Kur une shkruaj, ti lexo e meso se ndryshe nga ty, une nuk shkruaj atje ku nuk me takon te shkruaj, e nuk shkruaj per gjera qe nuk i njoh e di. Dhe asnje komunitet tjeter fetar ne vend nuk i vjen as afer per nga tradita, vlerat e virtytet, komunitetit orthodhoks, qe ti nuk i perket.Po ju kush jeni qe percaktoni se kush i perket komunitetit ortodoks
Kristo Frasheri eshte komunist. Kristo Frasheri eshte ateist. Kristo Frasheri eshte edhe nje nga njerezit qe orkestruan, propoganduan dhe indoktrinuan dy breza shqiptaresh me frymen ateiste dhe frymen anti-fetare. Ky eshte njeriu qe shkruajti veprat e shokut Enver. Ky eshte njeriu qe shkruajti librat e historise se shkollave 8-vjecare e te mesme shqiptare ne te cilat jo vetem qe u fshine nga kujtesa shekujt e traditave fetare ne vend, por u mesonte femijeve se feja ishte nje e keqe e madhe, dhe nese hasnim traditen e fshehte fetare ne familje, femijet duhet ta denonconin tek Partia. Ky eshte njeriu qe ne 1967 i propogandonte rinise shqiptare qe te "shkaterronin kishat e xhamite ne vend". Intelektuale te tille qe ishin vegla te rregjimit Partia e shoku Enver i dergonin ne rrethet nga vinin (ne rastin e Frasherit ne Permet), qe te orkestronin sulmin dhe shkaterrimin e kishave dhe xhamive ne menyre qe historia shqiptare te mos regjistronte te verteten, qe keto Kisha e xhami u shkaterruan nga shteti komunist, por u shkaterruan "nga masat demokratike te njerezve".
Ky eshte njeri i pacipe dhe nje genjeshtar i madh pasi duke qene permetar, duke qene edhe gati 90 vjec, nuk ka kurajon qe te pranoje edhe te verteten qe e njohin gjithe permetaret e bashkemoshataret e tij, qe ajo qe ai quan "shtepi kulture" ne Permet eshte "Kisha e Shen Marise se Pazarit". Kete gje e njohin gjithe permetaret e vjeter dhe jane ne gjendje ta deshmojne edhe sot e kesaj dite. Kisha u uzurpua me dhune nga shteti komunist, dhe ka edhe nje histori te vecante qe une e kam degjuar ne Permet per kete Kishe. Asnje permetar i vjeter nuk denjoi qe te vinte dore i pari mbi Kishen e Shen Marise. Doli vetem nje permetar komunist, si trim, qe te vinte dore mbi Kishen e te hiqte derrasen e pare te catise se Kishes. Dhe pas tij, shkuan vetem komunistet dhe njerezit e ardhur nga Tirana per te prishur Kishen. I njejti person qe i pari vuri dore mbi Kishen, si per tu treguar njerezve qe Zoti nuk ekziston e une nuk i kam friken Zotit, u keput mu para Kishes me atak ne zemer ne moshe te re mu para Kishes teksa ecte me nje mikun e vete xhiro ne bulevardin kryesor te qytetit. Permetaret e tregojne kete si histori femijeve te tyre, qe asnjehere te mos vene dore mbi Kishen se e marrin ndeshkimin jo nga njerezit por nga Perendia. Dhe ndeshkimi i Perendise per mekatet ndaj Kishes shkon deri ne 6 breza.
Kristo Frasheri e kompani jo vetem qe nuk eshte penduar per mekatet e jetes se tij, mekate qe nuk kane marre ne qafe nje njeri te vetem por nje popull te tere, por edhe ne moshen e pleqerise, edhe sot e kesaj dite ne demokraci, nga ato qe ai shkruan e thote deshmon qe ai jo vetem nuk eshte penduar per mekatet e tij, por ai i mbron ato mekate dhe e sulmon edhe sot e kesaj dite Kishen Orthodhokse me te njejten fryme anti-kishtare e anti-fetare si 50 vjet me pare.
Shkoni e pyeteni plakun Frasheri, a ke shkuar ndonjehere ne Kishen Orthodhokse te prinderve te ty ne keto 20 vjet demokraci? Shkoni e pyeteni plakun Frasheri a do te varroset me sherbimet fetare orthodhokse nga Kisha sic i ka hije nje orthodhoksi, apo do te varroset pa to? Te isha une ne pozitat e Kryepeshkopit Anastas, une do ta shpallja heretik dhe do ta shkisheroja Kristo Frasherin, pasi jam i bindur qe prinderit e tij besimtare e kane pagezuar ate ne Kishe ne femijerine e tij.
Kristo Frasheri e kompani, do ta marrin ndeshkimin nga Perendia per te gjitha sulmet e tyre mbi Kishen. Cfare kane mbjelle ne kete bote, do te korrin ne ate boten tjeter qe Frasheri shume shpejt do te zbuloje! Dhe te tille njerez qe edhe ne moshen e flokeve te bardha nuk pendohen per mekatet e tyre, jane per te ardhur keq dhe jane misherimi i se keqes.
Dhe ne rastin e Kishes se Shen Marise se Pazarit ne Permet, Frasheri nuk eshte duke sulmuar Kryepeshkopin, Frasheri eshte duke u perpjekur te mbuloje krimin e tij pas 50 vjetesh.
Albo
Krijoni Kontakt