Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 94
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Video incizim nga Maqedonia që madhëron bin Ladenin




    Video incizim nga Maqedonia që madhëron bin Ladenin


    Beograd, 19 shtator – Disa incidente më të reja të radikalëve islamikë, që kanë ndodhur në vendet e Ballkanit, kanë shkaktuar brengosje shqetësim se ekstremistët po ngrenë kokë në këtë rajon jo edhe aq stabil. Shqetësim të posaçëm ka shkaktuar një spot muzikor (nga Maqedonia), që është paraqitur në Yutube, ku madhërohet Osama bin Ladeni.
    Në të në gjuhën shqipe thuhet se lideri i Al-Qaedas është hero i cili i ka mundur amerikanët më 11 shtator 2001, se ka ngritur krenarinë myslimanëve.
    “Të gjithë ne lutemi (Zotit) për ty”, thuhet në video-incizim, autori i të cilit është i panjohur.
    Në analizën e agjencisë amerikane AP, që e transmeton gazeta Blic, thuhet se vehabitë po e ngrenë kokën edhe në Serbi, në Sanxhak. Kujtohet fakti i arrestimit të 12 ekstremistëve në Novi Pazar, të cilët janë dënuar me burgim shumëvjeçar për arsye se kanë planifikuar sulme terroriste, duke përfshirë edhe “ambasadën amerikane në Beograd”. Si dyshohet, ata kanë mbajtur lidhje me muxhahedinët, të cilët në fillim të viteve ‘90 patën arritur në Bosnjë për të ndihmuar në çlirimin nga okupimi serb.
    “Ky zbulim tregon për trendin në Ballkan, i cili ka rritur shqetësimin se rajoni, i cili përfshin edhe anëtaren e BE-së, Bullgarinë, mund të bëhet një bazë e terroristëve prej nga do të mund të kenë qasje të lehtë në Evropën perëndimore”, thekson AP.
    Shumica e madhe e myslimanëve në Maqedoni ka qëndrime të matura. Por, në BIM paralajmërojnë se vehabitë kontrollojnë pesë xhami, se njëri prej tyre, Ramadan ramdani është suspenduar për këtë arsye. Mirëpo, ai demanton këto akuza, duke thënë se dikush me qëllim dëshiron “ta frikësojë popullin”.
    “Vehabizimi në Maqedoni, në Ballkan dhe në Evropë është bërë shumë më agresiv në 10 vjetët e fundit. Për dallim nga më parë, ai tash është vazhdimisht i pranishëm në Maqedoni”, i tha agjencisë amerikane Jakub Selimovski, një nga funksionarët e Bashkësisë Islame në Maqedoni. .
    Islamikët radikalë nuk kanë shmangur as Bullgarinë. Jozyrtarisht flitet për krijimin e “trekëndëshit fundamentalist”: Bosnjë, Maqedoni, Bullgari. Autoritetet në Sofje ishin të detyruara të mbyllin disa qendra islamike, që financoheshin nga Arabia Saudite dhe të cilët, si thuhet kanë pasur lidhje me “vëllezërit myslimanë” nga Egjipti. Zyrtarisht është thënë se mbyllja është bërë për të parandaluar që “terroristët të krijojnë bazë të tyre në Bullgari”, shkruan AP.
    Vehabitë sot janë të pranishëm edhe në Shqipëri, pasi viteve të fundit disa mija të rinj janë shkolluar në Lindjen e Afërt, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite./KOHA/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    AuUUUUUUUUUuUUUUuUUUUU

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Vetem ca idjot mund ta quajn bin laden hero.Ai eshte thjesht nje kriminel i deshtuar.11 shtator ai goditi qendren botrore te tregetis dhe vrau nga te gjithe shtetet,vrau edhe nga arabia edhe nga ata qe faleshin para se te shkonin ne pune.Llogjik femijesh.Ne ishte trim ti shpallte luft amerikes,Lufte me ushtri ,jo lufte te fshehur prapa fustaneve te grave dhe kalamajve sic bejne ata qendrojne mes popullit te pafajshem.Ata jan thjesht kriminela....
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368
    Hajt e bjeru ne fije krijeses njeri me ego dhe emocione...

    Po mir un pash qe shum nga liberalo evropjan perkrahet martesen e mistrit gjerman me nje mashkull tjetr dhe thash esht e drejta e ti ben si te don me jeten e vet..
    Pse pra ketu dilni dhe akuzoni dike qe ben qka don me jeten e vet..
    Un jam kunder ti kendohet Bin Ladenit por dhe kunder asaj qe secili dihet ben qka te don me jeten e vet...
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin



    Video incizim nga Maqedonia që madhëron bin Ladenin


    Beograd, 19 shtator – Disa incidente më të reja të radikalëve islamikë, që kanë ndodhur në vendet e Ballkanit, kanë shkaktuar brengosje shqetësim se ekstremistët po ngrenë kokë në këtë rajon jo edhe aq stabil. Shqetësim të posaçëm ka shkaktuar një spot muzikor (nga Maqedonia), që është paraqitur në Yutube, ku madhërohet Osama bin Ladeni.
    Në të në gjuhën shqipe thuhet se lideri i Al-Qaedas është hero i cili i ka mundur amerikanët më 11 shtator 2001, se ka ngritur krenarinë myslimanëve.“Të gjithë ne lutemi (Zotit) për ty”, thuhet në video-incizim, autori i të cilit është i panjohur.
    Në analizën e agjencisë amerikane AP, që e transmeton gazeta Blic, thuhet se vehabitë po e ngrenë kokën edhe në Serbi, në Sanxhak. Kujtohet fakti i arrestimit të 12 ekstremistëve në Novi Pazar, të cilët janë dënuar me burgim shumëvjeçar për arsye se kanë planifikuar sulme terroriste, duke përfshirë edhe “ambasadën amerikane në Beograd”. Si dyshohet, ata kanë mbajtur lidhje me muxhahedinët, të cilët në fillim të viteve ‘90 patën arritur në Bosnjë për të ndihmuar në çlirimin nga okupimi serb.
    “Ky zbulim tregon për trendin në Ballkan, i cili ka rritur shqetësimin se rajoni, i cili përfshin edhe anëtaren e BE-së, Bullgarinë, mund të bëhet një bazë e terroristëve prej nga do të mund të kenë qasje të lehtë në Evropën perëndimore”, thekson AP.
    Shumica e madhe e myslimanëve në Maqedoni ka qëndrime të matura. Por, në BIM paralajmërojnë se vehabitë kontrollojnë pesë xhami, se njëri prej tyre, Ramadan ramdani është suspenduar për këtë arsye. Mirëpo, ai demanton këto akuza, duke thënë se dikush me qëllim dëshiron “ta frikësojë popullin”.
    “Vehabizimi në Maqedoni, në Ballkan dhe në Evropë është bërë shumë më agresiv në 10 vjetët e fundit. Për dallim nga më parë, ai tash është vazhdimisht i pranishëm në Maqedoni”, i tha agjencisë amerikane Jakub Selimovski, një nga funksionarët e Bashkësisë Islame në Maqedoni. .
    Islamikët radikalë nuk kanë shmangur as Bullgarinë. Jozyrtarisht flitet për krijimin e “trekëndëshit fundamentalist”: Bosnjë, Maqedoni, Bullgari. Autoritetet në Sofje ishin të detyruara të mbyllin disa qendra islamike, që financoheshin nga Arabia Saudite dhe të cilët, si thuhet kanë pasur lidhje me “vëllezërit myslimanë” nga Egjipti. Zyrtarisht është thënë se mbyllja është bërë për të parandaluar që “terroristët të krijojnë bazë të tyre në Bullgari”, shkruan AP.
    Vehabitë sot janë të pranishëm edhe në Shqipëri, pasi viteve të fundit disa mija të rinj janë shkolluar në Lindjen e Afërt, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite./KOHA/
    Kesaj i thone cmenduri
    Me qindra te vdekur dhe keta e quajn Hero,per tja u ngritur krenarine Myslimaneve?
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #6
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Beograd, 19 shtator
    A nuk eshte pathetike qe nje shtet i cili ka prodhuar dhe strehon ende terroristet me te medhenj te shekullit XX ne bote, si Ratko Mladicin, i cili ka masakruar me 10ra apo qindra mijera civile, burra, gra, femije te flet per terrorizmin tjeterkah?

    Une mendoj qe eshte pathetike!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 21-09-2010 më 02:53

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    Me ne fund sherbimet sekrete maqedonase ariten qe te fusin ne kokat e fundamentalisteve krishter se bin ladeni dhe shqiptaret ne maqedoni jane destabilizues dhe rezik per boten,ndersa ne anen tjeter vrasin ish ushtare dhe i quajne ektremista islamik ,prandaj nuk habitem me disa qe jane kunder shqiptareve musliman

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Po ka qen kjo tem o shqiptar,cka hamomin po hapni tema palidhje.

    Ku eshte video e incizimi?!!!!!,une nuk po e shohe.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Postime
    553
    mafi je ithtar i serbit e maqedonit. e masandej thua se i do shqiptaret. ti po i ndjek informatat e beogradit se cka po thuan ata.me e ndegjua beogradin kosova nuk do ishte sot shtet e shqiptaret do te ishin pakice kombetare. serbi ka sher mafi si disa shqiptare qe i degjojne e i perkrahin lajmet e beogradit

  10. #10
    Në të në gjuhën shqipe thuhet se lideri i Al-Qaedas është hero i cili i ka mundur amerikanët më 11 shtator 2001, se ka ngritur krenarinë myslimanëve.
    Zhdukja e mbeturinave lyme nga toka europiane ka nje arsye, pastrim nga terrorizmi, pastrim nga e keqja qe na kanos te ardhmen, ja nje fakt.
    Paqe!

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •