Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Zhvillime lokale nëpër komuna të Republikës së Kosovës

    Në këtë temë, tani e tutje, do të sillen raporte të bazuara në informacione zyrtare të qeverisë nga zhvillime të përgjithshme nëpër komunat e Republikës së Kosovës, siç janë:

    1. Albaniku 2. Artana 3. Dardana 4. Deçani 5. Sharri 6. Drenasi 7. Ferizaji 8. Fushë Kosova 9. Graçanica 10. Gjakova 11. Gjilani 12. Hani i Elezit 13. Burimi 14. Juniku 15. Kaçaniku 16. Klina 17. Kllokoti 18. Lipjani 19. Malisheva 20. Mamusha 21. Mitrovica 22. Obiliqi 23. Parteshi 24. Peja 25. Podujeva 26. Prishtina 27. Prizreni 28. Rahoveci 29. Ranillugu 30. Skënderaj 31. Shtërpca 32. Shtime 33. Theranda 34. Vitia 35. Vushtrria 36. Zubin Potoku 37. Zveçani.

    Anëtarët e forumit mund t`i sjellin këtu ato njohuri përkatëse që ata posedojnë, të cilat i përmbahen aktualitetit mbi procese të ndryshme nëpër të cilat kalojnë komunat e Republikës së Kosovës.

    Vetë iniciativa e kësaj teme ka si qëllim vetëdijësimin mbi rrjedhimet e tanishme, të arriturat, punën dhe preokupimet e qytetarëve në të gjitha njësitë administrative - komunale në Republikën e Kosovës.

    Luteni t`u përmbaheni natyrës dhe përmbajtjes së konktekstit në fjalë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 01-12-2010 më 09:10
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 24.09.2010

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, sot, ka marrë vendim për riorganizimin e pjesshëm të Drejtorisë së Inspekcionit.

    Me qëllim të shtimit të efikasitetit në punë dhe arritjeve më të larta në terren, në parandalimin dhe ndalimin e dukurive të paligjshme, kryetari Mustafa në konsultim me drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, Qazim Çunakut dhe Drejtorin e Administratës, ka vendosur që Agim Miftari, nga detyra e u.d. i shefit të sektorit të inspekcionit komunal dhe të komunikacionit, kalon në detyrën e shefit të sektorit për ndërtim.
    Ndërkaq, Ismet Haliti, nga detyra e shefit të inspekcionit të ndërtimit, kalon në detyrën e shefit të sektorit të inspekcionit komunal dhe të komunikacionit.
    Ndërsa referentet e ndërtimit, Nebahate Jashari dhe Sadik Hajdini, largohen nga inspekcioni i ndërtimit dhe kalojnë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
    Po ashtu inspektorëve dhe referentëve të sektorit të ndërtimit iu janë ndërruar terrenet që kanë kontrolluar dhe mbikëqyrur deri më tani.
    Ndërrime të shërbyesve civil brenda Drejtorive të Komunës do të ketë kohë paskohe, në ato drejtori ky konstatohet se është e nevojshme për ngritjen e cilësisë së punës dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarë.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjilan, 27.09.2010

    Me aktivitete të larmishme, ne Gjilan shenohet Muaji i Rinisë

    Gjilan, 25 shtator / Me aktivitete të shumta rinore, të shtunën në Gjilan, është mbajtur “Muaji i Rinisë 2010”, i cili organizohet për herë të nëntë me radhë nga Ministria e Kulturës, Drejtoritë komunale për kulturë, rini dhe sport, organizatat rinore, shoqata e asociacione vendore dhe partnerë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Duke e shpallur të hapur “Muajin e Rinisë 2010” në Gjilan, që njëherësh ishte komuna e Gjilanit, ku ndaloi karvani i rinisë, drejtori komunal për kulturë, rini dhe sport, Selver Xhelili, ka thënë se të gjitha organizatat rinore do të kenë mbështetje nga drejtoria, e cila është e përkushtuar t`i përkrah dhe ndihmojë në të gjitha aktivitetet, duke iu krijuar sa më shumë hapësira për t`i shprehur mundësitë dhe vlerat e tyre rinore.

    Përndryshe, gjatë gjithë shtatorit, nën moton “Rinia, forcë që ndryshon të ardhmen” janë promovuar vlera rinore në ndërtimin e paqes dhe proceseve integruese në shoqëri, ku janë përfshi të rinj nga të gjitha etnitetet.

    Në Gjilan, sektori i rinisë i drejtorisë për kulturë, ka prezantuar vlerat më të përparuara të të rinjve të këtushëm, në katër shtyllat kryesore të manifestimit, duke filluar prej aktiviteteve të solidaritetit ndër rinor, dhurimit të gjakut, aktivitete kulturore, debateve, vallëzimit modern, lojërave popullore, aktivitete rekreative e sportive, ambientale dhe të tjera, ka thënë Bujar Haziri, zyrtar komunal për rini.

    Pjesëmarrësit janë tubuar në qendër të qytetit, ku është bërë edhe hapja solemne e këtij aktiviteti përmbyllës rinor dhe pastaj është vazhduar me një program të larmishëm, përfshirë edhe aktivitetet e pastrimit të ambientit e deri te vizita në kalanë e Pogragjës. Në qendër të qytetit, është dhënë edhe shfaqja nga grupi i të rinjve “Art Polis”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 27-09-2010 më 13:14
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Pejë, 27.09.2010

    Kryetari Ali Berisha, me bashkëpunëtor, priti në zyrën e tij kampionen e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj Driton Kukaj

    Qëllimi i kësaj pritje ishte suksesi i Majlindës në Kampionatin Evropian ku arriti ta mbroj titullin e kampiones së Evropës, me çka kryetari e nderoi me një shumë simbolike prej 1000 eurove.
    "Kjo është me e pakta qe ne mundemi të bëjmë për juve në shenj përkrahje për sukseset tuaja dhe për nderin qe po ja sjellni Pejës dhe Kosovës. Ne ju përgëzojmë dhe ju urojmë suksese edhe ne te ardhmen" - tha kryetari Berisha.

    Për sukseset dhe punën e palodhshme Majlindën e uroj edhe Drejtoresha e Kulturës,Rinisë dhe Sportit Shpresa Gjonbalaj, duke i premtuar përkrahje edhe në të ardhmen nga departamenti i sportit që ajo drejton.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjakovë, 27.09.2010

    Drejtoria e Inspeksionit në Gjakovë, ka arritur marrëveshjen me tregtarët ambulator që prodhimet e tyre ti ekspozojnë dhe ti tregtojnë në tregun e riaktivizuar të “Taphanës”.


    “ Kemi arritur një marrëveshje në drekë të premten me shitësit ambulator që tash e tutje mallrat e tyre ti ekspozojnë dhe ti tregtojnë në tregun e riaktivizuar të “Taphanës”, ka thënë Agron Kryeziu, drejtor i Inspektoratit komunal. Nga e premtja në drekë, të gjitha hapësirat publike dhe trotuaret ku shitësit dhe prodhuesit tregtarë ambulator kanë tregtua, janë liruar.

    Edhe tregtarët dhe prodhuesit e kulturave bujqësore që kanë tregtuar vend e pa vend në hapësira publike, janë të kënaqur me vendosjen dhe tregtimin e mallrave të tyre në këtë ambient. “ Është vend i përshtatshëm për tregtim pasi ky treg është i njohur për qytetarët e Gjakovës, dhe shpresojmë që do të kemi afarizëm dhe shitje të mirë në këtë hapësirë”, ka thënë Ibish Ndreca, prodhues bujqësor nga Gegja.
    Sipas zyrtarëve komunal, së shpejti do të hapet edhe tenderi për rregullimin dhe ndërtimin ambientit e një ambienti bashkëkohor dhe të përshtatshëm për tregtim. Në qytetin e Gjakovës janë të hapur 6 tregje për tregtim.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mitrovicë, 27.09.2010

    As kjo periudhë dy javore prej mbledhjes së fundit nuk ka kaluar pa incidente, u tha të hënën në takimin e Komitetit Lokal për Siguri Publike në Mitrovicë. Përfaqësuesit e komunës shtruan nevojën për masa më energjike nga autoritetet e sigurisë për arrestimin e personave dhe grupeve kriminale në veri që janë duke shkaktuar incidente.

    Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se përkundër faktit se nuk ka pasur ndonjë incident shumë serioz, gjendjen e kanë mbajtur të tensionuar incidentet e herë pas hershme. Ai përmendi rastin e shpërthimit në oborrin e një furrtari shqiptar në Zveçan, i cili është duke u sulmuar që disa herë, ndërsa nuk ka asnjë person të arrestuar.

    Një gjendje e tillë e paqëndrueshme, tha ai, po krijon probleme për realizimin e projekteve të ndryshme në veri. Në këtë kontekst, nënkryetari Haziri, potencoi projektin për ndërtimin e një objekti shkollor në Kodrën e Minatorëve, ku rreth 30 nxënës janë duke mësuar në kontejner. “Ne i kemi bërë të gjitha kërkesat e nevojshme, mandej disa vite rresht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka ndarë edhe mjetet për këtë projekt, për të cilin ishte zgjedhur edhe punëkryesi, mirëpo puna nuk ka nisur kurrë”.

    Në këtë drejtim, ai theksoi se kanë qenë zyrtarët e UNMIK-ut në veri që kanë bërë obstruksion për ndërtimin e kësaj shkolle, të cilët pasi nuk kishin mundur të gjejnë asnjë arsye për moslejimin e ndërtimit të saj, kishin sugjeruar që të bisedohet me strukturat paralele për realizimin e këtij projekti. “Është një sjellje e papërgjegjshme e tyre, ashtu sikur edhe për moslejimin e rindërtimit të Xhamisë së Ibrit”.

    Duke folur për këto projekte që nuk po mund të realizohen, nënkryetari Haziri, ka kërkuar nga autoritet e sigurisë masa më energjike, në mënyrë që të krijohen kushtet për kryerjen e këtyre projekteve që janë të rëndësishme për qytetarët. “Banorët në veri janë të shqetësuar për këto gjëra, ashtu sikur për personat dhe grupet kriminale që lëvizin të armatosur dhe nuk ndërmerret asnjë masë ndaj tyre”.

    Në lidhje me situatën e sigurisë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka thënë se nuk është e qëndrueshme, meqë incidentet janë shumë të shpeshta. Pos sulmit ndaj furrtarit shqiptar në Zveçan, ka përmendur edhe të shtënat në drejtim të punëtorëve të ART-së, të cilët të dielën kanë tentuar që të shkyçin antenat e operatorëve ilegalë në veri, mandej dy shpërthime që kanë ndodhur të dielën vonë në Zveçan etj.

    Për këto raste më në detaje ka folur përfaqësuesi i policisë rajonale, Avni Zaiti. Ai tha se të dielën në fshatin Dren të Zubin Potokut ka pasur të shtëna armësh në drejtim të punëtorëve të ART-së që kishin shkuar për të shkyçur operatorët e telefonisë ilegale. “Pas këtyre të shtënave ky aksion nuk ka mundur të realizohet”.

    Ndërsa sa i përket shpërthimeve në Zveçan, ai konfirmoj se si pasojë e tyre janë dëmtuar dy vetura private, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. “Policia është duke vazhduar me realizimin e masave për të ofruar siguri për të gjithë. Në këtë drejtim janë duke vazhduar të funksionojnë edhe pikat statike në Kodër të Minatorëve dhe në Osterode”.

    Përfaqësuesit e KFOR-it që ishin të pranishëm në takim thanë se ata kanë shtuar masat e sigurisë dhe janë të gatshëm të ballafaqohen me çfarëdo situate.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Podujevë, 27.09.2010

    Kryetari Veliu vuri gurthemelin e ndërtimit të QMF-së në Kërpimeh

    Kryetari Veliu i pari e hodhi betonin me lopatë në themelin e këtij objekti, duke e realizuar kështu premtimin që u kishte bërë qytetarëve të asaj ane.

    Kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu vuri sot në një ceremoni rasti gurthemelin e fillimit të punimeve të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kërpimeh. Kryetari Veliu i pari e hodhi betonin me lopatë në themelin e këtij objekti, duke e realizuar kështu premtimin që u kishte bërë qytetarëve të asaj ane. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe drejtorë të drejtorive, zyrtarë të tjerë komunal, përfaqësues të komitetit të fshatrave të asaj ane, si dhe qytetarë të shumtë.
    Ky projekt kap shumën rreth 110 mijë euro, të cilin e financon komuna e Podujevës, kurse punimet do ti kryej kompania ndërtimore nga Prishtina “Rexha”.

    Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dr. Ismet Jashari tha se ky objekt shëndetësor do të ketë ordinancën e mjekut, stomatologun, rëntgenin, laboratorin dhe shërbimet akusherike, të cilat do të jenë në shërbim të rreth 10 mijë qytetarëve të kësaj ane. Ai vazhdoi më tej, duke thënë se po fillon funksionalizimi i qendrave të mjekësisë familjare që të ju mundësoj qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në kryerjen e shërbimeve shëndetësore.
    Punimet e këtij objekti pritet të përfundojnë diku në fillim të dhjetorit të këtij viti.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Viti, 28.09.2010

    Aksion pastrimi në gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë

    Me moton -Jeta e gjatë dhe shëndeti i mirë, vetëm në ambient të pastër-, është zhvilluar sot aksioni në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, ku kanë qenë të përfshirë nxënësit e të gjitha shkollave, administrata komunale, kompania për pastrim Universal, Njësia e Zjarrfikësve etj. Ky aksion është organizuar nga Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht drejtoria për Shërbime Publike në mbështetje të projektit EULoG.

    Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Agim Haziri, ka njoftuar se ashtu siç është paraparë aksioni ka filluar qysh në orën 08:00 të mëngjesit, ku janë organizuar nxënësit e shkollave së bashku me personelin, që të pastrojnë ambientin rreth shkollës dhe më gjerë, ndërsa në qytetin e Vitisë kanë qenë të angazhuar edhe stafi i administratës komunale, kompania Universal dhe njësia e zjarrfikësve ku janë pastruar edhe sipërfaqet rreth lumit Morava e Binqës. “Ne e cilësojmë si shumë të suksesshëm këtë aksion, i cili është mbështetur edhe nga projekti EULoG, të cilët kanë pajisur me material hargjues si me kese, doreza etj” - tha Haziri. Ai shtoi se edhe në Pozheran, lokaliteti më i madh i komunës së Vitisë, është zhvilluar aksioni me sukses ku janë pastruar sipërfaqe në oborrin e shkollës dhe nëpër qendër te fshatit. Haziri i bëri thirrje qytetarëve që të shtojnë vëmendjen që të mbajnë ambientin e pastër, pasi që ambienti i pastër në të cilën jeton njeriu, është faktor kryesor për një jete të shëndetshme.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prizren, 27.09.2010

    Vihet gurthemeli i Ambulancës së re

    Në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, vuri gurthemelin e Ambulancës së re.

    Ofrimi i shërbimeve mjekësore sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, është prioritet i politikave investive të komunës sonë.
    “Lagja “Bajram Curri”, në Prizren është njëra nga lagjet më të mëdha të qytetit dhe si e tillë meriton qe të ketë edhe shërbimet shëndetësore më afër qytetarëve” - u shpreh kryetari Muja dhe theksoi se në politikat e tij publike shëndetësia dhe shëndeti i qytetarëve gjithmonë do të zërë vend të rëndësishëm dhe do të gëzojë përkrahje maksimale.
    Të gjitha ambulancat e komunës sonë janë të pajisura me aperaturë adekuate dhe me staf mjekësor të profileve të ndryshme.
    Komuna e Prizrenit do të jetë e gatshme që edhe në lokacione tjera të investojë mjete materiale për ndërtimin e ambulancave tjera.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Prishtinë, 28.09.2010

    Komuna e Prishtinës me 55 milionë euro buxhet për vitin 2011

    Kuvendi i komunës së Prishtinës, miratoi buxhetin për vitin 2011, në vlerë prej rreth 55 milionë euro. Këshilltarët e komunës nuk presin të ndryshojë gjendja në kryeqytet as vitin e ardhshëm me këtë buxhet.

    Buxheti komunal i Prishtinës, për vitin 2011 është pesë për qind më shumë se buxheti i këtij viti. Drejtori i ekonomisë, Xhelil Bekteshi tha se pjesa më e madhe e këtij buxheti, do të investohet në projekte kapitale. Para miratimit të buxhetit u zhvillua një debat i gjerë në asamblenë komunale.

    Kryetari i Komunës Isa Mustafa, tha se Prishtina ka nevojë për trajtim ndryshe, pjesa rurale e komunës së Prishtinës është shumë më pak e ndërtuar se ato të komunave tjera, sepse të gjithë i kanë kthyer mjetet dhe kanë investuar në komunat prej nga vinë dhe se ka ngadalësi në realizimin e projekteve të cilat janë të parapara nga buxheti i Kosovës.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •