Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 130
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Jeton Aliu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Tani je shume konfuz nje her thua se nuk jam qe kryetar te jet demaqi por as kunder nuk je,te lutem qfar ke dashte me then,tema eshte se a duhet me qen apo jo,e sipas teje edhe me qen edhe mos me qen!!!!!!!!
    Ti thua qe eshte enciklopedi e gjall,kete per her te par po e ndegjoj,por nese mundesh te na tregosh se me qka njeihet si enciklopedi,ne qoftse thua se ka qendru ne burg,ateher ai nuk ka pas mundesi te behet enciklopedi perkundrazi ka qen i izoluar dhe ka mbet shume mbrapa me realitetin.
    Dihen gafat e tij te cilat i kushtuan shume,sepse nuk mundi ti fus hundet akund,ne A e perzun edhe jaranat e vet.
    Ne qoftse ademi behet kryetar te jesh i sigurt qe ne kosove do behet llug,neve na duhet njeri i menqur i shkolluar i respektuar nga populli e jo matufa qe te vetmen fjali din me than te posht e perpjet
    heheh
    lexo edhe nje here shkrimin tim andaj e kupton permbajtjen se nuk e paskeni kuptue aspak

  2. #112
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Deri nė zgjedhjet e ardhėshme , me gjasė tė parakohshme , do tė ishte mirė qė postin e kryetarit tė vendit ta zente Flora Brovina.

    Adem Demaci ėshtė i pensionuar . Vetėm ai vet dhe disa kėtu nė forum nuk e kan kuptuar ende kėtė!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    Tash Duhet Te Jep Dorheqje Edhe Traktoristi Zotri Hashim Thaqi Dhe Largohet
    haaaaaaa
    maj ymyd se ndoshta ban shelnja rrush naj here
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Zgjedhjet sivjet
    Diplomatėt perėndimorė po shtyjnė opsionin qė zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė mbahen kėtė vit. Kjo ėshtė zgjidhje e pranueshme edhe pėr PDK’nė dhe LDK’nė. AKR, ndėrkaq, nuk ėshtė kundėr. Por, LDD nuk beson nė organizim tė mirėfilltė tė zgjedhjeve brenda 45 ose 60 ditėsh, derisa AAK po mendon pėr bojkotim tė procesit elektoral.

    Nga Bekim Greiēevci mė 29.09.2010 nė ora 8:37
    Dy palė konsultimesh po zhvillohen me partitė politike pėr tė parė se cila ėshtė rruga mė e mirė pėr dalje nga kriza pas dorėheqjes sė Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit tė Kosovės.

    Pėrveē ushtruesit tė detyrės sė Presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, me partitė mė tė mėdha politike nė vend po konsultohen edhe ambasadorė tė shteteve tė Quintit.

    Opsioni qė po mbėshtetet nga shumica e ambasadorėve perėndimorė dhe disa nga partitė politike, ėshtė mbajtja e zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare gjatė kėtij viti, kanė thėnė burime tė gazetės Express.

    “Nuk ka ende marrėveshje, por opsioni qė po shtyhet pėrpara ėshtė qė zgjedhjet tė mbahen nė fund tė nėntorit”, kanė thėnė burime tė gazetės.

    Nė kėtė rast, zgjedhjet parlamentare do tė duhej mbajtur jo mė vonė se 45 ditė nga shpallja e tyre.

    Nė cilėsinė e ushtruesit tė detyrės sė Presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi ka mbajtur takime tė ndara me tre drejtues tė partive parlamentare: Blerim Shala (AAK), Ibrahim Gashi (AKR) dhe Nexhat Daci (LDD), me tė cilėt ka biseduar pėr zhvillimet politike nė vend.

    “Zoti Krasniqi, gjatė ditėve tė ardhshme, po nė kėtė cilėsi, do tė presė edhe drejtues tė partive tė tjera politike”, ka njoftuar Zyra pėr Informim e Kuvendit tė Kosovės.

    Pėr ēėshtjen e zgjedhjeve, Kryeministri Hashim Thaēi ka pasur tė martėn takime me ambasadorė tė Quintit si dhe me Shefin e ICO’sė, Pieter Feith.

    Burime tė Express, tė afėrta me takimet qė janė zhvilluar mes ambasadorėve dhe pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės, thonė se ekziston konsensus i plotė nė mesin e perėndimorėve se zgjedhjet duhet tė mbahen kėtė vit.

    “Tė gjithė pajtohen qė vendi duhet tė shkojė nė zgjedhje tė jashtėzakonshme. Kėto zgjedhje duhet tė mbahen deri nė fund tė kėtij viti. Tash mbetet qė tė pėrcaktohen modalitetet dhe data e mbajtjes sė zgjedhjeve”, ka thėnė njė burim i gazetės.

    Dy partitė mė tė mėdha nė vend, PDK’ja dhe LDK’ja, pranojnė se koalicioni mes tyre ėshtė goditur me dorėheqjen e Sejdiut.

    Nėnkryetari i LDK’sė, Eqrem Kryeziu, thotė se balanca mes partnerėve nė Qeveri ėshtė prishur pėr shkak se Sejdiu ka qenė njėri nga nėnshkruesit e marrėveshjes pėr koalicion me PDK’nė e Hashim Thaēit.

    Nė njė intervistė pėr BBC’nė, Kryeziu ka deklaruar se fati i koalicionit do tė dihet brenda dy javėsh duke mos pėrjashtuar as opsionin e prishjes sė tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohshme.

    “Ne jemi gjithmonė gati pėr ēdo variant. Nuk mbesin peng proceset nė Kosovė pėr shkak tė LDK’sė”, ka thėnė ai.

    Opsioni tjetėr pėr dalė nga kriza aktuale - zgjedhja e njė Presidenti tė ri nga radhėt e LDK’sė, nuk pėrkrahet nga PDK’ja.

    Zyrtari i kėsaj partie, Ramė Buja, ka thėnė se po tė ishte mundėsia kushtetuese ligjore qė LDK’ja ta dėrgonte njė kandidat tjetėr pėr tė vazhduar mandatin e Sejdiut, kjo do tė ishte nė rregull.

    “Por nė fakt ka njė defekt nė Kushtetutė qė Presidenti qė do tė zgjidhet, do tė ketė mundėsi tė zgjidhet vetėm pėr njė mandat tė plotė dhe kjo pastaj i defekton gjėrat. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė shkohet edhe nė zgjedhje tė parakohshme”, ka thėnė Buja.
    Partia mė e zėshme opozitare qė nė vazhdimėsi ka kėrkuar dorėheqjen e Qeverisė dhe zgjedhje tė pėrkohshme, AAK’ja, ėshtė kundėrshtarja mė e madhe e votimit tė parakohshėm.

    Disa zyrtarė tė saj kanė paralajmėruar edhe bojkot tė procesit zgjedhor.

    Nėnkryetari i AAK’sė, Naim Maloku, ka thėnė se pohimet dhe pritjet qė zgjedhjet tė thirren qysh nė nėntorin e kėtij viti, janė tė parealizueshme.

    Sipas tij, arsyet pėr kėtė janė procedurat e domosdoshme ligjore qė marrin kohė, por edhe mungesa e liderit tė partisė, Ramush Haradinaj.

    “Sipas Kushtetutės, duhet qė koalicioni qeverisės ta propozojė kandidatin pėr President nė Kosovės, tė vijė nė Kuvend dhe nė qoftė se nuk kalon nė tre rrathė, pastaj mund tė flasim pėr procedura tė tjera tė parapara me Kushtetutė dhe ligje tė Kosovės”, ka thėnė Maloku.

    Ndėrkaq, Nėnkryetari i AKR’sė, Ibrahim Gashi thotė se partia e tij konsideron se dorėheqja e Presidentit ka krijuar njė situatė qė nuk mund tė tejkalohet lehtė dhe si rrugėdalje vlerėsohet mbajtja e zgjedhjeve.

    “Si zgjidhje nė tėrė kėtė kemi parė zgjedhjet e parakohshme, sepse situata e krijuar nė Kosovė kėrkon njėfarė legjitimiteti tė ri institucional tė institucioneve tė Kosovės. Natyrisht se nuk kemi menduar se kur do tė jenė zgjedhjet, a do tė jenė nė fund tė nėntorit, apo kur do tė jenė? Por edhe nėse do tė jetė ashtu, konsideroj se AKR’ja do t’iu pėrgjigjet dhe ėshtė e gatshme tė hyjė nė zgjedhje”, ka thėnė Gashi.

    Partia tjetėr opozitare, LDD’ja, nuk ėshtė e bindur se Kosova mund tė pėrgatisė zgjedhje sivjet.

    “Kosova nuk ka dhėnė shembuj tė mirė nė organizimin e mirė tė zgjedhjeve. Nuk guxojmė tė hyjmė nė aventura tė tilla pėr tė improvizuar diēka. Nuk guxojmė tė plotėsojmė ambicie tė politikave ditore”, ka thėnė Nėnkryetari Lulzim Zeneli.
    Ai shtoi se Kosova nuk mund tė organizojė zgjedhje “pėr 45 ose 60 ditė, siē po pėrmendet”.

    Komisioni Qendror pėr Zgjedhje (KQZ) nuk ėshtė treguar efikas para njė viti, kur u mbajtėn zgjedhjet lokale.

    Kryetarja Valdete Daka thotė se KQZ’ja ėshtė e detyruar tė organizojė zgjedhje kurdo qė shpallen ato, por nuk ka pėrgjigje se a ka kapacitete ky institucion tė pėrgatitet teknikisht pėr zgjedhje tė jashtėzakonshme.

    “KQZ’ja ka obligim ligjor tė organizojė zgjedhjet kurdo qė shpallen ato dhe kėtė organizim e bėn sipas ligjit. Me pėrgatitje teknike tė zgjedhjeve merret Sekretariati i KQZ’sė”, ka thėnė ajo.

    Gjatė ditės sė djeshme, ka qenė e pamundshme tė kontaktohet Sekretariati i KQZ’sė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Fitorja e Fatmir Sejdiut


    Nexhmedin Spahiu



    -Derisa Hashim Thaēi investoi nė pėrēarjen e LDK-sė tani rrezikohet pėrēarja e PDK-sė.
    -Tani Fatmir Sejdiu e ka rrugėn hapur pėr kryeministėr tė Kosovės.



    Fatmir Sejdiu udhėhoqi njė politikė tė urtė e te butė nė kufijtė e nėnshtrimit saqė krijohej pėrshtypja se Kosova ka vetėm kryeministėr, por jo edhe president. Dita kur Fatmir Sejdiu u tregua tamam burrė shteti ishte ajo kur ai dha dorėheqje nga posti i Presidentit. Kjo ishte dita kur Sejdiu i tha partnerit tė koalicionit se nuk shkon mė tej, se deri kėtu e ka kufirin durimi e toleranca. Ironia ishte se kjo ndodhi pikėrisht nė pikėn ku ai kishte lėshuar pe mė sė shumti: pėrbėrjen e Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės. Nga 4 gjykatės nga radhėt e komunitetit shqiptar pėr Gjykatėn Kushtetuese tė Kosovės, koncensuesi u arrit qė PDK t’i kishte 3 njerėz tė vet, AAK njė, ndėrsa LDK asnjėrin. Vetė formulimi i Kushtetutės qė presidenti nuk guxonte tė ushtronte ndonjė post tjetėr ishte njė formulė kompromisi qė Sejdiu e kishte pranuar urtė e butė. Ai nuk insistoi qė formulimi i kushtetutės tė jetė qė presidenti i Kosovės ta ketė tė drejtėn e drejtimit tė partisė siē e ka presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, por nuk deshi tė ishte njė president politikisht i pafuqishėm si ai i Shqipėrisė, Bamir Topi, i cili ka dhėnė tėrėsisht dorėheqje nga partia.

    Sipas marrėveshjes me partnerin e koalicionit dhe me protektorėt e Kosovės ai mbajti tė ngrirė pozitėn e kryetarit tė partisė deri nė momentin kur partneri deshi ta poshtėrojė edhe mė tej duke e turpėruar me vendim gjykate kushtetuese. Por kjo ishte gracka ku Sejdiu nuk ra. Vendimi pėr dorėheqje ishte njė shuplakė e fortė pėr Hashim Thaēin, i cili po investonte nė zvetėnimin e LDK-sė duke i fryrė pėrēarjes sė saj. Kthimi i Sejdiut nė LDK tani e bėnė LDK-nė kėrcėnim serioz pėr PDK-nė. Nė anėn tjetėr, marrja e dy funksioneve tė para tė shtetit nga ana e Jakup Krasniqi i jep atij fuqi politike dhe pozicion tė tillė ku ai nuk mund t’i lejojė vetit tė sakrifikohet pėr akrobacionet politike tė Hashim Thaēit. Nė interesin e Jakup Krasniqit ėshtė qė ai t’i mbajė kėto dy funksione sa mė gjatė qė ėshtė e mundur, tė paktėn 6 muaj, aq sa lejon kushtetuta. Nė interesin e Hashim Thaēit ėshtė qė sa mė parė tė vendosė ndonjė tė propozuar tė LDK-sė nė mėnyrė qė t’i fryjė pėrēarjes nė LDK.

    Njė variant mė pak i mundshėm por mė shumė i lakmueshėm pėr Hashim Thaēin do tė ishte bėrja e Behxhet Pacollit president i Kosovės. Arsyeja ėshtė se partinė e Pacollit, Thaēi e ka gėrryer nga brenda dhe shumica e degėve tė AKR-sė janė mė lojale ndaj Thaēit se sa ndaj Pacollit. Pacolli, nė kėtė rast, do tė ishte politikisht shumė mė i pafuqishėm se Sejdiu e se cilido kandidat nga radhėt e LDK-sė, tamam ashtu si i leverdisė Hashim Thaēit. Plus qė Pacolli si President mund ta shėtiste Thaēin anė e kėnd botės duke e takuar atė me aq mbretėr, presidentė e kryeministra sa Thaēi pėrndryshe nuk do tė mund t’i takonte edhe sikur tė ishte 100 vjet kryeministėr. Por, bėrja e Pacollit President tė Kosovės ka njė problem numrash nė Parlament. 33 deputetėt e PDK-sė e 9 tė AKR-sė bėjnė 42. Do tė duhen edhe 9 deputetet e Dacit dhe mė shumė se gjysma e minoriteteve pėr ta zgjedhur presidentin me rundin e tretė me 61 vota. Por, pazari i Dacit nuk mund tė jetė mė poshtė se kryetar Parlamenti. Kėshtu, pėr ta arritur kėtė objektiv politik, Thaēit i duhet ta sakrifikojė Jakup Krasniqin. Por a ėshtė e pritshme qė Jakup Krasniqi tė sakrifikohet pėr tė forcuar pushtetin e Hashim Thaēit? A ėshtė e pritshme qė Jakup Krasniqi nga pozita e 01-shit e 02-shit tė shtetit tė pranojė vullnetarisht tė jetė bishti i kavallit?

    Nė anėn tjetėr, Thaēit do t’i duhet fuqi mė e madhe politike pėr bisedimet me Tadiqin. Lėshimet qė Thaēi pritet t’ia bėjė Tadiqit do tė mund ta zvetėnojnė rrolin e tij si lider i PDK-sė ashtu qė njė pjesė e kėsaj partie do t’i bashkohet Albin Kurtit. Nė shikim tė parė duket se Thaēi politikisht i eliminoi me radhe tė gjithė rivalėt e vet: Demaēin, Qosjen, Surroin, Dacin, Ramushin dhe se fundit Sejdiun (pa harruar edhe rivalin brenda PDK-sė Fatmir Limajn). Nga tė gjithė kėta, Sejdiu iu nėnshtrua mė sė shumti Thaēit, por me gjasė, Sejdiu do tė jetė ai qė do ta mbijetojė politikisht Thaēin. Ajo ēfarė i duhet tani Sejdiut ėshtė kurs politik i orientuar qartė nė konsolidimin e LDK-sė dhe synimi pėr vete i postit tė kryeministrit nė zgjedhjet qė po e presin Kosovėn. Ēfarėdo kalkulimi tjetėr e bėnė atė ta humbė nga dora fitoren qė tashmė e ka nė grusht.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  6. #116
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Athu sa do tė denohet pėr thyreje tė ligjit, Fatmir zeza?!!!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, UKRYMB!


    Edhe , ju lutem si nuk keni turp me sjell shkrime tė Nexhmedin lopes nė kėtė forum.

    Po nejse, mbase ėshtė njė temė qė ėshtė duke u biseduar pėr njerėz tė kalobrit spahiu, sjellni !
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  7. #117
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    [QUOTE=Llapi;2879131]



    Sa po pėrshtatet ambientit ky simbol i kosovarėve.
    Mos e pafsha ket leckė kurrė afėr flamurit tonė kombėtarė!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, UKRYMB!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nje analize teper e sakte e bere nga Enver Robelli lidhur me doreheqjen e kryetarit Sejdiu.


    Shkruan: Enver Robelli

    Kjo qė ndodhi me kryetarin e Kosovės, i cili dha dorėheqje dje, ishte njėri ndėr kapitujt me tė errėt tė Kosovės sė pavarur. Thuajse ky vend nuk kishte mjaft probleme – prej njė Qeverie tė korruptuar financiarisht dhe moralisht deri te sistemi i nepotizmit ekstrem, reketimit dhe krimit tė (pa)organizuar. Listės sė problemeve iu shtua edhe njė kryetar qė e ka shkelur ligjin themelor tė shtetit, duke ushtruar njėkohėsisht edhe funksionin e shefit tė partisė. Opinioni kėto ditė mund ta paramendonte kryetarin e kėtij vendi duke lobuar pėr njohjen e Kosovės nėpėr kthinat dhe korridoret e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB) nė New York dhe mund tė pėrfytyronte, gjithashtu, se tė rrallė do tė kenė qenė ata burrėshtetas dhe diplomatė qė e kanė marrė seriozisht Fatmir Sejdiun. Si mund tė kėrkojė njohje diplomatike pėr vendin e tij njė funksionar shteti, i cili ėshtė shkelės i Kushtetutės, siē e konstatoi Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Kosovės? Besueshmėria edhe ashtu e luhatur e kryetarit u shkatėrrua me vendimin e gjykatės. Ekzistonte rreziku qė Sejdiu tė merrej seriozisht vetėm nga ndonjė regjent apo potentat i mėsuar me puēe ushtarake, por jo liderėt e botės demokratike. Si kryetar ai e dėmtoi rėndė kredibilitetin e shtetit dhe pėr kėtė duhet tė jenė tė vetėdijshėm tė gjithė, mė sė shumti, natyrisht, vetė shkelėsi i Kushtetutės, Fatmir Sejdiu. Pėr kėtė kapitull tė errėt Kosova nuk ka pasur nevojė, sepse edhe ashtu ėshtė njė vend me stabilitet tė rrezikuar nga nacionalistėt serbė nė veri, nga Qeveria e Beogradit dhe - mbi tė gjitha - nga njė klasė politike sunduese e pėrzier nė afera korruptive. Nė vend se tė pranonte menjėherė vendimin e gjykatės dhe tė tėrhiqej nga posti i presidentit, Sejdiu tė shtunėn, pas kthimit nga New Yorku, u fut nė njė polemikė mendjeplogėt jo vetėm me Gjykatėn Kushtetuese, por edhe me opinionin publik dhe me mediet. I qortoi gjykatėsit, bėri disa akrobacione juridike tė pakuptimta dhe sulmoi gazetarėt, duke i akuzuar gati-gati pėr komplot kundėr tij. Njė kryetar qė bėn akuza tė tilla e katapulton veten automatikisht jashtė sistemit demokratik. Kryetari ishte mllefosur pse gazetarėt donin tė dinin se ēfarė do tė bėnte ai tani si shkelės i Kushtetutės? Po kjo ėshtė ngjarje me interes tė jashtėzakonshėm publik! Ai u zemėrua pse Radiotelevizioni i Kosovės (RTK) po e transmetonte drejtpėrdrejt paraqitjen e tij nė Aeroportin e Prishtinės. Ai u ankua se RTK-ja s’kishte bėrė gjė pėr tė. Kėto janė akuza tė padrejta, sepse njė politikan qė sadopak merr vesh nga demokracia duhet ta ketė tė qartė se mediet nuk janė nė shėrbim tė tij, por tė sė vėrtetės. Kritikė tjetėr, mė thelbėsore kundėr RTK-sė Sejdiu ose nuk diti, ose nuk guxoi tė bėnte ditėn e shtunė. Vetė Sejdiu dhe partia e tij i kanė ndihmuar partnerit tė koalicionit (PDK-sė), qė Televizionin e ashtuquajtur publik ta shndėrrojė nė njė zadrugė propagandistike tė Hashim Thaēit dhe rrethit tė tij. Aq ėshtė degraduar puna nė RTK, saqė kryeredaktori i saj i vėrtetė, Hashim Thaēi, kur shkon nė vizitė nė Bruksel vetė e cakton se cili gazetar duhet ta pėrcjellė. LDK-ja ėshtė pjesėmarrėse nė kėtė mizori kundėr parimeve thelbėsore tė gazetarisė. LDK-ja e ka duruar me vite tė tėra njė Bord joefektiv tė RTK-sė dhe e ka pėrpirė zgjedhjen e Bordit aktual, i cili, me ndonjė pėrjashtim, pėrbėhet prej personave qė janė tė lumtur qė marrin njė rrogė nga buxheti i Kosovės. Pra, ėshtė hipokrizi qė Sejdiu u pėrpoq tė luajė rolin e idhnakut ndaj RTK-sė, kur kjo gjendje nė Televizionin e ashtuquajtur publik ėshtė krijuar me pjesėmarrjen e LDK-sė. Sa u pėrket medieve tė pavarura Sejdiu do tė bėnte mirė t’i linte ato tė kryenin punėn e tyre nė interes tė opinionit. Ai nuk duhej t’i bėnte fajtorė mediet pėr krizėn politike, nė tė cilėn e ka futur vendin. Arsyetimet qė i gjeti kryetari kushtetutshkelės pėr tė qėndruar nė post ishin vėrtet trishtuese dhe tė padenja jo vetėm pėr njė jurist. Para disa ditėsh Sejdiu thoshte: „Kategoria e mosushtrimit tė funksionit ėshtė formulė politike“. Tė shtunėn, nė Aeroport, tha: „Ngrirja e postit ėshtė kategori kushtetuese“. Para disa ditėsh ai njoftoi se pėrfaqėsuesit e tij i kanė dėrguar provat nė Gjykatėn Kushtetuese dhe shprehu besimin se ato janė mjaft tė qarta. Tė shtunėn, nė Aeroport, i njėjti person, pra Fatmir Sejdiu, tha: „Ekipit tim nuk i ėshtė dhėnė mundėsia qė tė prezantojė faktet“. Cila ėshtė e vėrteta? Neni 88 i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės e thotė qartė: „1. Presidenti nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion tjetėr publik. 2. Pas zgjedhjes, presidenti nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion nė parti politike.“ Ky nen nuk lė vend pėr dykuptimėsi. Njė ndėr arsyetimet e Sejdiut ishte se e ka ngrirė postin e kryetarit tė LDK-sė. Ngrirja dhe shkrirja janė procese kimike, por jo politike dhe kushtetuese. Ekzistojnė dėshmi, madje edhe publike, tė cilat tregojnė se Sejdiu, me gjithė pėrbetimet e tij se nuk e ka ushtruar funksionin e kryetarit tė LDK-sė, kėtė e ka bėrė vazhdimisht. Dihen me emra aktivistėt e LDK-sė, tė cilėt ai ilegalisht i ka ftuar nė zyrėn e tij pėr tė diskutuar pėr punėt e partisė. Dihen emra tė aktivistėve politikė lokalė, tė cilėt i ka ftuar nė zyrė dhe i ka lutur tė kandidojnė pėr poste publike nė emėr tė LDK-sė. Dihet se si kryetar i LDK-sė ka marrė vendim pėr shkarkimin e Blerim Kuēit, i cili nga kryesia ishte autorizuar tė reformonte partinė. Dihet se si shef i LDK-sė Sejdiu ka marrė vendime pėr emėrim dhe shkarkim ministrash. Dihet se ka negociuar me kryeministrin Thaēi pėr ndryshimet nė Qeveri. Dihet se si kryetar i LDK-sė ka qenė pjesėmarrės nė procesin e kalimit tė Partisė Reformiste Ora nė LDK. Dihet se nė dokumentet e dorėzuara nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve emri i tij figuron si kryetar i LDK-sė. Pėrballė kėtyre fakteve gjykatėsit erdhėn nė pėrfundimin e vetėm tė mundshėm: kryetari ka shkelur seriozisht Kushtetutėn! Tė shtunėn kryetari u ankua se Gjykata vetėm ka dhėnė njė vendim tė vetin, por nuk ka rekomanduar se ēfarė duhet bėrė. Kjo nuk ėshtė detyrė e Gjykatės Kushtetuese dhe ėshtė skandaloze tė pritet rekomandim nga gjykata. Konsekuenca qė e sugjeron Gjykata Kushtetuese ėshtė e vetėkuptueshme: kryetari duhet tė largohet ose nga posti shtetėror, ose nga ai partiak. Sejdiu dha dorėheqje tė hėnėn jo nga bindja se e ka dėmtuar shtetin, por pas presionit tė madh tė opinionit dhe tė diplomatėve perėndimorė nė Prishtinė. Nga spektri politik i Kosovės ditėve tė fundit u dėgjuan zėra negativė ndaj vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, madje deri nė kėrkesėn pėr shpėrbėrjen e saj. Kėtu s’mbetet gjė tjetėr veēse ta citojmė autorin e njohur gjerman, Bertolt Brecht, i cili thoshte: “Ėshtė konstatuar se populli ynė ėshtė njė kope e marrė e deshve, prandaj e kėshillojmė qeverinė tė zgjedhė njė popull tjetėr”. Pra, sipas kėsaj logjike, pas shpėrbėrjes sė Gjykatės Kushtetuese duhet tė shpėrbėhet edhe populli i Kosovės. Pastaj, nuk do ishte befasi sikur klasa sunduese politike tė kėrkonte zgjedhjen e njė populli tjetėr. Shprehja e habisė se pse ėshtė lejuar qė kryetari tė shkelė Kushtetutėn tani ėshtė e vonshme. Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės duhet tė jenė aq tė moralshėm dhe tė pranojnė se kėtė skandal e kanė mundėsuar edhe ata vetė, sepse nuk kanė pasur kurajė qė “dosjen Sejdiu” ta dėrgojnė me vakt nė Gjykatėn Kushtetuese. Deputetėt, me pėrjashtim tė kėtyre 32 pėrfaqėsuesve, qė mė nė fund gjetėn guximin ta sjellin kėtė ēėshtje nė gjykatė, janė bashkėpjesėmarrės nė shkeljen e Kushtetutės. “Pėr ēdo marrėzi qė ndodh nuk ėshtė fajtor vetėm ai qė e bėn, por edhe ata qė nuk e kanė penguar”, thoshte dikur shkrimtari gjerman Erich Kästner. Pėrveē shkeljes sė Kushtetutės pėr ēka do tė mbahet nė mend kryetari i deritanishėm i Kosovės Fatmir Sejdiu? Gjithsesi pėr heshtjen e tij stoike pėrballė korrupsionit. Frazat se tė gjithė janė tė barabartė para ligjit nuk thonė asgjė. Madje edhe kėto fraza kryetari filloi t’i pėrmendė vetėm pasi presioni i opinionit publik kundėr rasteve tė korrupsionit u bė i madh. Sejdiu do tė mbahet nė mend edhe pėr ndėrtimin e njė sistemi nepotist, qė mund tė sqarohet vetėm me nepsin pėr shumėfishim tė pasurisė. Ditė mė parė nė kėtė gazetė janė botuar hollėsi mbi pasurimin e familjarėve tė tij. Njė gjė e tillė nuk ka qenė e mundshme pa proteksionizmin aktiv tė kryetarit tashmė tė larguar. Sejdiu nuk u dėshmua si kryetar qė pėrfaqėson unitetin e popullit, nuk mbajti asnjė fjalim qė do mbetet nė kujtesėn e shoqėrisė, pėrveē vizitės nė Gjermani nuk tregoi ndonjė vizion pėr politikė aktive tė jashtme, nuk i nderoi as me medalje, as me fjalė asnjė nga personalitetet ndėrkombėtare, tė cilat nė vitet 90-tė e mbėshtetėn fuqishėm politikėn e Ibrahim Rugovės kundėr represionit tė Beogradit. Si kryetar i LDK-sė ai nuk mbajti asnjė mbledhje tė partisė nė rezidencėn e presidentit historik tė Kosovės. Lidhja Demokratike e Kosovės duhet tė mendojė tani se ēfarė fiton Kosova dhe vetė partia nėse Sejdiu pėrpiqet tė qėndrojė nė krye tė LDK-sė. Pėrvoja e keqe e deritanishme ėshtė indikatori mė i saktė i sė ardhmes. Nėse Sejdiu nė tė kaluarėn s’ka bėrė ndonjė punė tė hairit nė interes tė shtetit, madje e ka dėmtuar atė duke shkelur Kushtetutėn, atėherė diēka pozitive nuk mund tė pritet as nė tė ardhmen. Ai do tė jetė vetėm mbrojtės i gjendjes ekzistuese tė pashpresė nė LDK dhe i interesave personale, familjare, tė akraballėkut dhe duke favorizuar nė parti figura tė diskredituara. Do tė vazhdojė me tė vjetrėn, pėr shembull duke vaditur interesat e ngushta, siē ka qenė rasti i ndėrrimit tė emrit tė shkollės nė Kėrpimeh - nga “Azem Bejta” nė “Hamit Sejdiu”, i cili ėshtė gjyshi i ish-kryetarit. Njėjtė po vepron edhe Hashim Thaēi. Para disa ditėsh televizioni “Klan” raportoi se nė njė libėr tė historisė pėr shkollat fillore shkruan se pavarėsinė e ka shpallur Hashim Thaēi dhe jo Kuvendi i Kosovės. Kjo mendėsi e kidnapimit tė historisė dhe tė shtetit e ka sjellė Kosovėn nė kėtė qorrsokak politik. Kosova duhet t’ua kthejė shpinėn kėtyre politikanėve nėse ata nuk pėrmirėsohen radikalisht. Por, siē e ka thėnė Bertolt Brecht, asnjė marshim nuk ėshtė mė i vėshtirė se ai drejt kthimit te arsyeja e shėndoshė. Tani Lidhjes Demokratike tė Kosovės i duhet njė lider i ri, i cili ka vizion pėr ringjalljen e partisė, luftimin e nepotizmit dhe korrupsionit si dhe realizimin e njė strategjie pėr zhvillimin e vendit dhe integrimin nė Bashkimin Evropian. Sejdiu do t’i ndihmonte shumė vendit sikur tė mos e pengonte kėtė proces. Pas dorėheqjes ai nuk ka ndonjė arsye tė jetė i shqetėsuar pėr mirėqenien materiale. Si ish-kryetar do t’i gėzojė shumė privilegje tė majme. Do tė bėnte mirė nėse i kthehet arsyes sė shėndoshė dhe sė paku t’i kėrkonte falje popullit tė Kosovės pėr shkeljen e Kushtetutės. Arsyetimet sikur dje, kur tha se ka besuar se nuk e ka shkelur Kushtetutėn vetėm e degradojnė edhe mė shumė figurėn e tij si politikan, si profesor, si jurist dhe si njeri.

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Jakup Krasniqi respekton stemėn e presidentit Ibrahim Rugova


    Kush ka mundur tė besojė se Jakup Krasniqi do tė ushtrojė dy poste tė larta shtetėrore, atė tė presidentit tė shtetit dhe tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės. Por duket se kjo ėshtė e mundshme. Pas dorėheqjes sė presidentit Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi ėshtė edhe u.d i presidentit tė Kosovės dhe kryetar i Kuvendit tė Kosovės.

    Por kush mundur tė besojė se Jakup Krasniqi do tė respektojė nė mėnyrė institucionale stemėn e Presidencės sė Kosovės, tė propozuar nga presidenti Ibrahim Rugova. Pra stemėn me pamjen e flamurit tė Dardanisė qė ishte propozuar nga presidenti Ibrahim Rugova edhe si simbole tė shtetit tė Kosovės. Ata qė nuk e besojnė kėtė, mund tė hyjnė nė vebfaqe tė Presidencės sė Kosovės dhe aty mund tė shihni se nė mes tė logos sė shtetit tė Kosovės dhe logos sė Presidencės me vulė tė rrumbullakėt dhe pamje tė flamurit tė Dardanisė ėshtė i shkruar emri i u.d. presidentit tė Kosovės Jakup Krasniqi. Nė skaj tė vebfaqes aty ku ka qenė fotografia e presidentit Sejdiu, tash “valon” fotografia e Jakup Krasniqit.

    Jo vetėm nė sport por edhe nė politikė vlen sintagma: “ E pabesueshme por e vėrtetė!”


    http://www.botasot.info/reklama/fotolajm-bm.jpg
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe se nuk i njoh nga afer zhvillimet ne kosove sikurse i njeh nexhmedin spahiu..perseri mendoj se analiza e tij eshte larg objektivitetit..
    e vetmja gja interesante ne at shkrim eshte se na tregon.. qe gjykatesit shqiptar te gjykates kushtetuese qenkan te PDK-se..
    e kjo ka vlere..
    e nga kjo mund te kuptojm lojen..
    tjerat pastaj jan krejt fantazi..
    kte Robellin nuk e kam lexu akoma..

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •