Vilson Blloshmi , lindi mė 18 mars tė vitit 1948,nė Bėrzeshtė te Librazhdit.Ai ishte vetem nje poet gje qe i kushtoi edhe jeten. Vilson Blloshmi bashke me Genc Leken u pushkatuan mesnatėn e 17 korrikut tė vitit 1977, pėr tė vetmin faj, se kishin lindur poetė. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatėve, ndėrsa trupat e njomė u flakėn nė tė njėjtėn gropė. Tė dy poetėt e kallur nėn dhe` u lanė nė harresė deri nė shembjen e diktaturės, ndėrsa poezitė e tyre u shpallėn heretike. Diktatura i groposi, por tė dy poetėt kishin skalitur pavdekėsinė me krijimtarinė e tyre, poezinė. Ata ishin poetė tė lindur dhe i kėndonin bukurisė, njeriut tė thjeshtė.
Vilson Blloshmi, ishte mėsues dhe poet i talentuar qė aspiroi pėr liri dhe demokraci, pėr njė jetė mė tė mirė. Ndaj tyre u organizua njė gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisė sė Librazhdit kishte bėrė njė plan masash pėr gjykimin dhe dėnimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės. Pra, nė Komitetin e Partisė merreshin vendime pėr pushkatimin e poetėve. Edhe diskutimet qė do tė bėheshin nė gjyqin politik, ishin pėrgatitur nė Komitetin e Partisė dhe aty ishin caktuar gjashtė vetė, pėr tė diskutuar ato qė ishin pėrgatitur nė Komitetin e Partisė. Nė planin e masave tė Komitetit tė Partisė, thuhej se: Gjykatat Popullore punojnė pėr tė realizuar vendimet e Kongresit tė 7-tė tė PPSH. Akuzat ishin tė rėnda pėr krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandė.
Vilson Blloshmi rridhte nga njė familje patriotike. Ai fliste frėngjisht dhe anglisht nė mėnyrė tė shkėlqyer. Shkruante poezi, por edhe pėrkthente poetėt mė nė zė perėndimorė, sidomos ata francezė. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia Saharaja, ku ai e simbolizon Shqipėrinė tė shkretė dhe pa miq e pa shokė, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thėnė se, qė tė bėhesh njeri i afirmuar, duhet tė dish edhe gjuhė tė huaja. Regjimi nuk i donte njerėzit qė dinin gjuhė tė huaja. Megjithėse dinte gjuhė tė huaja, ai shikohej me sy tė keq nga Partia e Punės dhe qeveria komuniste. Nė aktakuzė thuhej se: Vilson Blloshmi e ka filluar qė nė bankat e shkollės, nė Normalen e Elbasanit, veprimtarinė armiqėsore. Ai i kishte thėnė njė shoku nė shkollė se, vendi nuk ka literaturė tė bollshme dhe njerėzit nuk marrin dije...
Krijoni Kontakt