Nuk te kuptova fare se ca ke dash me thon kshu qe spo te jap pergjigje
Nuk te kuptova fare se ca ke dash me thon kshu qe spo te jap pergjigje
Protesta pėr pronat nė Orikum, banorėt pėrplasen me policinė
UPDATE- Banorėt e Orikumit kane protestuar serish sot pėr ēėshtjen e pronėsisė. Paraditen e sotme, banorė tė Orikumit dhe zonave pėrreth janė mbledhur para bashkisė dhe kane tentuar te bllokonin punen e bashkise, si 'kercenim' per zgjidhjen e pronesise se tyre.
Policia nuk i ka lejuar duke krijuar kėshtu edhe pėrplasje fizike midis tyre. Nė protestė janė pėrfshirė edhe banorėt e fshatit Dukat.
Me parulla ne duar dhe thirrje pėr njohjen e pronave tė tyre, banorėt kerkojne mbajtjen e premtimeve per njohjen ligjore te pronesise.
Gjithēka me banorėt e Orikumit ka nisur nė fillim tė kėtij viti. 400 familjet qė dikur kanė punuar pėr Ndėrmarrjen Bujqėsore "Rinia" kanė pėrfituar nė bazė tė ligjit 7501 sipėrfaqe toke, tė cilat i kanė punuar dhe shumė prej tyre vazhdojnė t'i punojnė.
Por nė fillim tė kėtij viti nė tokat tė cilat ata i kanė me akt pėrdorimi kanė filluar ndėrtimet nga ana e personave qė kanė marrė letrat e pronėsisė. Njė gjė e tillė ka bėrė qė tė gjithė banorėt t'u druhen kėtyre vendimeve, duke u mbledhur nė protesta tė shumta, por pa asnjė reagim. Megjithėse kryetari i bashkisė sė Orikumit u ka dhėnė tė drejtė, asgjė nuk ėshtė bėrė pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
Kohė mė parė, pati edhe njė pėrplasje fizike mes policisė dhe banorėve pėr njė ndėrtim qė po kryhej dhe i cili ėshtė pezulluar. Krerė tė bashkisė kanė pohuar se nė Orikum ka shumė toka qė janė me 2 apo 3 pronarė e megjithatė presin qė parlamenti t'i japė njė zgjidhje situatės pėrmes ligjeve.
rrapo..
ti e di mire besoj se dhe ne hamallaj dhe ne orikum dhe ne ekspozita dhe ke liqeni dhe kudo.. ju i kini te privatizuara trojet..
mirpo ini aq te zote sa golin tja beni saliut..
he me ju lumte..
po do vi nje dite qe do ndahet shapi me sheqerin..
dhe do dali me saktesi se kush eshte pronar i cdo cm katrori ne shqiperi.. e do jipni hesap se qysh i morret..
dhe.. do i dorzoni prape..
vazhdoni krruajuni..
..
Ne orikum Vella brari ka dal emri I selmanllarit Jo I tan leprit
at emer kini dasht ju me gjet dhe ate gjetet..
mirpo shum shpejt do hapen defteret e do ti vihet emri plackitesit.. cdo metri katror te shqiperse..e pastaj do shikoj poplli.. se sa eshte sahati..
un psh sot e mora vesh ( ne opinion te blendos) se proletari ilir beqa.. cuni stalinistit susllovist.. hamitit te beqos se ramizit te nexhit.. qenka pronar i disa kompanive..
dhe vetem ne bashkin e durrst kishte rruajtur mbi 40 meleona te thata..
e keshtu me radhe do dalin te gjitha..
bravo saliu miku juaj qe deri tani u a ka mbajtur sekret perandorite oligarkike te selise roze.
mirpo tani ska me fuqi tu a fshehe.. e po dalin gjerat..
hmmm..
sille po deshe gjith debatin e sotem ne opinion.. se ka vlera ta degjojme..
ki revolucion do u dale jo aq i hajrit.. ta dini..
mo thon pse sna the o brar..
me koh ju kam thene se.. ka mundesi ti humbni ne kte revo-mu-to-lucion.. krejt pashalleqet e fituara pa piken e djerses..
..
Orikum, rinisin protestat para bashkisė
01/10/2010 09:20
Banorėt e Orikumit kanė rinisur protestat para bashkisė sė kėsaj komune, pėr cėshtjen e certifikatave tė pronėsisė sė tokave nė Dukat dhe Karabrun.
Sipas informacioneve tė fundit, edhe sot protestuesit kanė penguar hyrjen e punonjėsve nė godinė.
Gjithashtu, banorėt kanė kėrkuar sėrish largimin nga detyra tė kryetarit tė bashkisė Kanan Braho, i cili iu tha atyre dje qė pėr kėtė cėshtje t’u drejtohen institucioneve tė tjera.
“Institucioni qė drejtoj unė me ligj, as nuk njeh dhe as nuk shpall prona dhe pronarė”, deklaroi dje Braho.
Top channel
*
FNSH nuk lejon “pushtimin” e Bashkisė sė Orikumit. Kėrkohet dorėheqja e kryebashkiakut
Banorėt e Dukatit dhe tė Orikumit janė pėrleshur me policinė nė ditėn e dytė tė protestės sė radhės pėr pronat. Qindra njerėz u mblodhėn dje pėr tė dytėn ditė radhazi, pėrpara Bashkisė sė Orikumit, me kėrkesat e tyre tė njohura tashmė pėr pajisjen me certifikata pronėsie pėr tokat e pėrfituara me ligj, si dhe njohjen e pronėsisė mbi Gadishullin e Karaburunit dhe njė pjesė tė Llogorasė. Nė protestat e dy ditėve tė fundit, banorėt e fshatit tė Dukatit dhe qytezės sė Orikumit kanė kėrkuar dorėheqjen e kryebashkiakut, i cili u kishte premtuar mė parė ndėrhyrje pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre.
Protesta
Protestuesit janė grumbulluar rreth orės 07:30 pėrpara Bashkisė sė Orikumit, edhe pse njė ditė mė parė kishin lajmėruar se do tė mblidheshin pėrpara postbllokut tė bazės ushtarake tė Pashalimanit, ku pretendohej qė tė bėhej e mundur hapja me tė gjitha mundėsitė e kėtij postblloku. Pėr protestėn pranė bazės ushtarake, organizatorėt e protestės kishin kėrkuar edhe leje nga policia, por planet kanė ndryshuar dhe vendi i protestės ėshtė zhvendosur pėrpara godinės sė bashkisė, duke penguar punonjėsit e administratės tė fillojnė punėn.
Pėr nėpunėsit e bashkisė ka qenė i pamundur fillimi normal i punės, pasi protestuesit kanė bllokuar hyrjen tė bashkuar trup me trup. Policia, deri nė kėto momente nuk ka ndėrhyrė, por vetėm ka shmangur pėrplasjet qė mund tė ndodhnin mes protestuesve dhe nėpunėsve.
Protestuesit kanė kėrkuar takim me kreun e Bashkisė sė Orikumit. Ata i kanė bėrė thirrje Kanan Brahos tė shkonte nė bashki dhe tė jepte llogari pėr premtimin qė ai u dha kėtyre qytetarėve pėr dhėnien e certifikatave tė pronėsisė, ose nė tė kundėrt, ai tė jepte dorėheqjen si kryetar i kėsaj bashkie. Mė pas ata janė shpėrndarė, pėr tė mbledhur nė orėn 12:00 kryepleqėsinė e Kuvendit tė Dukatit dhe pėr tė vendosur se ēfarė do tė bėhej mė tej. Situata nė Bashkinė e Orikumit ėshtė qetėsuar pėr mė shumė se njė orė, ku oborri para kėsaj bashkie kishte vetėm punonjėsit e policisė sė rendit, tė cilėt rrinin nė gatishmėri.
Pėrplasja
Banorėt janė kthyer sėrish rreth orės 13:30, tė hipur nėpėr makina dhe nė njė kamionēinė, ku ishte vendosur njė qendėr zėri nga e cila u bėhej thirrje tė gjithė banorėve tė Dukatit dhe Orikumit pėr t’u mbledhur sėrish pėrpara bashkisė pėr largimin e kryetarit tė saj, Kanan Braho. Kėsaj radhe, nė mbėshtetje tė tyre ishin dhe shumė nxėnės shkollash, tė cilėt sapo kishin mbaruar mėsimin dhe ishin bėrė pjesė e protestės. Me shkopinj nė duar kėta nxėnės i janė bashkuar turmės dhe mėsymja e tyre e parė ka qenė hyrja mė dhunė nė ambientet e bashkisė, e cila nė atė moment ka qenė e boshatisur. Me protestuesit ėshtė pėrballur policia e rendit, e ndihmuar dhe nga forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė, tė ardhura nė Fieri. Por situata ka degjeneruar kur njė nga protestuesit ka ēarė gardhin e policėve dhe ėshtė drejtuar pėr nė portėn e bashkisė. Ai ėshtė ndaluar dhe ėshtė shtyrė nga policia, ēka ka provokuar dhe reagimin e protestuesve. Pėr mė shumė se 20 minuta ata janė pėrleshur me policinė dhe forcat speciale qė nuk kanė lejuar futjen e tyre nė ambientet e bashkisė.
Kryebashkiaku, nė shėnjestėr
Banorėt janė tėrhequr nga hyrja e portės sė bashkisė dhe kanė filluar sėrish thirrjet me megafon nė oborrin e bashkisė. “Kanan Braho ėshtė pjesė e klaneve tė qeverisė pėr marrjen e tokave dhe se ne si votues qė e zgjodhėm, kėrkojmė dorėheqjen e tij. Ne nuk do tė lejojmė qė tė funksionojė mė kjo bashki sa tė largohet pėrfundimisht Kanan Braho. Ēdo mėngjes, ne do tė jemi kėtu dhe nuk do tė lejojmė qė tė punojė kjo administratė e korruptuar”, janė shprehur banorėt e Dukatit dhe Orikumit. Protestuesit janė shpėrndarė, pėr tė rifilluar sot protestat qė do tė kenė nė qendėr dhe kėrkesėn pėr largimin nga detyra tė kreut tė bashkisė Kanan Braho.
Gazeta shqip
Krijoni Kontakt