Izraelitët pëlqejnë komentet e Kastros
Nga Express më 26.09.2010 në ora 17:35
Liderët e Izraelit po e lavdërojnë ish-udhëheqësin kuban, Fidel Kastro, për përkrahjen e dhënë Izraelit në disa prej intervistave të tij të fundit.
Zyra e Presidentit të Izraelit, Shimon Peres, i ka dërguar një letër personale Kastros, duke e falënderuar për deklarimet e tij, letër kjo që së fundi u botua edhe në revistën amerikane, The Atlantic.
Kryeministri Benjamin Netanyahu gjithashtu i ka pëlqyer komentet e fundit të Fidel Kastros.
Komentet pozitive të Kastros për Izraelin janë të rralla, pasi ish-udhëheqësi kuban ka përkrahur gjithmonë palestinezët, ndërsa ka qenë jo pak kritik ndaj politikave të Izraelit.
Në një nga intervistat e fundit, Kastro, ka kritikuar Presidentin e Iranit, Mahmud Ahmedinejad, pasi ky i fundit ka mohuar holokaustin ku 6 milion hebre u vranë nga forcat naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lideri komunist gjithashtu ka thënë se Izraeli ka të drejtë të ekzistojë si shtet i popullit hebre.
Krijoni Kontakt