Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 76 prej 76
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 19.11.2010

    Kryetari Mustafa përuroi aneksin e SHF "Naim Frashëri"

    “Ne sot, po përurojmë edhe këtë ankesë të kësaj shkolle që do të mundësojë kushte edhe më të mira për mësim”, tha kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, me rastin e përurimit të aneksit të shkollës fillore “Naim Frashëri”.
    Ky aneks, i cili është ndërtuar nga komuna me participim të USADI-it dhe CHF INTERNATIONAL – KASS, ka kushtuar 670 mijë euro, 590 mijë euro ka investuar komuna e Prishtinës, ndërsa USAID-i ka kontribuar me 80 mijë euro, të cilët i falënderojmë, tha Mustafa.

    Kësaj shkolle iu kanë shtuar 15 dhoma mësimi dhe hapësira tjera përcjellëse, dhe tash e tutje mësimi në këtë shkollë do të mbahet në dy ndërrime, u shpreh kryetari i Prishtinës.

    “Jemi të përkushtuar që arsimit t’i japim prioritet maksimal, sepse këtë prioritet e japim për ardhmërinë e vendit, për fëmijët tanë, që kë nxënës dhe të tjerët t’i ndjekin mësimet në kushte shumë më të mira”, tha Mustafa, duke shtuar se gjatë javës së ardhshme do të përurojmë edhe disa shkolla dhe anekse shkollore në lagje të ndryshme të qytetit.
    Ndërkaq, Azza El Abd, përfaqësuese e USAID-it, tha se “Arsimimi është një investim me rëndësi për zhvillimin e Kosovës, është bazë e zhvillimit ekonomik dhe demokracisë”. “Është me rëndësi që të gjithë fëmijët e Kosovës, pa marrë parasysh ku jetojnë të kenë mundësi të shkollohen në kushte të mira, sepse kjo do ndihmojë nxënësit që të arrijnë potencialet e dëshiruara që të bëhen aktiv dhe kontribuues në zhvillimin e vendit”, tha El Abd.

    USAID-i tha ajo, po punon në mbarë Kosovën që të sigurojë kushte që asnjë fëmijë të mos shkollohet në shkolla të mbingarkuara, apo në tri apo katër ndërrime, prandaj USAID-i falënderon Komunën e Prishtinës për punën dhe arritjet në këtë drejtim, duke premtuar që USAID-i do të jetë partner i komunës edhe në projektet tjera.

    Ndërsa, Komunën e Prishtinës dhe USAD-in për realizimin e këtij projekti në emër të nxënësve dhe personelit arsimor, i falënderoi drejtoresha e kësaj shkolle, Drita Hyseni.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 19.11.2010

    Nis studimi i fizibilitetit për projektin 14 milionësh të KE-së në Mitrovicë

    Pas vendimit që është marrë më herët për ndarjen e rreth 14 milionë eurove nga Komisioni Evropian (KE) për Mitrovicën, tashmë kanë filluar edhe hapat e parë për realizimin e këtij projekti. KE-ja ka caktuar një grup ekspertësh, të cilët do të bëjnë studimin e fizibilitetit dhe do të përgatisin planet për objektet rekreativo sportive dhe komerciale që planifikohen të ndërtohen.

    Në këtë kontekst, këto ditë kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka mbajtur disa takime me përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë ku është diskutuar për modalitetet e bashkëpunimit sa i përket fillimisht fazës që ka të bëjë me studimin e fizibilitetit. Kryetari Kastrati është zotuar për përkrahje të gjithanshme me të gjitha kapacitetet që ka komuna në dispozicion për këtë projekt.

    Në një takim që ka zhvilluar me përfaqësuesen e ZNKE-së në Prishtinë, Carol Puollove dhe ekspertin e sjellur nga KE-ja, John Robert, kryetari Kastrati, ka shprehur vullnetin që të ofroj në dispozicion të tyre të gjitha kapacitetet humane dhe teknike që ka komuna për studimin e fizibilitetit dhe realizimit të këtij projekti. “Ne jemi shumë të mobilizuar që të ndihmojnë në të gjitha aspektet në mënyrë që sa më shpejtë të kryhet studimi i fizibilitetit, të përgatitet plani dhe të realizohet ky projekt kapital për Mitrovicën”.

    Kryetari Kastrati dhe përfaqësuesit e ZNKE-së kanë vizituar në terren disa nga objektet e dedikuara për aktivitete sportive në Mitrovicë. Poashtu ata janë interesuar edhe për statistika të ndryshme, si për numrin e nxënësve, studentëve etj, që janë të rëndësishme për planet që do të bëhen.

    Eksperti John Robert, tha se planifikohet që të ndërtohet një pishinë shumë moderne, e cila do të jetë në dispozicion të fëmijëve dhe të rinjve në këtë komunë. Poashtu ai ka përmendur edhe planet për ndërtimin e objekteve dhe sallave sportive për karate, ping-pong, xhudo, mandej objekte komerciale etj. Megjithatë, ai ka sqaruar se për më tepër për vendin ku do të ndërtohen, për madhësinë e tyre etj, do të dihet pas studimit të fizibilitetit që do të zgjas disa muaj.

    Ai ka sqaruar se këto kapacitete nuk do të shfrytëzohen për gara të ekipeve profesionale, por nga të rinjtë e komunës. Robert ka thënë se një punë shumë me rëndësi do të bëhet në aspektin e trajnimit të njerëzve që do të menaxhojnë këto objekte dhe që do të punojnë aty.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Podujevë, 30.11.2010

    U promovua libri me tregime i nxënëses Fjolla Besholli

    Nexhmi Balaj: Takimet e Kulturës kanë një rrugëtim tash e 20 vite. Ne në fund të çdo viti kalendarik shtrojmë sofrën kulturore për të mbështetur talentet, sikur rasti i Fjollës. Ne si drejtori kemi kritere vlerësuese për të përkrahur botimin e librave. Ky libër, pra i ka plotësuar ato kritere.

    Në kuadër të Takimeve Kulturore “Kadri Kadriu” 2010 sot në lokalet e shkollës fillore “Naim Frashëri” të Podujevës u mbajt një takim i promovimit të librit me tregime “Dritë në qiellin tim” e autores Fjolla Besholli, një nxënëse mjaftë e talentuar e klasës së tetë, po e kësaj shkolle.

    Në këtë takim përpos autores së librit ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Nexhmi Balaj, zyrtarë tjerë komunal, recensenti i librit dhe kritiku i letërsisë për fëmijë Muhamet Reçica, drejtori i SHFMU “Naim Frashëri” Skënder Haxhiu, prindërit e Fjollës, të afërmit, miqtë dhe shokët e shoqet e saj.

    Kritiku letrat z. Reçica e vlerësoi lartë librin e Fjollës, duke thënë se ky libër do të lë gjurmë në historinë e letërsisë së fëmijëve. Libri përmban dy shtresa kuptimore, e para që e shtjellon historinë e kombit, kurse e dyta shtjellon anën ndijesore, intimitetin dhe personalen e saj. Autorja nëpërmes të këtij libri tregon pjekurinë në raport me moshën, duke e gjykuar pozitivisht të mirën dhe duke shfaqur urrejtje ndaj të keqes, ka thënë mes tjerash Reçica. Ndërkaq drejtori Balaj tha se Takimet e Kulturës kanë një rrugëtim tash e 20 vite. Ne në fund të çdo viti kalendarik shtrojmë sofrën kulturore për të mbështetur talentet, sikur rasti i Fjollës. Ne si drejtori kemi kritere vlerësuese për të përkrahur botimin e librave. Ky libër, pra i ka plotësuar ato kritere.
    Drejtori i kësaj shkolle z. Haxhiu tha se Fjolla në këto ditë të ftohta ka sjellë për ne një ngjarje të ngrohtë kulturore, duke e lavdëruar atë edhe si një nxënëse e shkëlqyeshme dhe e sjellshme.

    Kurse krejt në fund autorja e librit ka falënderuar të gjithë për përkrahje morale dhe materiale që ky libër të dal në dritë, duke qenë e bindur se ky nuk do të jetë vetëm libri i parë i saj, për të vazhduar edhe më tej me krijimin e veprave tjera letrare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Viti, 06.12.2010

    Pas vërshimeve në dy ditët e fundit sot gjendja më stabile

    Si pasojë e të reshurave të vazhdueshme të shiut gjatë dy ditëve të fundit, disa fshatra të komunës së Vitisë kanë qenë të vërshuara. Fshatrat Drobesh, Budrikë, Radivojc e Remnik kanë qenë rajonet më të rrezikuara nga vërshimet.

    Ndonëse gjendja është përmirësuar dhe niveli i ujit ka shënuar rënje, megjithatë në Budrikë gjendja ende vazhdon të mbetet jo e mirë. Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka vizituar në vazhdimësi fshatrat e prekura nga vërshimet, ndërkohë që ka theksuar se nuk dihen dëmet e shkaktuara. Sipas kryetarit Arifi, institucionet komunale do të formojnë një komision që do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe njëherësh ka theksuar se janë të angazhuar në realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit “Morava e Binqës” dhe të evitohen problemet të cilat po ndikojnë në rrjedhjen e ujit dhe vërshimit të shpeshtë të këtyre fshatrave siç janë Budrikë, Radivojc e Remnik.

    Kurse Naser Haziri shef i shtabit për siguri dhe emergjencë, ka njoftuar se gjendja sot është stabilizuar në fshatrat Radivojc, e Drobesh, ndërkohë që në Budrikë ende ka sasi të madhe të ujit çka po vështirëson qarkullimin e qytetarëve të Remnikut. Sipas Hazirit, vërshimet e dy ditëve të fundit kanë prekur mbi 1.000 hektar tokë bujqësore, ndërsa po ashtu dëme janë shkaktuar në 50 shtëpi që janë evidentuar nga ky sektor si më të prekura.

    Njësia e Zjarrfikësve në Viti, në vazhdimësi ka qenë e angazhuar në sanimin e gjendjes, kurse me hapjen e argjinaturave në lumin Morava e Binqës, është stabilizuar gjendja, është shprehur Haziri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ferizaj, 16.12.2010

    Fermerët ferizajas ndihmojnë Shkodrën

    Ferizaj, 16 dhjetor - 100 fermerë ferizajas kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në forma të ndryshme banorët e Shkodrës për shkak të pasojave nga përmbytjet e fundit.

    “Ne do të shikojmë mundësitë se me çfarë mund t'i ndihmojmë, do të bëjmë kombinime të parave dhe të mallrave bujqësore dhe kësisoj deri të hënën do t'i nisim kamionët për në Shkodër”, ka theksuar Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i KK të Ferizajt, Safit Halili, pas bisedës që ka zhvilluar me fermerë ferizajas. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 18.4.2011

    Shënohet Dita e dëshmorëve të komunës së Prishtinës

    Me rastin e përvjetorit të dëshmorëve të komunës së Prishtinës, familjarë të dëshmorëve, udhëheqës komunal e ish luftëtarë të UÇK-së, vendosën kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve.

    Kjo ditë nisi në Velani me një minutë heshtje në nderim të ish luftëtarëve. Kreu i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa tha se kontributi i të rënëve përbën veprën më të madhe që njerëzit mund ta bëjnë për vendin.

    ”Kemi dal sot tu bëjmë nderim dëshmorëve të kombit të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e këtij vendi të cilën liri sot po e gëzojmë. Është vlera më e madhe që ka Kosova dhe që ka kombi ynë dhe është vepra më e madhe sublime që njerëzit kanë mundur ta bëjnë për Kosovën”, tha ai.

    Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Sabit Krasniqi e quajti 18 prillin ditë të krenarisë. “Është ditë e krenarisë për arsye se dëshmorët na bënë që të ndihemi krenar. Sot i nderojmë me respektin më të lartë dhe do t’i nderojmë ndër breza”, tha ai.

    Varrezat e dëshmorëve në Velani pritet të përfundojnë së rregulluari brenda 10 ditësh ka bërë të ditur i kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Kurora lulesh sot janë vendosur edhe në varrezat e dëshmorëve në Makovc, Prapashticë, Mramorë, Marec, Barilevë, Bërnicë e Sharban.

    (Bardha Shkreli)

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •