-
Kasat, Bode zbardh skemėn e rimbursimit
TIRANĖ- Nė mes tė debatit pėr kasat fiskale, Ministri i Financave gjen edhe njėherė rastin tė shpjegoje ndryshimet nė ligjin "Pėr taksat vendore", i cili iu mundėson bizneseve tė vogla rimbursimin e kostos sė tyre. I thirrur nė interpelancė nga anėtari i Komisionit tė Ekonomisė, Selami Xhepa, nė lidhje me procesin e pajisjes me kasa fiskale tė biznesit vendas, Bode shpjegoi planin e qeverisė pėr mėnyrėn se si do tė bėhet rimbursimi i kasave fiskale pėr bizneset e vogla. Qeveria synon tė kompensojė bizneset qė do tė pajisen me kasa fiskale deri nė fund tė shkurtit tė vitit tė ardhshėm me nga 44 mijė lekė, ndėrsa pėr pronarėt e taksive nė Tiranė dhe Durrės tė cilėve iu ėshtė dashur tė vendosin taksimetėr, parashikohet kompensimi me 30 mijė lekė. Nė lidhje me kasat fiskale, shuma qė do tė kompensohet do tė pėrfshijė vetėm vlerėn e pajisjes pa TVSH, ndėrsa kjo e fundit do tė paguhet nga pronari i biznesit. Duke parė listėn e ēmimeve tė kasave qė qarkullojnė sot nė treg, tė cilat fillojnė nga 420 euro bashkė me shėrbimet e mirėmbajtjes, qeveria do tė lidhė marrėveshje me kompanitė qė furnizojnė tregun me pajisje fiskale pėr tė futur kasa me ēmime mė tė ulėta, deri nė 53 mijė lekė. Sipas kėtij plani, tė gjithė ato biznese qė e kanė blerė ose do ta marrin kasėn fiskale deri nė 28 shkurt tė vitit 2011 do tė kompensohen nė shumėn e 44 mijė lekėve. Kjo hapėsirė kohore ėshtė krijuar pėr t'i dhėnė mundėsi kompaniveqė tė furnizojnė tregun me kasa me ēmim deri nė 44 mijė lekė pa TVSH. Nė momentin kur kėto lloj kasash do tė jenė tė mundura pėr biznesin e vogėl, qeveria do tė rimbursojnė bizneset nė shumėn e 44 mijė lekėve, e cila ėshtė edhe vlera e pajisjes fiskale pa TVSH.
Forma e zgjedhur pėr rimbursimin e bizneseve tė vogla ėshtė zgjedhur llogaritja e shumės prej 44 mijė lekėsh si taksė e paguar. Referuar tė dhėnave tė ofruara nga dje nė seancė plenare nga Kryeministri Berisha, mė shumė se 80 pėr qind e bizneseve nė vend i derdhin detyrimet e tyre pranė njėsive tė qeverisjes vendore. Llogaritja si taksė e paguar e kostos sė pajisjes fiskale do tė bėjė qė ai detyrim tė mos derdhet nė arkėn e kėtyre tė fundit. Lidhur me kėtė, Bode tha se qeveria do tė kompensojė buxhetet e bashkive dhe komunave pėr efektet financiare qė do tė shkaktojė ky veprim. "Efektet financiare qė do tė vijnė nga ky veprim, do tė merren nė konsideratė pėr t'iu kompensuar nga ana e qeverisė tė gjitha njėsive vendore, pas pėrfundimit tė evidentimit dhe paraqitjes sė dokumenteve qė deri me datėn 28 shkurt tė kenė instaluar pajisjet e reja elektronike fiskale", - tha ministri. Shefi i financave shfrytėzoi foltoren e Kuvendit pėr t'iu pėrgjigjur akuzave tė deputetėve tė majtė pėr abuzimet sipas tyre qė ka shoqėruar procesin e pėrzgjedhjes sė kompanive qė do tė furnizonin tregun me kasa si dhe pajisjen e bizneseve. Sipas tij, pėrzgjedhja e kompanive ka kaluar nėpėr njė proces bazuar mbi tregun e lirė por duke plotėsuar kushtet e vendosura nga qeveria.
Kodheli: Raporti i Kontrollit tė Brendshėm, prova e abuzimit me kasat
TIRANĖ - Partia Socialiste ka zbardhur sot njė pjesė tė raportit tė Departamentit tė Kontrollit tė Brendshėm nė lidhje me pėrzgjedhjen e kompanive qė do tė furnizonin tregun me kasa fiskale, nė tė cilin sipas saj, pasqyrohen shkeljet qė kanė karakterizuar kėtė proces. Deputetja e PSsė, njėkohėsisht edhe nėnkryetare e Komisionit tė Ekonomisė, Mimi Kodheli, citoi dje njė paragraf tė tij duke theksuar se nė tė provohet qartė praktika korruptive e ndjekur nga Ministria e Financave. "Urdhri i Ministrit tė Financave, nr. 48 datė 5.8.2008 "Pėr procedurat e Aplikimit dhe Autorizimit tė Shoqėrive tė Autorizuara", nuk ka pėrcaktuar kritere tė sakta dhe tė qarta, lidhur mekualifikimin apo skualifikimin e subjekteve pjesėmarrėse si dhe sasinė e pikėve qė duhet tė marrė njė shoqėri pėr kualifikim. Urdhri rezulton tė jetė i mangėt, duke lenė hapėsira pėr vlerėsime dhe kualifikime eventuale tė operatoreve ekonomike, jo korrektė dhe tė pa kualifikuar. Ky fakt ka sjellė praktikisht si pasojė, kualifikim tė shoqėrive qė nuk kane kapacitetet e mjaftueshme pėr kryerjen e kėtij shėrbimi", - ėshtė pjesa tė cilės iu referua Kodheli gjatė daljes sė saj pėr mediet. Pėrballė kėtyre akuzave, Bode pėrmendi se mė shumė se pjesėtarėt e qeverisė, mė afėr kompanive tė kasave fiskale ėshtė Partia Socialiste duke pėrmendur tė afėrmin e njė deputeti tė majtė.
Shekulli
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt