-
Nga shtëpia e Rugovës nis “ringjalljen” e LDK-së
Bujar Bukoshi, kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në rezidencën-shtëpinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Bukoshi, i cili aktualisht është ministër i Shëndetësisë, tha se “po e mbajë këtu këtë konferencë për arsye se nga kjo shtëpi do të fillojë ringjallja e LDK-së, do të fillojë rikthimi në vlerat, parimet dhe fuqinë e dikurshme të LDK-së”.
Në emër të ekipit të tij dhe në emër të Ukë Rugovës, djalit të ish-presidentit Rugova, Bukoshi ka ftuar të gjithë anëtarët e LDK-së dhe simpatizantët e saj t’i bashkohen partisë të cilën dikur e kanë braktisur.
Duke folur për raportet me ish-presidentin e ndjerë, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bukoshi ka thënë se ky është një kapitull i mbyllur, dhe se raportet e tendosura midis tij dhe ish-presidentit Rugova kanë qenë të tilla për shkak të largësisë fizike mes tyre.
Bukoshi në këtë konferencë për media tha po ashtu se mirëprite kandidaturën e kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa për postin e të parit të LDK-së, pasi sipas tij numri i madh i kandidaturave vetëm sa ia rritë vlerën parëtisë dhe demokracisë brenda saj.
Afrimi i zgjedhjeve në LDK ka bërë që brenda kësaj partie të vërehen rreshtimet, mirëpo duket se krahu i kryetarit aktual Fatmir Sejdiu, i cili e mbanë “postin e ngrirë”, pasi njëherësh është edhe President i Republikës së Kosovës, ka filluar ta ndjejë dëshpërimin dhe nevojën për rirreshtim.
Gjykata Kushtetuese pritet që të bëjë publik vendimin me të cilin e nxjerr presidentin Sejdiu, “shkelës të Kushtetutës” për shkak të mbajtjes së dy posteve. Mësohet se gjykata ka vlerësuar se presidenti nuk mund të mbajë postin e ngrirë të kryetarit të LDK-së dhe atë të presidentit. Sipas Gjykatës, Kushtetuta e Kosovës nuk njeh poste të ngrira. /Telegrafi/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt