Per girfabe
E besoj ate qe thua se nuk ka asnje peshkop shqiptar qe te pranonte te zinte vendin e Anastasit sa kohe qe ai te ishte gjalle, dhe kjo ndoshta eshte gjeja me e moralshme per tu bere. Por une nuk e besoj dot se ne rast se Hiresia e tij deshiron nuk gjenden rruge dhe menyra qe kjo te ndodhe. Mua pikerisht kjo me habit: Insistimi i tij (dhe i juaji) qe ai te vazhdoje te qendroje ne krye te kishes. Sot e kesaj dite askush nga ju nuk i eshte pergjigjur pyetjes sime: A do pranonte nje ortodoks i nje shteti tjeter kete? Ose le ta bejme pyetjen me konkrete: A ka sot ndonje kishe ortodokse autoqefale qe udhehiqet nga nje i huaj?
Peshkopet nuk zgjidhen me rrotacion edhe kur duam ne, por ne baze te kanoneve te Kishes Orthodhokse. Nje peshkop shkarkohet ose pezullohet nga detyra kur kryen shkelje te Kanoneve te Kishes, ose kur ka arsye te nje morali te dyshimte, kur eshte i pa afte qe te kryeje detyren, ose kur jep doreheqjen per arsye moshe dhe shendeti. Ne te gjitha rastet e tjera peshkopi mbetet ne fron per gjithe jeten e tij. mund edhe te transferohet ne interes te Kishes kur e kerkon Kisha nga nje pozicion ne nje tjeter. Keshtu dhe kryepiskopi do te qendroje ne ate pozicion, per aq kohe sa nuk ka ndonje nga arsyet e lart permendura.
Sa per pyetjen se a ka kishe orthodhokse qe udhehiqet nga nje i huaj, ne kishe en orthodhokse asnje orthodhoks nuk eshte i huaj por antar i kesaj Kishe edhe bir i saj, ne kuptimin tuaj, ku besoj se flitet per etnine e kryepiskopit, a mund te me thoni se cila Kishe Orthodhokse e botes ne periudhen post m,komunise ishte ne te njejtat kushte si Kisha ne Shqiperi.
Krijoni Kontakt