Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 11 prej 11
  1. #11
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Hapin e Shqiperise duhet ta percjelle edhe Kosova dhe subjekti politik shqiptar ne Maqedoni.

    Shteti Shqiptar ka bere nje gjest te vogel per gjithe ate liste te madhe .Le qe jane te jashtligjshme keto organizata por, nuk duhet lejuar as kalimi neper tokat shqiptare se le me kontratat e punes dhe qendrimi.
    Sido qe te jete parandalimi eshte me i mire se marrja me pasojat dhe sherimi, andaj mos te genjehen shqiptaret se ka arab qe ka qellim ekonomik ne Shqiperine e vogel( kjo komplet e njejte 100% me kryepeshkopin grek), eshte i mveshur komplet me qellimin e perhapjes se fese ne nje vend qe ka dale nga komunizmi fendaluar,ata e dijne shume mire dhe ja mu ate bejne.
    Eradikimi i njerezve dhe organizatave te tilla nje dite me perpara eshte nje dite me e mire, dhe parandalimi dhe masat strikte per te ardhmen premtojne qe shqiptaret vertete do te kene nje shtet modern dhe te bashkuar.

    Per Ximin : te qenit aq defenziv kur preket cdo gje qe ka aktore muslimane dmth perpjekja per te gjetur arsyetim dhe kur merret ne mbrojtje edhe cnderimi, edhe dhuna, edhe shkulja e cdo gjeje shqiptare ne trojet tona nga keta bashkefetaret e tu dhe per te vetmin fakt -fene, kerkon trajtim serioz jo vetem per ty por per te gjithe si ju,ndihme kjo fisnike dhe edukative nga shteti dhe shoqeria shqiptare ne pergjithesi,(eshte keqardhje jo ofendim) .Ne kete trajtim fillimi nis me leximin e Abetares dhe literatures dhe historise kombetare, ka kush te lexoje arabet dhe ka kush ta beje fene islame strumbullar jete.
    Nje kenge qe ke postuar: stili i kendimit eshte i huaj ( amerikan), teksti shoqeror-kombetar,vajtues dhe ne nje dozete vogel qe premton nje mobilizim, nisja me nje monolog(besoj eshte Ali Asllani aurori i strofes qe ndegjova - besoj se si interpretues me tingellon si C.Lajci) ka kuptim pra fillimi se e ka shkruar tekstin nje rilindas qe ka luftuar per Shqiperine e jo per Arabine.
    Ne "..te gjithe kemi mbet ne meshire te Zotit.." kur thote kengetari nuk ju ngacmon mendjen te mendoni ne menyre te pavarur nje cike, ta perdori menjen personale nje here , pra ishim 100 vjet ne meshire te zotit dhe dihet se cka beri zoti me ne bashke me zotin serb per njeqind vjet derisa ne rame ne mendje per tu drejtuar kah duhet.

    Kenaqesine me te madhe serbevo-malazezo-maqedoneve qe deshen te na cbejne dhe grabisin territoret,ua sjellim ne vete sot, ata jane me te mencur, e dijne qe kjo eshte pune e kryer dhe ata nuk mund me ta realizojne ne menyre klasike nje enderr te tyre qe e jetuan si zhgenderr mbi kurrizin tone per njeqindvjet, pra luftuan me mish dhe me shpirt te na portretizojne si fundamentaliste islam, xhihadiste ekstrem, vehabiste terroriste...dhe ja ia arrine qellimit.Ata sot shikojne punen e tyre dhe kenaqen tek ben luften kopili i tyre me shqiptaret e Ballkanit, nuk ka me kollaj per nje armik se sa te rri si vezhgues dhe kenaqet kur shqiptaret vetshkatrrohen dhe vetvriten.
    Nese deshironi te zgjidhni nje strumbullar jete nuk mundeni edhe fene edhe kombin pasi jane fete ne pergjithesi dhe feja islame ne vecanti qe perjashton kombin dmth proklamojne nje vellazri fetare ku kombi luan rol dominant qe dmth nje "musliman i mire " me te afert e ka nje zezak Gane se sa mua.
    Per kulturen kombetare dhe nenshkrimet fetare ketu ne forum marre nga Muhamedi: cdo poet dhe shkrimtar ordiner qe jeton sot ne Kosove ka nje thenje me te vlefshme se cdo thenje e Muhamedit( ai ka qene nje njeri ordinere,sic ka qene edhe Jezusi)
    Pra qe te jeni shqiptar, jetoni dhe silleni si te tille, nderroni nenshkrimet arabe dhe shkruani kombetare ose cfardoqofshin me mesazhe univerzale .
    Te permendish Ukshin Hotin nuk eshte kollaj, se ai rrotullohet ne varr cka ka lane pas..lexoni Ukshin Hotin ne vend te broshurave fetare, aty e gjeni rrugen shqitare per bashkim, dhe merrni nje fjali nenshkrimi nga nje martir shqiptar si Ukshin Hoti ne vend qe ta merrni nga nje arab qe tek ne mberrini permes perrallave mesjetare.

    Ne kemi rruge per te ecur, rruge qe ende eshte ne teh shpate per jete a vdekje per nje komb te prapambetur dhe te percare sic jemi ne shqiptaret, pse duhet te ushqejme dhe rrisim percarje te reja!? sektat ekstreme fetare tek ne kurre nuk kane egzistuar pse beheni budallenje me zor..Nuk kane qene muslimanet ne Ballkan kurre keshtu ...do marr nje shembull qe e di me se miri por me vertetesine me te madhe portretizon nje shqiptar musliman ne Ballkan : Une babain e kam pasur njeri te ditur te fese Islame qe ka shkuar edhe ne Haxh por qe Shqiperine,dhe per kombin i ka pasur perkrenare,kurre nuk e jepte kombin per fene ..kjo eshte deklarata e babait kur u kethye nga Haxhi;"..ishte shume prekes ky udhetim, sa njerez te mjere ishin arabet, ata kishin mbetur si ne kohen e Muhamedit si nga kualiteti i jetes ashtu edhe pernga gjykimi.." ishte konstatim i nje njeriu te mencur, besimtar me besim te trashiguar nga familja, lexues i Kuranit,i Bibles dhe cdo broshure fetare qe i kish ra ne dore , mesues veteran per 40 vjet qe mund te bente dallimin mes kombetares dhe fetares, qe mund te jete kritikues i cdo fanatizmi dhe mbrapambeturie qe reflektonte feja...Keshtu ishin muslimanet shqiptare te Ballkanit si babai shumica absolute qe shkonin ne xhami per pune te tyre dhe pinin kafe dhe shihnin lajmet apo nje loje sporti apo edhe vetem dilnin per sheti me nje katolik apo ortodoks shqiptar, keshtu une i mbaje mend,dhe ata qe jane shqiptare perpara se te jene fetar keshtu e cojme edhe sot...dhe ju sot nuk i shembelleni as themelit tuaj, cdo produkt qe vjen nga vendet arabe perqafohet dhe mbillet ne trojet tona pa asnje kriter.
    Forumi shqiptar sot ka me shume tema fetare se cdo teme tjeter, sikur ne i kemi rregulluar te gjitha punet jetike ,na ka mbet feja .

    Perfundimisht Ximi : per mua nuk kane rendesi tjeter gje vetem fakti qe ti je nga Kosova e Shqiperise, por kjo te jete jo vetem fraze pa domethenje .......pershendetje vellazerore nga Amerika e Shqiperise , e jetofsh jeten si nje shqiptar absolutisht i lire dhe jo si rob i dikujt !

    Kosova dhe Maqedonia duhet te te bejne te njejten, nese nuk munden le te kerkojne ndihme nga nderkombtaret perpara se trojet shqiptare te cbehen nga ekstremizmi dhe te shendrrohen ne Felluxha....dhe me vone te gelltiten keto vende te pa zot...
    Duhet te kete nje Zot mbi trojet Shqiptare- Zoti Shqiptar ose Shqiptari si Zot ,si te doni thuani.


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 26-09-2010 më 10:17
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •