Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 94
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    “Do t’ia dalim”, Veliaj çel zyrtarisht fushatën e G99-s.

    Forca më e re politike në vend “G99” ka çelur zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nën sloganin “Do t’ia dalim”. Kreu i saj Veliaj ka premtuar një fushatë e cila nuk do të ndërhyjë në jetët personale por do të bazohet në integritet. Ndërkohë që janë prezantuar edhe disa nga emrat kandidatë për deputetë në disa qytete të vendit. Po sot kjo forcë politike feston edhe 1 vjetorin, i cili është cilësuar si mjaft i suksesshëm nga kreu i saj.

    TIRANE- “Do t’ia dalim”, ka qenë ky slogani i përzgjedhur nga kreu i forcës politike më të re në vend “G99” Erion Veliaj për të hapur siparin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjithashtu në ditën e sotme kjo forcë politike ka festuar edhe 1 vjetorin e krijimit të saj në ambientet e Amfiteatrit në kryeqytet, ku ky 1 vjetor është cilësuar si mjaft i suksesshëm nga kreu i saj, Erion Veliaj. Veliaj ka theksuar se fushata e zhvilluar nga forca politike që ai drejton do të jetë pa ndërhyrje në jetën personale, por një fushatë e cila bazohet në integritet. “Kjo nuk është Shqipëria e ëndrrave tona, do jemi ne që do ta bëjmë këtë vend, të cilët me pak mund do t’ia dalim”- është shprehur Veliaj në fjalën e tij.

    Gjithashtu gjatë çeljes zyrtare të fushatës kreu i “G99” Erion Veliaj ka prezantuar edhe disa nga emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kështu në Tiranë kandidojnë Juliana Hoxha e Arbi Mazniku, në Vlorë Genci Kojdheli, në Korçë Maklen Misha, ndërsa në Durrës, Milva Ikonomi.
    Ndërkohë po sot Asambleja Kombëtare e G99 bëri rizgjedhjen ne krye të kësaj force, Erjon Veliaj, i cili do ta drejtojë këtë forcë politike më të re në vend.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ppsh-ja kishte ca leva.. qe u kish vene nicka te tille si organizata e rinise..e gruas e veteraneve apo bashkimet profesionale..etj..

    g9999-ta eshte nje mpleksje e ketyre levave te ppsh-se se sotme..pra ps-se..
    pra nje lukuni hajdutesh kelishesh xhelatesh enveriste e naziskinesh edviniste.. simpatizante te altin dondollak arapo bares.. e vjelesh sikuse veli vjelesi.. i meleonave..te dyshimta ..

    g999 -cit jane te rrezikshem sikurse gjysherit e tyre militante enveriste.. per egersi e djallezi..

    nen zhaqetat e mbathjet e lahpero lahpericave te g99 -tes gjen krokodilet staliniste por jo me te varfer si gjyshe gjysherit e tyre dikur.. por bose qe lundrojne ne lumenj parash te vjedhura..

    besoj se me vote populli do u a jape xhevapin ketyre sifilizave enveristo edviniste..
    sikurse poradecaret atij qelbaniko pedofilit te filip cakëllit.. sai m.ut fuksit.. te fares se keqe..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ky veliaj ishte djal i kryetarit te iranit me ra te ndegjoj ne nje debat te keti forumi,po qfar do ai me shqiptaret.
    Une besoi qe veliaj eshte fare kot,nuk besoi qe ndokush i beson sepse kur ti shtohet se ky eshte ber nje autoparlant i socializmit ateher shqiptaret e kan te qart se qe ne start eshte kart e djgur ne politik.
    Ky dhe braqe do kishin pas sukses po te formonin ndonje shoqat per te drejtat e pederistave sepse shifet qart se jan qe te dy gjusum femra e gjysum meshkuj.
    Fatkeqesia eshte me gjithate se akoma ka shqiptar qe i besoin njerzve te till,por te tillet jan te paket per fatin e mire te shqiperis

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Beson ti ashtu dhe brari njelloj. Po ca pike ne zgjedhje po ti mer ai, ca poli lirise, ca ps, ca greket qe shkojn te me i forti, e shkon per lesh PD.
    Akoma se keni kuptuar qe te all jane kunder Saliut.
    Edhe vete PD eshte kunder Saliut. Po flitet ne rrogoz qe do behet qeveri me baze te gjere me elemente nga gjithe spektri politik. All per me nxjerre ne pension saline tuaj.
    E ju peballe kesaj lufte po e beni cdo dite Enver Saline me levdata diktatori e komunisti.
    A e pe dje si pelliti ai ithtari juaj te takimi Salise ne Kucove.
    Rrofte Sali Berisha !!!!!!!!! Urrra ovacione !!!!
    Edhe ju ma ate zellin patetik komunist po ja fusni me keq Sales.
    Iku sala iku. Ne tetor do vini prap ketu te bertisni Rrofte Edi Rama !!!!!!!
    Se srrini dot pa pasur envere mbi krye.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    Forca më e re politike në vend “G99” ka çelur zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nën sloganin “Do t’ia dalim”
    Erionit i rre menja se eshte Obama shqiptar, prandaj ka shqipëruar edhe slloganin e fushates se Obames (Yes we can) dhe e perdor ne fushaten e tij.

    Nuk mjaftojne disa pika te perbashketa me jeten e nje njeriu te famshem, per te qene si ai.
    Erionit dhe Obames ju kane vdekur baballaret ne moshe te re. Te dy kane studiuar per juridik. Te dy jane marre me probleme sociale. Kaq.

    Edhe Edi Rama ka disa pika te perbashketa me Hitlerin.
    Te dy kane qene piktor medioker, te dy kane jetuar rrugeve te Parisit ose Vjenes si endacak, te dy ishin kryetare te partive socialiste (Partia Socialiste, Partia Nacional Socialiste), etc.
    Sipas teorise se Erionit i bie qe Edi te kete idhull dhe te deshiroj te behet si Adolfi.

    Mellagomania eshte nje semundje qe ne pergjithesi nuk i prek moshat e reja.
    Por per Erionin dhe te fejuaren e tij Ajola Xoxe (Gjyshja ime eshte nderi kombit. Gjyshi im eshte babi i "Romanit realist"), paska bere perjashtim.


    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 10-05-2009 më 06:14

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Partia e Soros krijohet te Liqeni,
    Edi Rama hedh në sulm kamikazin Veliaj

    Ditën e djeshme, G99 festoi një vjetorin me një tubim madhështor në Amfiteatrin e liqenit, aty ku një vit më parë u lançua publikisht. Në fakt, G99 deri para disa kohësh nuk ka qenë parti politike dhe nuk ka funksionuar si e tillë në Gjykatën e Tiranës, por ashtu siç funksionojnë gjërat në Shqipëri, kjo parti funksiononte si OJF për të marrë para nga donatorët dhe si parti për t’u përfaqësuar politikisht. Kjo parti, e cila pretendon se ka sjellë një frymë të re në politikën shqiptare, është një tampon higjienik i Edi Ramës për ta përdorur në momentin që do largohet nga PS. Kryesocialisti Rama, duke i pasur të gjithë pionierët e Mjaft dhe G99 kamikazët e tij, ka vendosur që një pjesë të mirë të deputetëve të parlamentit të ardhshëm ta furnizojë me një pjesë të mirë të personave që vijnë nga grupimi 99.
    Ndërkohë që, po të vëmë re me vëmendje, krijimi i kësaj partie është produkt i ardhur nga financimet e George Soros në Shqipëri. Soros është sot në Shqipëri njeriu më i fuqishëm dhe i paprekshëm. Njerëzit e Soros janë shpërndarë gjithandej nëpër qelizat e shtetit shqiptar dhe të politikës. Një nga skemat më mafioze të Soros është edhe fondi Besa, i cili ka ushtruar aktivitet kriminal të mirëfilltë, por që nuk mund të hetohet pasi kryeprokurorja e Shqipërisë është pjesë e skemës, e cila fillon nga presidenti Topi për t’u mbyllur me ministrin e Financave Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Fullani, gruaja e të cilit ka qenë kryetare e bordit të Soros dhe më pas është emëruar në Gjykatën e Lartë nga Presidenti i Republikës, Topi. G99 vjen si grupim i Soros në Shqipëri. Krijimi i kësaj partie është skemë e mirëfilltë e futjes në politikën shqiptare të përfaqësuesve të Soros, për të krijuar të tjera parajsa fiskale të tipit Besa Fondacion apo Mjaft Fondacion. I riu Veliaj është një kamikaz i vogël në tregun politik shqiptar, një kamikaz të cilit i kanë ardhur nga qielli para të pista nga burime që përmendëm më sipër, para që ia kanë bërë jetën më të lehtë dhe të bukur.
    I riu Veliaj sot ecën me makina që kushtojnë mbi 70 mijë euro, vishet me rroba firmato, ushqehet në restorante luksoze dhe shpenzon për vete dhe për grupin e tij qindra mijëra euro nëpër aktivitete të ndryshme, ndërkohë që moshatarët e tij diskutojnë ekzistencën dhe mungesën e perspektivës. A mos vallë i ka dalë ndonjë trashëgimi sheikësh zotit Veliaj? Vetëm aktiviteti i djeshëm i kalonte njëqind milionë lekët, ndërkohë që shikojmë se në gjithë Shqipërinë organizohen dreka dhe darka, fjetje në hotele luksoze. Gazeta “Sot” i ka paraqitur publikut shqiptar nëpërmjet shkrimeve dhe faksimileve, fakte të cilat vërtetojnë se burimi i financimit të kësaj partie është i dyshimtë. Krerët e partisë së Veliajt, Mazniku dhe Fuga zotërojnë aksione qindra milionë lekë në kompani të ndryshme, ndërkohë që vetë Veliaj ka biznese nëpërmjet vëllait të tij. Ky është grupimi i ri politik. Një grupim i pasur, me seli të shtrenjta dhe me njerëz që shpenzojnë qindra milionë lekë. Dje, kamikazi i vogël Veliaj festoi njëvjetorin e partisë së tij, kur në të vërtetë ky grupim ka qenë OJF dhe jo parti. A mashtrojnë këta të rinj? Në fakt në Shqipëri ndodhin çudira. Saliu vrau 26 njerëz në Gërdec, vjedh dhe grabit në mes të ditës shqiptarët dhe si hyn gjemb në këmbë. Kryebashkiaku Rama e ka shndërruar bashkinë e Tiranës si pronë të vetën, ku tenderët e kësaj bashkie i marrin vetëm miqtë e kryebashkiakut, ku paratë e taksapaguesve shndërrohen në reklama për të blerë mediat, apo lejet e ndërtimit jepen për Delijorgjin&Co, ku pronat e qytetit shiten te pronari i Tajvanit si të ishin pronat e Kristaqit. Nuk ka pse të na çudisë një parti si kjo G99, me ca kamikazë të vegjël të udhëhequr nga baballarët e tyre sorosianë dhe që duan të vazhdojnë grabitjen e madhe të shqiptarëve.
    G99 është sot një produkt i skemave korruptive, të cilat u pollën nga politikanë të korruptuar dhe u mbështetën nga diplomatë të superkorruptuar. Nuk duhet të harrojmë ndërhyrjen e ambasadorit amerikan, trafikantit të armëve të Gërdecit, apo të ambasadorit gjerman, i cili ka dhënë të gjitha paratë e destinuara për shoqërinë civile nga shteti gjerman në duart e Erion Velisë. Skema G99 vjen sot si mbarsje e shëmtuar e politikës shqiptare me diplomacinë ndërkombëtare, mbarsje që ka pjellë një foshnje të shpifur allafrankenshtrajni të tipit Veliaj&Co. Në fakt mediatizimi që i bëhet kësaj force politike stonon me realitetin shqiptar. Të rinjtë shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me fenomenin Veliaj. Të shpresojmë që ky fenomen mos të sjellë percepsion negativ në realitetin shqiptar, i cili është shumë i ndryshëm nga ky që përcjell ky grupim monstër. Realiteti i rinisë shqiptare nuk janë paratë nga qielli sorosian që i vijnë Erion Velisë, por përballja e përditshme me realitetin. Realiteti i rinisë shqiptare është lufta e përditshme me jetën dhe lufta me konkurrencën e pandershme të dhuruar nga ndërkombëtarët me një grupim politikanësh të korruptuar, të cilët e kanë stërzgjatur tranzicionin shqiptar. Dje G99 me kamikazin e vogël Veliaj festuan një vjetorin, si parti. Urojmë që mos të rriten më shumë, se kjo monstër që ka lindur do të jetë një tjetër lubi e pangopur në politikën e re shqiptare. Këta të rinj i ka mësuar George Soros me shumë para dhe nuk kanë për ti ngopur taksat e shqiptarëve.

    ************************************************** *****************************************
    ************************************************** *****************************************
    G99 kontrollon 5 vula OJF dhe 14 numra bankarë të shoqërisë civile
    Sasia e parave që MJAFT ka marrë nga donatorët ndërkombëtarë është e paqartë, sepse mungojnë të dhënat normale që çdo organizatë apo rrjet organizatash që kanë gëlltitur mbi 5.4 milionë Euro duhej t’i kishte publikuar të paktën online apo në raporte të rregullta publike. Dihet tashmë se, që në themelimin e vet, Lëvizja MJAFT e përfaqësuar ligjërisht si një qendër me tre anëtarë por që në fakt është e përbërë nga 5 organizata: Shoqata Kombëtare Shqiptare e Debatit – “ANDA” (Spinoff i Soros 1999), Ballkan Youth Link – Albania “BYL-A”(e famshme për ritualin e përvitshëm të meshkujve që vishen si femra), Qendra MJAFT (Vulën e të cilës dhe llogaritë përkatëse bankare i kontrollon Erion Veliaj), Fondacioni MJAFT (që operon prej 4 vjetësh në mënyrë të paligjshme), si dhe Instituti i famshëm AGENDA (i krijuar si spinoff i Soros, qendër e reklamuar në media nga Veliaj si organizatë e krijuar nga MJAFT). Këto 5 organizata kanë si drejtues të gjitha njëkohësisht të njëjtin grup njerëzish të G99: Erion Velia, Arbian Mazniku, Marinela Lika, Endri Fuga, Milva Ekonomi dhe Klotilda Ferhati (Bushka). Ky grup njerëzish janë njëkohësisht në të gjitha strukturat duke krijuar një rrjet monstruoz që nëpërmjet emrave të ndryshme thithin të gjitha fondet e shoqërisë civile për çdo lloj fushe duke u bërë si një vrimë e zezë e të gjithë ndihmave që vijnë për shoqërinë civile në Shqipëri.
    Duke u kombinuar në borde kryetarësh dhe drejtorësh në organizatat që kanë krijuar nëpërmjet avokates Klotilda Ferhati (Bushka) dhe nën orientimin e përfaqësuesve të Soros në Shqipëri, këto 5 organizata kombinojnë duke luajtur me emrat e njëra tjetrës dhe duke çorientuar çdo auditim pasi përdorin 5 libra financiarë të ndryshëm dhe deri më sot numërohen mbi 14 numra bankar të hapur vetëm në Tiranë. Kjo lojë e logove të ndryshme për të hutuar çdo lloj kontrolli financiar, pasi nuk merret asnjëherë vesh se ku përfundon Qendra MJAFT dhe ku vazhdon Fondacioni MJAFT, ku mbaron Fondacioni MJAFT dhe ku vazhdon ANDA, ku mbaron ANDA dhe ku vazhdon BYL-A, dhe asnjëherë s’merret vesh se ku fillon dhe përfundon Instituti AGENDA. Ajo që dihet me siguri në këtë lojë kukamçefti me paratë e taksapaguesve të huaj, është që gjithmonë në Bankë kontrollon ekipi drejtues sorosian i G99: Erion Veliaj, Milva Ekonomi, Arbian Mazniku, Endri Fuga, dhe Marinela Lika. Këta 5 persona që kanë kontrolluar dhe kontrollojnë sipas urdhrave të Soros Albania mbi 5.4 milionë euro në llogaritë bankare brenda Shqipërisë, kanë krijuar precedentin më të rrezikshëm dhe pse jo edhe më inteligjent të fshehjes nga sytë e publikut të shumave reale që i kanë ushqyer numrat e tyre bankare. Në fakt shuma e dokumentuar deri më tani është më e madhe por do të jepet më e identifikuar në ditët në vazhdim sepse Instituti i Agenda ka krijuar një farë pavarësie nga Erion Veliaj pasi Milva Ekonomi është ca më e vjetër dhe më profesioniste në realizimin e objektivave të Soros në Shqipëri.
    Problemi i lojërave të financimeve të ndarë në 5 gishta të së njëjtës dorë (ashtu siç është edhe logoja e MJAFT), mund të jetë larg vëmendjes së publikut por kjo s’mund të thuhet për të gjithë donatorët. Se si funksionon magjia sorosiane e 5 drejtuesve të G99 mund të jetë e paqartë për publikun sepse nuk ka informacion por kjo s’mund të thuhet për asnjë donator të familjarizuar me realitetin shqiptar pasi siç dihet, çdo donator kur të ofron një shumë të caktuar është i detyruar që të kontrollojë fillimisht dokumentet e regjistrimit juridik në Gjykatë, dhe të shohë se kush është përfaqësues ligjor i organizatës. Në fakt nëse një donator sheh emrin e Endri Fugës edhe tek Qendra MJAFT, edhe te Fondacioni MJAFT, edhe te ANDA, edhe te BYL-A, edhe te AGENDA, atëherë ai e kupton se këtu diçka nuk shkon. Por kur sheh se sa miliona euro të taksapaguesve të huaj gëlltisin këta 5 drejtues të G99 të dorës MJAFT, atëherë indiferenca e donatorit nuk është më indiferencë por implikim. Implikim që kanë lejuar këtë lojë të shëmtuar e cila dukshëm dhe në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar ka sjellë abuzime të rënda me para që iu sollën Shqipërisë për ta ndihmuar në rrugën e demokracisë. Dhe implikimi i ambasadorëve nuk ka qenë pasiv. Janë ata që kanë pranuar të promovojnë këtë lojë rrotullimesh të emrave të organizatave që ç’organizojnë llogarimbajtjen financiare siç është rasti i denoncuar dje në Gazetën Sot kur Ambasadori Gjerman shfaqet në promovimin e lidershipit të ri politik të G99 herë me një ftesë që prodhohet nga G99, herë me një deklaratë për shtyp të Qendrës MJAFT, dhe herë me një baner që shfaqet me logon e Institutit AGENDA! Këto tre imazhe alternohen, një herë njëra dhe njëherë tjetra, si një lojë letrash dhe asnjëherë nuk merret vesh se kush e bën dhe kush e financon aktivitetin! Sepse këto imazhe që zëvendësojnë në të njëjtën ditë aktivitetin ku herë i del për zot aktivitetit njëra organizatë dhe herë tjetra, me logon e qeverisë gjermane në prani të vetë Ambasadorit Gjerman, i shërbejnë organizatave për të justifikuar fondet që marrin. Filmi i financuar nga taksapaguesit gjermanë dhe austriakë i denoncuar dje në Gazetën Sot, që glorifikonte si rilindas të rinj të Shqipërisë sorosianët që drejtojnë Grupimin Elektoral G99, produksioni i të cilit u përgatit bashkërisht me ndihmën e rrogëtarit të projektit Erion Velia, si dhe me ndihmën e Remzi Lanit dhe Elisa Spiropalit, u shfaq duke manipuluar autoriësinë e aktivitetit nga tre organizata gjoja të ndryshme.
    Përse ka ndodhur kjo?
    Sepse kështu, duke nxjerrë një herë MJAFT, një herë G99 dhe një herë Agendën, askush nuk është në gjendje të kontrollojë burimet e këtij aktiviteti dhe njëkohësisht t’i japë përgjigje se kush e bën në të vërtetë. I vetmi që mund ta dijë në këtë rast është Ambasadori Gjerman në Tiranë i cili ka qenë prezent në sallë dhe ka lavdëruar liderët e rinj sorosianë të G99!
    Dhe meqë jemi në rastin e Ambasadorit Gjerman, e njëjta histori ka ndodhur edhe një vit më parë kur Veliaj lëvizte në Bankë disa dhjetëra mijëra euro nga Ambasada Gjermane për të financuar një udhëtim turistik të të rinjve shqiptarë të shkëlqyer me mësime ndërmjet të cilëve figuronin shumë mjaftistë që shpërbleheshin për mungesat që kishin bërë në shkollë prej kohës që harxhonin në zyrat dhe aktivitetet e MJAFT. Kurrë nuk u mor vesh kush i kontrollonte paratë në Bankë: Fondacioni MJAFT, Qendra MJAFT, Lëvizja Europiane (që përfaqësohej nga Veliaj) apo BYL-A e përfaqësuar përsëri nga Veliaj, apo të treja bashkë njëkohësisht.
    Kjo praktikë ka ndodhur vazhdimisht me Fondacionin Soros, ku delikatesa diplomatike ia lente vendin vrazhdësisë tipike sorosiane. Këtu Arbian Mazniku dhe Endri Fuga si Kryetarë Bordesh të Soros për Rininë (me emrat e çuditshëm Bordi Rinor dhe Bordi i Iniciativës Rinore të Europës Juglindore) miratonin projektet e tyre duke luajtur pikërisht me disa emra organizatash njëkohësisht. Kjo lojë shumë e suksesshme financiarisht vazhdon prej vitesh dhe sot nuk është vetëm vula dhe numrat bankar të MJAFT që kontrollon kjo dorë nëntëdhjetenëntëshe por janë edhe numrat e llogarive bankare të Fondacionit MJAFT i cili ka lëvizur me qindra mijë euro (deri më tani na rezultojnë të dhënat për 800 mijë euro), të BYL-A dhe ANDA. Drejtuesit e G99 kanë kontroll mbi miliona euro të shoqërisë civile shqiptare në sistemin bankar si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Pesë drejtuesit kryesorë të G99 kanë 5 vula dhe mbi 14 llogari bankare të destinuara për shoqërinë civile në Shqipëri.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ç'janë këto krijesa partish, që vinë kaq të gatshme financiarisht, sa s'ju bën tër syri për festime përvjetorësh dhe fushatash elektorale? Të kudondodhur, të paraqitshëm e të pafrikshëm për shpenzimet që bëjnë, nga cila mitër e florinjtë nëne u embrionizuan, u rritën dhe lindën, duke u hedhur hopa në këmbë, pa ju marrë këmbët e fëmijës lurek?
    Kujt i thane, Mjaft! dikur dhe kujt i thonë Vazhdo! sot, këta varfanjakë në shpirt e pasanikë në trup, që veç llafollogjisë dhe oratorisë së dalë boje, asgjë shpëtimtare nuk paraqesin para popullit shqiptar? Ngushtohen vetëm në sulme emrash, ironirash, lojrash fjalësh, përzjerë me idealizma e utopira, me të cilat jemi stërngopur një jetë të tërë. Fluturon, fluturon, gomari! Dhe hop të 99-t ngrenë dorën aprovuese! Deri kur do fluturojë ky gomar në skenën politike shqiptare???

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Erioni , ne fakt ia del, eshte i zoti. Ia del te vjedhe para me dy duar. Edhe une po te paguhesha do te beja nje parti. Po ce do nuk jam aq i zoti sa erioni.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une e fiku tv kur del erioni seq mi acaron nervat

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Erion Veliaj dhe Erion Brace jan ato tipa qe sa i shikon ne televizor te shkon ne mendje ta thyesh ne 100 pjes. Njerez me acarues, dhe njerez me servila nuk gjen ne politiken Shqipetare.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  3. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 12:50
  4. erjon velia,si zhduku 300 mije euro
    Nga flor1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 13:33
  5. Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99
    Nga bnik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 12:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •