Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Veriu i Kosoves

    Hysa demanton me fakte Zannierin
    nga ww.koha.net

    Prishtinė, 23 shtator - Reagimi i shpejtė i shefit tė UNMIK-ut, Lamberto Zannier, lidhur me raportin e koordinatorit tė Strategjisė pėr Veriun, Ylber Hysa, me pohimet se raporti i koordinatorit pėrmban pasaktėsi dhe se asnjėherė nuk janė kontaktuar zyrtarėt ndėrkombėtarė, ka marrė njė pėrgjigje tė shpejtė nga koordinatori Hysa, i cili edhe e ka hapur debatin pėr punėn e dėmshme qė e ka bėrė UNMIK-u nė integrimin e veriut.
    Ndaj pohimeve tė Zannierit, se ai personalisht nuk ėshtė kontaktuar asnjėherė, Hysa ka ofruar versionin e vet, duke thėnė se raporti i ėshtė dėrguar UNMIK-ut 48 orė para publikimit, por nuk kanė marrė kurrfarė pėrgjigje. Duke iu pėrgjigjur reagimit tė Zannierit, Hysa ka shkuar edhe mė tej, duke ofruar emrat e gjithė zyrtarėve tė UNMIK-ut nė Mitrovicė dhe nė Prishtinė, tė kontaktuar pėr raportin, por qė nuk kanė preferuar tė flasin. Ata janė Vladimir Anokhin, i thirrur shumė herė gjatė javės sė dytė dhe tė tretė tė korrikut; Kerim Bardad-Daidj, java e tretė dhe e katėrt e korrikut, sidomos gjatė 23-26 korrik, kur asistentja e tij, Bojana, ka thėnė se shefi nuk mund tė bisedojė me koordinatorin Hysa, Serghey Malashenko, i kontaktuar gjatė javės sė dytė tė korrikut, por pa pėrgjigje, Eva-Maria Veliēkoviq, e kontaktuar po ashtu gjatė javės sė dytė tė korrikut, pa pėrgjigje, Millanka Ignjatoviq, me tė cilėn ėshtė kontaktuar gjatė javės sė dytė tė korrikut, por ajo nuk ishte nė gjendje tė bisedonte, pastaj Anil Vasisht, i lutur qė tė pėrgjigjet me e-mail dhe telefon, por pa rezultat, Andrea Jacko, me tė cilin biseda ėshtė zhvilluar gjatė javės sė tretė tė qershorit, i cili ka thėnė se do tė takohet, por kurrė nuk ėshtė pėrgjigjur. “Po ashtu, ėshtė kontaktuar me shkrim nėpėrmjet postės elektronike, siē ishte kėrkuar tė veprohej nga ne, por kurrė nuk kemi marrė ndonjė pėrgjigje”, ka thėnė Hysa.
    Koordinatori i Strategjisė pėr Veriun ka shtuar se sa i pėrket pretendimeve tė Zannierit pėr “resurse tė limituara financiare” qė UAM i ka pasur nė dispozicion, institucionet pėrkatėse kosovare, ka thėnė ai, do tė tregojnė se pėr ēfarė shumash bėhet fjalė tė vėna nė dispozicion qė nga viti 2001. KTV-ja, gjatė ditės, ua ka ofruar kėto fakte zyrtarėve tė UNMIK-ut pėr tė marrė njė pėrgjigje, por pėrgjigja ka qenė e shkurtėr. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Jacob Quinn, nė pėrgjigjen e pėrgjithėsuar, nėpėrmjet postės elektronike nuk ka dashur tė komentojė mė shumė, duke thėnė se qėndrimi pėr raportin tashmė ėshtė bėrė i ditur. “Ne e kemi bėrė tė qartė qėndrimin tonė pėr raportin. UNMIK-u do tė vazhdojė tė diskutojė ēdo ēėshtje qė ka tė bėjė me interesin e komuniteteve tė Kosovės, me tė gjitha palėt e interesuara, nė mėnyrė tė hapur dhe konstruktive, nėpėrmjet kanaleve tė zakonshme”, ka thėnė Quinn.
    Zyra pėr zbatimin e Strategjisė pėr Veriun ka publikuar para dy ditėsh njė raport “Administrata e UNMIK-ut nė Mitrovicė po e pengon integrimin e veriut”. Nė atė raport thuhet se administrata e UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės ėshtė shndėrruar nė njė pengesė tė integrimit tė kėtij qyteti dhe po e ndihmon mbijetesėn e strukturave paralele tė Serbisė nė atė pjesė tė Kosovės.
    Publikimi i kėtij raporti kishte nxitur reagimin e menjėhershėm tė shefit tė UNMIK-ut, Lamberto Zannier.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Rusėt administrojnė veriun
    nga www.koha.net

    Prishtinė, 24 shtator – Katėr misionarė nga Rusia janė zyrtarėt kryesorė tė UNMIK-ut nė veri tė Kosovės. Kėta zyrtarė tok me njė misionar nga Ukraina, njė serb nga Kroacia dhe njė zyrtare me nėnshtetėsi gjermane, janė zyrtarėt e UNMIK-ut qė administrojnė veriun e Kosovės.
    Vladimir Anokhin nga Rusia ėshtė ushtrues i detyrės sė shefit tė administratės sė UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės. Lilia Galieva, po ashtu nga Rusia, ėshtė pėrfaqėsuese komunale e UNMIK-ut nė Leposaviq. Zyrtari i tretė rus atje ėshtė Vladimir Gromov. Ky i fundit ėshtė pėrfaqėsues komunal nė Zveēan.
    Burime tė “Kohės Ditore” nė atė pjesė tė Kosovės kanė shpjeguar se tė tre rusėt kanė edhe njė kėshilltar. Andrei Efimov, qė vjen nga Ministria e Punėve tė Jashtme e Rusisė, ėshtė kėshilltar i lartė politik i UNMIK-ut nė veri.
    Bashkė me rusėt nė veri tė Kosovės punojnė tre zyrtarė tė tjerė. Ata nuk janė nga Rusia, por edhe identiteti i tyre nuk ėshtė nga vendet mė mike tė Kosovės.
    Kozak Yaroslav nga Ukrahina ėshtė pėrfaqėsues komunal nė Zveēan. Zyrtar pėr ēėshtje civile nė prezencėn e UNMIK-ut nė veri tė Kosovės ėshtė Mario Maglov, serb nga Kroacia.
    Eva Maria Veliēkoviq ėshtė zyrtarja e fundit qė punon nė UNMIK. Ajo ka nėnshtetėsi gjermane, ndėrkaq kombėsinė e saj burimet e gazetės nuk kanė mundur qė ta pėrcaktonin.
    Tė gjithė kėta zyrtarė, sipas burimeve tė gazetės, kanė bashkėpunim tė mirė me strukturat paralele tė Serbisė nė veri tė Kosovės, por bashkėpunim edhe mė tė mirė me kėto struktura ka stafi lokal i UNMIK-ut atje, qė pėrbėhet nga 99 pėr qind serbė vendės. Shumica e stafit lokal, qė nė pėrgjithėsi janė rreth 120, punojnė edhe pėr strukturat paralele, sipas burimeve tė gazetės.
    UNMIK-u ka edhe njė bord kėshillėdhėnės nė atė pjesė tė Kosovės. Bordi qė do tė duhej tė pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė komuniteteve pėrbėhet prej tetė personash.
    Gjashtė prej tyre janė serbė. Vetėm njėri nga ta ėshtė shqiptar dhe njė tjetėr ėshtė boshnjak.
    Megjithėse aktualisht UNMIK-u ka katėr projekte tė ndryshme shumetnike nė atė pjesė tė Kosovės. Burime tė gazetės kanė shpjeguar se mė shumė se 90 pėr qind tė projekteve tė propozuara nga komuniteti shqiptar atje janė refuzuar nga ky bord i UNMIK-ut.
    Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, nėpėrmjet njė komunikate pėr media, ka thėnė se prezenca e misionit qė ai udhėheq e ka ndihmuar dhe po e ndihmon jetėn nė veri.
    Zannier ka kundėrshtuar pjesėt kryesore tė raportit tė hartuar nga kjo zyrė e pėrbashkėt koordinuese e Qeverisė sė Kosovės dhe e ICO-sė (mė gjerėsisht nė numrin e sotshėm tė “Kohės Ditore”).

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Veriu pėrplas Qeverinė me UNMIK-un

    Prishtinė, 23 shtator – Qeveria e Kosovės dhe misioni i OKB-sė, UNMIK-u, kanė filluar pėrplasjet publike rreth veriut tė Kosovės. Njė raport pėr prezencėn e UNMIK-ut nė veri i hartuar nga Zyra pėr koordinimin e zbatimit tė Strategjisė pėr veriun, ka zgjuar polemika mes zyrtarėve tė OKB-sė dhe atyre tė Qeverisė, shkruan sot “Koha Ditore”.
    Raporti i publikuar njė ditė mė parė nė “Koha Ditore” dhe qė ka pėr qėllim tė japė njė pasqyrė pėr pengesat nė zbatimin e Strategjisė pėr veriun, tė hartuar nga ICO-ja dhe Qeveria e Kosovės konstaton se administrata e UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės ėshtė shndėrruar nė njė pengesė tė integrimit tė kėtij qyteti, dhe po e ndihmon mbijetesėn e strukturave paralele tė Serbisė nė atė pjesė tė Kosovės.
    “Nė vend se tė shpėrbėjė strukturat paralele, UAM-i ashtu sikur edhe nė tė kaluarėn, e mban autoritetin ne veri tė Mitrovicės dhe i lejon strukturat paralele qė tė vazhdojnė qeverisjen...Pėr shkak tė shkeljes sė mandatit tė tyre dhe veprimit nė mėnyrė jotransparente, UAM-i nė fakt ka ndihmuar ndarjen ndėrmjet komunitetit serb dhe komuniteteve tjera nė veri tė Mitrovicės. Duke e rritur mandatin e strukturave paralele atje, UAM-i nė mėnyrė direkte ose indirekte po i ndihmon strategjisė sė Beogradit pėr kontrollimin e territorit nė veri tė lumit Ibėr, duke e shkelur integritetin territorial tė Kosovės”, thuhet nė raport.
    Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, nėpėrmjet njė komunikate pėr media, ka thėnė se prezenca e misionit qė ai udhėheq e ka ndihmuar dhe po e ndihmon jetėn nė veri.
    Zannier ka kundėrshtuar pjesėt kryesore tė raportit tė hartuar nga kjo zyrė e pėrbashkėt koordinuese e Qeverisė sė Kosovės dhe e ICO-sė.
    “Mė vjen keq qė autorėt nuk janė konsultuar me mua apo zyrtarėt adekuatė tė Kombeve tė Bashkuara gjatė pėrgatitjes sė kėtij raporti. Po ta bėnin kėtė, do tė kishin mundėsinė tė publikonin njė raport tė saktė”, ka thėnė shefi i UNMIK-ut.
    Zyra koordinuese pėr zbatimin e Strategjisė pėr veriun, ėshtė instaluar nga Qeveria e Kosovės dhe udhėhiqet nga koordinatori Ylber Hysa. Raporti i publikuar njė ditė mė parė, shėnon edhe pėrplasjen mė serioze tė Qeverisė sė Kosovės mė ish-administratėn e OKB-sė pėr sa i pėrket veriut.
    Raporti i kėsaj zyre, i lė njė pjesė tė madhe tė fajit pėr ndarjen e Mitrovicės prezencės sė UNMIK-ut atje. Misioni i OKB-sė pas shpalljes sė pavarėsisė ka reduktuar prezencėn e vet nė Kosovė, mirėpo e ka mbajtur praninė nė veri tė Mitrovicės, pasi qė atje mungojnė institucionet e Kosovės.
    Sipas raportit UAM-i ka vetėm tre zyrtarė ndėrkombėtarė, ndėrkaq qė tė tjerėt janė serbė lokalė nga veriu i Mitrovicės. Shumica e tyre punojnė edhe pėr strukturat paralele tė Serbisė. Sipas tė njėjtit raport, paret qė ndahen nga Qeveria e Kosovės, bien nė duart e strukturave paralele tė Serbisė, nėpėrmjet UAM-it.
    Shefi i UNMIK-ut nė reagimin e tij ka thėnė se UAM-ia ka edhe njė zyrė tė veēantė pėr komunitetet joserbe nė veri, nė tė cilėn edhe stafi qė punon janė joserbė.
    “UAM-i ende i kryen funksionet e veta dhe operon nga buxheti i Kosovės. Ky buxhet pėrdoret pėr administratėn e Mitrovicės veriore. Tė gjitha pagesat e fondeve nga buxheti i Kosovės janė tė realizuara pėrmes komunės e Mitrovicės (nė jug), dhe tė audituara nga Ministria e Financave”, thuhet nė reagimin e shefit tė UNMIK-ut.
    Udhėheqėsi i Zyrės pėr koordinimin e zbatimit tė Strategjisė pėr veriun, ka thėnė nėpėrmjet njė reagimin pas komenteve tė Zannierit, se raporti i zyrės sė tij ėshtė i qėndrueshėm.
    “Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė UNMIK, respektivisht UAM, ndihet kaq i trazuar qė pas shumė vjetėsh ėshtė observuar nga institucionet kosovare qė i financon ato, dhe tė pamėsuar qė tė monitorohen, kanė reaguar me kaq nguti. Zyra jonė, duke bėrė njė raport, vetėm ka vėnė nė pah fakte dhe realitete tė regjistruara, tė ndėrtuara pėrmes njė pune shumėmujore, qė pėrveē burimeve tė shumėllojshme, pėrfshijnė njė varg burimesh nga vetė UNMIK-u. Me kėtė rast, po vėmė nė pah edhe ata tė cilėt janė kontaktuar nga raportuesit tanė, qė ose nuk kanė dashur kurrė tė intervistohen, ose kanė qenė nė pushime, ose nuk kanė pasur kohė pėr muaj tė tėrė tė flasin pėr kėtė ēėshtje”, ka thėnė Hysa, duke pėrmendur emra tė disa zyrtarėve tė UAM-it, tė cilėt nuk kanė dashur tė flasin me Zyrėn pėr koordinim, nė mesin e tyre edhe vetė Vladimir Anokhin, i cili sipas Hysės ėshtė thirrur shumė herė gjatė javės sė dytė dhe tė tretė tė korrikut.
    “Pėr mė tepėr, raporti ynė, qė ka pritur Mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, dhe Rezolutėn e OKB nė New York, sė pari i ėshtė dėrguar SRSG Zannier dhe stafit tė tij, plot 48 orė para publikimit, duke mos marrė asnjė reagim. Sa u pėrket konstatimeve pėr `resurse tė limituara financiare` qė UAM-i i ka pasur nė dorė, institucionet pėrkatėse kosovare do tė tregojnė se pėr ēfarė shumash bėhet fjalė tė vėna nė dispozicion qė nga viti 2001. Mjafton, tė thuhet qė pėr kėtė vit UAM ka pasur nė shfrytėzim 2,7 milionė euro nga buxheti i Kosovės. Po ashtu, tė dhėna tė tjera lidhur me strukturėn e tė punėsuarve, pėrkatėsinė e tyre etnike e profesionale dhe ndėrlidhjen e tyre me struktura paralele, ia lėmė debatit tė kėtyre ditėve. Mjafton tė shihet se sa tė punėsuar nė UAM janė njėkohėsisht edhe staf nė komunėn paralele nė Mitrovicėn e veriut”, ka thėnė Hysa, i cili ka shtuar se Qeveria e Kosovės nuk dėshiron qė t`i jetė mosmirėnjohėse ndaj tėrė punės sė UNMIK-ut pėr tėrė kėto vite nė Kosovė.
    “Nėse UNMIK dhe UAM dėshirojnė ne jemi mė se tė disponuar qė ta vazhdojmė kėtė debat, me ē’rast i thėrrasim tė gjithė aktorėt tė kontribuojnė nė kėtė temė’, ka thėnė Hysa.
    Njėra nga konstatimet e raportit ėshtė se shumica e stafit tė UAM-it qė pėrbehet nga serbė lokalė, kanė punė tė dyfishta. Tė njėjtit sipas raportit punojnė edhe pėr strukturat paralele.
    Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Jacob Quinn, ka thėnė se stafi i angazhuar nga UNMIK-u, punon vetėm pėr ta, ndėrkaq qė angazhimet tjera nuk mund tė jenė nė dijeninė e misionit.
    “Nė stafin civil tė UAM-it janė tė punėsuar vetėm nga ne. Nėse kanė ndonjė angazhim tjetėr, atė e bėjnė pa lejen tonė”, ka thėnė Quinn.
    Ky zėdhėnės ka shpjeguar se nė kuadėr tė administratės nė veri UNMIK-u ka edhe njė zyrė pėr komunitete, stafi i sė cilės pėrbėhet nga joserbė. Kjo zyrė sipas kėtij zėdhėnėsi edhe merret me projekte shumetnike nė atė pjesė tė Kosovės.
    “UAM ka takime javore mė pėrfaqėsuesit e tė gjitha komuniteteve atje”, ka thėnė Quiin.
    Sipas tij, janė katėr projekte qė UNMIK-u po i administron gjatė vitit 2010, e nga tė cilat do tė pėrfitojnė tė gjithė komunitetet nė veri tė Mitrovicės.
    “Ndėrtimi i dy shtėpive pėr familje shqiptare tė Kosovės qė kushton 45 mijė euro. Ky projekt ėshtė iniciuar nga pėrfaqėsuesit e Lagjes sė Boshnjakėve. Rehabilitimi i 24 shtėpive, nė vlerė prej 80 mijė eurosh. Katėr familje shqiptare, katėr boshnjake, njė rome dhe njė turke do tė pėrfitojnė nga ky projekt. Instalimi i dy transformatorėve elektrik nė vlerė prej 30 mijė eurosh. Dhe projekti i katėrt ėshtė asfaltimi i njė rruge nga e cila do tė pėrfitojnė tė gjithė qytetarėt”, ka thėnė Quinn.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O fort mir i kemi punet kush po na udheheq,bile ka nje her po me shkon menja qe jemi ne enderr,po a krahasohen politikajt tan me ata te serbis,keta tonet deri dje kan flejt me bageti dhe hopa sa qel e meshel syt jan ban dikushi,kurse serbet kan politiqar te kalibrit nderkombetar,ka dasht zot e punet tona po na i kryjn amerikanet se tjeter keng ish kendu

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Per momentin veriu i kosoves eshte jashte juridiksionit te shtetit te Kosoves. Une mendoj se per te futur nen kontroll te plote kete pjes eshte e vetmja zgjidhje nese ne Shqiptaret ne bashkepunim me Aleatet tan e ndermarrim ndonje sulm te armatosur njejt siq kan bere Kroatet me Operacionin "Oluja" kunder serbeve. Ne kete form siq eshte duke vepruar Thaqi, strukturat serbe vetem sa kan me u forcue edhe me shum, e pas nje kohe ka me qen shum ma problem. Kjo qeveri absolut nuk ka kurrfar plani per kthimin e veriut ne juridiksionin e Kosoves. As plan paqsor e jo se jo ndonje plan Ushtarak." Magarin e hanger ujku e i zoti thojke ishalla jam anderr"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •