-
Njeriu qė ngrinė
Nėse Rugova konsiderohej njė Superman pėr Lidhjen Demokratike, Fatmir Sejdiu do tė duhej tė cilėsohej si njė Ice Man. E shkeli kushtetutėn dhe e humbi atė qė LDK‘ja nuk e kishte humbur pėr 20 vjet
Nga Valon A. Syla mė 02 tetor 2010 nė ora 12:43
Gjeneratat e vjetra, pėr njerėz tė ftohtė nga natyra e surrati e pėrdornin njė shprehje qė moti ka humbur nga fjalori ynė i pėrditshėm. Gjyshi im tashmė i ndjerė, e pėrdorte shpesh kėtė fjalė edhe atė bash pėr Presidentin Fatmir Sejdiu. Sa herė qė e shihte nė televizor mė thoshte: “Ky njeri edhe hamamin e ftofė”.
Arkaike, por diēka e ngrirė ndodhi. Edhe po vazhdon tė ndodhė.
FILLIMI I NGRIRJES
Ftohja dhe ngrirja filloi qysh ditėn e parė tė karrierės sė Fatnir Sejdiut si Kryetar i LDK’sė. Pamundėsia e tij prej lideri pėr tė pėrthekuar dhe pėrmbushur njė llojllojshmėri rugovistėsh, rezultoi me disa karrige tė hedhura fuqishėm nga anėtari i nxehtė Kuvendit, Gani Geci, dhe pasoi me ndarjen dhe pėrgjysmimin e njerėzve tė partisė dhe elektoratit. Kėtė fillim po e rikujtoj sepse aty besoj se nisėn fillet e konceptit tė ngrirjes – tė pėrkufizuar kėshtu mė vonė nga vetė Presidenti Sejdiu.
Sė pari nė parti. Mund tė kuptohet se nuk ishte e lehtė tė pėrthekohen gjithė ata rugovistė qė i kishte lėnė i ndjeri Ibrahim Rugova. Por, nuk mund tė kuptohet pse Kryetari i ri asnjėherė nuk pati ndonjė nismė serioze pėr ta bashkuar partinė. Pėrkundrazi, ai e ngriu kėtė proces.
Pėr t’u zgjedhur President, ngriu edhe postin e Kryetarit tė kėsaj partie, term qė nuk ka ndonjė kuptim juridik, pėrveē se politik, e qė besoj se kėtė mė sė miri e dinte njė profesor si Fatmir Sejdiu. Me kėtė veprim ngriu edhe reformat nė parti, qė pasuan me katastrofė elektorale, dhe qė kurrė nuk u pranuan si humbje nga LDK’ja. Posti i Kryetarit vazhdonte tė ishte i ngrirė dhe pa arsye konsiderohej si i pa adresė, por tė gjithė e dinin se ishte dera e Presidentit. Aty tė tjerėt e LDK’sė filluan tė rrėshqisnin sikur me patina nė akull.
I pari rrėshqiti Blerim Kuqi, i emėruar si udhėheqės i reformave brendapartiake, por me duar gjithashtu tė ngrira – tė cilat kur i zgjodhi, ua mori edhe vendlindjen me vete – bastionin e madh elektoral tė Therandės. A ka dėshtuar kėtu Fatmir Sejdiu?
Ēka ndodhi me Prizrenin, Rahovecin dhe Lypjanin?
Natyrisht se nuk ka pėrgjigje, sepse kjo llogari kinse nuk kishte ku tė kėrkohej. Por, a mund tė kėrkohet tash?
Nė vend tė pyetjeve pėr kėto dėshtime, rrėshqisnin versione sa konspirative po ashtu edhe qesharake, se Sejdiu e kishte mision ndarjen e LDK’sė dhe qėllimisht e prishi edhe koalicionin, gjithmonė nė konsultim me pėrfaqėsuesit e Kuinitit. Shih ti!
Kėto fjalė tė kota vinin e nuk mbaronin nga rugovistėt e tė dyja anėve, por ato ēka mbeten janė faktet e freskėta, qė tregojnė se Fatmir Sejdiu mė sė shumti e dėmtoi veten dhe kėtė parti duke ngrirė gjithēka.
Presidenti dhe Kryetari arriti tė humbė atė qė LDK nuk e kishte humbur pėr 20 vite me radhė. Pushtetin.
HUMBJA E PUSHTETIT
Kush e kishte menduar se dy ikanakė nga partitė, deputetėt Naim Rrustemi dhe Driton Tali, do ta nisnin procesin e shkarkimit tė Presidentit. Po them “shkarkimin”, e jo “dorėheqjen”, pasi dua tė jem mė i saktė, sepse e kam lirinė qė nuk e ka dikush i LDK’sė.
Sejdiu ishte dashur ta jepte moti dorėheqjen nga posti i Kryetarit tė LDK’sė. Prandaj edhe rezultoi shkelja e Kushtetutės... Nė historikun e ngrirė e tė shkrirė tė Sejdiut, nuk figuronte askund ndonjė letėr dorėheqjeje – as e fshehur diku nė sirtarėt LDK’sė. Nė tė kundėrtėn, Sejdiu sot do tė ishte President. Nuk ėshtė tip i dorėheqjeve me gjasė – edhe pse nė publik doli si i tillė.
Dhe ēka ndodhi? U bė ajo qė LDK’ja kurrė nuk e kishte bėrė dhe nuk donte ta bėnte pėr 20 vjet histori. Me Sejdiun e humbi edhe pushtetin.
Dikush do tė thoshte se kėtė pushtet e ka Kryeministri Hashim Thaēi, por LDK’ja kaq pushtet ka pasur gjithmonė, si me Rexhepin, Haradinajn, Kosumin dhe Ēekun. Aq sa ka edhe tash me Thaēin.
Pėrpos kėsaj, Sejdiu e humbi edhe tė drejtėn morale e politike pėr t’u shpallur President pėrsėri. E humbi kredibilitetin personal. Dhe tash ēka i mbetet tė humbė mė? Postin e Ngrirė?
Por, nė LDK ekziston njė ēudi e madhe qė shfaqet herė pas here. Kėtė herė nga partizanėt e Sejdiut, qė e humbėn pushtetin dhe nuk po i kthehen partisė si humbės, por me deklarata se Fatmir Sejdiu ėshtė kthyer si Kryetar i LDK’sė mė i fuqishėm se kurrė. Kjo duket mė shumė si njė dovė dėshirore, se sa njė argument i qėndrueshėm.
NGRIRJA E ZGJEDHJEVE
Qė tė jemi mė tė qartė, Fatmir Sejdiu nuk ka ku tė shkojė mė, pėrpos tė kthehet si Kryetar i LDK’sė. Pėr kėtė duhet t’i kėrkojė pakėz ndihmė pasardhėsit tė tij, Jakup Krasniqit, pėr disa benificione nga jeta e Presidentit, si vetura, eskortė rojesh, etj. Dhe qenka shumė i fuqishėm?
Ai mė nuk mund as tė luajė rolin e opozitės. As tė njeriut tė suksesshėm tė partisė. Bile as tė njeriut edhe aq tė pastėr, sepse nė xhirollogarinė e tij familjare figurojnė miliona qė nuk mund t’i ofrojė rroga e njė profesori tė UP’sė, e as njė Presidenti tė Kosovės. Ēka i mbetet mė Sejdiut?
Tė ulet nė karrigen e ngrirė dhe t’i ngrijė edhe zgjedhjet e brendshme, qė sapo filluan tė zhvillohen me interes dhe tė japin sinjale kurimi pėr kėtė parti? Por, pėrsėri po ndodhė ajo e ēuditshmja nė LDK. Njeriu qė kishte njė detyrė si President tė mbronte Kushtetutėn, tė cilėn e shkeli i pari, nuk po kundėrshtohet zėshėm nga anėtarėt e LDK’sė. Ēudi apo jo, Fatmir Sejdiu po kthehet.
Kur e shoh nė televizor mė kujtohen fjalėt e gjyshit tim.
-
-
Letėr ngushėlluese pėr Presidentin
Ka ngushėllim mė tė madh sesa tė kujtosh se ishe presidenti i parė i Kosovės sė pavarur? Sigurisht qė nuk ka. Kėtu njerėzit jetojnė pėr historinė, President.
Nga Bardh Frangu mė 02 tetor 2010 nė ora 12:45
Nė etnopsikologjinė e njerėzve tanė, me shekuj ėshtė kultivuar bindja se jemi tė mallkuar qė nga vrasja e Sulltan Muratit, President. Ky mallkim ka bėrė qė tė mos mund tė kėnaqemi as sot e kėsaj dite nė kėtė vend. Kėtu me mėngjes ta prishin ditėn, President. Kėtu ta prishin edhe natėn, siē ishte rasti nė “Zanzibar”, President. Kėtu jo vetėm qė t’i hanė fjalėt, por edhe pataten ta marrin nga goja, President. Kėtu profesorėt rrihen nga nxėnėsit, policėt rrihen nga qytetarėt, gjykatat drejtohen nga avokatėt.
Qė tė shpėtojmė nga ky mallkim, kemi nisur ta rehabilitojmė Sulltan Muratin dhe madje ta ngrehim nė nivelin e dėshmorit, nė mėnyrė qė ta pranojmė si shpėtimtarin tonė. Nė kėtė kuptim, nuk mund tė mos lutem, President, qė ikja jote tė mos shkaktojė ndonjė mallkim tė ri pėr ne.
E bėj kėtė i vetėdijshėm se lutjet janė ushqim i mirė pėr shpirtin, ndryshe ti nė sytė e mbushur dėshpėrim nuk shfaqe asnjė shenjė mallkimi, pėrkundrazi urove dhe bekove Kosovėn dhe popullin e saj. Fjala jote na mbushi me keqardhje dhe nisėm tė ndjeheshim tė penduar, sikur ne tė kishim faj.
Vėrehej ashiqare se ne, qytetarėt, ishim ngushėllimi i vetėm i yti. Dhe nuk mund tė ishte ndryshe, ndėrsa politika jeton nga vullneti dhe djersa e qytetarėve. Por ne nuk kemi pikė faji, President. Ata kolegėt e tu nga Parlamenti i kanė fajet. Fajet i kanė edhe ata tė Gjykatės Kushtetuese, qė janė zgjedhur edhe me pėlqimin tėnd. Fajet i ke personalisht edhe ti qė e ke bėrė vet Kushtetutėn dhe nuk ke lėnė njė strehė tė sigurt pėr veten.
Populli e ka njė lutje shumė tė mirė, President. Kur ia bėn njė shėrbim tė mirė dikujt, ai sipas traditės lutet me fjalėt: “Ta kthefsha me tė mirė!”. Nuk patėn mundėsi tė ta kthejnė me tė mirė, President, ndaj ta kthyen me tė keq.
Si i pari i njė populli shumė optimist, kujtoje Kandidin e Volterit, President, sepse ai ka tė drejtė kur thotė se kjo botė ėshtė e mira e tė gjitha tė mirave, sepse ėshtė ndėrtuar ashtu siē ėshtė mė sė miri.
Toka pėr ty ėshtė ndalur tek “Qafa”, President. Stacion mė tė mirė as qė kishe mundur tė gjesh. Aty janė pasagjerėt qė tė presin me padurim pėr t’iu prirė nė udhėtimin e tyre tė lodhshėm. Tė zbresėsh nga koka nė qafė nuk ėshtė edhe ndonjė humbje e madhe, sepse qafa ėshtė e lidhur me kokėn, apo jo President? Shpresoj qė kėshtu tė tė kenė ngushėlluar edhe kolegėt e mi shkrimtarė dhe gazetarė, tė cilėt ti i ke zgjedhur pėr kėshilltarė.
Janė dy momente qė mė duhet tė t’i kujtoj, President.
Kur pėr herė tė parė erdhe nė Asamblenė Komunale tė Ferizajt, tė gjithė kėshilltarėt, pa dallim pėrkatėsie partiake, u ngritėn nė kėmbė dhe tė duartrokitėn gjatė. Edhe unė isha nė kėmbė dhe pėr herė tė parė u ndjeva se isha me ta. Ishte ndjenjė shumė e mirė qė bashkėrisht t’i gėzoheshim Presidentit tė vendit.
Rasti i dytė ishte ai kur erdhe nė Ferizaj dhe pasi bėre pėrurimin e njė rruge nė 17 vjetorin e themelimit tė LDK’sė, shkove dhe shpėrndave libreza pėr anėtarėsinė e partisė tėnde. U dėshpėrova shumė, sepse nė ato ēaste nuk ishe mė President i imi. Nuk ishe as Kryetar i mirė i partisė tėnde, sepse mė vonė u dėshmua qė pėrkundėr librezave qė shpėrndave ti, LDK’ja nė Ferizaj pėrjetoi humbjen mė tė madhe nė historinė e saj.
Por, tė gjitha kėto janė tė shkuara e tė harruara. Tani je kthyer nė folenė tėnde, sepse foleja e Presidentit, kėshtu si e kemi tė pėrcaktuar ne me Kushtetutė, ėshtė e mirė vetėm pėr qyqet. Madje, ti e di se ata tė partisė tė kanė pritur si shpėtimtar. Shpėtoi ata, President, pėr hatėr tė Eqės dhe Ismetit. Lute Lutėn qė t’ua heq frikėn nga kėrcėnimi i Bukoshit, sepse ėshtė i dėgjueshėm. Nėse asgjė tjetėr nuk mund tė bėsh, jam i sigurt se pleqtė e LDK’sė do t’i rehatosh mirė dhe ata do tė ndjehen tepėr tė ngushėlluar me praninė tėnde aty. Ky duhet tė jetė ngushėllim edhe pėr ty qė humbe postin e njeriut tė parė tė njė vendi tė ndarė nėpėr kantone joformale.
A ka ngushėllim mė tė madh sesa tė kujtosh se ishe Presidenti i parė i Kosovės sė pavarur?
Sigurisht qė nuk ka.
Kėtu njerėzit jetojnė pėr historinė, President.
Nėse politika ėshtė konceptuar si biznes, ka ngushėllim mė tė madh se tė jesh nė krye tė njė ndėrmarrjeje publike siē ėshtė LDK-ja?
Sigurisht qė nuk ka.
Jeto si i ngushėlluar President, tė ndjehemi tė ngushėlluar edhe ne.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt