Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

    Të shëmtuarat, si ndihen dhe e përjetojnë këtë fakt

    30/08/2010


    Edhe pse është shumë e vështirë për t’u pranuar, ky është fati i trishtuar i femrave të shëmtuara: të mos trajtohen asnjëherë si të tjerat

    A e keni menduar ndonjëherë se cili është sekreti i bukurisë? Një fytyrë simetrike dhe sasia e duhur e hormoneve. Ky është një rregull që vlen si për meshkujt ashtu edhe për femrat, e madje jo vetëm për qeniet njerëzore, por edhe për majmunët. Por cili është në të vërtetë qëllimi i bukurisë? Sigurisht që nuk është joshja, por riprodhimi. Këtë e ka konfirmuar edhe një studim britanik i zhvilluar në një nga universitetet e Anglisë. Përfundimi? Vërtet bukuria është cilësuar një nga elementet më të rëndësishme të njeriut, prej së cilës lind shpesh stresi dhe tërheqja, por gjithmonë ka një qëllim: ngjizje dhe riprodhim, me ose pa dëshirën tonë.

    Studimi ka analizuar disa fotografi të tri grupeve të ndryshme individësh: europianët, disa persona me etni Hadza (Tanzani) dhe majmunët. Me ndihmën e kompjuterit studiuesit bënë disa ndërhyrje për t’i bërë të gjitha fytyrat simetrike, duke zvogëluar distancën mes syve, pasi është edhe një nga faktorët më të rëndësishëm të simetrisë së fytyrës. Kështu, pas operacioneve të rimodelimit, studiuesit ua treguan fotografitë europianëve, të cilët kryenin funksionin e jurisë. Grupi në fjalë përbëhej nga 15 meshkuj dhe 15 femra. Jurisë iu kërkua të vlerësonte se cilat fytyra dukeshin më tërheqëse. Femrat me moshë nga 18-25 vjeçe (numri total i të cilave ishte 59) i ishin nënshtruar gjithashtu analizës, ku përcaktohej niveli i estrogjenit që qarkullonte në gjakun e tyre. Pas rregullimeve, fotografitë e të njëjtave femra të treguara më pas, konsideroheshin më tërheqëse dhe shfaqnin karaktere tipike femërore: sy të mëdhenj, buzë me tul, nofulla dhe hundë të vogël. Këto ishin disa nga vajzat që iu nënshtruan profilit hormonal.

    Studiuesit, pasi i rregulluan fotografitë me “software”-in e një kompjuteri, ua treguan ato anëtarëve të jurisë: rezultatet ishin homogjene. Kjo do të konfirmonte se karakteret e pëlqyera te një fytyrë femërore janë karaktere seksuale, që shkaktojnë fertilitet dhe si pasojë janë tërheqëse nën profilin biologjiko-evolutiv. Preferencat e shprehura nga grupi europian të marra në konsideratë nga shkencëtarët nuk lidhen me eksperiencat vizive, por me mbijetesën e farës.

    Gjithsesi, nëse karakteristikat e fytyrës mund të japin informacion mbi cilësitë biologjike, atëherë është logjike të mendosh se mund të ekzistojnë mekanizma të ngjashme që e nxisin.

    Për shembull, disa gjene mund të tregojnë një sistem imunitar të mjaftueshëm, ose një aparat të mirë metabolik, pavarësisht se e lejojnë një organizëm të rritet në mënyrë simetrike.

    “Shpesh femrat e shëmtuara janë aq të zgjuara, saqë i bëjnë njerëzit ta harrojnë këtë fakt”, thoshte Balzaku, i cili i kuptonte shumë mirë gratë dhe mënyrat se si ato joshnin.

    Për pamjen e jashtme të femrave të shëmtuara janë shkruar mjaft libra. Një prej tyre është edhe “Jeta seksuale e gruas së shëmtuar”. “Gruaja e shëmtuar nuk është vetëm një deformim estetik. Mbi të gjitha ajo ka një shpirt si çdo qenie njerëzore”, është shprehur një studiues. Libri në fjalë zbulon misterin dhe konfirmon teorinë: çdo njeri është i bukur aq sa ndihet.

    Protagonistja e romanit e përshkruan situatën e saj si atë të një gruaje të shëmtuar, por që për sytë e saj duket mjaft tërheqëse. Ajo është një grua e shëmtuar, natyrisht jo aq e tmerrshme, sepse ajo lloj femre, sipas disa studiuesve, ka një bukuri të veçantë që nuk mund të shihet nga të gjithë, e cila ose kalon pa u vënë re, njësoj sikur të ishte e padukshme, ose në momentin që i vihet në dukje fakti që nuk është e bukur, nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të vuajë.

    Edhe pse është shumë e hidhur për t’u pranuar, ky është fati i trishtuar i femrave të shëmtuara: të mos trajtohen asnjëherë si të tjerat. Ajo mësohet me këtë gjë që në vogëli dhe e përdor “trashëgiminë” e saj për të krijuar një portret, i cili i pëlqen dhe e bën të ndihet më mirë. Realisht, edhe pse i trishtueshëm dhe argëtues deri në qesharak në të njëjtën kohë, libri “Jeta seksuale e gruas së shëmtuar” është një edukim sentimental gjithnjë e në rritje. Një romancë e jashtëzakonshme, por edhe një libër edukativ, i cili mund t’u shërbejë meshkujve dhe femrave për të parë në një tjetër këndvështrim jo vetëm vetveten, por edhe botën njerëzore që i rrethon. Fatkeqësitë e personazhit kryesor do të bëhen fatkeqësitë e të gjithëve, një pasqyrë në të cilën kushdo, edhe më i bukuri, mund të shihet.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Menoj se femnat e shemtune jane ma t'zgjuta se femnat e bukura.

    Ni femen mu kon edhe e bukur edhe e menqme, pi bjen diqysh si e pamundshme.

  3. #3
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Akoma me kte fiksimin per simetrine sikur na sollen nje artikull te ngjashem para ca kohesh me duket mua..

    Nejse, artikull kontradiktor dhe diskriminues eshte ky.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Ska gje me te keqe se te jesh e shemtuar , e vuaj perdit kete gje kur dal ne rruge e me tregojne me gisht .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Ekziston ndonje studim mbi raportin shemti - fertilitet?

    Plakat jane me pak te bukura dhe me pak fertile se femrat e reja. Perfundimi me i sakte.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Vërtet bukuria është cilësuar një nga elementet më të rëndësishme të njeriut, prej së cilës lind shpesh stresi dhe tërheqja, por gjithmonë ka një qëllim: ngjizje dhe riprodhim, me ose pa dëshirën tonë.
    ja fut kot.
    riprodhohen te shemtutat edhe me teper per inat te bukurosheve
    ndersa te bukurat kerkojne te jetojne rehat e nuk pjellin shume
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Nuk ka femra te shemtuara ,me zhvillimin e teknologjis te gjitha te bukura jane
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Nuk e di pse te eshte krijuar kjo pershtypje lol


    Por edhe ato artiste filmi qe i shohim dhe i adhurojme , po ti shohesh ne jeten reale, mbas skenave nuk jane edhe aq yll
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Perpara se te ankoheni dhe te na ofendoni ne si moderatore pse ju fshime postimet, mundohuni te mos i ktheni temat ne chit_chat dhe diskutime ofenduese!

    Flm per mirekuptimin!
    "Carpe Diem"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    le te jeshe e shemtuar,por te zbukuron sjellja dhe zemra e mire qe ke, te ben qe te jesh e nderuar dhe e rrespektuar ne jete......................
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •