoneve tė shenjta dhe rendin e praktikėn kishtare, vendosėm tė pranojmė me dashamirėsi kėrkesėn qė na drejtuan bijtė tanė shpirtėrorė tė Krishterė Orthodhoksė tė Shqipėrisė dhe tė japim nga ana jonė bekimin dhe miratimin pėr organizimin e pavarur dhe autoqefal tė punėve tė tyre kishtare.
Duke gjykuar pra edhe sinodikisht mė Shpirtin e Shenjtė, urdhėrojmė dhe shpallim nė kėto ēaste tė hareshme qė tė gjitha eparkitė dhe komunitetet orthodhokse qė pėrfshihen nė tė perėndishpėtuarin Shtet Shqiptar tė jenė kėtej e tutje tė bashkuara nė njė organizim tė pavarur e autoqefal kishtar me emėrtimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė”. Kjo Kishė, e cila ėshtė motra jonė shpirtėrore, tė rregullojė e tė administrojė kėtej e tutje ēėshtjet e saj kishtare nė mėnyrė tė pavarur e autoqefale sipas rendit dhe tė drejtave sovrane edhe tė Kishave tė tjera Orthodhokse Autoqefale, tė ketė dhe tė njohė si autoritet suprem administrativ kishtar Sinodin e Shenjtė, tė pėrbėrė prej Kryepriftėrinjve orthodhoksė kanonikė tė Shqipėrisė, me Kryetar tė tij ēdo herė Fort tė Hirėshmin Kryepiskopin e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė. Pėr zbatimin e unitetit tė shenjtė kanonik me Fronin tonė fort tė Shenjtė Apostolik Patrikanor Ekumenik dhe me tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale, si dhe pėr ta dėshmuar kėtė, Hirėsia e Tij Kryepiskopi i ēdohershėm i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė ka pėr detyrė qė, sipas rendit tė Kishės sė Shenjtė Orthodhokse, tė njoftojė pėr zgjedhjen dhe hipjen e tij nė fron nėpėrmjet Letrave fronėzuese edhe Kishėn tonė tė Madhe tė Krishtit, edhe tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale motra.
Po ashtu duhet tė bėjė pėr kėtė qėllim homologjinė dhe premtimin e parashikuar nė lidhje me zbatimin e padevijueshėm tė besimit dhe shpresėtarisė orthodhokse prej Kishės sė Shenjtė qė drejton dhe qė i ėshtė besuar, dhe tė gjithēkaje tjetėr qė Kanonet e Shenjta e Hyjnore dhe rendi i Kishės sė Shenjtė Orthodhokse urdhėrojnė, si dhe tė kujtojė sipas rendit nė diptikė emrin e Patrikut Ekumenik dhe tė Patrikėve tė tjerė fort tė shenjtė dhe tė Kryetarėve Fort tė Hirshėm tė Kishave tė Shenjta Orthodhokse Autoqefale. Urdhėrojmė gjithashtu qė edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale motėr e Shqipėrisė tė marrė Miron e Shenjtė prej Kishės sonė tė Madhe tė Krishtit.
Po ashtu, rekomandojmė qė, pėr ēėshtje apo paqartėsi tė njė natyre tė pėrgjithshme kishtare, tė cilat i kapėrcejnė caqet e juridiksionit tė Kishave Autoqefale nė veēanti, Hirėsia e Tij Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė t’i drejtohet Fronit tonė fort tė Shenjtė ekumenik, nėpėrmjet tė cilit realizohet kungimi me ēdo Episkopatė tė orthodhoksėve, shpjegues tė drejtė tė sė vėrtetės, duke kėrkuar nė kėtė mėnyrė mendimin dhe opinionin e vlefshėm tė Kishave motra.
Duke gjykuar pra nė kėtė mėnyrė, gjė qė pasqyrohet edhe nė ato ēka vendosėm dhe miratuam nė mbledhjen e rregullt sinodike tė 12 prillit tė kėtij viti, vėrtetojmė pėr tė gjitha kohėt edhe nėpėrmjet kėtij Tomosi Patrikanor e Sinodik tė shkruar e tė nėnshkruar nė Kodikun e Kishės sonė tė Madhe tė Krishtit, i cili i ėshtė lėshuar dhe dėrguar njėkohėsisht me pėrmbajtje tė njėjtė e tė pandryshuar edhe Hirėsisė sė Tij, Kryepiskopit tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė, vėllait tonė tė dashur dhe Bashkėmeshtarit, zotit Kristofor, Kryetar i Sinodit tė Shenjtė tė Kishės sė Shenjtė Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Urojmė qė Perėndia, me hirin dhe mėshirėn e tė parit dhe tė Madhit Kryeprift e Bariut Krisht, tė mbėshtesė gjithmonė tė themeluarėn me sukses Kishė Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe tė shtojė e tė pėrēojė drejt saj hirin dhe bekimin e Tij pėr lavdi tė emrit tė Tij tė Shenjtė e nė dobi tė tėrėsisė shpresėtare tė saj, si dhe nė tė njėjtėn kohė pėr ngazėllimin e tė gjitha Kishave tė shenjta Autoqefale motra.
Nė vitin shpėtimtar 1937, muaji prill (12), Epimenezi V.
Shprehet Patriku i Konstandinopojės VENIAMIN
Maksimi i Halkidhonės, Polikarpi i Prusės,
Gjermanoi i Sardės dhe Pisidhisė, Leoni i Theodhorupolit,
Meleti i Kristupolit, Gjermanoi i Enit, Ioakimi i Dherkės,
Thomai i Pringjiponezit, Genadi i Iliupolit,
Konstandini i Irinupolit, Dhorotheu i Laodhikisė.
Krijoni Kontakt