Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Investitorët britanike: E bëjmë Vlorën si Dubai

    Britanikët. E bëjmë Vlorën si Dubai. Gati investimi 1,2 miliard euro. Pritet OK qeverisë Berisha.

    Mirëpritet Forumi investimeve Britaniko-Shqiptare

    Nga Forumi Investimeve Britaniko Shqiptare
    Muhamed Veliu


    Tërheqja investimeve britanike në Shqipëri ka qënë një domosdorshmëri e kahershme të cilës ju kushtua vëmëndje vëtëm disa kohë më parë duke ndërrmarë një iniciativë konkrete.
    Për herë të parë në Londër është zhvilluar Forumi Investimeve Britaniko – Shqiptare i cili ngjalli inters tek më shumë se 150 kompani vendase që operojnë në fusha të ndryshme, mes tyre edhe disa institucione bankare të rëndësishme, që ishin prezent.
    Mbajtja e tij u zhvillua n “One Whitehall Place” një ndërtesë me stil 100 vjecar Viktorian, njohur ndryshe si “National Liberal Club”.
    Mardhënjet politike mes dy vëndeve gjithmonë janë cilësuar si të një niveli të lartë por në fushën e biznesit ato nuk kanë qënë të tilla.
    Kjo ka detyruar ambasadorin e Shqipërisë në Mbrëtërinë e Bashkuar Zef Mazi të organizojë këtë forum për të tërhequr investime britanike në Shqipëri.
    “Çfarë ne duam të arrimë nga ky forum është promovimi Shqipërisë përfshi mundësitë që ajo ofron për të investuar. Britania luan një rrol të rëndësishëm në në investimet globale gjë e cila është shumë e rëndëishme për ne” është shprehur zoti Mazi i cili ka hapur këtë forum.
    Gjatë tij është diskurua rreth sistemit financiar përfshi atë bankar,ekonominë të tërësi,energjitikën, transportin e komunikacionin.
    Një rëndësi e veçantë i është dhënë edhe mundësive që ekzistojnë për të investuar në fushën e turizmit.
    Ministrat pjesmarrës Genc Rruli, Ylli Pango, Sokol Olldashi, zëvëndës ministri financave Mima, e kanë cilësuar këtë forum si të një rëndësie të veçantë për kohën dhe vëndin ku zhvillohet.
    Drejtori i përgjithshëm i KESH Gjergj Bojaxhi u shpres se ky forum ofronte një mundësi të mirë në shpalosjen e platformës së kësaj korporate e cila ka hyrë në fazën e një privatizimi të pjeshëm.
    Shqipëeria në fushën e turizmit ka tërhequr vëmendjen e britanikëve për të investuar por jo aq sa duhet.
    “Gjatë kërij sezoni turistik në Sarandë do të mbërrinë një numër i konsiderueshëm Kroçerësh me turistë britanik. Po ashtu jemi kontaktuar nga disa investitorë britanikë që duan të investojnë në turizmin shqiptarë. Megjithatë synimi ministrisë që drejtojë është që të kemi sa më shumë investirorë nga britania pasi dihet se industria e turizmit në këtë vënd është ndër më të përparuarat në botë.” tha ministri Pango
    Gjatë fjalës së tij ai theksoi mundësitë dhe zonat ku britanikët mund të investojnë në Shqipëri.
    Gjatë senacës së pyetje shumë pjesmarrës që e kishin vizituar Shqipërinë kanë evidentuar mundësitë e investimeve afat mesme apo afat gjata por i kanë fokosuar pyetjet e tyre në përmirësimin e infrastrukturës pa të cilën investimet në këtë fushë sdo të vinë.
    Pjesmarrjen në këtë forum nuk e kanë lënë pa shfrytëzuar edhe disa shqiptarë që punojnë në institucionet bankare në Londër. Njëra prej ishte edhe Eriola Kulari e cila punon për bankën e investimeve NBG-International.
    “Organizimi këtij forumi është padyshim i rëndësishëm sepse me hyrjen në NATO Shqipërisë i duhet btë filtrohet totalisht në tregun financiar global. Sa më shpejtë të ndosh një gjë e tillë aqmë më shpejtë do të rritet konfidenca e investitorëve të huaj përfshi ata britanik të vinë në Shqipëri” u shpeh ajo.
    Interes të veçantë ka ngjalluar fjala e ministrit të trasporteve dhe komunikacionit Sokol Olldashi të cilit pjesmarrsit i drejtuan një mori pyetjesh sidomos për investimet në Gjirin e Vlorës, investimet dhe gjëndjen aktuale të rrugëve.
    Njëri nga të pranishmit e pyeti Olldashin se kur do të mbaronte edukimi policëve rrugor dhe trajtimi të huajve në Shqipëri me dinjitet dhe jo si objek zhvatjesh duke u vënë gjoba.
    Në fakt interesimi britanik në fushën e trasporteve në veçanti atij detar nuk kanë munguar. Kompania britaniko-Zviceriane ZumaX ka i ka parqitur një projekt qeverisë shqiptare për ndërtimin e një porti kontenjerësh në gjirin e Vlorës me vlerë 1,2 miliard euro i cilësuar nga gazeta Financial Times si një prej investimeve më të rëndësishme në Shqipëri.
    Një mori pyetjesh nga të pranishmit i janë drejtuar guvernatorit të bankës së Shqiëprisë zotit Ardian Fullani rreth sistemi bankar shqiptarë, në veçanti tregut të sigurimeve.
    Organizimi këtij forumi është përpjekja e radhës që Shqipëria ndërmerr në thithjen e investitorëve të huaj në veçanti atyre britanike.
    Suksesi tij do të duket në muajtë apo vitet në vazhdim nëse numri kompanive britanike do të rritet.

    Britanikët e Zumax-E bëjmë Vlorën si Dubai

    Kompania britanike ZUMAX e specializuar në fushën e trasportit detar i ka dorëzuar qeverisë shqiptare më 26 Nëntor 2007 propozimin për ndërtimin e një porti ku do të përpunohën kontenjerësh, ndërsa në 10 Mars 2008 kjo kompani ka dorëzuar projektin me vlërë totale 1,2 miliard euro. Faza e parë parashikon një investim prej 533 milion euoro. Nëse këti projekti do ti ipet drita jeshile për tu realizuar në të do të punësohen 2 mijë persona nga të cilët 726 veta do të jenë pjesë e stafit menaxhues me specialistë të ndryshëm.Sipas projektin një kopje të së cilës është parë nga Shqip, mësohet se ai do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 300 hektarësh në zonën e Triportit në Vlorë i ngjashëm me portet e këtij lloji në Dubai dhe Katar.
    Projektusit e tij thonë se ky port do të jetë më i rëndësishmi në Mesdhe duke lënë prapa Maltën dhe Qipron të cilat shquhen për të tilla porte. Projekti parashikon lidhjen e tij me Korridorin Tetë si dhe ndërtimin e një aeroporti lokal në funksion të portit.
    Philip George drejtor i këtij projekti pjesmarrës në “Forumin e Investimeve Britaniko – shqiptare” tregon për herë parë ekskluzivisht për Shqip përse ata kërkojnë ta realizojnë këtë projekt në Shqipëri.
    “Ky projekt ka lindur si nevojë e kërkesës që ka tregu operatorëve të kontenjerëve. Ky treg për ç’do vit ka një rritje me 11%.
    Këta oparatorë kërkojnë një port të ujrave të thella në Mesdhe për këtë ZUMAX pasi inspektoi disa vënde mesdhetare zgjodhi tre prej tyre, të cilat ishin Turqia, Libia dhe Shqipëria. Zgjodhëm Vlorën për thellësinë e detit që ka dhe pozicionin e favorshëm gjeografik që ofron për të tilla porte. Ne i kemi propozuar qeverisë Shqiptare që ky port të jetë i sigurisë së lartë, duke patur parasysh që në Shqipëri nuk ka një port të tillë”


    Drejtori përgjithshëm i Raiffeisen Bank
    “Tregu shqiptarë i punës favorizues për investimet britanike”

    Oliver J. Whittel është drejtor i përgjithëm i Raiffeisen Bank i cili ishte pjesmarrës në këtë forum. Ai është britanik dhe njohës i mirë i ekonomisë shqiptare në vençati investimeve të huaja. Gjatë një interviste për Shqip ai shprehet se kjo konferencë e para e këtij lloji është e rëndësishme pasi tregon se Shqipëria është gati të presë investimet ndërkombëtare. “Ne si bankë këmi lidhje të forta me botën e biznesit atje dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë me kredi apo bashkëpunime të ndryshme me investitorë që duan të vinë e investiojnë në Shqiëpri njësoj siç ne bëmë pesë vjet më parë. Duke qënë se unë jam britanik ndihma ime nuk do të jetë e kursyer për të sjellë investitorë britanik atje.”
    Por a është Shqipëri gati të mirpres investimet britanike? Oliver J. Whittel vëren se është e vërtëtë që ka pak investime britanike në Shqipëri gjë për të cilën nuk e kupton përse ndodhi një gjë e tillë pasi në këtë shkuarën të dy vëndet kanë lidhje historike me njëri tjetrin.
    “Ka ardhur koha për investitorët britanik të vinë në Shqipëri pasi ka potenciale të mëdha për të investuar. Ka një treg pune relativisht të lirë, ka njerëz të edukuar me aftësi menaxhuse. Të gjitha këto janë avantazhe për cilindo investitor. Unë do të thoja se jam shumë i ipresionuar dhe i gëzuar me pjesmarrjen e delagatëve në këtë forum, të cilët kanë marrë me vete mesazhe të cilat do ti inkurajojnë të shkojnë në Shqipëri. Vetë pjesmarrja tregon se ata kanë interes në vëndin tuaj. Tani atyre u duhet të ndërmarrin hapin tjetër të shkojnë atje të shikojnë nga afër këtë vënd sa ka zhvilluar dhe ç’farë ofron”.

  2. #2
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ishalla po ve dore bota!
    Ne duhet te luftojme korrupsionin sepse nuk ka rendesi sa luksoze do te jene hotelet e Vlores, turistet po nuk u ndjen te sigurt nuk do te duken prap ketyre aneve deri sa te vdesin
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Lajm i gezuar domosdo vetem te mos tallen me ne , dikur nje funksionar i PPSH ka pas thene ''Do ta bej Tiranen si Kajron''
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #4
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Shpresojme te jene te verteta fjalet me lart pasi vertet Vlora eshte Mrekulli.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    SENT-ETIEN !Uroj qe te mos e pengoje ndonje dore greke kte projekt[Matonursi]

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mazi eshte nje batakci.. i mafies ps.. e prandaj bilbilos veliu qe i bie zyrnase sipas erion braces..

    mbas ca ditesh do thot veliu ..se gati qene anglezet ta bejne vloren dubaj po nuku i la berisha..

    aman.. velo djali..

    se te njohim nashi..

  7. #7
    209,33333...% vlonjat Maska e GoAheadEagles
    Anëtarësuar
    09-10-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    56
    po he pra kur aman.qyteti me i bukur ne shqiperi e meriton apo jo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Budallalleqe!!!!!
    Pasunia Dubait nuk i vjen prej portit, por prej pareve te naftes.
    Shume-shume keto do ndertojne nji port qe ka me pase nevoje per hamej shqiptare dhe kaq.
    E bajme Vlonen si Dubain- s'e di se kush tallet, anglezi apo gazetari!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2008
    Postime
    101
    Uroj te ket sa ma shum investime ne shtetin em si Kosovar se jom binduni se kan knaqsin kur degjoj se SHQIPRIJA ec me hapa te shpejt drejt zhvillimit te saj... Vlezer ju kini kapacitet dhe njerzi ta kaloni Dubajin te beheni shembull ne rajon. Te vlej fjala e SHqipris ne rajon ket e presum prej moti pa nje SHqiperi te fort nuk do te ket as Kosov stabile...Pra si Komb SHqiptar do te perfitojm te gjith....

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    duket nga titulli i shkrimit ... eshte krejt i papercaktuar, me reminishenca aleancash lindore, komuniste ...

    vihet titulli britaniket ... cilet britanike?

    do ta bejme ... se ju nuk beni gje ... pritni prej te tjereve ...

    nje here park energjitik, tjetren here zone turistike milionshe ... tani merojne dynjane me dubaj-lleqe ...

    vetem ne shqiptaret te mos bejme gje - kjo eshte psikoza mbizoteruese e shkrimeve te ketilla, pervec mashtrimit skandaloz mediatik, nen kujdestarine e drejtperdrejte te qeverise berisha ... une padyshim zotohem ... une absolutisht garantoj ... ju jap fjalen absolutisht se fjalen do ta mbaj ... sigurisht jam ketu nga respekti i madh ... ndalova ... qendrova ... u thashe ... me thane ... guret ne traste!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hixhabi pjesë e uniformës në policinë britanike
    Nga Drini_i_Zi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 00:16
  2. Të rejat më të fundit për komunitetin shqiptar në Angli
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 15:18
  3. Lajme nga Anglia
    Nga kundraRRYMES në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 18:55
  4. Goditja e fundit e qeverisjes për Vlorën
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2004, 05:35
  5. Qeveria britanike fut Albanian Airlines ne listen e zeze
    Nga Shaboni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •