Close
Faqja 15 prej 23 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 225
  1. #141
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Eshtrat djegin Frasherin, ne besueshmerine e tij per patriotin hardline. Sikurse tek kjo pike, qe shihet lehte, ai eshte kontradiktor edhe subjektiv gjate gjithe shkrimit te tij kundra Janullatosit.
    Asgje kondradiktore nuk pame tek shkrimi i frasherit, je ti dhe grekofonet e tjere qe shikoni kontradikta ne endrat tuaja.

    Ai ka kohe qe ka ngec mes ceshtjes se autentikeve dhe jo-autentikeve, jo vetem ke eshtrat, por edhe tek deklarata e pavaresise. I beri corbe te gjithe.
    Po pra, po te verteton ty dhe ne te tjereve se perderisa ceshtja ktu mban era mashtrim, atehere mbas gjith kesaj fshihet nje qellim i lig qe ti bashk me grekofonet e tjere te forumit mundoheni te argumentoni te kunderten duke bere lojra fjalesh, jo ti perulet eshtrave te ushtareve grek, jo eshte kondadiktor e budallalleqe te tjera me oke, pa sjellur asnje kundra-argument te mirfillt per ato qe ka thene frasheri. llogje llogje e vetem llogje......

    Fundja fundit te gjith ne Shqiptaret e dime shum mire se ca roli luan Janulla dhe kisha greke ne Shqiperi. Nuk e kuptoj se cfare kerkoni ju grekofonet te na vertetoni ktu ne forum....?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga morrison : 17-10-2010 mė 01:27

  2. #142
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    O djali , nuk ka etnicitet fetar ! E di ti kuptimin e fjales "Etni" ? "Etni" eshte shqip dhe ka lidhje me "ATIN" dhe "ETNIT" (shumes) qe do te thote preardhje "gjaku" ose "fare" dhe nuk ka lidhje me fene , por me "genin" . Cfare po na prallis per te na "mbushur" mendjen ? Po kujton se ke te besh me ata "shqiptaret" analfabete tani ?

    Me shume respekt per njerezit qe lexojne kete forum dhe per anetaret e forumit !

    Nuk paska etnicitet fetar (religious ethnicity)?!

    Shiko, a do mbarojne ndonjehere te squtet e ketij forumi?!

    http://en.wikipedia.org/wiki/Religious_nationalism

    In Orthodox Christian countries formerly under the rule of the Ottoman Empire, nationalism often has a strong religious component. For example, the population exchange of the Treaty of Lausanne was done on a purely religious basis, with the Orthodox Christians of western Anatolia considered to be Greek even if they were monolingual in Turkish, while conversely Hellenophone Muslims were regarded as being Turks.

    Nqs ke verejtje per website-n, ka faqe te tjera

    http://onenessbecomesus.com/religiousethnicity.pdf



    Per ke e ke fjalen per te respektuar, ti? E ke pare se me cfare fjalori rrugacerie rrospiesh bishtperdredhurash ka Kavir kur perdor emrin e Janullatos, kreun e nje institucioni ligjor fetar?



    Prandaj, kur te permendni kreun e nje komuniteti fetar, kujdes se si shkruani, rrini sust, nqs deshironi, qe pervec se injorante mos te behni edhe qesharake!


    P.S, po qe per etnicitet fetar, eshte e habitshme se si "patriote" me idenitet laik-musliman kane ne fjalorin e tyre anti-ortodoks nuanca te forta me prapavija paragjykimesh fetare, konkretisht mulsimane.
    Kur te talleni me fene, talluni me traditen e familjes suaj (muslimane), profetin tuaj muhamed, librin tuaj, kuranin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 17-10-2010 mė 15:25

  3. #143
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga morrison Lexo Postimin
    Asgje kondradiktore nuk pame tek shkrimi i frasherit, je ti dhe grekofonet e tjere qe shikoni kontradikta ne endrat tuaja.
    Kontradiktore eshte, se nuk ka njeri te thote nje here qe eshtrat e ushtareve jane sebep per pretendime territoriale, pra e pranon qe kauza e tyre nuk eshte vetem anti-fashizmi, dhe nga ana tjeter thote se u perulet eshtrave.

    Pra, Frasheri nuk thote se per te ushtaret greke rane per anti-fashizem. Perkundrazi eshte i ndergjegjshem per implikimin qe sjell rritja e numrit te tyre.

    Atehere, tju bej nje pyetje juve frasherioteve, sa duhet te jete numri i eshtrave ne menyre qe juve tu peruleni atyre ne ekskursion-pelegrinazhin qe do beni tek ta, me ndergjegjen e paster se numri i tyre nuk implikon territorin..?

  4. #144
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin

    Prandaj, kur te permendni kreun e nje komuniteti fetar, kujdes se si shkruani, rrini sust, nqs deshironi, qe pervec se injorante mos te behni edhe qesharake!
    Te kujt komuniteti mor bir, atij ortodokso-grekofon ? Se komunitetin ortodoks shqiptar nuk besoj se e perfaqson Janulla yt. Jeni katandis si magjypet arab, ata me Arunin dhe ju me Janullen.

    Gjithmon kam qene i mendimit se te krishteret jane me te civilizuar sesa myslymanet ktu ne Shqiperi, por paska vlejtur vetem per katoliket, se ju ortodokset i vetmi ndryshim qe keni me myslymanet eshte qe nuk merrni abdes.... Ata e shesin dinjitetin per Ibn Abas Mahmud Al Rashid...., ndersa ju per Janullas Anastas Palikaras Capraz...

    Per mua jeni njesoj, ata mbeturina te evgjiteve arab, ndersa ju mbeturina te magjypeve grek.

    sa per kte qe thua me poste:

    Kontradiktore eshte, se nuk ka njeri te thote nje here qe eshtrat e ushtareve jane sebep per pretendime territoriale, pra e pranon qe kauza e tyre nuk eshte vetem anti-fashizmi, dhe nga ana tjeter thote se u perulet eshtrave.
    Me te vertet kujton se ne Shqiptaret jemi kaq naiv, qe mbas 65 vjetesh propagande kanibaliste nga monenklatura komuniste, te biem pre e spekullimeve te tua mbi shprehit e Frasherit. Eshte shume e qart qe Frasheri thot se nese ato me te vertet jane eshtrat e ushtareve grek dhe nese ata paskan ardhur per ne Shqiperi ne mbrojtje te atdheut te tyre Greqise (se ca donin ne Shqiperi per te mbrojtur atdheun e tyre vetem ju grekofonet mund ta argumentoni) atehere dhe ai vete do perulesh para eshtrave te tyre, por gjithmon vetem nese eshte e vertet dhe prandaj e thot, qe te veri ne dukje mashtrimin dhe ta veri ne prove Janullen qe ta vertetoj kte fakt. Kurse ti na derdellit poshte e lart si kumarxhi qe tha ashtu apo tha keshtu.... Aaa te lutem shume... jo te tallesh dhe me intuiten tone. Ca kujton ti, se po flet me vehabista apo me fshatar grek...?

    Tani vazhdo prap e bjeri fyellit me nje vrim, vazhdo vijen e partis.... se Janulles me opozite Arun Jahjan.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga morrison : 17-10-2010 mė 16:39

  5. #145
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Nga Paragjykimi tek Shpifja, Korēa i pėrgjigjet z. Kristo Frashėri

    Kushdo e mban mend mirė se gjatė viteve 90, gazeta tė ndryshme tė shtypit shqiptar dhe Mas Medias, pėrgjithėsisht, kanė qenė tejet tė mbushura me artikuj, pronocime dhe daklarata qė nė qendėr tė tyre kishin Kryepeshkopin Anastas tė Kishės Orthodhokse Autoqefale te Shqipėrisė, artikuj me tema tėrėsisht bajate deri tė neveritshme, me autorė shpesh pseudointelektualė, pseudopatriotė dhe mbi tė gjitha dashakeqė ndaj Besimit Orthodhoks. Pėrgjithėsisht kudo flitej pėr kalė troje, pėr gjėmėn e madhe qė e kishte gjetur Kishėn Orthodhokse, qė nė krye tė saj kishte njė Kryepeshkop, mėkati i vetėm i tė cilit ishte pėrkatėsia etnike. Ky ishte elementi kryesor dhe i vetėm i aludimit mbi shumė tė kėqija qė do ta gjenin kombin tonė dhe Kishėn Orthodhokse. Shumė nga artikuj shkruesit apo edhe organizatorėt e ndonjė tubimi mjeran, sot pothuajse janė harruar dhe megjithėse nė atė kohė mund tė konsideroheshin edhe si potenciale nė efiēencė apo edhe nė pritje pėr politikėn dhe shoqėrinė shqiptare sot nuk po dėgjohen mė.

    Paralelisht me kėto zėra nė mbrojtje tė veprės sė hirėsisė sė tij Anastas, u ngritėn mijėra besimtarė, intelektualė dhe njerėz tė thjeshtė pavarėsisht pėrkatėsisė fetare. Me kalimin e kohės kur gjykatėsi mė i drejtė, koha, me dėshmimtarė veprat e hirėsisė sė tij, ju dhanė atyre tė drejtė, konsiderohet keqdashėse pa asnjė justifikim risjellja e temave tė tilla nė vėmendje tė publikut shqiptar. Tė vjen vėrtet ēudi kur lexon artikujt e botuara nė “Gazeta Shqiptare”nė mėnyrė tė njėpasnjėshme tė zotit Kristo Frashėri, kundėr kryepeshkopit Anastas. Nuk kemi ndėrmend tė ndalemi tek akuzat qė u botuan nė to, pasi nė mėnyrė pėrbledhėse, tepėr tė sinqertė dhe me vėrtetsi, morėn njė pėrgjigje ekselente nga kryepeshkopi. Ajo qė na bėn pėrshtypje dhe na fyen ne si besimtarė orthodhoksė tė njė Kishe tepėr tė konsoliduar, inekzistente mė parė dhe tashmė me autoritet dhe reputacion ndėrkombėtar, falė kryepeshkopit, ėshtė fakti se megjithėse faza e parė e mosnjohjes dhe e paragjykimit deri diku ndoshta tė justifikuar pėr Kryepeshkopin Anastas ka kaluar dhe veprat kanė treguar tė kundėrtėnė e atyre qė u shkruan pėr vite me rradhė, pėrsėri vėrejmė tė gėlojė prirja pėr tė denigruar figurėn e kryebariut tonė.

    Shumė prej nesh u ndodhėm nė Kishėn e Tiranės, atė ditė tė madhe tė 2 Gushtit 1992, tė Fronėzimit tė Hirėsisė sė tij, kishim shkuar atje tė gjithė ne korēarėt qė pėr dhjetvjeēarė tė tėrė, kishim mbajtur tė gjallė besimin, duke pėrfaqėsuar ata qindra gjyshėr, gjyshe e prindėr, qė ditėn ta ruanin tė gjallė besimin tek Kisha Orthodhokse dhe qė fshehurazi na e kishin pėrcjellė duke krijuar gjithmonė gjatė viteve tė egra tė diktaturės shoqėrinė e tė krishterėve nė qytetin e Korēės. Tė gjithė ne atje njėzėri bėrtitėm Aksios dhe mbytėm britmėn e ngathėt dhe djallėzore tė disa njerėzve tė papėrgjegjshėm qė vetėm atė ditė ndoshta panė derėn e kishės, pasi as mė pėrpara nuk e kishin parė dhe as besoj ta kenė parė mė qė atė ditė, pėr faktin e thjeshtė se ose i pėrkisnin besimeve tė tjera, dhe janė pinjollė tė atyre qė realisht kanė fituar titullin me bėmat e tyre tė luftonjėsve tė Orthodhoksisė, ose ishin ateistė qė asnjėherė nuk kishin treguar ndonjė interes pėr besimin.

    Ēdo i krishter i mirė ėshtė edhe patriot i mirė, por jo vetėm kaq, pėrderisa beson tek jeta e pėrtejshme duhet sė pari qė tė aspirojė atdheun e pėrbashkėt tė tė drejtėve qė ėshtė nė qiell afėr Zotit, kjo ėshtė arsyeja qė gjėrat duhet tė thuhen siē janė dhe jo tė gjymtohen. Pikėrisht ata qindra zėra qė pohuan denjėsinė e Kryepeshkopit Anastas, donin pėrparimin e Kishės dhe tė Besimit, koha tregoi se kishin tė drejtė, denjėsia e tij u sprovua nė kalvarin e gjatė tė ringritjes sė gjithēkaje qė kishte tė bėnte me besimin si dhe me kontributin e tij tė paēmuar nė momentet mė deēizive qė kaloi vendi dhe populli ynė. Na habit fakti se tema bajate tė trajtuara 18 vjet mė parė me bazė paragjykimin dhe shpifjen rivijnė nė vėmendje tė lexuesit nėpėrmjet citimeve tuaja duke u bėrė ofenduese. Kjo tregon se pėrsėri segmente tė erėta janė vėnė nė efiēencė kundėr besimit, sepse nuk e kuptojmė dot se si edhe sot mbas 18 vjetėsh arrihet tė deformohet ēdo fakt dhe tė trumbetohet gjoja jokanonizmi i atij qė ngriti e rikrijoi Kishėn tonė Orthodhokse me tre mitropolitė shqiptarė dhe njė arvanit, qė ndoshta do parapėlqenit ta quanit edhe atė tė huaj. Nuk dimė ndonjė patriot tė mirė, shqiptar me gjak tė kulluar ndėr politikanė apo edhe intelektualė qė pėrveē fjalėve tė ketė bėrė diēka realisht pėr popullin dhe vėndin e vuajtur, nė kėto 20 vjet, diēka qė ti shėrbejė njė popullate apo qoftė edhe njė komuniteti tė caktuar, pa ndonjė pėrfitim, pa u bėrė milioner nga hiēi, nuk dimė bile as ndonjė patriot shqiptar tė zjarrtė tė diasporės tė ketė vėnė qoftė edhe njė tjegull nė ndonjė kishė tė vendit, apo tė ofronte shėrbimet e tij tė pėrhershme kėtu.

    Pėrkundrazi ėshtė ky i “huaj” qė diti ta ringrinte dhe ti jepte njė autoritet qė kurrė nuk e ka pasur nė arenėn ndėrkombėtare Kishės sonė Orthodhokse dhe pėr pasojė vendit tonė. Ky i “huaj” dorėzoi qindra priftėrinj shqiptarė, tė arsimuar nė shkollėn teologjike shqiptare qė me aq mundim e ngriti qė me ardhjen e tij kėtu, ky i “huaj” ringriti kishat tona tė shkatėrruara kudo edhe nė Pėrmet, kisha e shėn Marisė atje duhet tė funksionojė, bėhet fjalė pėr njė kishė historike pėr tė cilėn flet edhe Kodiku i Shenjtė i Mitropolisė sė Korēės. E pra, restaurimi i vlerave nuk mund tė quhet sakrilegj apo krim kombėtar, e kundėrta kthimi i shtėpisė sė Zotit nė vatėr culture, ka qenė njė veprim i turpshėm dhe kur e drejta e Zotit vihet nė vend nga njeriu ju pėrpiqeni tė fajėsoni. Pra puna dhe jo guna ėshtė ajo qė pėrcakton njė njeri, kualitetin dhe predispozicionin e tij. Mendojmė se tė flasėsh me gjuhėn e fillimit tė vitit 90 pėr njė figurė tepėr tė nderuar ėshtė njė anakronizėm dhe njė dashakeqėsi. Kryepeshkopi Anastas i duhet Kishės sonė Orthodhokse dhe do tė qėndrojė Kryebari shpirtėror deri nė fund pėrderisa atė e duan dhe e vlerėsojnė ata qė pėrbėjnė realisht grigjėn e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre etnike. Nga pėrvoja e baltologjisė tė viteve 90, kemi kuptuar se nė shėnjestėr tė goditjeve nuk ėshtė aspak ai, por Besimi dhe Kisha jonė Orthodhokse e ringritur prej tij. Kėtė gjė e di kushdo, tashmė mė tepėr se atėherė kur u ndėrtuan edhe ligje pėr ekstradimin e tij, mjafton tė kujtojmė rezultatin e votimeve pėr Referendumin nė vitin 1994, kur tė paktėn nė qytetin e Korēės tė krishterė dhe myslymanė, tė majtė dhe tė djathtė, votuan kundėr, vetėm pėr arsye tė nenit qė rrezikonte qėndrimin e hirėsisė sė tij nė krye tė Kishės Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.

    Koha tregoi se ata kishin tė drejtė nė kėtė pikė, tashmė kur kanė kaluar kaq vjet qysh atėherė dhe Institucioni i Kishės Orthodhokse Autoqefale ka qenė nė vend njė faktor paqeje, mirėkuptimi, ndihme dhe shprese pėr tė gjithė popullin tonė, dhe kjo falė kryepeshkopit Anastas. Simpatia e atėhershme ndaj personit tė tij ėshtė kthyer nė njė bindje tė thellė pėrsa i pėrket misionit tė tij tė vetėm qė kryen kėtu, atij tė kryebariut shpirtėror. Pavarėsisht keqinterpretimeve, apo marrjes jashtė kontekstit tė prononcimeve tė tij, nė kėtė rast nga ana e njė historiani, dielli nuk mbulohet me shoshė. Kryepeshkopi ynė ėshtė kanonik tepėr i pėlqyer nga grigja e tij dhe i pa tė metė nė misionin qė i ėshtė ngarkuar. Eshtė e palejueshme zoti historian qė njerėzit tė shėrbejnė si valvola tė shfryrjes sė urrejtjes apo racizmit, pėr veprime apo situate qė fabrikohen tjetėrkund dhe akoma mė e pafalshme, kur vala goditėse e atij qė shėrben si valvol ju drejtohet figurave tė nderuara dhe aspak tė kompromentuara. Pėr ta pėrmbyllur na lejoni tė pėrdorim fjalėt e njė kleriku orthodhoks tė Amerikės mė parė mosbesues ndaj misionit dhe figurės sė Krepeshkopit Anastas, i cili mbasi pa veprėn e ndėrtuar prej tij nė Shqipėri tha se po tė ishte gjallė Fan Noli do tė thonte se nė personin e kryepeshkopit Anastas, Kisha jonė Orthodhokse Autoqefale Shqiptare pėrjetoi dėshirat dhe aspiratat e saj.

    DR.Vasil Tushi, DR.Pirro Gjanēi, Vangjush Themeli
    PR.Jonela Spaho, PR.Ilda Lubonja.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #146
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Pėrgjigje z.Frashėri nga pedagogėt e Akademisė Theologjike

    Kohėt e fundit janė shkruar disa artikuj tė cilėt nė mėnyrė tė deformuar i referohen personit dhe legjitimitetit tė fronėzimit tė Kryepiskopit Anastas. Pėr tė hedhur dritė mbi kėtė ēėshtje duhet parė zgjedhja e tij nė pėrputhje me Kanonet dhe Traditėn e Kishės, me “statutet” dhe kushtet historike, politike dhe shoqėrore. Rėnia e sistemit komunist dhe hapja ndaj proceseve demokratike tė vendit gjeti komunitetin orthodoks tė asgjėsuar nė lidhje me strukturėn institucionale dhe administrative.

    Nuk ekzistonte asnjė hierark, episkop, i cili do tė merrte pėrsipėr organizimin e kishės nė tė gjitha nivelet e aktivitetit tė saj. Dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme tė risillte nė ekzistencė autoqefalinė e saj, sepse nė qarqet teologjike dhe kishtare kishte zėra qė pretendonin suprimimin e autoqefalisė, nisur nga mungesa e Sinodit tė Shenjtė dhe pėr mė tepėr e njė episkopi. Si do tė vinte nė ekzistencė njė kishė pas ngjarjeve tė tilla? Kjo nuk ishte e parashikuar nė asnjė statut. Cili ishte i gatshėm tė merrte pėrsipėr kėtė mision? Kjo pėr faktin se episkopi sipas traditės dhe rregullave tė Kishės duhet tė jetė i pamartuar, me formim teologjik tė lartė, me pėrvojė dhe me dije tė shumanshme. Kjo situatė e krijuar kėrkonte qė tė gjendej zgjidhje, e cila tė ruante parimet kishtare, kanonet e saj, tė cila pėrbėjnė kushtetutėn e pakontestueshme pėr tė gjitha kishat orthodokse. Parimi themelor i Kishės Orthodokse ėshtė se: “nuk eksiton kishė pa episkop” (Shėn Ignati, shek.I-II, pėrcakton peshkopin si imazhin e Krishtit, manifestim i unitetit tė Kishės. Shėn Qipriani, shek.III, ne veprėn “De ecclesiae unitate” pėrcakton unitetin e kishės nė personin e episkopit, “ku ėshtė episkopi, atje dhe Kisha”). Organizimi i Kishės ėshtė hierarkik, ku organi mė i lartė ėshtė Sinodi i Shenjtė dhe funksionimi i saj rregullohet me anė tė kanuneve tė Sinodeve Ekumenike, i cili ka tė bėjė me ēėshtje tė adhurimit, jetės spirituale e morale dhe administrimin e saj.

    Gjithashtu njė veēori njohėse e kishave orthodokse ėshtė vazhdimėsia apostolike, e cila transmetohet me anė tė episkopėve. Komuniteti orthodoks nė Shqipėri, pėr shkak tė mungesės sė njė episkopi, e kishte tė pamundur pėrfaqėsimin nė mėnyrė kanonike e tė barabartė me kishat e tjera simotra dhe ngritjen e strukturave tė tij. Klerikėt e mbetur nga persekutimi i egėr ateist dhe laikėt e devotshėm me njohuri kishtare, tė cilėt pėrbėnin Kėshillin e Pėrgjithshėm tė KOASH-it, duke kuptuar situatėn e krijuar nga mungesa e njė episkopi iu drejtuan Patriarkanės Ekumenike mė 30 Maj 1992. Kjo kėrkesė vinte jo vetėm si pasojė e mungesės sė kandidatėve pėr episkop, por edhe nga pamundėsia pėr dorėzimin e njė episkopi, pasi sipas kanoneve tė kishės, “dorėzimi i njė episkopi duhet tė bėhet tė paktėn me pjesėmarrjen e dy episkopėve kanonikė” (Kanoni I i Apostujve).

    Patriarkana Ekumenike me respekt dhe ndjeshmėri tė veēantė pėr realitetin nė Shqipėri mbėshteti autoqefalinė e Kishės pas kėrkesės tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe ofroi zgjidhje konkrete. Kėshtu mė 24 Qershor 1992, Sinodi i Patriarkanės Ekumenike me unanimitet zgjodhi Fortlumturinė e tij, Anastasin, Kryepiskop tė KOASH-it, vendim me Nr. Protokolli 938. Zgjedhja e tij nė unanimitet plotėsoi kushtin e kanoneve tė shenjta (Kanoni IV i Sinodit I Ekumeni, Kanoni III i Sinodit tė VII Ekumenik). Mė 4 Korrik kemi vizitėn e pėrfaqėsuesve tė Patriarkanės Ekumenike nė Shqipėri, tė cilėt nė takimin e tyre me Presidentin e Republikės z. Sali Berisha morėn pėlqimin e tij. Pas zgjedhjes sė Kryepiskopit nė mėnyrė unanime dhe pas pėlqimit nga autoriteti i shtetit mė 12 Korrik Fortlumturia i tij shpalli pranimin, duke qenė i ndėrgjegjshėm se bėhej fjalė jo pėr ēėshtje pushteti, por shėrbim kryqi.

    Duke pasur parasysh njohjen e autoqefalisė sė Kishės mė 12 Prill 1937 me Tomos-in Nr. Protokolli 609 dhe 618 nėn emrin “Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipėrisė” dhe pėrkujdesjen e saj eklisiastike, kanonike dhe dogmatike, Patriarkana Ekumenike duhej pėrsėri tė rimerrte kėtė mision pėr ripėrtėritjen e autoqefalisė dhe njohjen e kėsaj kishe sipas kanoneve kishtare. Zgjedhja me unanimitet nga Sinodi i Shenjtė i Patriakanės Ekumenike dhe pranimi nga presidenti i Republikės krijuan kushtet pėr fronėzimin e Kryepiskopit mė 2 Gusht 1992 nė Kishėn “Ungjillėzimi” nė Tiranė. Zgjedhja dhe fronėzimi i Kryepiskopit Anastas bėri tė mundur njohjen zyrtarisht tė Kishės Orthodokse Autoqefale tė Shqipėrisė si nga kishat orthodokse simotra ashtu dhe nga organizmat e lartė evropiane dhe botėrore. Disa persona e vėnė nė dyshim realizimin e kėsaj ceremonie, ndoshta nga mungesa e njohurive tė praktikave kishtare. Fronėzimi i njė episkopi ėshtė njė ceremoni e cila pėrmban shpalljen e vendimit unanim tė marrė mė parė nga Sinodi i Shenjtė, nė rastin konkret nga Patriarkana Ekumenike, pėr shkak tė asgjėsimit tė tij nga regjimi i egėr komunist, pėrshėndetjen e episkopit qė fronėzohet dhe dorėzimi i skeptrit baritor, si simbol i pėrkujdesjes pėr grigjėn e Perėndisė, praktikė e cila u zhvillua nė katedrale nė prezencėn e klerit dhe besimtarėve dėshmitarė nga tė katėr dioqezat.

    Zhurmat e krijuara nga disa njerėz gjatė kėsaj ceremonie dhe tė cilat vazhdojnė ende sot tė veshura me mllefin qė veprimtaria antifetare e kurorėzuar me 1967 nuk arriti tė zhdukte besimin, me urrejtjen pėr zhvillimin e kishės dhe shoqėrisė, me zilinė pėr besimin e tė tjerėve nuk mund ta zhbėjnė atė. Zhurmat e tyre tregojnė se janė nė grahmat e fundit pėrpėlitėse pėr shkak tė hijes mortale tė ideologjisė sė tyre qė iu ka hidhėruar shpirtin. Gjithashtu shprehja tradicionale “aksios – i denjė” nė praktikėn e fronėzimit, ku vendimin pėr zgjedhjen e njė episkopi e merr sinodi, ka vetėm vlerė urimi dhe jo juridike e kanonike. Kėshtu, ata qė nuk uruan nė kėtė mėnyrė apo iu kundėrvunė njė urimi tė tillė, thjesht nuk iu bashkuan traditės sė kishės. Disa njerėz duke mos njohur mirė traditėn kishtare dhe duke pasur nė mendje fjalėn statut mendojnė tė ringrenė njė kishė vetėm me laikė. Na sjell nė mendje disa veprime tė shekullit tė kaluar, me dorėzimet jo kanonike apo mbledhje dhe konferenca vetėm nga laikė, tė cilat tė kujtojnė mbledhjet e partisė, qė zgjidhnin drejtues dhe jepnin direktiva. Njerėz tė tillė duke mos njohur traditėn kanonike dhe kishtare dhe duke mos gjetur mbėshtetje pėr kauzėn e tyre pėrpiqen tė shikojnė statutin si njė spirancė shpėtimi tė ideologjisė sė tyre.

    Tė dy statutet si ai i 1929 dhe 1950 janė miratuar nė dy sisteme politike nė pėrputhje me kushtetutat pėrkatėse dhe tė dekretuara nga kuadri shtetėror, i mbretėrisė (monarkisė) i pari dhe i diktaturės komuniste i dyti. Harrohet fakti qė statuti i vitit 1929 u zhvlerėsua nga Kongresi i vitit 1950 (5-10 Shkurt) duke u mbėshtetur ky veprim nė art.63 tė statutit tė vitit 1929, “i cili ndalon vetėm 3 nenet e para tė mos ndryshohen, tė mos modifikohen ose tė mos abrogohen”. Kėto nene tė rėndėsishėm sanksionojnė pozitėn, raportin e KOASH-it me kishat e tjera orthodokse ku ndėr tė tjera shprehin se: “kisha drejtohet nga episkopė kanonikė qė ruajnė tė pandryshueshėm kanonet e shenjta apostolike e sinodike si dhe traditėn e kishės. Ndėrsa neni 64 lejon tė ndryshohen nenet e tjerė, sigurisht me vendim tė njė kongresi tjetėr. Kongresi i vitit 1950, i cili ndryshoi statutin e vitit 1929, ishte njė kongres i ligjshėm, pasi nė tė merrnin pjesė episkopė tė zgjedhur nė mėnyrė kanonike, klerikė dhe laikė. E pėrmendim kėtė fakt pėr tė thėnė se pa pjesėmarrjen e episkopit dhe klerikėve nuk mund tė ketė njė kongres kleriko-laik dhe mė tepėr tė marrin vendime mbi organizimin e kishės.

    Por dhe statuti i vitit 1950 me dekretin e vitit 1967 (12 Nėntor) u abrogua. Nisja e proceseve demokratike pas viteve 90-tė me lejimin e lirisė fetare hasi nė njė situatė ku aplikimi i kėtyre dy statuteve pėr funksionimin e kishės ishte i pamundur. Njė statut pėr njė kishė autoqefale pėrbėn njė akt themelor juridik nė tė cilin mbėshtetet organizimi administrativ i saj pėr mirėfunksionimin e jetės shpirtėrore. Natyrisht njė statut i tillė duhet tė bazohet mbi kanonet e Sinodeve Ekumenike dhe t'i pėrshtatet rrethanave historike, pa shkelur frymėn e tyre. Ashtu si riorganizimi i shtetit pas viteve 90-tė nuk iu rikthye kushtetutave tė mėparshme, pasi ato nuk i pėrgjigjeshin realitetit tė ri, kėshtu, Kisha nisur nga i njėjti parim nėn drejtimin e Kryepiskopit mė 21 Janar tė vitit 1993 thirri kuvendin kleriko-laik duke shprehur nevojėn e njė statuti tė ri, pasi statutet e hartuara nė kohėn e mbretėrisė dhe diktaturės nuk i pėrgjigjeshin realiteteve tė krijuara nė njė sistem demokratik.

    Nė realitetin e ri tė krijuar ku shteti ndjente nevojėn e njė kushtetute tė re, e cila u realizua nė vitin 1998, nė tė njėjtėn mėnyrė dhe kisha kėrkonte statutin e ri, i cili duhet t'i pėrgjigjej nevojės pėr ekzistencė dhe organizim. Bazuar nė nenet 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutės shtetit dhe komuniteteve fetare i lind e drejta tė krijojnė njė marrėveshje reciproke pėr garantimin e lirive dhe tė drejtave tė tyre. Kjo marrėveshje u miratua dhe ndėr tė tjera thotė: “Shteti respekton KOASH-in dhe njeh si pėrfaqėsues tė saj personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtė i kėsaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e saj nga ēdo person apo grup qė pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulėn e saj” (Neni 5 pika 1). Gjithashtu “Shteti respekton pavarėsinė e KOASH-it pėr t'u organizuar, ushtruar veprimtaritė, pėr tė administruar pasuritė qė zotėron nė bazė tė parimeve, rregullave, traditave, kanoneve e statutit tė saj” (Neni 10 pika 2) (Shih Fletorja Zyrtare e Rep. sė Shqip. Nr.7, 4 shkurt 2009, fq.138). Nga sa thamė deri tani del konkluzioni se: zgjedhja e Kryepiskopit nė krye tė KOASH-it ėshtė legjitime si nga ana kanonike, ashtu dhe nga ana juridike.

    Miratimi unanim i Sinodit tė Patriarkanės Ekumenike dhe ratifikimi i marrėveshjes sipas Kushtetutės janė dėshmi tė qarta tė legjitimitetit tė tij. Gjithashtu shumė persona tė nxituar dhe me njohuri tė kufizuara nė lidhje me ēėshtjet doktrinale dhe fetare qė u shprehėn kundėr zgjedhjes dhe fronėzimit tė Kryepiskopit me kalimin e kohės kuptuan rolin vendimtar tė tij nė rimbėkėmjen e Kishės dhe iu rikthyen jetės adhuruese dhe spirituale tė saj. Nuk mbetet tjetėr veēse t'i lutemi Perėndisė qė tė ndriēojė mendjet e tyre qė privojnė veten nga pjesėmarrja nė jetėn e gjallė tė Kishės dhe kėnaqėsia e pėrjetimit tė mrekullisė sė ndėrtimit tė saj.

    Dhimitėr Qosja
    Thoma Ēomėni
    (Pedagogė tė Akademisė Teologjike “Ngjallja e Krishtit” Shėn Vlash, Durrės)
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #147
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Njė sqarim i detyrueshėm nga Berati drejtuar Gazetės Shqiptare
    Kohėt e fundit kemi lexuar me vėmendje artikujt nė "Gazetėn Shqiptare" tė historianit Kristo Frashėri, pėr tė cilin kemi pasur konsideratė lidhur me kontributin qė ka dhėnė nė fushėn e historiografisė. Me keqardhje vėrejmė se nė shkrimet e lartpėrmendura z. Frashėri keqinterpreton problemet e Kishės sonė, duke i trajtuar ato politikisht. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė e ortodoksėve tė Shqipėrisė. Atė nuk mund ta keqpėrdorin as persona tė besimeve tė tjera, as ndonjė me origjinė ortodokse, por qė ateizmi i rrėnjosur nė shpirt gjatė monizmit e ka larguar me kohė nga komuniteti ynė.

    Kryepiskopi Anastas, pėr mungesėn e jashtėzakonshme tė kuadrove fetarė, erdhi nė Shqipėri me kėrkesėn e besimtarėve ortodoksė dhe pėr kėtė mori edhe miratimin zyrtar tė kryetarit tė shtetit, Presidentit tė Republikės. Ardhja e Tij u pėrshėndet nga Patriarkana e Kostandinopojės, nga Kishat motra, nga Kishat e tjera tė Krishtera qė e njihnin mirė veprėn e tij Ekumenike, si edhe nga autoritetet e larta tė Parlamentit Evropian.

    Nė numrin e gazetės sė mėsipėrme mė 20 shtator 2010, z. Frashėri kishte botuar njė pėrgjigje ndaj njė shkrimi tė Kryepiskopit Anastas, nė tė cilėn ky i fundit hidhte dritė mbi njė sėrė akuzash tė pabazuara tė bėra ndaj tij. Nė ditėt qė vijuan, gazeta ribotoi tekste tė viteve tė kaluara pėr tė mbėshtetur, qoftė edhe fare pak, mendimin e z. Frashėri se Fronėzimi i Kryepiskopit Anastas nuk u krye rregullisht nė kishėn katedrale tė Tiranės. Kėshtu, z. Frashėri shkruan: "Tė gjithė e mbajnė mend se ceremonia solemne pėr fronėzimin e tij nė kishėn katedrale tė Hyjlindėses nė Tiranė, dėshtoi pėr shkak tė kundėrshtimit tė besnikėve tė krishterė, tė pranishėm nė ceremoni".

    Por, e vėrteta qėndron krejt ndryshe dhe besimtarėt e pranishėm nė kishė kujtojnė tė tjera fakte nga kėto qė duan tė na servirin! Nė kėtė ceremoni morėn pjesė shumė tė krishterė ortodoksė, tė ardhur nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, si dhe Trupi Diplomatik i akredituar nė Tiranė. Si qytetarė tė pėrgjegjshėm tė kėtij vendi dhe anėtarė tė Kishės Orthodhokse, duam tė theksojmė vetėm dy tė vėrteta tė thjeshta: Sė pari se disa nga ne qė nėnshkruajmė kėtė artikull, jemi dėshmitarė okularė, prezentė nė Fronėzimin e Kryepeshkopit Anastas, mė 2 gusht 1992 dhe, kemi thirrur nga zemra “i denjė”.

    Nė fund tė ceremonisė, njė grup i vogėl, nėn drejtimin e deputetit tė asaj kohe, z. Butka, pinjoll i njė familjeje tė njohur anti-orthodhokse, tė mbėshtetur jashtė kishės edhe nga deputetėt joorthodhoksė, tė njohur pėr qėndrime ekstremiste Baleta e Reso, u pėrpoqėn pa sukses tė turbullojnė ceremoninė qė ishte kryer dhe kishte pėrfunduar. Ata kryen kėshtu vetėm njė pėrdhosje tė papranueshme ndaj besimit tonė tė njė vendi tė shenjtė. Nisur edhe nga artikulli i z. Xoxe, qė e ribotoi “Gazeta Shqiptare” (22.9.2010), por edhe nga intervista e z. Bardhyl Fico, zbulohet se ky veprim nuk ishte aspak spontan por ishte planifikuar njė ditė mė parė nė ambiente jo orthodhokse. Sė dyti, ne dėshmojmė se ceremonia e Fronėzimit filloi dhe mbaroi nė kishėn "Ungjillėzimi i Hyjlindėses" nė Tiranė, sipas kanoneve tė Kishės Orthodhokse.

    Nė nderim tė Fronėzimit tė Kryepeshkopit Anastas u shtrua vetėm njė drekė nė Hotel Tirana Internacional, qė ėshtė ndėrtuar pikėrisht nė atė vend ku dikur ka qenė kisha katedrale e Tiranės. Theksojmė kėtu se z. Frashėri, duke mos qenė pjesėmarrės vetė nė kėtė ceremoni, shtrembėron tė vėrtetėn, duke pėrdorur copa artikujsh antiortodoksė, duke u pėrpjekur tė ngatėrrojė drekėn nė hotel me ēastin e fronėzimit nė kishė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė historian, i cili nė vend tė merret me faktet, e mbėshtet artikullin e tij mbi shkrime ekstremiste me akuza ordinere, siē ėshtė rasti i pamfletit qesharak pėr Himarėn, dhe bėn tė vetat pozicione tė kapėrcyera nga historia, diskriminuese pėr kategori tė caktuara tė shoqėrisė e minorancat, tė cilat janė nė kundėrshtim tė plotė me parametrat e njė shoqėrie demokratike dhe me ėndrrėn e shqiptarėve pėr t’u rikthyer pėrsėri pas mė shumė se 500 vjetėsh nė gjirin e familjes evropiane.

    Duke u nisur nga emri dhe origjina, ēuditemi se si z. Frashėri, ky pėrmetar me prejardhje ortodokse, kėrkon qė njė vend i shenjtė pėr ne orthodhoksėt, kisha e vjetėr shekullore ortodokse "Shėn Maria e Pazarit", nė Pėrmet, tė kthehet nė pallat kulture. Ėshtė e ditur se, pas vitit 1967, kjo kishė u kthye nė pallat kulture, por kėtė fakt z. Kristo Frashėri, pėr arsye tė botėkuptimit tė tij ateist, nuk i vjen mirė ta pėrmendė. Ne ortodoksėt e Beratit, ashtu si dhe qytetarėt ortodoksė tė Pėrmetit dhe tė gjithė Shqipėrisė jemi tė sigurt se kjo godinė do t'i kthehet pronarit tė ligjshėm, Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe besimtarėve tė saj, ashtu siē i janė kthyer kisha e Shėn Prokopit nė Tiranė, e Shėn Nikollės nė Kavajė, Manastiri i Ardenicės nė Lushnjė, si edhe shumė kisha tė tjera nė tė gjithė Shqipėrinė. Nga z. Frashėri, nė gjurmė tė tė parėve tė tij, ne do prisnim prej tij tė kundėrtėn, pra qė ai tė interesohej dhe tė mbronte tė drejtėn e Komunitetit Orthodhoks pėr tė rimarrė vendet e shenjta qė u shkatėrruan nga regjimi monist. Tė bėn pėrshtypje frazeologjia plot urrejtje patologjike kur nė shkrimin e tij ai shprehet: “A. Janullatusi ėshtė Kryepiskopi i pleqve dhe i plakave”. Kėtu, z. Frashėri tregon se nuk ka respekt pėr tė moshuarit duke harruar se edhe ai vetė ėshtė njė 88tė vjeēar i moshuar. I bėjmė tė ditur z. Frashėri se Kryepiskopi Anastas ėshtė jo vetėm i tė moshuarve por, i besimtarėve ortodoksė shqiptarė tė gjitha moshave, qė nga fėmijėt, tė rinjtė dhe tė rriturit.

    Z. Frashėri duhet tė qartėsohet edhe kur ai thotė se “u mblodhėn 400 vetė”, (shifėr qė nuk ėshtė e vėrtetė), nė tė ashtuquajturin “Komitet tė Autoqefalisė”, tė organizuar dhe tė drejtuar nga Butka e Baleta, -gjithė kėta janė njė pikė ujė nė oqeanin e dhjetėra mijėrave ortodoksė beratas, korēarė dhe tė gjithė Shqipėrisė, tė cilėt nėnshkruan nė mbėshtetje tė Kryepeshkopit Anastas. Kėtu gjejmė rastin tė pėrmendim se mė 17,09,1992, njė “komision fantazmė i autoqefalisė”, i pėrfaqėsuar nga z. Petrit Bidoshi dhe z. Arjan Koja, nė hajatin e kishės sė Shėn Spiridhonit nė lagjen Goricė tė Beratit, morėn pėrgjigjen e merituar nga qindra besimtarė Ortodoksė beratas, tė cilėt mbėshtetėn pa asnjė rezervė fronėzimin e Kryepiskopit Anastas. Pėrfaqėsuesit e komisionit fantazmė, u larguan tė turpėruar nga qėndrimi i vendosur i besimtarėve tė qytetit tonė mijėra vjeēar, i kėtij djepi tė ortodoksisė dhe patriotizmit shqiptar. Dy vjet mė vonė, para referendumit tė 4 nėntori tė vitit 1994, ortodoksėt beratas kėrkuan zyrtarisht Presidentit tė Republikės, qė tė hiqte pikėn 4 tė nenit 7 tė projektkushtetutės shqiptare, e cila e largonte Kryepiskopin nga Shqipėria, duke deklaruar botėrisht se do tė votonin kundėr. Dhe me tė vėrtetė kėshtu ndodhi: nė mbėshtetje tė Kryepeshkopit Anastas u mblodhėn mbi 80 mijė firma dhe kėto ndikuan qė ndėrmjet shkaqeve tė tjera projekt-kushtetuta tė rrėzohej.

    Atėherė nė emėr tė kujt flisni ju z. Frashėri?!
    Na vjen keq qė z. Frashėri, nė vend qė tė nxjerrė nė dukje pėrparimet e gjithanshme qė ka arritur Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė gjatė kėtyre 20 viteve, nėn drejtimin e Prof. Dr. Anastasit, bėn tė kundėrtėn, duke u pėrpjekur tė denigrojė dhe tė mohojė tė gjitha vlerat dhe veprat madhėshtore tė Kryepiskopit. Vetėm nė Berat nė sajė tė kontributit tė tij ėshtė ndėrtuar katedralja e madhe e Shėn Dhimitrit nė qendėr tė qytetit, ngritur nga themelet kisha e Shėn Thomait, janė restauruar: katedralja e Shėn Spiridhonit, kisha e Shėndėlliut, kisha e Shėn Triadhės, etj. nė Berat, manastiri i Shėn Marisė sė Vodicės, kisha e Shėn Marisė nė Vokopolė, kisha e Ngjalljes sė Krishtit nė qendėr tė Kuēovės, kopshti i fėmijėve dhe mensa e tė varfėrve, ndihma nė medikamente, ushqime e veshmbathje etj.

    A do tė kishit mundėsi ju z. Frashėri me pasuesit tuaj t’i realizonit kėto nė qytetin tonė?Por, po tė flasim pėr gjithė Shqipėrinė tė gjithė jemi dėshmitarė se Kryepiskopi Anastas, me pėrkrahjen e shumė institucioneve ndėrkombėtare dhe tė personaliteteve tė fuqishėm botėrorė, ka kryer dhe vazhdon tė kryejė punė tė rėndėsishme siē janė: ndėrtimi dhe restaurimi i shumė kishave e manastireve, i objekteve sociale, kulturore, arsimore, shėndetėsore nė mbarė vendin tonė, tė cilat janė vėnė nė shėrbim tė tė gjithė shqiptarėve, pa bėrė dallim nė besimin e tyre. Ato qė pėrmend Fortlumturia e Tij nė fund tė artikullit tė tij, nė lidhje me kontributin e tij pėr Kishėn tonė Ortodokse, nė fillim tė viteve 90 e rrėnuar, -ėshtė vetėm njė panoramė modeste, e krahasuar me kontributin e tij gjigant nė Kishė dhe mė gjerė nė shoqėrinė shqiptare, gjatė epokės kritike tė 19 viteve tė fundit. Tė gjithė ne, bashkė me ortodoksėt e tjerė, jemi dėshmitarė tė kontributit tė tij unikal shumėdimensional. Z. Frashėri duke mohuar gjithė kėto arritje tregon se i mungon mirėnjohja, ky tipar themelor i moralit njerėzor.

    Nė kėtė mėnyrė, Kryepeshkopi Anastas po kryen me sukses misionin apostolik, domethėnė edukimin fetar dhe ngritjen e nivelit shpirtėror tė besimtarėve. Ai vazhdimisht ka pasur dhe ka nė qendėr tė vėmendjes sė tij forcimin e harmonisė midis komuniteteve fetare nė Shqipėri, konsolidimin e miqėsisė vėllazėrore midis popullit shqiptar dhe fqinjėve tė tij, si dhe pėrfaqėsimin dinjitoz tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė nė forumet ndėrkombėtare fetare dhe laike. Zgjedhja e Kryepiskopit Anastas si President i Kėshillit Botėror tė Kishave, si Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave, si dhe zgjedhja, nė vitin 2006, si President nderi nė Konferencėn e Feve pėr Paqen, organizata mė e madhe fetare nė botė, tregon mė sė miri personalitetin e tij tė padiskutueshėm, me tė cilin ne besimtarėt orthodhoksė krenohemi qė e kemi nė krye tė Kishės sonė.

    Sot Kisha Orthodhokse, Kryepeshkopi, Sinodi i Shenjtė, Statuti dhe organizmat e saj njihen nga Kushtetuta dhe shteti si tė vetmit pėrfaqėsues tė besimtarėve orthodhoksė tė Shqipėrisė. Po kėshtu, Kisha jonė dhe Kryepeshkopi i saj njihen si asnjėherė tjetėr nė histori nga tė gjitha Kishat motra Ortodokse, nga tė gjitha Kishat e Krishtera tė Botės, por edhe mė gjerė.

    Qytetarėt Ortodoksė tė Beratit:
    Ilia Zaka, Kiēo Kolani, Miltiadh Veveēka, Xhovan Kajana, Arqile Shyti, Anxhelo Simsia, Ilia Koēi, Albano Subashi, Niko Fani, Gabriel Shani, Spiro Vogli, Petraq Laēka, Stela Qako, Joan Qako, Kozma Shyti, Thanas Cimbidhi, Sotiraq Tapia, Pali Vishnja, Lina Simsia, Fanie Mingo, Sifi Angjeliu, Aneta Bushamaku, Valentina Baba, Qiriako Stefani, Dhori Sinjari, Mihallaq Kote, Ferdinant Janinoti, Miron Liko, Nasi Fero, Vsilika Garuli, Marjana Garuli, Elpiniqi Filipi, Edmond Filipi, Ariola Gallani, Sotiraq Mishaxhiu, Mihal Pjetri, Anstas Xhymerteka, Xhulieta Koēi, Vladimir Prendi, Elenita Andoni, Kozma Nikolla, Anastasi Dodi, Stavri Garuli, Llambi Proko, Vasili Sinjari, Ilia Gjogu, Vangjeli Kolani, Sotir Gjoka, Xhoxhi Stefa, Llambi Teneqexhi, Elion Kosica, Sotiraq Frashėri, Liri Shulla, Margarita Mihali, Llambrini Sinjari, Vasil Zaka, Kosta Leka, Gjinovefa Sako, Elena Teneqexhiu, Dhimitėr Tapia, Aneta Tapia, Luena Golemi, Lefteri Kosova, Irena Dervishi, Lisobie Kosova, Thomaidha Gjoka, Theodhor Teneqexhiu, Aurela Kullau, Samson Lako, Llazar Kajana, Romeo Ēilingire, Marie Ēilingiri, Sokrat Tanku, Irakli Meroli, Pandi Shulla, Xhoxhi Saveta, Xhovan Doga.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #148
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Pėrndjekja dhe pėrndjekėsit historikė tė Anastasit
    - shkruar nga Isidor Koti -
    Lexuesit e gazetave shqiptare, nga fillimi i viteve 90’tė, janė njohur nė periudha tė ndryshme me fushatat anti-Anastasiane qė prej nisjes sė misionit tė tij nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ata kanė parė nė horizont hije tė zeza akuzash nacionaliste dhe ekstremiste karshi tij. Pėrmes sulmeve dhe thirrjeve tė qėllimshme pėr largim nga drejtimi i Kishės, politikanė e historianė dhe njerėz qė kėrkojnė tė marrin merita publike, ndonėse tė numėruar me gishtat e dorės, kanė marrė rolin e trojanėve tė indinjuar ndaj “Kalit grek”, duke bėrė deklarata tė pėrsėritura dhe tė njėanshme. Kėta personalitete me target tė rėndėsishėm ose jo, shfaqen largpamės dhe me integritet tė konsoliduar, duke shtuar nė CV-nė e tyre edhe datėn, muajin dhe vitin e rolit tė luftėtarit ndaj njė misionari kishtar, sikur ky i fundit tė ishe e keqja e kombit. Pikėrisht, nė themel tė akuzave tė kėtyre luftėtarėve trojanė ndaj “Kalit grek” qėndron pretendimi i tyre se Kryepeshkopi Janullatos ka ndėrmarrė veprimtari politike nė dobi tė interesave greke, duke kronometruar edhe fakte tė stisura me aq finesė nė paralelizėm me zhvillimet e tjera nė realitetin shqiptar, saqė tė krijojnė pėrshtypjen se e vėrteta qėndron vetėm nė mendjen dhe dorėn e tyre. Tė njohur ose jo me zhvillimet e Kishės nė Shqipėri, identikė nė qėndrimet e tyre, kėta persona (sigurisht jo dashamirės ndaj zhvillimit tė ortodoksisė nė vend) kanė marrė pėrsipėr pa tė drejtė tė bėjnė politikat kishtare dhe tė vendosin se kush duhet tė jetė dhe kush nuk duhet tė jetė nė krye tė kėtij institucioni, sikur tė bėhej fjalė pėr njė institucion si ai i kryeprokurorit, apo presidentit… ēfarėdoqoftė! Ata sulmojnė nė radhė tė parė dhe padrejtėsisht njė institucion si ai i Kryepeshkopit, duke mbjellė me ashpėrsi qėndrime radikale qė cėnojnė rėndė dinjitetin e njė komuniteti tė tėrė, i cili nuk ėshtė spaktator, por nuk ka potencialin publik pėr t’u shfaqur nėpėr gazeta ose televizione.

    Pse nuk e lėnė tė qetė tė punojė? Kjo ėshtė pyetja qė besimtarėt orthodhoksė shqiptarė bėjnė herė pas here me thjeshtėsinė dhe urtėsinė karakteristike, sa herė lexojnė kryeartikujt e gazetave nė kėtė histori pėrndjekjesh mediatike. Ata pėrjetojnė ringritjen e Kishės, rritjen e shpejtė tė saj dhe s’ka si tė ndodhė ndryshe qė kishat, shkollat, spitalet, ndihmat e shumta qė jep Kisha Orthodhokse dhe sigurisht Kryepeshkopi Anastas pėr mbarė komunitetin pa dallim feje, kanė verbuar sytė e kėtyre njerėzve qė merren me majėn e ajsbergut qė kanė ngritur nė oqeanin e konfuzionit tė imagjinatave tė tyre. Ajo ēka ėshtė pėrcjellė publikisht ėshtė diēka e thashethemuar prej kohėsh nėpėr rrethe tė ngushta tipash e prototipash, tė cilėt e gjejnė median si arenė idesh personale dhe pėrpiqen tė nxjerrin nė pah moralin e pėrrallave qė fantazojnė. Duke e pėrdhosur me paturpėsi ndėrgjegjen publike tė kėtyre njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt e shikojnė Kishėn si shtėpinė e Zotit, luftėtarėt e ringjallur tė Trojės harrojnė se askush nuk i merr nė konsideratė tezat e tyre mediokre nė Shqipėrinė e Nato-s dhe nė Shqipėrinė shumė tė afėrt europiane.

    Kontributet e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe kreut tė saj nuk tregojnė atmosferėn e zymtė qė na paraqesin opinionbėrėsit, apo ata qė gatuajnė politika anti-ortodokse pėrtej Atlantikut bashkė me disa vetmitarė pretendentė pėr fronin Kryepiskopal kėtu nė vendin tonė. Ai e ka udhėhequr Kishėn nė kohė paqeje dhe nė kohė trazirash, gjithmonė me menēuri dhe urtėsi, aq sa Kisha ėshtė njė faktor i rėndėsishėm zhvillimi nė jetėn shoqėrore tė Shqipėrisė dhe njė institucion i nderuar dhe i njohur nė mbarė botėn. Ungjilli lexohet shqip, shėrbesat kryhen shqip, madje gjuha shqipe ėshtė dėgjuar nė shumė shtete tė botės, nė kishat lindore dhe perėndimore. Emri dhe personaliteti i Kryepeshkopit Anastas e kanė bėrė tė njohur vendin tonė edhe nė vise tė largėta, jo sepse ai ėshtė grek, por sepse ka ditur tė ringrejė njė Kishė tė rrėnuar dhe ta ēojė nė piedestal fal sakrificave tė panumėrta, njė ndėr tė cilat ka qenė pa mėdyshje edhe pėrballimi i luftės me pėrndjekėsit historikė. Pėrgjatė gjithė kėtyre viteve, ai ka vazhduar tė ndjekė tė njėjtin orientim ekuilibrues nė marrėdhėniet shqiptaro-greke, pa u shfaqur si shovinist, por si personalitet kishtar qė ka ndihmuar nė harmonizimin e marrėdhėnieve mes njerėzve tė kombeve tė ndryshme, sikurse ka bėrė kudo qė ka qenė nė periudha tė ndryshme tė jetės sė tij.

    Kryepeshkopi Anastas gjatė gjithė kėtyre viteve po pėrdoret si njė busull qė gjithėkush pėrpiqet ta orientojė nė interesat personale ose nacionale. Kėta njerėz e kuptojnė por nuk e duan misionin e tij, ose mė saktė nuk e kanė dėshiruar prezencėn e misionit tė tij me pėrmasa apostolike. Nė Shqipėri ai nuk cėnon identitetin kombėtar shqiptar, por e forcon mė mirė se kushdo tjetėr jo vetėm nė vendin tonė, por kudo nė botė. Kisha shqiptare nuk rrezikon tė helenizohet. Pėrkundrazi flet mė shumė shqip se ēdo komunitet tjetėr fetar nė vendin tonė. Pėr kėtė mund tė bėhen edhe studime, sidomos ata qė gumėzhijnė nėpėr media. Argumenti tjetėr se Kryepeshkopi Anastas ka shkelur statusin e Kishės, nuk ėshtė bindės dhe as referues, sepse nuk mund tė gjykohet statusi i Kishės nga dylbitė e atyre qė e shikojnė pėr sė largu kėtė institucion dhe funksionimin e tij. Kisha dhe Kryepeshkopi dhe tė gjithė besimtarėt e saj nuk mbėshteten nė politika dhe palė tė caktuara qė ngjiten e zbresin nė pushtete njerėzore, por nė lavdinė e Perėndisė.

    Kisha Ortodokse dhe kreu i saj e kanė tė pėrcakuar misionin e tyre nga Zoti dhe jo nga fryma nacionaliste, siē pretendohet nga opinionbėrėsit. Nėse ata do tė jetonin nga afėr apo do tė interesoheshin me dashamirėsi pėr punėn qė ka bėrė dhe po bėn Kisha nė vendin tonė, do ta kuptonin qartazi veprimtarinė e vėrtetė tė misionarėve tė Perėndisė. Vlen tė theksohet dhe tė pėrsėritet se Kryepeshkopi “grek” e ka shpallur publikisht dhe e ka treguar veten si “lypėsi ndėrkombėtar i shqiptaėve”, duke menduar pėr tė tashmen dhe tė ardhmen qė ndėrton Kisha Ortodokse e Shqipėrisė nė botėn e qytetėruar. Por fatmirėsisht njerėzit e ndershėm dhe tė paanshėm e dinė tashmė historinė dhe tė vėrtetėn e kontributit tė Kishės dhe Kryepeshkopit nė kėto 18 vitet e fundit tė ringritjes kanonike tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Tek e fundit, historinė nuk e bėjnė historianėt apo politikanėt, por njerėzit qė ndryshojnė rrjedhat historike.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #149
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Gjithcka tregon besimin dhe dashurine e madhe qe kemi ne orthodhokset per Kryepiskopin tone. Eshte nje regim tipik "orthodhoks", pa sharje dhe fyerje per kundershtarin, sic bejne ca ..e ca...., puna e tyre megjithate.
    I bie qe 30 % e shqiptareve te luftojne per "helenizmin"!!!!!!!!!!!!!! E pabesueshme kjo. Por Anastasi eshte vertet shqiptar, me shume se shume te tjere, politikane e "forumiste" pseudopatriote. Ne presim qe t`i jepet edhe shtetesia shqiptare, ...po ca takeme.. (si ky siper)..s`para duan dhe fatkeqesisht edhe Presidenti deri me sot po behet viktime e ketyre mentaliteteve.
    Persa i takon K.F., ky eshte nga ata pseudohistoriane qe u rekrutuan nga e.hoxha me mbarimin e luftes se II, per te shkruar dhe per te dhe fallsifikuar historine. Nje tjeter historian qe u thirr nuk pranoi te behej sahanlepires dhe perfundoi ne burgjet e tmerrshme te komunizmit.
    Pra Kryepiskopi sot ndodhet nen goditjen e e perbashket, komunisto-mafioze-pseudonacionaliste-....etj.

    Kjo nuk eshte aspak e cuditshme, Shenjtoret gjithmone jane persekutuar nga antikrishtet, bile u eshte prere edhe koka, por nuk kane hequr dore nga misioni i tyre apostolik per perhapjen e besimit te vertete Kristian.
    Dhe komuniteti orthodhoks do te jete perkrah Tij, ..ne ēdo situate.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Citim Postuar mė parė nga morrison Lexo Postimin
    Te kujt komuniteti mor bir, atij ortodokso-grekofon ? Se komunitetin ortodoks shqiptar nuk besoj se e perfaqson Janulla yt. Jeni katandis si magjypet arab, ata me Arunin dhe ju me Janullen.

    Gjithmon kam qene i mendimit se te krishteret jane me te civilizuar sesa myslymanet ktu ne Shqiperi, por paska vlejtur vetem per katoliket, se ju ortodokset i vetmi ndryshim qe keni me myslymanet eshte qe nuk merrni abdes.... Ata e shesin dinjitetin per Ibn Abas Mahmud Al Rashid...., ndersa ju per Janullas Anastas Palikaras Capraz...

    Per mua jeni njesoj, ata mbeturina te evgjiteve arab, ndersa ju mbeturina te magjypeve grek.

    sa per kte qe thua me poste:



    Me te vertet kujton se ne Shqiptaret jemi kaq naiv, qe mbas 65 vjetesh propagande kanibaliste nga monenklatura komuniste, te biem pre e spekullimeve te tua mbi shprehit e Frasherit. Eshte shume e qart qe Frasheri thot se nese ato me te vertet jane eshtrat e ushtareve grek dhe nese ata paskan ardhur per ne Shqiperi ne mbrojtje te atdheut te tyre Greqise (se ca donin ne Shqiperi per te mbrojtur atdheun e tyre vetem ju grekofonet mund ta argumentoni) atehere dhe ai vete do perulesh para eshtrave te tyre, por gjithmon vetem nese eshte e vertet dhe prandaj e thot, qe te veri ne dukje mashtrimin dhe ta veri ne prove Janullen qe ta vertetoj kte fakt. Kurse ti na derdellit poshte e lart si kumarxhi qe tha ashtu apo tha keshtu.... Aaa te lutem shume... jo te tallesh dhe me intuiten tone. Ca kujton ti, se po flet me vehabista apo me fshatar grek...?

    Tani vazhdo prap e bjeri fyellit me nje vrim, vazhdo vijen e partis.... se Janulles me opozite Arun Jahjan.
    Askush nuk flet per civilizim ne Shqiperi sepse me thuaj me ke rri te them cili je. Nese gjithe diten ju bertisni qe shqiptaret ortodoks jane greke, greke, greke normal qe do sose durimi. Por nuk e kisha per kete. Thua se katoliket jane te permbytur nga kleri shqiptar. Shko inspekto pak kishat e tyre do shohesh qe prifterinjte jane jo shqiptare ndoshta edhe mbi 70%, shiko murgeshat katolike te gjitha te huaja. Ortodokset qenkan pa civilizim se paskan nevoje ne besim per drejtues shpirterore. Shko i dashur ne kishe ortodokse dhe shih, askush nuk po te thote te behesh ortodoks, por shko te lutem disa here sa te kuptosh se cfare behet pastaj hajde shkruaj pershtypjet, por te pakten mos fyej pa shkuar asnjehere atje ku eshte qendra e ortodokseve, pikerisht ne kishe. Atje gjen ortodokset te cilet po fyeni.

Faqja 15 prej 23 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •