
Postuar mė parė nga
nojre
Komiteti pėr Mbrojtjen e Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare
Petrit Bidoshi, kryetar i Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė Ortodokse Shqiptare nga vitet 1992-1998, flet pėr "Gazeta Shqiptare" pėr detajet e ditės 2 gusht tė vitit 1992, atėherė kur Hirėsia e tij, peshkop Janullatosi mori drejtimin e Kishės Ortodokse Shqiptare. Sipas tij, situata pėr pak sa nuk shkoi nė rrahje me grushte nė mes tė kishės. Ai tregon se kundėrshtarėt e Janullatosit nė kishė nuk ishte 'njė grusht njerėzish', por shumica e besimtarėve. Bidoshi thotė se Janullatosi u kurorėzua nė hotel Tirana dhe jo nė Kishė. Ai flet pėr ndryshimin e qėndrimit tė drejtuesit tė Kishės Autoqefale Ortodokse shqiptare tė Bostonit, At Artur Liolinit, pasardhėsit direkt tė Nolit. Sipas tij, nė kėtė ndryshim qėndrimi ka ndikuar edhe ana materiale.
Zoti Bidoshi, ju ishit i pranishėm nė ceremoninė fetare tė kurorėzimit tė Janullatosit si kryepeshkop i Shqipėrisė mė 2 gusht tė 1992. Si ishte ajo ditė pėr ju?
Rastėsisht e morėn vesh qė po ndodh diēka nė kishė dhe shkojmė atje. Shohim qė kishe kishte shumė grekė tė ardhur nga Greqia. Nė mesin e shqiptarėve ishte dhe deputeti Uran Butka, i komisionit parlamentar qė merrej me ēėshtjet e besimeve fetare, por nuk ishte aktiv, ai kishte ardhur pėr tė parė. Ndėrkohė, ne besimtarėt e tjerė po prisnim tė shihnim se ēfarė do tė ndodhte. Nė njė moment, dy njerėz tė nderuar, anėtar tė Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė, doktor Vokopola dhe profesor Nasho Bezhani, qė tė dy nga Durrėsi, hynė nė ajodhimė dhe i shpjegojnė Janullatosit se nuk mund tė zgjidhej kryepeshkop, pasi ia ndalonte neni 16 i statutit tė Kishės, miratuar nė 1929. Ata i folėn frėngjisht Janullatosit. Ata dolėn tė qeshur pas shtatė minutash dhe mė thanė se ai nuk e dinte kėtė gjė, dhe se nuk do tė pranonte qė tė zgjidhej. Nė fakt, shpreha habi pėr kėtė, prandaj kėrkuam njė njeri qė fliste greqisht. Nga njerėzit nė kishė doli njė profesor, Thoma Ēomorra dhe njė kompozitor nga Tirana. U thashė qė tė rrinė afėr Janullatosit dhe njerėzve tė tij, qė tė marrin vesh se ēfarė po ndodhte, se dinakėrisė greke nuk i dihej. Del Janullatosi nga ajodhima dhe grekėt e duartrokitėn, kur papritur pas 2-3 minutash fillon ceremonia pėr ta zgjedhur kryepeshkop. Rregulli ishte qė tė thoshim anaksios, nėse kryepeshkopi nuk ishte i dėshiruar pėr besimtarėt, dhe ne ashtu thamė, tre herė, nė kėtė pikė, ceremonia duhesh anuluar. Por, grekėt filluan tė kėndojnė kėngė greke dhe ne nga ana jonė filluam tė kėndojmė kėngė patriotike, deri edhe himnin e flamurit e kėnduam.
Por nga ana tjetėr pretendohet se kundėrshtarėt kanė qenė pak veta, madje kanė akuzuar se kanė qenė edhe myslimanėt qė e kanė prishur ceremoninė?
Nuk ėshtė e vėrtetė qė ishim njė grup njerėzish. Ne ishim shumica dėrrmuese tė pranishėm nė kishė. Madje nė njė moment, si pėr tė treguar se ishim tė vendosur, u kapėn tė gjithė pėrkrahu ndėrsa kėndonim. Atėherė ishte ende gjallė patriotizmi, nuk ėshtė si sot, qė nuk ka patriotizėm fare. Ndėrsa njė djalė i gjatė nga familja Zaharia, po rrinte me shpinė, prapa krahėve tė mi. I thashė qė tė kthehej, por ai mė tha se do tė ruaj se kėtyre grekėve nuk i dihet. Situata u acarua shumė. Nė njė moment njė prift grek, mbėshtetės i Janullatosit, vjen nga ana e djathė, pikėrisht te litarėt ndarės. Ai e tėrhoqi nga krahu njė besimtar, njė djalė i ri, por ai me atė dorė qė kishte nofullave dhe e hodhi tej te grekėt. Nuk u bė mė pėrplasje. Nė vazhdonim tė kėndonim kėngė patriotike, ata nuk kėndonin mė, zėri i tyre u shua. Ndėrsa ishte kjo situatė, vjen njėri e na thotė qė Janullatosi nuk ėshtė nė kishė. Ai kishte ikur, grekėt e morėn vesh kėtė gjė dhe filluan tė ikin njė e nga njė nga kisha. Ndėrsa ata iknin ne vazhdonim t'i kėndonim kėngėt tona m'u afėr veshėve tė tyre. Nė kėtė mėnyrė kurorėzimi nuk u bė nė kishė, por nė hotel "Tirana", atje ku ai kishte ftuar grekė dhe shqiptarė mbėshtetės tė tij.
Besimtarėt qė mbėshtesin autoqefalin kanė vėnė re se pas marrjes sė drejtimit tė Kishės Orto-dokse nga ana e Janullatosit ėshtė hequr fotoja e Fan Nolit nga ambientet e saj. Cila ėshtė e vėrteta?
Nė kishėn e Bostonit, At Artur Liolini ka njė pikturė tė bukur tė Fan Nolit. Njė kopje e saj gjendej dhe nė kishėn e Tiranės. Dy ditė pas ardhjes sė Janullatosit, ajo pikturė u hoq nga vendi kryesor qė zinte. Kur shkova njėherė nė kishė i pyeta priftėrinjtė se ku e keni pikturėn, kur mė treguan se e kishin vendosur nė njė dhomė tė vogėl, 'mirė qė nuk e keni vėnė nė VC'.
Besimtarėt ortodoksė shqiptarė kanė pasur gjatė gjithė kohės njė pikė referimi mjaft tė vyer pėr tė ardhmen e tyre, siē ėshtė Kisha Ortodokse Autoqefale e Bostonit, kishė e ngritur nga Fan Noli, qė e vazhdon mė tej At Artur Liolini. Pse nuk e bėri ringritjen e ortodoksisė kjo kishė?
At Artur Liolini kur erdhi nė Shqipėri na tha njėherė nė hotel "Dajti", "kini kujdes mos tė vijė ndonjė klerin grek, ata janė tė poshtėr dhe do tė gjeni belanė me ta". Kur isha nė kishėn e tij nė Boston, i thashė se pse nuk erdhe ti tė ngrije kishat tona dhe ortodoksinė shqiptare. Ai mė tregoi pėr vizitėn e tij nė Shqipėri mė 1990, kur takoi edhe Ramiz Alinė. Ky i fundit gjatė takimit i kishte thėnė se nė Shqipėri do tė lejohej feja dhe kėrkohej ndihma e Kishės Ortodokse Autoqefale e Amerikės pėr tė ringritur kishėn. Liolioni i ėshtė pėrgjigjur se do ta bėnte kėtė punė, por i duhej kohė deri sa tė zgjidhte zėvendėsin nė kishėn e Amerikės dhe tė pėrgatiste terrenin si atje pėr tė ikur si kėtu pėr tė ardhur. Lionili nė takimin qė pata mė tha se priste qė ta thėrrisnin tė vinte, pasi kėshtu ishte lėnė edhe me udhėheqėsin e fundit tė komunizmit. Por, kur ai kishte marrė vesh qė qeveria shqiptare kishte rėnė dakord qė tė sillte nė Shqipėri si ekzark kėtė Janullatosin, qė me shėrbim ishte nė Afrikėn e Jugut, prandaj dhe nuk erdhi mė nė Shqipėri pėr njė mision tė tillė.
Po mė pas ēfarė ndodhi?
Po me sa mora vesh unė, Janullatosi ia ka mbyllur gojėn mirė edhe atij nė Amerikė. Njėherė mė patė thėnė At Arturi se 'ne jemi me ju, por s'mund tė dalim hapur se shumė nga financuesit tanė janė grekė. Tani At Arturi ka bėrė tė kundėrtėn, ai ėshtė lidhur me Janullatosin e quan tani atė si "Krisht pėr Shqipėrinė". Kam shkruar artikuj kundėr tij, pėr ndryshimin e qėndrimeve qė ai ka pasur sa i takon Autoqefalisė, por nuk m'i kanė botuar.
Cilėt janė marrėdhėniet tuaja me Kishėn Ortodokse aktuale?
Njė vit e gjysmė mė parė mė trokitėn nė portė. Ngadalė e hapi derėn dhe shoh katėr priftėrinj. Mė kėrkojnė qė tė bisedojmė sė bashku. Njėri prej tyre, qė duket se ishte caktuar tė fliste filloi kėshtu bisedėn "Hirėsia e tij ka respekt pėr ju dhe ne kemi ardhur qė ju tė vini nė gjirin tonė". Kur bėja shkrime kundėr Janullatosit, ku i fundit i pėrgjigjej me replika, por kjo mė jepte mė shumė material qė t'i pėrgjigjesha. Nė njė moment e kuptoi shpejt, se kėshtu do ishte ai qendėr sulmi, kėshtu qė nuk m'u pėrgjigj mė. Priftėrinjtė qė erdhėn nė shtėpi, pėrdorėn kartėn e tyre tė vjetėr "ardhja e juaj nė gjirin tonė do tė jetė njė gjė e mirė pėr ne dhe pėr ju", duke mė lėnė tė kuptoj anėn financiare. Kur mė tha kėshtu e vetmja gjė qė mė duhej tė bėja, ishte qė t'i nxirrja jashtė me shkelma, por nuk e bėra. Si dėshtuan nė bisedime, njėri prej tyre mė kėrkoi tė di se ku e kisha ikonėn, sepse ėshtė rregull qė nėse bekohej ikona, ajo shtėpi ėshtė e bekuar. Por, nėna ime kishte njė kėnd tė vogėl, me njė ikonė dhe njė kandil, ku edhe falej. Kur panė kėndin ku i ēova, ata duket dėshtuan sėrish, pasi kujtonin se unė isha ateist dhe kishin pėr ēfarė tė mė sulmonin. Njėri prej tyre qė ishin nė shtėpinė time ka ngritur Kishėn Autoqefale Ortodokse Shqiptare nė Kanada, qė ėshtė njė kishė kundėr pranisė sė Janullatosit nė vendin tonė.
Ju keni qenė pėr mėse gjashtė vjet kryetar i Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė Ortodokse Shqiptare. Cilat kanė qenė pėrpjekjet tuaja pėr ta mbrojtur kėtė autoqefali?
Me mbėshtetjen e disa shqiptarėve nga Amerika filluam tė nxirrnim njė gazetė, 'Autoqefalia Ortodokse Shqiptare'. Por nė njė moment ata nuk na sollėn mė para kėshtu qė e nxora me shpenzimet e mia edhe disa numra dhe mė pas u shua.
A mund tė renditen dhe nisma tė tjera?
Njė pėrpjekje tjetėr e jona ishte qė tė shkollonim priftėrinj shqiptarė pėr t'i vėnė nė krye tė kishės. Kisha maqedonase ėshtė e pavarur nga ajo Patriarkana e Stambollit, kėshtu qė i kėrkuam kryepeshkopit atje nėse mund tė sillnim njė njeri tonin pėr ta shkolluar dhe pėr ta bėrė drejtues tė Kishės. Ata ranė dakord dhe me ndėrmjetėsinė e Sejfi Protopapės, qė na ndihmoi nga ana financiare, dėrguam nė Maqedoni, Nikolla Markun. Atje ai u kurorėzua si prift, mori dokumentin e duhur dhe do bėhej ceremonia e kurorėzimit tė tij nė Kishėn e Elbasanit. U mblodhėn shumė njerėz nė kėtė ceremoni. Unė shkova, edhe pse u helmova ēuditėrisht pak orė para fillimit tė ceremonisė. Janullatosi solli nė kėtė ceremoni njė prift shqiptaro-amerikan. Ky mori fjalėn dhe foli kundėr veprimit qė po bėnim nė Kishė. Ne e nxorrėm pėrjashta, nga forca e shtyrjes ai ra nė kalldrėm. Qė nga ai moment ai iku nga Shqipėria.
A jeni anėtarė i kishės ortodokse dhe pse kur flitet pėr ortodoksinė gjithnjė duhet tė ketė patjetėr lidhje tė ngushtė me Greqinė. A ka pasur ortodoksė qė e kanė kundėrshtuar politikėn e saj?
Unė nuk jam anėtar i kėsaj kishe qė drejtohet nga Janullatosi, edhe ndonjėherė qė shkoj mė shohin shtrembėr. Njė pjesė e madhe e anėtarėve tė Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė kanė vdekur, pak nga ne kanė mbetur ende gjallė, ata kanė qenė gjithnjė kundėr vėrshimit tė priftėrinjve grekė nė kishėn tonė. Sa pėr familjen time, ne jemi familje me tradita tė forta fetare, por njėkohėsisht dhe patriotike. Babai im ka qenė Kosta Bidoshi, komandat i pikės kufitare nė Kakavijė. Ėshtė ai qė hetoi dhe zbuloi se kush e vrau gjeneralin italian, Telinin, qė ishte drejtues i komisionit ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin e kufijve. Grekėt akuzuan pėr kėtė vrasje shqiptarėt, tė cilėt nga ana e tyre ngritėn njė komision pėr tė hetuar ngjarjen dhe nė krye tė tij ishte Mehdi Frashėri. Ky i kėrkon babait tim, qė tė gjente se kush e kishte vrarė gjeneral Telinin, pasi kishte shkaktuar njė incident ndėrkombėtar njė vrasje e tillė. Babai im i kėrkon Frashėrit njė qese me napolona qė ta zgjidhte ēėshtjen. Pasi mori vesh se ishte njė bandė grekėrish nė kufirin mes Shqipėrisė dhe Greqisė qė vepronin tė lirė, im atė mobilizoi 24 burra shqiptarė, aq sa kishte anėtarė kjo bandė. Kreu i kėsaj bande kishte njė tė dashur nė fshatrat shqiptare, Frosinėn. Ai vendos qė tė hyjė nė Shqipėri edhe pse ishte paralajmėruar pėr rrezikun qė mund t'i kanosej. Skuadra e tim eti kishte vetėm njė urdhėr, as 'ndal', as 'mos lėvizni', por vetėm zjarr. Dhe tė gjithė banda greke u vra. Kur erdhi komisioni ndėrkombėtar pėr hetimin e vrasjes sė gjeneral Telinin, im atė u tha qė kėta ishin vrasėsit e vėrtetė. Anėtarėt e komisionit i kėrkuan tė dinė se ku e mbėshteste kėtė fakt, ai me njė shkop i nxori nga xhepi sahatin prej ari, dhe njėri prej tyre tha "ah, il orologio dell nostro generale". Kjo ishte familja Bidoshi. Xhaxhai im, Vasil Bidoshi, ishte pėrfaqėsues i Gjykatės sė Diktimit, siē ėshtė sot Gjykata Kushtetuese, qė mori pjesė nė kurorėzimin e kryepeshkopit Visarion Xhuvani.
Por pėr Janullatosin ēfarė mund tė na thoni, sa ėshtė ai i pėrfshirė nė jetėn kishtare, por edhe politike?
Siē e thashė, ai erdhi si i pėrkohshėm nė vendin tonė, por me mėnyrėn e tij arriti tė qėndronte kėtė, nė sajė edhe tė ndikimit tė fuqishėm tė kishės greke. Janullatosi flet shumė herė pėr dashurinė qė duhet tė ketė njeri pėr njeriun, apo se Zoti i do shqiptarėt. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė unė pyes, se kur zoti na i dashka shqiptarėt, pse ai nuk ndėrhyri asnjėherė kur qeveria greke dėbonte nga vendi i tyre emigrantėt. Se siē e dini, ēdo politikan i lartė grek qė vjen nė Shqipėri, shkon e takon patjetėr dhe Janullatosin. Pse nuk i tha njėherė ai, qė zoti i do shqiptarėt, kėshtu qė grekėrit tė mos i dhunonin ata. Sa kemi parė emigrantė tė dhunuar, tė rrahur, tė poshtėruar nė kufijtė tanė. Kjo ėshtė ajo qė mund tė them pėr Janullatosin.
Kėtė artikull e kam per Cacin, dhe mbėshtetėsit e tij.
Krijoni Kontakt